Mendime
Pirro Prifti: Reformimi i PD dhe fundi i tranzicionit
E marte, 16.07.2013, 07:57 PM
Reformimi i PD –
dhe fundi i një tranzicioni të vështirë
Nga Pirro Prifti
Në
historinë politike të Shqipërisë që nga 1912 e deri më sot, ka egzistuar një
linjë antagoniste e cila ka shkaktuar jo pak konflikte , ne disa raste dhe te
pergjakshme me pasoja në stabilitetin e vëndit.
Po të
shikojmë vitet e demokracisë plot 22 vite me shumë ngjarje të mira dhe të
këqija, nuk mund të mos reflektojmë se një nga promotorët
kryesorë të demikoracisë shqiptare, ka qënë dhe vazhdon të mbetet Partia
Demokratike e cila në fakt e përshtati shtetin shqiptar me sistemin perëndimor
të demokracisë pas një periudhe të gjatë diktature të së majtës ekstreme.
Pa i hyrë
problemeve se si dhe në c`mënyrë qeveria e asaj kohe e drejtuar nga Ramiz Alia
, ja arriti që të implementonte një kalim të butë nga diktatura komuniste në
një sistem demokratik pluri-partiak, pa i hyrë hollësisve tashmë shumë të
bollshme se cili, se kush, e qysh, e pse, u arrit të drejtohen këto parti të
reja e të sapoformuara nga njerëzit që
caktoi vetë lideri komunist Ramiz Alia, mund të them se ishte e vetmja mënyrë
për të kapërcyer hendekun e madh ideologjik dhe `wash out` (shpëlarjen) e truve
që kishte populli shqiptar gjatë peridhes komuniste, popull që e shihte boten
bardh e zi, mik dhe armik.
Kjo
mënyrë të pari dhe të konceptuari brënda
shoqërisë shqiptare ashtu dhe jashtë saj vazhdoi të jetë edhe gjatë këtyre të
22 viteve të demokracisë sidomos nga
Partitë kryesore, të cilat sa u lindën,
e panë dhe vazhduan ta shohin njera tjetrën si armike të betuar jo vetëm në
drejtim të kalimit në një demokraci të stabilizuar por edhe si pengesa për tu
integruar sa më parë në BE.
Nuk duhet
harruar aforizma e një dijetari të
njohur se për të bërë një revolucion duhen 5-6 muaj, por për të ndryshuar një
mentalitet duhen disa dhjetra vjet.
Kështu, edhe në shoqërinë shqiptare të deformuar nga desinformimi dhe propaganda
komuniste, procesi i `hapjes së syve` dhe
kuptimit të realitetit si branda vendit ashtu dhe jashtë vëndit, u
paraqit me vështirësi të jashtëzakonshme, duke qënë një proces që vazhdon
edhe sot e kësaj dite por që më në fund është në përfundim.
Përsa i
përket aspektit të dorëheqjes së kryetarit të PD, ai ishte një akt qytetar që
duhet vlerësuar maksimalisht, i cili jep fund vargut të kryetarëve të parë të
partive të krijuara pas shpërbërjes së PPSH, dhe sigurisht edhe tranzicionit të
gjatë e problematic të Shqipërisë në rrugën e vet drejt integrimit në BE.
Argumentet
se përse dorëheqja e detyruar e Kryetarit të Partisë Demokratike e shkaktuar
nga humbja në zgjedhjet e 23 qershorit, është gjithashtu edhe një fund i
tranzicionit të dhimbshëm dhe problematik shqiptar janë këto;
- sepse u larguan apo u shmangën (apo
dhe vdiqën, kujtoni Sabri Godon) më në fund, ekipi i drejtuesve të vendosur nga
Ramiz Alia qoftë për shkak të moshës qoftë për shkak të ezaurimit të projekteve
dhe programeve fillestare të katër partive të para: PD,PS,PSD,PR.,
- sepse më në fund, në krye të dy
partive më të mëdha në fund janë vendosur dhe po vendosen njerëz të një brezi
tjetër që nuk ka patur lidhje më me ish PPSH; as kanë milituar tek ajo dhe as
kanë ndonjë nostalgji ndaj saj,
- sepse faktori europian dhe SHBA,
këmbënguli në rotacionin e keipit të vjetër drejtues qoftë të krahut të majtë
politik ashtu dhe në atë të krahut të djathtë politik shqiptar,
- sepse instabliteti poltik dhe
ekonomiko-financiar prej 22 vitesh me uljet dhe ngritjet e tij kanë shkaktuar
jo pak probleme sociale pikërisht për shkak të dëmtimit nga ana e spektrit
politik të drejtimit të shtetit dhe të pushtetit me anë të hierarkisë teknokrate
dhe meritokrate, por duke e zëvëndësuar
teknokracinë me militantizmin, i cili shkaktoi dhe po shkakton jo pak vonesa
dhe probleme në përfundimin e
tranzicionit si në qeverisjen qëndrore dhe lokale, ashtu dhe në arenën
ndërkombëtare, duke krijuar një imazh të keq e të pajustifikuar Shqipërisë si
një vend i paqeverishëm.
ii
Reformimi
i Partisë Demokratike ka filluar pikërisht me dorëheqjen qytetare të
Kryeministrit Sali Berisha dhe me konkurimin për herë të parë në mënyrë
demokratike për kryetar Partie të dy politikanëve të rinj: L.Basha dhe
S.Olldashi. Pavarësisht problemeve të cilat raportohen nga analistët, media, dhe sidomos e majta e bashkuar (e cila
ka fituar zgjedhjet e 23 qershorit) sidomos në inkriminimin e tyre ose jo në
afera të ndryshme, vërehet tre fenomene jo normale në këtë fushatë brënda PD:
- Asnjëri nga kandidatët për kryetar
parties nuk po merret me programin dhe projektet që ka për reformimin e partisë
demokratike dhe me kritikinë ndaj njëri tejtrit për programet përkatëse të
paraqitura nga secili prej tyre,
- Të dy kandidatët kanë gjetur
opportune por dhe cuditërisht (?!) në mënyrë sinkrone, sulmet ndaj së majtës
fituese (e majtë e cila praktikisht nuk e ka marrë ende zyrtarisht pushtetin) ,
duke anashkaluar analizën se përse humbën dhe përse humbën kaq thellë, duke u
kujdesur më tepër në retorikën pa kulturë të ndotjes dhe sharjes ndaj fituesve
politikë dhe heshtjes për përgjegjësitë e vetë drejtuesve të PD për humbjen,
- Cuditërisht për tu vënë në dukje
është mospjesmarrja në konkurim e disa drejtuesve VIP-a të PD, si Jozefia
Topalli, Ritvan Bode, Genci Pollo, Genci Rruli, Tritan Shehu, të cilët si me
një mëndje po e shohin nga larg përplasjen e dy kandidatëve të rinj, përplasje
e cila pa veteranët duket si një luftë artificiale dhe pa bereqet.
Duket se
Lulzim Basha do të jetë fituesi, duke parë disa simptoma nga brënda Partisë
Demokratike ashtu dhe i parë nga jashtë Partisë Demokratike:
- nga brënda Partisë Demokratike, duket
se L.Basha ka përkrahjen e heshtur të ish-Kryetarit të PD, por dhe të brezit të
politikanëve të vjetër tashmë të PD (a
thua të jetë reminishenca e tyre ndaj
L.Bashës nostlagjinë për ish Sekretarin e Parë të PPSH, për shkak se
është i pashëm dhe energjik?!),
- nga jashtë PD, duket se S.Olldashi është më ekstremist dhe ndezes i mllefit dhe urrejtjes nda së Majtës fituese, mllef i cili nuk justifikohet me akuza idiote si një Parti socialiste e ngjashme me një neo-PPSH apo me ruajtjen e urrejtjes që i ngjason luftës së klasave, duke harruar se edhe Oldashi në fund të fundit është një ministër 8 vjecar, dhe dihet se një qëndrim i gjatë në pushtet të inkriminon dhe e mbush atë me përgjegjësi për ato faktorë që nuk janë realizuar nga programet e premtuara 8 vjecare,
- Ka dhe një moment tjetër interesant
në favor të L.Bashës: Edi Rama në një fjalë të tij të mbajtur menjëherë pas
përfundimit të zgjedhjeve tha: ..`Unë si Kryeministër i ardhëshm nuk do të
sillem me Krybashkiakun e Tiranës ashtu sikundër u sollën me mua`.., duke lënë
kështu hapur idenë se me Bashën Kryeministri i ardhshëm do të bashkëpunojë dhe
do të gjejë kompromise për të shuar mosmarrëveshjet.
Së fundmi
mund të përmënd se idea e Berishës për të preferuar Bashën ndaj Olldashit është
edhe sepse Berisha e ka pëlqyer idenë se një Kryebashkiak i Tiranës të jetë dhe
Kryetar Partie, duke bërë hapur aluzionin se sikundër Rama nga Kryebashkiak u
bë Kryetar Partie duke fituar edhe
zgjedhjet- ashtu dhe Basha mund të fitojë zgjedhjet e ardhshme, të cilat
gjithsesi duken shumë larg, kur mendon
se e majta fituese nuk e ka marrë ende pushtetin.
Sidoqoftë, gara për kryetar partie në PD mbyll një histori të tranzicionit politik dhe hap një dritare të re për nje integrim të afërt të Shqipërisë në BE, dhe një mënyrë të re në qeverisjen e vendit.