Mendime
Leon Duhanaj: Kriza sociale zbrazë Kosovën
E enjte, 11.07.2013, 08:04 PM
KRIZA
SOCIALE ZBRAZ KOSOVËN
Nga Leon Duhanaj
Përderisa
Qeveria e Republikës së Kosovës po përqendron të gjitha forcat për të integruar
komunitetin serb në veri të Kosovës , në
anën tjetër Kosova po zbrazet nga pjesa tjetër e popullatës shumicë në
Kosovë.
Njeriu në
fundosje e sipër, nuk ka nevojë për këshilla dhe qortime se si është dashur të
mos futet në atë gjendje por ka nevojë për dorën e shpëtimit.
Kosova
duhet të siguroj mundësi ekzistenciale
për qytetarët e Saj, në mënyrë që të dëshmoj se ne mund dhe jemi pjesë e Europës. Të mos predikoj ëndrrën
evropiane , por të punoj për atë, që përmes politikes se mirëfilltë ta realizoj
qëllimin duke e shndërruar Kosovën në
pjesë përbërëse të Europës me vlera dhe me nivel të jetesës, ku qytetari nuk
ndien nevojën e ikjes.
Politika
kosovare duke vazhduar të injoroj problemet thelbësore të popullatës, dhe duke
i shndërruar ato përmes zhvendosjes se vëmendjes të opinionit publik por edhe
politikave të shtetit në problemet
ekskluzivisht politike, në vend që të përafrohet me standardet e Unionit
Europian , Ajo po shkon drejtë largimit. Nuk është reale sot të kërkohet nga
popullata e gjerë që në emër të idealeve dhe patriotizmit të durojnë edhe urie
, përderi sa udhëheqësit institucional e bëjnë pikërisht të kundërtën, duke e
zhvilluar korrupsionin, nepotizmin dhe krimin e organizuar në nivel
institucional, deri në degradim.
Përder sa
qeveria e Republikës se Kosovës po përqendron të gjitha forcat për të integruar
komunitetin serb në veri të Kosovës , në
anën tjetër Kosova po zbrazet nga pjesa tjetër e popullatës shumicë në
Kosovë.
Populli
shqiptar është i shquar për durese dhe për qëndrueshmëri të madhe në vuajtje ,
si rezultat i persekutimeve, dhe robërisë shekullore. Ishte motivi i lirisë ai
i cili i mbajti gjallë shpresat për një jetë me të mirë. Ishte ëndrra e lirisë
dhe vetëqeverisjes ajo që i mbulonte të gjitha vuajtjet duke i shndërruar ato
në motivacion edhe me të madh për jetën. Por çka dhe cili është tani motivi i
shqiptarëve dhe të tjerëve në Kosovë.
Politika destruktive në Kosovë vite me radhë ka bërë që qytetarët tashmë mos të
kenë mundësi jetese dhe nganjëherë edhe
mbijetese iu është djegur edhe motivi
dhe shpresa e fundit për ndryshime pozitive në këtë vend, duke e kërkuar fatin
e vet kudo por sa me larg Kosovës.
Për
dallim nga eksodi i viteve të nëntëdhjeta kur shqiptaret lëshonin vendin me
shpresën që një dite të kthehen në liri të plotë, ku fajtori për këtë gjendje
ishte agresioni pushtues të cilin vlente ta mposhtnin në të gjitha format e që
një formë ishte edhe duresa dhe solidariteti, e gjithë kjo me një ideal lirie
dhe me shpresën e një shteti i cili do jetë pronë e qytetarëve ku secili do ta
gjej veten, të lirë dhe me mundësi të pakufizuara jetese. Tani qytetarët
lëshojnë vendin por pa shpresë për kthim prapa , ata madje janë në gjendje të
heqin dorë nga çdo gjë vetëm e vetëm që të sigurojnë një vend ku mund të
jetojnë pa brenga , ku mund t’i rrisin fëmijët e tyre në kushte normale. Shteti
për të cilin kishin ëndërruar dhe
sakrifikuan aq shumë tashmë nuk është pasqyre reale e pritshmërisë së
tyre, madje janë të zhgënjyer dhe
zhgënjimi është aq i thellë sa që kërkojnë prapë strehim në shtetet Europes Perëndimore si
djepin natyrore në të cilin shqiptaret gjithmonë gjatë historisë kanë kërkuar
dhe kanë gjetur strehim pa frikë.
A ishte ky qëllimi i shtetit të Kosovës ? A
ishte kjo ajo për të cilën shqiptaret ëndërruan , për të cilën u sakrifikuan,
për të cilën u derdh gjak në luftë?
Këto dhe shumë pyetje të tjera do duhet shtruar institucioneve të vendit dhe secili bartës i ndonjë posti institucional t’ia parashtroj vetës , duke e analizuar pozicionin që ka ne shoqëri.