Mendime
Selim Nëngurra: Shtëpitë publike të Kosovës!
E marte, 25.06.2013, 08:51 PM
SHTËPITË PUBLIKE TË KOSOVËS!!
- Kurvarët amoral e çnjerzorë tash per nji cmim 10 euro kishin mundesinë qe tri ore të shfrenohen në femnat viktima që i nxajne ngusht per kafshaten e gojes në ato dhoma që po i quejshin dhoma per pushime ditore! Koliba apo kasolle të tilla kishte pothuej ne secilen pompe të derivateve të naftes, kishte pothuej në secilin lokalitet e vendbanim, kishte perskaj rrugëve e magjistraleve të cilat lidhin qytetet dhe vendbanimet -
Nga Selim
M. Nengurra
Ne
shtetet e Europes prendimore per ta kontrollue prostitucionin apo me thane ma
mire per ta pençue kontrabandimin e qenjeve njerezore ka dekada qe jane lejue
shtepite e ashtuquejtuna publike ku nen kontrollin rigoroz te shtetit dhe
sherbimeve mjeksore asht zhvillue i ashtuquejtuni prostitucion legal. Pra po e
quej legal sepse asht ba ne vende te caktueme legale per te cilat vende kane
dite qytetaret e ati lokaliteti ku ato shtepi kan veprue.
Nga
paslufta në Kosovë matrapazet e shumtë me shpirt krimineli per te ardhe deri te
paraja nuk po zgjedhin mjete as metoda. Aspak nuk i vrete ndergjegjeja pse
perfitojne ne mjerimin e tjetrit, pse shfrytezojne e skllavnojne vajza e femna
te shumta te shteteve te varfna te Europes juglindore si dhe ato te Kosoves por
edhe të Shqiprisë. Nga shtypi vendor kam percjell se ka pas disa bastisje te lokaleve
te ndryshme te ashtuquejtuna hoteliere ku jane gjete femnat e mjera qe kane
jetue tmerrin si sklave seksi per tu shfrye ne trupin e tyne manjaket seksual e
shpirt kriminelet. Pra kjo pat ndodhe ne te gjitha qytetet dhe vendbanimet e
Kosoves. Pata mendue se kjo e keqe , ky banalitet dhe kjo sklavni e femnave
mori fund ne Kosove dhe u gezova shume.
Mirpo
tash qe jam ketu dhe shetis e shof shumçka gjithandej qyteteve tona shof se
bastisjet per te cilat fola ma nalt nuk paskan pas asnji efekt dhe shof se njerezit
e ligj e kriminel edhe ma shume kane zhvillue veprimtarite e veta kriminale
sepse tash ata ne vend te lokale hoteliere e kafeneve te ndryshme ku kane
mbajte nga dy deri ne 10 veta femna per ti shite te ata qe vin e pijne alkool
aty tash kan ndertue shtepiza te vogla te cilat i kane pajise me shtreten e me
banjo dhe ato i quejn DHOMA PER PUSHIME DITORE. Pra veprimtaria asht e njejte
vetem se menyra e veprimit asht paksa ma ndryshe , asht paksa ma perfide ,bile
bile gadi se ligjore apo normale per te mos lane vend qe te dyshohet per
veprimtari antiligjore.
Kurvarët
amoral e çnjerzorë tash per nji cmim 10 euro kishin mundesin qe tri ore te
shfrenohen ne femnat viktima qe i nxajne ngusht per kafshaten e gojes ne ato
dhoma qe po i quejshin dhoma per pushime
ditore. Koliba apo kasolle te tilla kishte pothuej ne secilen pompe te
derivateve te naftes, kishte pothuej ne secilin lokalitet e vendbanim, kishte
perskaj rrugve e magjistraleve te cilat lidhin qytetet dhe vendbanimet. Dhe qe
tragjedia te jete edhe komedi po permend
faktin se per keto dhoma te pushimeve maskota dhe autoparlant reklamimi ishin
te gjitha radiostacionet e Kosoves qofshin ato lokale apo edhe ato ma te
medhaja qe kane frekuenca per ndegjueshmeni edhe larg kufijve te Kosoves.
Bisedova nji dite me nji udheheqes te një radioje lokale dhe e kritikova pse i
ban publicitet kesaj veprimtarie antinjerzore e kriminele, ai mu pergjigj se -
paguhet per ta ba ate pune. Pra shqiptarziun e Kosoves sot e ka kaplue
PAROMANIA ose EUROMANIA, pra per ta fitue
euron asht ne gjendje te baj gjithcka. Asht ba ky dhe, per dhimbje sepse e
shkelin dykambesore qe vetem kan forma te njeriut e ne shpirt e sjellje jane ma
te poshter se bishat, ma te poshter se çdo krijese bastarde tjeter qe ka
planeti Tokë.
Kam
diskutue kete dukuni me shumkend ketu, kam diskutue edhe ne rrethe miqesh e
familjaresh te mi dhe per qudi te gjithe me thonë se kjo veprimtari asht e
tille sa nuk e quen askush antiligjore. Aty mund te shkon njeriu me gruen e te
pushoje, aty shkojne dashnoret e pushojne. Unë ketij pushimi që po i thonë
keta. i them kurvërllek, sepse me gruen
njeriu nuk ka nevoje me shkue ne vende te tilla. Ai per tu dasht e ba seks me
gruen e vete e ka dhomen e fjetjes ne shtetpi te veten, deri diku i arsytoje
ata qe shkojne me dashnore, pra te rinjet qe jane ne lidhje paramartesore dhe
lidhjen e kan pak a shume te mshefte per shkaqe te ndryshme, por asesi nuk i
arsytoje te martuemit qe shkojne e shfryhen ne ato dhoma me femna qe i paguejn
per sherbime seksuale ndersa ne shtepi kan grate e nga nji truç femijë pa buken
e gojes sepse edhe ndihmat e socialit krijesat bastarde te Kosoves po i
perdorshin ose per kurvërllek ose per alkool.
Une
mendoj se keto dhoma te pushimeve jane shtepija publike ku shitet femna dhe ku
shfrytzohet ajo seksualisht kunder nji pagese te vogel simbolike. Dhe nese nuk
e kam gabim di se menyrate e tilla te shfrytzimit seksual jane te ndalueme me
ligjet e Kosoves. Andaj baj pyetjen pse nuk veprojne pergjegjesit dhe
kompetentet per ta ndalue kete veprimtari te turpshme e ç’njerëzore?
Pse nuk
veprojne edhe per shkakun se individ te caktuem pasunohen me keto DHOMA TE
PUSHIMEVE DITORE dhe per ato euro qe fitohen aty nuk besoj se jipen fatura apo
kupon fiskal sikur i thone ketu ne menyre qe te i paguhet tatim shtetit. Pra dy veprime kriminele bahen në pikë të
dites gjithandej Kosoves dhe askush nuk kundershton.
I pari se
shiten femnat dhe i dyti se per eurot e fitueme nuk paguhet tatim shtetit.
Qofsha une i gabuem por kete vend e ka hangër dreqi !!