Mendime
Bekim Rexhepi: Qeverisja në koma
E hene, 01.07.2013, 07:29 PM
Qeverisja
në koma
Nga Bekim REXHEPI
E kemi
përsëritur me sa e sa herë se zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, kanë pasur
parregullsi alarmante, deri në kriminalizim e tyre. Madje, gati të gjithë
komisionarët kishin njoftuar e saktësuar se në kohë dite, përdiell ishin
mbushur kutitë e votimit me fletëvotime të paligjshme, me çfarë u privua
vullneti i qytetarëve dhe thellësisht ai u kriminalizuar. Fakti që në shumë
raste ishte rikthyer votimi, në disa komuna, tregoj se faktorët kriminalizuesë
i zgjedhjeve e kishte parapërgatitur që më parë terrenin e manipulimit të madh
të votës së lirë të qytetarëve. Natyrisht, edhe nga kjo nuk kishte si të
ndodhte ndryshe, veçse me tendencën e vetme të kriminalizohej një shoqëri e
tërë, me kriminel ordinar. Kosova nga ato zgjedhje ka dalë me një qeveri të kriminalizuar,
me një qeveri qe vjedhë ashiqare, pa turp ku dominoj edhe mentaliteti
egalitarist.
Pra, një
zyrtar partie e shteti, deputet a ministri, me një rrogë minimale, që
aktualisht do sillej në Evropë, ata ashtu siç kishin vjedhur votat, ata ashtu
edhe po bëheshin milioner të ri, në shtetin e ri!. Madje më milioner se ata
zyrtaret e partive, të shtetit, deputet a ministrat në Evropë. Ky fakt është
ogurzi për një Kosovë qe kishin ëndërruar shqiptaret. Ajo Kosovë e ëndrrave
shqiptare nuk është as ne fije të realizohet,. sepse derisa të ketë qeveritar
hajna, e kriminel, duket se shteti e ka
të vështirë të bëhet, ndonjëherë edhe të mëkëmbet.
Këta
qeveritar, madje shumë zyrtar e deputet
që ta thonë hapur, troç madje se; më mirë, e më rëndësi është interesi i tyre
për ta, se sa i shtetit, fundi fundit me ndonjë batutë, “shteti në bisht të
sorrës”, sepse sipas tyre shtetin se kanë bërë të tjerët (prijës shqiptar) dhe
s’është çudi se pse ata s’mund ta bëjmë ata?!.
Stafi i qeverisë më shumë janë në procese e procedura gjyqësore se sa janë në vende pune, e ne shërbime të qytetarit. Këta (qeveritarët) më shumë janë në vend pune për vete dhe përfundimisht në shërbim të vetvetes, se sa ne shërbim të shtetit dhe qytetarëve.
Asociacioni i komunave serbe dhe ndalesa në kompetenca
Në këtë
stad ku ndodhemi me dialogun politik me Serbin për veriun e Kosovës, zgjidhja
përmes marrëveshjeve, aktualizon problemin e asociacionit të komunave serbe dhe
ndalesa në kompetenca të tyre dhe konkrete, qe duhet të japi qeveria e Kosovës minoritetit
serb qe nuk përfillë fare shtetësin e Kosovës dhe asgjë qe ka të bëjë me të.
Nuk mund
të diskutohet se problemi i veriut nuk ka përplasur opinione të shumta, por të
gjitha përplasjet dukshëm kanë rënduar në një zgjidhje subtiliteti dhe mashtrimesh,
por këto gjithsesi i rëndojnë të papërgatiturit në politikë.
Kosova
nuk ka kërkuar asnjë pëllëmbë të tokës serbe dhe as nuk përzihet në rregullimin
e brendshëm të Republikës së Serbisë. Është një argument në vetvete se Kosova
ka bërë koncesione pa iu kërkuar fare, dihet qe në Serbi ka tri komuna
autoktone me shqiptar dhe Kosova nuk ka kërkuar fare, ashtu siç po kërkon
Qe nga
marrëveshja e parë e deri të ratifikimi i saj në Kuvendin e Kosovës, qe u
përcoll me tensione të brendshme politike, kemi fare pak lëvizje konkrete të
marrëveshjes në teren, thuhet se janë hequr disa barrikada në thellësi të
veriut, por ajo që është më e betonizura është akoma ne lumin Iber, nuk ka
pësuar ndryshim! A po ecën me kujdes qeveria Serbe drejtë synimit të saj, këtë
nuk duhet mohuar sepse paraprakisht duket kështu.
Propozimi
i kryeministrit serb Daçiç, që komanda në veri të Kosovës të jetë serb dhe të
jetë kush tjetër pos i suspenduari, dy herë radhazi Nenad Djuriç. Dhe më pas po
ashtu propozimi tjetër, po nga ky kryeministr i Serbisë Ivica Daçiç, qe data e
mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Kosovë, duhet të jetë 3 nëntori i këti viti,
ai tha shprehimisht se: "Jemi pajtuar rreth disa çështjeve që grupet
punuese nuk kanë mundur t'i dakordojnë në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve
lokale, kemi biseduar edhe për datën orientimisht kjo do të duhej të ishte më 3
nëntor. Në anën tjetër për ne është e rëndësishme që serbët në Kosovë e Metohi
të mund të votojnë dhe të marrin pjesë në zgjedhje me dokumente të
Serbisë".
Ministria
e Punëve të Brendshme e Kosovës jo larg ditësh nga propozimi serb, njoftoi me
vendimin e vet se i emëruari do të jetë vet Nenad Djuriç, në pozitën e
ushtruesit të detyrës së drejtorit rajonal të policisë Mitrovicë-Veri.
Gjithashtu edhe Qeveria e Kosovës, më pas është pajtuar ( madje edhe disa
zhurmues të opozitës në Kosovë e pranuan atë), qe propozimi i Daçiçit të jetë
edhe data e mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë.
E gjitha
kjo, tregon se politika serbe ka zënë vend krucial në zhvillimet politike në
Kosovë, ajo më nuk ka fuqi ti shmanget ndërhyrjes serbe, së paku gjerat kështu
duken në realitet.
E sidoqoftë, këtu duhet shtuar se ka një mendim se koha e politikës në Kosovë po kotet në parmakun e mashtrimit! Në të kundërtën e sotmja, do të duhej të jetë kohë e të menduarit konkret të zgjidhjes se problemeve dhe jo të sajimeve të tjera, për kohë të tjera kërkimesh dhe krizash më të thella. Vërtetë kemi një qeveri në koma, se cilës pak fare, pak i kanë mbetur gjasa dhe shpresa të zgjohet, zgjimi i saj mbase do të jetë i rënd dhe ndofta i vonë për rikonpenzime politike, ekonomike dhe shoqërore për Kosovën në të ardhmen.
Liqeni i Ujimanit (Gazivodës)
Pse
Serbia synon qe ky liqe të futet nën juridiksionin apo nën kontrollin e
asosacionit serb të komunave serbe në Kosovë, sepse përpos shkritores se xehes
dhe metalit në Zveçan, dhe gjysmë kontrollit të minierës së Trepçës në Stan
Terg, ajo qeveria Serbe përpiqet qe për serbet e Kosovës, qe akoma si percepton
si të tillë, të krijoj një sistem të pavarur funksional jashtë varësisë nga
qeveria e Kosovës dhe shteti i Kosovës. Më këtë duket se synohet qe
definitivisht kjo pjesë e veriut të Kosovës të mund të shkëputur nga
administrimi qendror, me qëllim që më pastaj, dhe ndofta të mund të krijoj
parakushte të një secesioni.
Sa për
kujtesë në vitin 1981, një terrorist serb ishte nisur me një destinacioni,
liqeni i Ujimanit. Mbushur një arkivol me përplot eksplozivi, për ta shpërthyer
paranojën e liqenit, më qëllim që të shkarkonte sasinë e pakontrolluar të ujit
dhe të shkaktonte dëme të mëdha, të paparashikueshme për qytetin e Mitrovicës
me rrethinë. Por, ky qëllimi i kriminelit serb, ishte përmbysur pasi një shofer
taksie, shqiptar qe po e voziste automjetin me arkivol, pas dyshimeve, kishte
arritur që para aktit të krimit, të paralajmëroj policin, dhe ishte kapur befas ky terrorist. Në memoria kjo ngjarje,
ç’mund të bëhet nëse qeveria e papërgjegjshme do tregohet ne bisedime me
Serbin, e cila po planifikon një kontroll serb, lokal për Liqenin, akoma pa u
bërë marrëveshja për kërkesën e qeverisë serbe, qeveria e Kosovës e njohur për
lëshime marramendëse mund të tregohet edhe më shumë e papërgjegjshme, edhe më
këtë rast.
Serbet qe
mund ta kenë nën kontroll liqenin një ditë, mbase do të mund të luajnë me
pjesën jugore të Mitrovicës me rrethinë, pasi që dihet se sasia e ujit qe
lëshohet nga liqeni i Ujmanit është jetike edhe për pjesën jugore.
E nëse ky aset ekonomik i Kosovës, shpërdorohet, apo u epet në duart atyre që janë, akoma me ato ngarkesa, elemente paranojë dhe raciste se nuk duan dhe nuk munden të jetojnë në një shtet ku shumica janë shqiptar, pra një minoriteti serb prej 4% qe gjithnjë e më shumë synon të pavarësohet nga administrimi juridik i Kosovës përbën një rrezik të paimagjinueshëm për qytetin e Mitrovicës dhe rrethinën e saj.
Qëllimi i
Serbisë ngadalë po realizohet, nuk ka rëndësi se në çfarë fazash do të
realizohet ai, por faktikisht gjasat janë të mëdha.
Një Serbi
shoviniste, mbi 300 mije njerëz të vdekur, ndërsa vetëm në Kosovë me mbi 20 mije shqiptare, përveç 150 mije objekteve
të shkatërruara dhe mbi 1 milionë njerëzve te dëbuar, po bëhet anëtare e
Bashkësisë Evropiane, falë zgjuarsisë se saj.
Ndërsa
Kosova mbete akoma një vend i brishtë, me një politikë xhuxhe dhe pa
identifikuar realisht prioritetet e saj. Duke humbur kohën në përqasje anësore
dhe të padobishme për vendin, duke mos luftuar krimin, korrupsionin duke shtrirë
autoritarizmin dhe duke lënduar tej mase demokracinë.