Mendime
Sylë Arifi: Marrëveshja Kosovë-Serbi
E diele, 28.07.2013, 03:23 PM
Vetëm me “Ultimatum” mund të zbatohet Marrëveshja Kosovë-Serbi ???
Nga Sylë
Arifi, avokat
Është
inkurajus qendrimi i Gjermanis, se
Shteti i
serbis nuk e ka njohu pavarsin e Kosovës, dhe kjo fare nuk po i brengos
nderkombëtaret dhe as që po i pengon Lideret politik e institucional të
Kosovës. Pra ky ka qen kusht themelor që jua ka dashur serbis që ta përmbush
misjonin e sajë, të hyrjës në BE. Ajo pra, nuk ka pranuar as të bisedoi
për kompensimin e dameve të luftës, nuk
ka pranuar ti kthen dokumentet origjinale të plaqkitura, nuk i ka kthyar të
vrarët në Luftën e Kosovës, nuk ka kerkuar
falje për të gjitha ato krime që i ka ba nga policija dhe ushtrija e
tyre. Natyrisht se ka munguar presioni nderkombëtar dhe leshimet nga klasa e jon politike që nga
pas lufta e deri me sot.
Lëshimet
ndaj serbis jan bërë vazhdimisht që nga pas lufta, e deri me sot, pa e
llogaritur fundin e keti proqesi edhe pas kalimit të 14 viteve nga qlirimi i Kosovës dhe 5 vite
nga shpallja e pavarsisë së Kosovës. Progresi në zbatimin e masave për çka janë
pajtuar Prishtina dhe Beogradi, duhet të vërtetohet me raportin e Komisionit
Evropian deri në fund të nëntorit 2013. Është deklaruar gjithashtu se një
tjetër synim, para përfundimit të negociatave për anëtarësim, duhet të jetë një
marrëveshje detyruese juridike në mes të Kosovës dhe Serbisë, si synim i
procesit të normalizimit të marrëdhënieve të tyre. Kjo marrëveshje duhet të
sigurojë që Kosova dhe Serbia, si anëtare të plota të BE-së, në bazë të akteve
evropiane, mund të përdorin në mënyrë të pavarur bashkërisht të drejtat dhe
detyrimet e tyre. Nëse
Mexhithate,
i ashtuqujtuari “babaj i kombit serb” Dobrica Cosic, hartues i shumë
memoranduneve kundër Shqiptarve, kesaj radhe mendon duke e gjykuar Marrëveshjën
e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, si dështim
të politikës shtetërore serbe, dhe fajin e bartë të politika serbe, deri në
ditën e sotme, dhe njikosisht e konsideron si fitore të SHBA-s dhe Gjermanisë.
Kryeministri i Serbisë, thot se për Serbinë është e papranueshme pjesëmarrja e
serbëve në zgjedhjet lokale të Kosovës, duke u kushtëzuar me posedimin e dokumenteve personale të
Kosovës, dhe paralajmëron se lidhur me këtë çështje do të bisedohet në takimin
e ardhshëm në Bruksel, më 24 korrik. Gjithashtu, shton se
Pse po
kamofllohet me zgjedhjet në veri, kur Ligji për zgjedhjet në Kosovë duhet
të respektohet edhe në pjesën veriore të vendit. Edhe për faktin se
zgjedhjet në këtë pjesë të vendit do të mbahen sipas marrëveshjes së arritur në
Bruksel. Megjithatë, zgjedhjet do të jenë të rregullta dhe në përputhje me
legjislacionin në fuqi të Repuplikës së Kosovës. Sipas
ligji mbi zgjedhjet gjdo qytatar Shtetas i Kosovës me dokument valid
është kusht i domosdoshëm për të votuar.
Nese votuesi ka dy shtetsi ka të drejtë të votohet dhe të
votoi. Pra kusht qensor është që votusi ta ketë shtetsin e Kosovës, sepse për
ndryshe ai nuk mund të jetë qytetar apo votues lojal i shtetit ku votohet. As
ni Shtet në Bot nuk ju njef të drejtën e votimit qytatarve të shteteve tjera,
nese ai nuk e ka shtetsin e ati shteti ku voton.
Gjatë
bisedimeve Kosovë-Serbi jan paraparë
krijimi i disa ekipeve punues për Studimin e Fizibilitetit për magjistralen Prishtinë-Nish, këmbimi i
zyrtarëve ndërlidhës mes dy vendeve, dhe grupet punues për energji dhe telekom.
Ratifikimi i marraveshtjës për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve është
bërë vetem nga pala e Kosovës, ndersa Serbia as që e ka provuar ta ban këte akt
të legjitimimit politik të marraveshtjës si akt nderkombëtar. Pra, qendrimet e
serbis jan të dyshimta dhe lan për tu deshiruar, sepse nga dy takimet efundit
nuk ka kurrfar rezulltate konkrete as për proqesin e zgjedhjeve në veriun e
Kosovës, per gjykatat, policin dhe të ashtuqujtur mbrojtja civil sebe, kodin
telefonik, etjera veprime që jan të sanksionuara në marraveshtjën e nenshkruar
nga dy palët negociatore. Gjithashtu,kerkesa e palës serbe që edhe në veri të ketë Gjykatë Themelore,
paraqet shkelje të rendi juridik dhe Kushtetutus të Republikës së Kosovës, duke krijuar presedan ligjor me sistem paralel të
drejtësisë në Shtetin e Kosovës.
EULEX-i,
në Kosovë kanë qenë i pavarur dhe se nuk ka pas kurrfarë ndërhyrje nga
institucionet Shtetrore të Kosovës në këtë mision. Ndërsa,thanja se EULEX-i do
të ndihmohet në këtë mision në arritjen e qëllimit të tij, pa u sqaruar deri në
fund se kush është ky qellim. Gjithashtu ka mendime dhe vlersime se EULEX-i,
përveç që dështoi në shtrirjen e sovranitetit në veri të vendit, ai nuk arriti
as të luftojë krimin e organizuar,dhe korrupsionin. Ndersa une autor i këti
shkrimi do të thoja se shtrirjën e autoritetit shtetror në gjith Repuplikën e
Kosovës pra edhe në veri do të duhet ta banim neve vetë pra institucjonet tona për qka edhe jan
mandatuar me votën e popullit pas shpalljës së pavarsis së Kosovës. Pysim, pse
a thua deri me tani EULEX-i, në misjonin e vetë nuk ndermorri as ni veprim
ligjor për hetime ndaj shum krimeve dhe kriminelve serb që ata i
Është e
vertet se klasa politike dhe institucionale ka bashkpunim të ngusht me
qendrat nderkombëtare, dhe është e mir,
por se nga nihere po na
BE-së u
është përgjigjur kërkesës së Kosovës për asistencë me mision të Bashkimit
Evropian për Sundim të Ligjit, për të ndihmuar, me kshillime dhe eksprienca
nderkombëtare në ndërtimin dhe fuqizimin
e sundimit të ligjit. Por, mund të pysim se sa është duke u plotsuar ky misjon
apo në shumicën e veprimeve është kaluar jasht keti misjoni duke e shkelur? Besoi
se veq ka kaluar koha kur ky misjon nderkombëtar ka qen i nevoishëm dhe
progresiv për Shtetin e Kosovës, dhe tani duhet të rivlersohet qendrimi i sajë
i mëtejm në Kosovës, sepse këte disa here e kan kerkuar jo vetem subjekte
politike, levizje qytetare por ka disa momente që e kan kerkuar edhe
Institucjonet shtetrore dhe lider Institucional të Kosovës. Me Eulex-in,
proqeset për forcimin e avancimin e autoritetit shtetror të Kosovës vetem sa
është duke u zbehur. Edhe