
INTERVISTË
ME FETAH RUDIN LUFTËTARIN E FARK-ut DHE AKTIVISTIN E LDK-së
BS: -Z
Rudi si është gjendja e juaj tani më 13 vite nga atentati që kishit pësuar pas
luftës?
F. Rudi:-
Gjendja ime nga atentati i 15 dhjetorit është të them e mirë edhe pse në
karroc, mirëpo nuk ndalem nga aktiviteti ngase jeta vazhdon.
BS:- Z
Rudi a mundë te na thoni diç më konkretisht rrerh atij atentati, që mjerishtë
si shumë atentate të tjera ndaj veprimtarëve të LDK-së ende mbetet I pazbuluar
nga organet e drejtësisë?
F. Rudi:-
Po atentati ka ndodhur me 15 dhjetor
të vitit 2000 në ora 14:35 minuta, te ura Bytyqve ,duke
ardhur nga Prishtina ku isha në takim të rregullt te Presidenti Rugova me
kryetarët e Degëve të LDK . Atentati është kryer nga një auto në lëvizje ngjyrë
e kuqe me gjama të errët, tipi opel astra ,vetura dihet e kujt është , por edhe
atentatoret dihen nuk jan persona të pa njohur të cilët thuhet se kanë pasur aksident... po edhe atentatet e
tjera, dhe vrasjet që kanë ndodhur e që janë të shumta duhet te zbulohen nga
kjo "drejtesi". Vrasjet e pas
luftës qe kanë ndodhur kanë prekur thellë shpirtërat e familjeve dhe qytetarisë
kosovare.. A vriten njerëzit e luftës dhe të politikës si Ahmet Krasniqi ,
Ekrem Rexha,Tahir Zemaj , Qazim Jakupi , Xhemajl Mustafa , Enver Maloku , Smajl
Hajdaraj , Ismet Raci , Shaban Manaj , Sebahate Tolaj , Isuf Haklaj , Bekim
Kastrati e Besim Dajaku, Bardhyl Ajeti ,Uke Bytyqi , si dhe plagosjet e Gani
Gecit e imja , Ejup Visoka , Agim Veliu e Sabri Hamiti ?!
BS:- Ju ishit edhe luftëtar I njohur në luftën për
çlirimin e Kosovës, a mundë të na thoni diç për atë periudhë, ku ishit, dhe kur
u kyqët në radhët e Ushtrisë?
F. Rudi:-
Para se te kyqesha në UCK, une isha
anëtar i kryesisë së LDK-së Dega në Malishevë , dhe kryetar i Nëndegës (Panorc
,Rud , Llapqev). Ne ishim në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës
së Kosovës. Me të filluar lufta ne formuam njësitin në fshatin Panorc, njësiti
me emrin “Qeliku 5 “ ku dham një kontribut të madh si në furnizm me ushqim,
ashtu edhe furnizime me armatim.
BS:- Po si LDK-ist edhe asaj kohe, a ishte e vështire të ishe në
radhët e UCK-së, apo ishit nënë komandën e Institucioneve në fillim deri sa u
bashkuan FARK dhe UCK -ja?
F. Rudi:-
Po në radhët e UCK po thuaj të
gjithë ishim anëtarë të LDK-së . Nuk
ishte edhe e lehtë në ato situata ti përkrahëshe Instutucionet e shtetit, kjo
vërehej edhe në fillimet e para, por pas ofenzivës së shtatorit 1998, u vërejt
më shumë deri në fund të luftës përqarja
e madhe. Une isha i arrestuar me 6 qërshor 1999, deri me 16 qërshor 1999
nga disa “Komadanta” të UCK-së,
e ata ishin; Komandant i Brigades
122 Vllazmin Kryeziu dhe Habib Paqarizi shef i ZKZ, si dhe Selim Krasniqi Zv Komandant i Brigadës 122, ku për dy
net radhazi më rrahën në fshatin Bubel
të Malishevës, pastaj më dërguan në Gjykatën ushtarake në Kasterrc, ku edhe
atje më malltretuan tepër shumë . Aty me gjykuan 3 muaj burg nga gjykatësit
Nuredin Abazi , Ilaz Kadolli dhe Imri Gashi, por me ndërhyrjen e trupave te
NATO-s ,ata më liruan me 16 qërshor 1999 . Këto janë fakte dhe deshmi të kohës
që i kam përjetue në trupin tim.
BS:- Z.
Rudi, që pas luftës u luajtë me veteran, dhe me ish luftëtarë, shkurt shumë para
nga buxheti janë nda, dhe deri me sot për shumë njerez e shpesh edhe për të
atillë që ndoshta asnjihere se kanë kapur pushken me dorë, si shpjegohet kjo
kur edhe sot e kësaj dite lajmërohen ma se 66 mij kinse veteran të luftës, a
mos është e gjitha kjo një dallavere me vlerat e luftës apo edhe për vota nga
PDK ja?
F. Rudi:-
Po është luajtur edhe me veteranët ,
dëshmoret dhe invalidët e luftës, e çka jo tjetër . Dihet se buxheti që është
ndarë, për këto kategori është
keqëpërdorur, ngase kanë marrë edhe
ata që s`kan qenë fare ushtar, dhe që realishtë e kanë penguar luftën
e mirefilltë. Nuk eshtë çudi që kanë marrur libreza edhe ata që jetojnë në
Zvicer , Gjermani e vende të tjera, e nuk kanë përfitue ata që kanë qenë vërtet
luftëtarë dhe që kanë qenë furnizues të
pandalshëm me armatim . E tani nuk është çudi që kanë marrur libreza edhe tipat
si Azem Vllasi e Mahmut Bakalli, ngase libreza kanë fitue pa nderë edhe njerëz më të këqinjë se
këta... Natyrisht se e gjitha kjo bëhet per votat e PDK-së, e në tjetrën anë
atyre su intereson që po i humbët vlera luftës së drejtë të asaj kohe.
B.S:-Po këta muaj kishte edhe deklarata
të disa shoqatave që percillnin ndasi duke thënë se luftëtarët e FARK-ut nuk
meritojne statusin e veteranit, çka thuani ju për këtë marrëzi?
F.
Rudi:- Po ka pasur deklarata të do
shoqatave mjerane, që pjesëtarët e FARKUT te mos marrin libreza të veteranëve,
kjo është poshtërsia e radhës nga këta injorantë. Në realitet librezat e para
duhet ti marrin mu luftëtarët e FARK-ut, dhe do mbetet gjithmonë e shënuar se
ka ekzistuar FARKU gjerë në fund të luftës, dhe FARK ka luftuar per Shtet e jo
për Pushtet, ne ishim luftëtar Institucioni me Komandant suprem të njohur -Presidentin Ibrahim Rugova.
B.S:-
Kohëve të fundit ka disa akuza, dhe aktakuza kundër disa Komandanteve të UCK
së, të cilat vertet janë të pabaza nese kanë të bejnë me vrasje të serbeve,
andaj dhe ne si shoqeri jemi në
perkrahje të luftëtareve dhe komandanteve të UCK-se, por nëse kanë te bejnë me
ndonji maltretim cenim lirie kundër shqiptarëve gjatë luftës a duhet të dënohen
të tillët?
F.
Rudi:- Po edhe une do ti perkrahësha nëse
kanë vrar serb, por fatkeqësishtë është e kundërta, dhe po duhen të dënohen
ngase kanë maltretuar, rrahur, burgosur , dhunuar vetëm shqiptarë që nuk janë
pajtuar me ta, dhe çka jo tjetër, andaj e vërteta po dihet dita ditës.
BS:- Z. Rudi ka disa shoqata të luftës që ende
përqajnë popullin se kinse LDK-ja nuk ishte për luftën aso kohe, dhe se kinse
LDKj-a ishte kundër UCK së, a mundë të na thoni se, ju si luftëtar a keni pasur
në radhet e juaja ushtar të bindjeve rugoviane kur dihet se krejte Kosova ishte
me Presidentin Rugova?
F. Rudi:-
Po dihet dhe duhet të thuhet haptas se LDK e ka udhëhequr luftën, e ka bërë
luftën duke filluar me Presidentin Rugova , Ahmet Krasniqin , Adem Jasharin ,
Sali Qekun , Agim Ramadanin, Tahir Zemajn e shumë të tjerë.
BS:- A ka
gjasa që LDK ja ndonjihere të fitoi edhe në Malishevë, komuna e juaj?
F.
Rudi:- Po, shpresoi se po, une jam në LDK
nënkryetar i Degës në Malishevë , dhe po shifet se LDK-ja dita ditës po kthehet
në forcë kryesore . Ne duhet të punojmë më shumë për LDK-në që të kthehemi në
pushtet për të mirën e komunave, dhe vet Kosovës,une ndihem shumë krenar që jam
në LDK, dhe punoi për te.LDK ka vërtet gjasa të fitoi në Malishevë po që se
rrespektohet vullneti i elektoratit, dhe zgjidhen ata që me t `vërtet janë në
LDK, dhe e duan LDK-në.
BS:- Z.
Rudi a keni diç për të thënë për lexuesit e gazettes kombetare Bota Sot në
mergatë?
F. Rudi:-
Une e përshendes stafin e gazetës Bota Sot, dhe jetoi me Botën Sot si dhe do të vazhdoi me të . Te gjithë
lexuesëve mërgimtar ju deshiroi që të jenë mirë,dh e te lexojnë gjithnji
gazeten Bota Sot sepse vetëm aty
thuhet dhe shkruhet e vërteta.