E premte, 02.05.2025, 11:25 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Pushime të ftohta - çmime të nxehta

E marte, 23.07.2013, 08:03 PM


PUSHIME  TË “ FTOHTA“  NGA  ÇMIMET  E  NXEHTA

Nga Dedë Preqi

Erdhi koha e pushimëve verore, sëcili që gjindet largë atdheut të vet,mendon të shkëputet pak  nga ato ambiente jete e pune dhe nga brengat e vitit të relaksohet sa do pak, që ti shijoj  pak qaste të këndshme në atdhe, apo në ndonjë ambient  tjetër bregdetar, por pse të kërkojmë një ambient tjetër, kur e kemi vendin dhe ambientin më të mirë bregdetarë në EVropë dhe botë, në Shqipëri !!!.

Shumica e atdhetarëve,  që gjindet në botën e jashtme tani janë të njohur me bregdetin shqiptar dhe më shumë kënaqësi i marrin ato rrugë të gjata, duke preferuar vendet joshëse të bregdetit shqiptar, vende të cilat i lakmojnë edhe shumë turista e pushues të huaj, kjo kërkesë nuk është vetëm një eufori me thashë e thënme, por bregdeti shqiptar ka jehonë të madhe nga uji, zalli dhe ambienti i këndshëm, që ndryshon nga shumë vende të tjera me famë.

Udhëtimet preferohen të jenë sa më të shkurtëra, në mënyrë që koha e pushimëve të shfrytëzohet në mënyrën më të mundshme,  këtë e dëshirojnë të gjithë bashkëatdhetarët tanë, por çdo gjë mvarët nga kushtet e udhëtimit, sepse udhëtimet që bëhën me aeroplan,  janë shumë të favorshme ,por nga çmimet e nxehta, ankohet më të madhe xhepi, apo  „kuleta“.

Asnjë nga mërgimtarët nuk e dëshirojnë  të paktën një incident sa do të vogël të shkakëtojnë gjatë udhëtimëve, por është e dobishme për sëcilin ta shfrytëzojnë mundësinë që udhëtimet për në vendlindje dhe gjetiu të jenë sa më transparente dhe të kënaqën me  vlerat dhe vizitat në familjet e tyre, për të cilat janë të etshëm e të pa ngopur  gjithmonë, por edhe të shfrytëzojnë bukuritë e viseve shqiptare, nga e kanë edhe preardhjen e tyre.

Është bërë praktike te shumë Kompani e fluturimëve,  të përdoret sllogani i refrenëve filozofike e propagandistike se,   Kompanisë tonë i intereson klienti në radhë të parë, mandej të tjerat!  Kjo gjë është shumë e rëndësishme, sepse e lë përshtypjen e mirë te klienti dhe të sëcili udhëtar që e ka planifikuar udhëtimin me aeroplan, ku shumica e tyre e planifikon  të udhëtojë me familjen e vet,  për ti kaluar pushimet verore në atdhe,  apo ndonjë ambient të përshtatshëm, por në rend të parë zgjedhjen e bëjnë  edhe biletat,  të cilat nganjëherë janë fare pak të volitshme,  apo transparente nga çmimët marramendëse.

Bashkëatdhetarët tanë të cilët udhëtojnë për Kosovë, apo në bregdetin shqiptar, edhe gjatë kësaj sezone verore po atakohen me çmime të nxehta,  sidomos nga Kompanitë e fluturimeve ajrore,  ku ndërmjetësojnë menagjerët shqiptarë, të cilët çmimët i caktojnë vetë, jo në bazë të parimëve ndërkombëtare, sepse një bilet për një përson  prej Zyrihut të Zvicrres, apo prej Shtutgartit të Gjermanisë, drejt  Kosovës  kushton më shtrenjtë se një bilet për një përson që udhëton për Njujork.

Duke u ballafaquar bashkëatdhetarët tanë, sidomos ata që janë me shumicë në Gjermani,  Zvicërr dhe në vende të tjera të perëndimit,me çmime të nxehta, ndodh që bileta të kushtojë në dy drjtimet deri në 650 euro, që në këtë rast klienti ftohet dhe mos të thëmi se edhe demoralizohet, sepse nuk mund të pajtohet nga këto çmime marramendëse, të cilat nuk janë në propercion me çmimet ndërkombëtare dhe në këtë mënyrë po shfrytëzohet mërgimtari i lodhur, i cili mëzi që pret ta vizitojë atdheun e vet,  dhe sllogani i lartë i cituar i kompanive nuk  vlenë, sepse kjo filozofi  e kompanive të tyre, nuk e thonë  të vërtetën, por të kundërtën e saj, dhe klienti e humbë besimin, i cili shpesh herë bie pre e këtyre  propagandave.

Ata bashkëatdhetarë që udhëtojnë me auto të veta,  apo me autobus, duket se zgjedhja e tyre është më e mirë,  por në realitet koha e pushimëve kalon vetëm rrugë, nga se udhëtimet janë të gjata dhe koha e pushimëve shkurtohet për mërgimtarët, të cilët mundohen ta shfrytëzojnë në mënyrë sa më  racionale .

Konkurenca në mes aviokompanive është rritur  dhe mu për atë duhet çmimet të ulën  dhe bashkëudhëtarët tanë të gjejnë mundësinë të shfrytëzojnë ndonjërën prej këtyre kompanive,  njëherit të jenë të kënaqur edhe me çmime të volitshme.

Edhe pse kompanitë e fluturimëve i gjejnë arsytimet e veta,  duke i arsytuar edhe çmimet e larta,  nga se në sezonat jo verore mungojnë pasagjerët  dhe në këtë mënyrë mundohen  të bëjnë një barazim të punës së tyre,  kjo metodë e punës së këtyre kompanive po e  dëmton bashkëatdhetarin tonë,  sepse kjo ngritje e çmimëve llogaritet një ndër më të lartat në rajon.

Të gjitha ato kompani që operojnë në ANP, duhet të afrojnë kushte më të mira për pasagjerët e vet, sepse përmes tyre zhvillohet jo vetëm rroli i aviokompanive përkatëse,  por zhvillohet edhe transporti ajror i Kosovës,  i cili arrinë shifren  deri në 1 milion udhëtarë mbrenda një viti, që paraqet një shifër të lartë në rajon.

Prandaj, këtu kërkohet nga bashkëatdhetarët tanë në diasporë,  që Institucionet përkatëse, apo Ministria e Diasporës,  të ndërhyjë dhe ta rregullojë këtë qështje paushalle, e cila kërkon të bëhët një „rregulator i biletave“ të fluturimeve nga kompanitë që operojnë në ANP, në mënyrë që kjo qështje të bëhët më transparente,sikur vendet tjera të rajonit.



(Vota: 19 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx