Mendime
Dibran Demaku: Rrëfimi për amerikanin dhe fenë islame
E premte, 21.06.2013, 09:23 PM
RRËFIMI
PËR AMERIKANIN DHE FENË ISLAME
Nga Dibran Demaku
Këtë që
do t`ua rrëfej në këtë shkrim, nuk është
as rrëfim artistik as pjellë e fantazisë. Është thjeshtë rrëfim i një mikut
tim…
Një
qytetari amerikan i kishte rënë në dorë libri i shenjtë i myslimanëve-Kurani. E
kishte lexuar atë dhe që në leximin e parë i kishte pëlqyer. Në leximin e dytë
i kishte pëlqyer edhe më shumë. Në mendje i kishte ndritur një ide:
Pasi e kishte zgjedhur Kosovën si stacion të vizitës së vet, ai kishte prerë biletën e avionit. Itinerarin e fluturimit të amerikanit për në Kosovë nuk e dinte as miku im. E dinte vetëm atë që amerikani kishte ardhur në Kosovë dhe ishte vendosur në Prizren!
Që në
hapat e parë të arritjes në Prizren ai e kishte bindur vetën se ishte në vendin
e duhur. Aty kishte aq shumë xhami dhe objekte të tjera të besimit islam me
numrin e të cilave ishte befasuar edhe vetë amerikani!Ishte befasuar dhe kishte
pyetur se a kishte zbritur vërtetë në Kosovë, që siç e dinte nga librat e
lexuar Kosova ishte në Europë, apo kishte zbritur në ndonjë vend afrikan apo
aziatik, nga e kishte burimin edhe vetë
feja islame?!Ata që e kishin pritur e kishin qetësuar duke i thënë se ai
ndodhej në Kosovë, që do të thotë se ai
ndodhej në Europë!
Pasi që
në Kosovë nuk kishte asnjë të njohur, ai,
pra amerikani ishte vendosur në njërin
nga hotelet e Prizrenit. Ishte vendosur në hotel dhe i lodhur nga rruga e gjatë
menjëherë e kishte zënë gjumi edhepse ishte pasdite e herëshme. Por nuk kishte
bërë as dy orë gjumë, kur disa britma të
llahtarshme e kishin zgjuar nga gjumi. Nga xhamitë e shumta të Prizrenit ishte
koha kur hoxhallarët dhe imamët e thërrisnin ezanin!Nga majet e minareve të
xhamive në veshët e amerikanit kishin shkuar zëra të fuqishëm dhe të
paartikuluar që atë e kishin frikësuar tmerrësisht! Ata zëra aq të lartë i
kishin shkuar në veshët e tij, saqë për
një moment ai kishte menduar se e ksihin shurdhëruar. Kishte mbyllor vrimat e
veshëve me të dy duart dher vetëm atëherë e kishte kuptuar se ende dëgjonte! Në
mendje i kishte shkuar se cili ishte ai idiot nga organet shtetërore që ksihte
lejuar një gjë të tillë, që nga ato zhurma aq të larta të shurdhëroheshin
qytetarët e pafajshëm?!Kujtonte amerikani i shkretë se në Kosovë ekzistojnë dhe
veprojnë ligjet e shtetit?!
Pasi
ishin ndalur zhurmat që i shkonin në vesh nga majat e shumta të minareve të
xhamive të Prizrenit, ai kishte hapur Kuranin të shihte se a ishte e shënuar
një shëmti e tillë në librin e shenjtë?! Sa i kujtohej nga dy leximet e
përparëshme dhe të atyre pak çasteve sa ishte në hotel ai nuk kishte hasur në
asnjë faqe të Kuranit ku thuhej se tjerët kishin të drejtë të bërtisnin me të
madhe saqë të pafajshmëve t`u shurdhëronin veshët!
I ludhur
dhe i raskapitur nga rruga e gjatë, por
edhe i prishjes së gjumit nga ana e autoparlantëve të vendosur në meje xhamishë,
kishte dalur nga hoteli. Kishte vendosur
të shkonte në një nga xhamitë e qytetit. Donte që të zbatonte në praktikë atë
që e kishte mësuar nga Kurani.
Ishte veshur
sipas mënyrës që e mësonte Kurani. Kishte hyrë në njërën nga gjamitë e
Prizrenit, në atë që ishte më afë me
hotelin ku ishte vendosur. Sipas zakonit islam këpucët i kishte lënë para derës
së xhamisë. Kishte hyrë brenda në xhami që së bashku me besimtarët e vendit të
kryente ritin e faljes së akshamit-mbrëmjes. Pasi kishte përfunduar riti i
faljes së akshamit-mbrëmjes, ai, pra amerikani ishte nisur të dilte nga xhamia.
Ai kishte
pritur derisa ishin larguar shumica dhe tek pastaj kishte filluar t`i kërkonte
këpucët e veta. Ato nuk po i gjente askund!Kurrë nuk i kishte shkuar në mendje
amerikanit të gjorë se besimtarët myslimanë, që aq shumë e përmendin zotin dhe fenë, dhe
betohen në të, të lënë pa këpucë?!
Por, ja që ai kishte ngelur pa këpucë!Dikush i
kishte marrur këpucët e tij?! Dhe në ato momente për te komike nuk kishte patur
zgjidhje tjetër vetëm që deri tek hoteli të shkonte vetëm në çorapa! Vetëm të
nesërmen në njërin nga dyqanet e Prizrenit ai kishte blerë këpucë të tjera, i bindur në vetën e tij se sado që të
qëndronte në Prizren nuk do të shkilte më këmba e tij në asnjërën nga xhamitë e
qytetit!
Derisa po
blinte këpucët, sërish nga autoparlantët
e vendosur në maja xhamishë, në vesh i
kishte ardhur sërish zëri i hoxhallarëve dhe imamëve që thërrisnin me sa fuqi
kishin ezanin, por jo në gjuhën e vendit,
por në gjuhët arabe!-„O zot!- kishte
thirrur sërish amerikani. Më kanë gënjyre të gjithë! Unë sigurisht ndodhem në
ndonjë vend afrikan apo aziatik e kurrësesi në në vend Europian që emrin e ka
Kosovë! Sepse sikur të ndodhesha në Kosovë këto thirrje që të shpojnë veshët do
t`i dëgjoja në gjuhën e vendit e kurrësesi në gjuhët arabe apo turke!Nuk e dinte
amerikani i gjorë që hoxhallarët dhe imamët në Kosovë nuk dinë dhe as nuk duan
që predikimin e fesë islame ta bëjnë në gjuhën shqipe!. . .
I
indinjuar tej mase me ngjarjen me këpucët(atij kurrë nuk i kishte shkuar në
mendje se dikush mund t`i marri këpucët e tjetrit)dhe nga zhurmat e mëdha që ia
shponin veshët zhurmat që i vinin nga majat e xhamive, kishte vendosur që atë ditë të largohej nga
Prizreni, nga Kosova, edhpse hotelin e kishte të prenotuar për dy
javë!
Në ikje
kishte thënë:Këtu në Kosovë pashë dhe vërejta shumë objekte dhe gjëra që në
pamje të jashtme simbolizojnë besimin islam, por ato që i mësova në Kuran nuk i
pashë dhe nuk i takova askund!
Këtu po e
ndërpres për pak çaste rrëfimin e mikut tim për amerikanin, i cili do të vazhdojë tutje!
…atëherë
në fëmijërinë time, në festën e Bajramit,
shumica e fshatarëve të mij e vizitonin
xhaminë që ndodhej në fshatin fqinjë.
Vëllai im
më i madh më kishte marrur me vete në atë festë. Ishte e dyta herë që hyja në
xhami, për kryerjen e ritit të faljes së
Bajramit. Sipas zakonit opingat( atëherë që të gjithë kishim opinga, dikush të
llastikut-të blera e dikush të lëkurës-të punuara nga nënat tona)i kishim lënë
para derës së shamisë. Pas mbarimit të ritit fetar të faljes së Bajramit( ne
fëmijët vetëm uleshim e ngriteshim ashtu siç bënin të rriturit të cilët seç
murmuronin pa e ditur edhe ata vetë se çfarë thonin) para derës së xhamisë
ishte krijuar një tollovi!Aty ishin zënë dy burra, në fillim me fjalë e pastaj pasi ishin nxehur
gjakrat kishin nxjerrë edhe koburet!Sikur të mos hynte në mes të tyre njëri nga
pleqtë e katundit në të cilin ndodhej xhamija dhe t`i ndante, ata do të vrisnin njëri-tjetrin!Dher festa e
Bajramit do të shndërrohej në tragjedi! Mbase ju dëshironi të dini se përsë
kishte ndodhur zënka në mes të atyre dy burrave?! Duhet ta them edhe këtë?!. . .
Pasi po insistoni po e them:Njëri nga burrat ia kishte vjedhur opingat prej
llastiku tjetrit!. . . Nga ajo ngjarje e trishtueshme dhe tragji-komike unë nuk
kam shkuar më kurrë në xhami!. . .
Por mos
të zgjatemi!Duhet që të vazhdojmë rrëfimin për amerikanin që kishte lexuar
Kuranin dhe kishte zbritur në Kosovë, në
mënyrë që ato që kishte mësuar nga Kurani t`i përjetonte dhe t`i prekte me
mendje e me duar!Por, siç e cekëm më
lartë ai në Kosovë kishte parë dhe përjetuar diçka krejt tjetër dhe kishte
ikur!. . .
Pas ikjes
nga Kosova, kishte ndaluar për ca ditë
në Zvicër!Gjithnjë me qëllimin që të mësojë diçka më shumë për besimin islam. Por,
në Zvicër nuk po e shihte asnjë objekt
apo gjurmë të besimit islam!Në rrugë e sipër kishte ndaluar një kalimtar
zviceran dhe e kishte pyetur:-A ka në qytetin tuaj objekte ku njeriu mund t`i
kryej ebligimet sipas ritit islam?!
-Natyrisht
që ka!- ia kishte kthyer kalimtari. -A mund të më drejtosh në njërën nga ato!-e
kishte lutur amerikani.
Dhe
kalimtari Zviceran e kishte dërguar amerikanin në një nga xhamitë e atij qyteti.
Nga pamja e jashtme objekti i xhamisë nuk dallohej nga ndërtesat tjera, kështu
që një i huaj zor se do të bindej se aty predikohej feja islame.
Amerikani
e kishte falenderuar kalimtarin zviceran për shërbimin dhe pasi ishte
përshëndetur me të, kishte hyrë në xhami.
Kishte qëlluar koha e ritit të faljes së drekës dhe brenda në xhami kishte edhe
shumë besimtar të tjerë të besimit islam.
Amerikani
edhepse me frikë nga ngjarja me këpucët në Kosovë, kishte lënë këpucët para dere dhe kishte hyrë
brenda në xhami. Pas përfundimit të ritit të faljes ishte drejtuar nga dera
dalëse e xhamisë. Njëri nga ata që ishin brenda, duke e parë amerikanin në moshë të shtyer dhe
të lodhur e kishte zënë nga krahu dhe e kishte ndihmuar deri tek dera dalëse e
xhamisë. Një tjetër ia kishte afruar këpucët, të cilat se kush i kishte pastruar nga pluhuri
i rrugës derisa ai, amerikani ndodhej
brenda në xhami!
Mirësjellja e atyre njerëzve në xhaminë e Zvicrës e kishte mahnitur tej mase , por në anën tjetër edhe e kishte gëzuar amerikanin i cili kishte brohoritur:-Këtu në Zvicër nuk pashë objekte të besimit islam, por besimin islam apo mysliman e gjeta në zemrat e njerëzve!Dhe bsimi islam, i krishterë apo cili do tjetër kur manifesohet me zemër është ai i sinqerti dhe i vërteti!. . .
Këtu përfundoi rrëfimi i mikut tim. I trilluar apo i vërtetë unë e shkrova ashtu siç e dëgjova nga goja e tij!Atyre që nuk e besojnë mund të ua japë numrin e telefonit të mikut tim dhe le të bisedojnë me të!. . . Kaq…
P. S.
Ky shkrim
u shkrua si propozim i bërë në mënyrë publike nga ana e mikut tim të letrave z.
Baki Ymerit nga Bukureshti. Në të
kundërtën nuk do të shkruhej asnjëherë…