Mendime
Xhevat Rexhaj: LDK, koha e ndryshimeve
E shtune, 15.06.2013, 12:52 PM
LDK KOHA ËSHTË QË KUADROT E STERKEQURA DHE ISH
SHKATËRRUESE VITET E FUNDIT TË MOS JENË PJESË E KANDIDATURAVE PËR ZGJEDHJE
Nga Xhevat Rexhaj
Asnjihere
nuk është e lehtë që një publicistë, gazetar apo analistë të i jap vetës të
drejtën të shkruaj për diçka që në një apo mënyrë tjetër do të ketë si obejket
edhe emra të përveqëm, ngase dihet mirefilli se me atë shkrim, analizë apo
opinion do të krijohet mundësia që të ket edhe keqkuptime nga më të ndryshemt.
Megjithatë falë kohës në të cilën jetojmë, dhe fal rrethanave që na e mundëson
lirin e të shprehurit, dhe të të shkruarit, mbetet detyrë e çdo opinionisti që
të merret me qështje, dhe tema që kanë të bëjnë me aktualitetin , apo thënë
troç me disa problematika që lidhen edhe me vet atë që i qaset shkrimit.
Kësaj
radhe dua të ndalem përseri rreth LDK-së, partisë e cila mbetet baza, dhe
fillesa e zhvillimeve marramendëse në hapesirat shqiptare, si subjekti i parë
shqiptare demokratike, ku u artikuluan dhe u përjetesuan aspiratat e
shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipnisë që të arrihet deri aty ku jemi sot.
Ishte vet LDK ja, dhe shumica absolute shqiptare që me mundin, dhe sakrificat e
papara ndonjihere në trojete e okupuara arritën që me nji organizim madhështor
të ideuar , dhe të udhehequr nga elita intelektuale e shqiptarëve të Kosoves më
në krye me Ibrahim Rugopven , dhe dy
krahët e tij të forte Mark Krasniqin, dhe Fehmi Aganain të benin të pamundurën
të mundur dhe të arrinij që Kosoven ta fusnin në agjendat e fuqive demoikratike
të botes, dhe më kohë të duhur duke ofruar hapësiren edhe për lufte që si
shembull madheshtor mbetet Familja Jashari, të kemi sot pavarësin e njohur
formalisht nga bota demokratike.
Të gjitha
këto dihen, dhe janë të prekshme, janë të shënuara në histori dhe të ngulitura
në mendjet e çdo shqiptari. Ishte pra ajo LDK, për të gjalli të Rugovës ku e
gjithë shqiptaria disi ndihej e sigurt, ndihej e fuqishme, dhe ndihej e
adhuruar me emrin e Ibrahim Rugovës, po ja që jeta ka edhe sfidat, dhe të
papriturat e veta, dhe në një ditë të ftohët janari vdekja e kobshme na e mori
nga jeta njeriun e shekujve, njeriun që emrit shqiptare i dha emër edhe në
kancelaritë e botes, gjë që nuk kishte ndodhur qysh se nga koha madheshtore e
Gjergj Kastrioitit, kur Evropa e asaj kohe e pati si kala të forte mbrojtese
kundër depertimit të hordhive, dhe barabarizmave otomane. Eh vdekja e Rugovës
ishte vërtet nji tragjedi edhe për vet Kosovën, ngase qysh ato ditë kur populli
ishte në zi, në skutat e korridoreve, dhe në hotele e pika të caktuara të
hijenave kishin filluar të koordinoheshin, dhe të përgatiteshin si gjarpinjët
disa Burra të LDKsë, që të bënin të pamundurën që ta shkatërronin këtë
organizim të paperseritshem në tokat shqiptare. Njerëz me bagazh kriminal, me
emna të njohur si banditë dhe hajna të pasurive shoqërore, uzurpator të
pasurive shtetërore, dhe bosa të grupeve e të bandave të caktuara interesi e kriminaliteti
politik e ekonomik, kishin gjetur disa miqë brenda LDKse që të bënin shembjen e
kalasë për së brendshmi, për të arritur më në fundë që të përqanin dhe
shkatërronin këtë subjekt plitik. Ato ditë zije që ishin për Presidentin,
populli pyetej se athua si do të rridhnin gjërat tani e tutje, por askush nuk
ishte i përgatitur të mendonte se mu në shtepin e popullit të Kosoves, që e
ngriti dhe e mbajti Ibrahim Rugova do të fillonin skenaret e tmerrshme që te
shembej kjo kala. Një gjë duhet të thuhet se ato ditë ndodhi edhe nji mrekulli
e paparë në Ballkan e ndoshta edhe në Evropë, funerali dhe varrimi i
Presidentit Rugova nënë organizimin e Z. Nexhat Daci do të mbetet në mendjet
tona për mote, ngase ajo ceremoni ishte nji madheshti, dhe nji mrekulli e papare
ndonjihere, dhe ma vonë ne do të kuptonim se kinse kishte pasur edhe vërejtje
nga disa “miqë” ncderkombëtar se nuk do duhej varrosur Preidenti me aso lloj
ceremonie! Pa koment.
Epo, pas
ketyre rrjedhave në pah doli ajo që nuk pritej, brenda Ldkse kishin filluar
përgatitjet për ndryshime drastike në Institucione të shtetit, dhe me shpejtesi
disa njerez të LDKse më në krye me E. Kryeziun, F. Sejdiun, A. Gashin, S.
Hamitin, Naim Jerliun (ish përkrahesin e HASHIM THAQIT NGA Shkupi e Tirane ne
kohe lufte) inicuan dhe larguan kinse me verejtjet e nji zyre mike kryetarin e
Kuvendit Z. Nexhat Daci, dhe kjo rrjedhe pati nje jehone te madhe negative
sidomos te anetaresia e LDKse, por ishte gëzimi te perkrahesit e Veton Surroit,
Rexhep Qosjes dhe Hashim Thaqit, ngase Z. Daci ishte kundershtari i madh i
surroisteve dhe vet thaqisteve, dhe shpesh ne foltore te parlamentit ua mbyllte
edhe mikrofonat, e sidomos Hashimit aso kohe kur të gjithë të tjerët flliqeshin
në brekë kur fliste Hashimi. Une më këtë rast do të sjelli disa debate dhe
pjesë nga proçesverbali i asaj ngjarjeje
që solli katandisjen e LDK së;
“Transkripti
i mbledhjes së 9 Marsit 2006 në Grupin Parlamentar të LDK-së-dokument zyrtar:
Kështu u
shkarkua Nexhat Daci
Fatmir
Sejdiu: Nuk ka pasur askush qëllim që me këtë akt të bëjë një denigrim. Është
biseduar me konsensus në Kryesinë e LDK’së. Një gjë e kam thënë atje, e po e
them edhe këtu, le të më dëgjojë edhe Profesor Nexhat Daci. Ka pasur biseda, të
cilat, thjesht, kanë insistuar që të mbështetet procesi si proces dhe të mos
kemi pengesë vetveten në disa hapa për të lëvizur më shpejt. Nuk është akuzë e
drejtpërdrejtë. Ka pasur edhe të tjerë, Profesor Daci e them këtë, të cilët në
faza shumë kritike ju kanë sharë vazhdimisht monitorimet që na kanë ardhur, mund
të jenë të qëllimta, gjithmonë na kanë vënë në një situatë tepër të rëndë të
ballafaqimit me opozitën…. I dinë njerëzit përplasjet që kam pasur me ata
njerëz aty, edhe me Veton Surroin, edhe me të tjerët. Kjo nuk nënkupton
përjashtimin e Profesor Dacit nga radhët tona, jo largimin e tij për të shkuar,
siç trumbetojnë gazetat, për të krijuar tash një parti të re politike...
Bexhet
Brajshori: Do t’ju lusja, mos na sillni në aktin e votimit. Mora shembullin
tim, për të treguar se shpesh mund të gabohet edhe në hapa, por proceset duhet
ecur përpara.
Nimon
Alimusaj:…. Nëse është ngatërruar ORA, që është partia më alergjike për mua,
unë kurrë s’do ta kisha ngritur gishtin. ë secilit prej nesh. .
Naser
Osmani: Ne përpara në LDK kemi marrë vendime edhe atëherë kur s’na kanë
pëlqyer, sepse kemi marrë anën a partisë. Nëse ju kujtohet, është dashur që ta
çojmë dorën edhe për Ramush Haradinajn, sepse na ka thënë partia që duhet ta
votojmë Ramushin. Por, mbi të gjitha, unë si deputet, si Naser Osmani, nuk do
ta kisha ngritur dorën kundër Nexhat Dacit.
Milazim
Haliti: Në këto kohë nuk është dashur t’ bëjmë këto ndërrime. Deri më tash,
askush, jo vetëm ne, por as qytetari i thjeshtë, nuk është bindur pse duhet të
ndërrohet Kryetari Daci. Thuhet se është një vendim i vështirë dhe i
domosdoshëm. Pse s’mund ta shpjegomë këtë domosdoshmëri? Është thënë se këtë po
e kërkon Amerika. Tash po del se nuk po e kërkoka Amerika… Ne nuk jemi në
gjendje ta kuptojmë pse ta bëjmë këtë ndërrim të kuadrove që i nominoi
Presidenti Rugova, fytyrat më të ndritura të LDK’së, me një votë shumë të lartë
të anëtarësisë së LDK’së. Mendojmë se po realizojmë një skenar dhe politikë që
po e kërkon opozita. Po ja plotësojmë dëshirën ORA’s dhe Veton Surroit. Ne si
deputetë të LDK’së, ka qenë e udhës që të bisedojmë për vërejtjet eventuale,
ose për punët që s’po i bën mirë Nexhat Daci. A nuk mund të ulemi që ta bëjmë
një vlerësim dhe ta japim një vërejtje, qoftë edhe me shkrim? T’i jepet
mundësia Dacit për korrigjim, nëse ka gabuar ndonjëherë… Unë nuk e di që ka
gabuar… Unë e di që herë pas herë ua ka prishur tymin ndërkombëtareve me disa
deklarata, që mendoj se kanë qenë shumë me vend e të fuqishme. Ne gjithherë
zotohemi se do ta vazhdojmë rrugën e Presidentit Rugova, do ta çojmë amanetin e
tij në vend…. Athua, është kjo rruga e Rugovës? Ende nuk u bënë dy muaj dhe
ende trupi nuk i ka pushuar mirë, e ne po u hyjmë këtyre punëve… Mendoj se ky
vendim është shumë i ngutshëm, jo i qëlluar. Nuk mund ta ngris dorën për këtë
ndërrim. Dhe. nuk do ta bëj këtë. Unë po e shoh se LDK e mori teposhtëzën prej
këtij momenti… Pasojat e këtij vendimi – do t’i shohim gjatë zgjedhjeve. Nëse
ne bëjmë këso largime, çka do të presim në zgjedhje? Do të tregojmë se jem
parti jostabile… dhe për këtë elektorati do ta thotë fjalën e vet… Mendoj se
kjo çështje duhet të shkojë në Këshillin e Përgjithshëm. Statusi i LDK’së duhet
të respektohet. Të gjithë do ta pranojmë atje vendim, por jo në këtë formë. Pse
votuan 15 vetë në Kryesinë e LDK’së? Natyrisht që votojnë, sepse është thënë se
– ai që s’voton këtu, ai voton kundër Amerikës…
Mark
Krasniqi: Unë po e vërej një përçarje në LDK. Kjo do të ishte një tragjedi për
Kosovën Nëse kjo parti përçahet në grupe
të ndryshme…
Eqrem
Kryeziu: Është vendimi i Kryesisë së LDK’së për zëvendësim… Nuk kemi manipuluar
me fraza…. Por ende besoj se Brukseli dhe Washingtoni e duan një gjë të tillë.
Jo kundër Nexhat Dacit...
Lulzim
Zeneli: Po flasim për një politikë që e udhëheq LDK që duhet të debatohet. Deri
dje e kemi përqafuar çdo vendim të Presidentit Rugova dhe kjo ka qenë pa asnjë
fije dyshimi. Dikush prej nesh kish deklaruar se Presidentin Rugova e kemi
përkrahur edhe atëherë kur e ka pasur gabim… kjo është absurde. Z. Eqrem
Kryeziu përmendi këtu plane e teste… Nuk është kjo zgjidhje. Testet e tilla,
programet e tilla, artikulimet që ndodhin jashtë LDK’së, që fatkeqësisht LDK po
bëhet argat, nesër do t’i shohim pasojat, të cilat do të jenë aq të mëdha sa
nuk mund t’i paramendoni. Eqrem Kryeziu është aty pas vdekjes së Presidentit
Rugova, duhet ta pranojmë këtë fakt. Qe pesë vjet, pas luftës, nuk ka marrë
pjesë në Kryesi. Një vendim i tillë për zëvendësim nuk është i bazuar në
argumente. Dhe, është test i rrezikshëm për LDK. Teste të tilla kurrë s’i ka
përcaktuar as Presidenti Rugova, as vetë LDK. Ne e kemi pasur një politike
konsistente, tash nuk e kemi. Ende nuk e kemi pranuar një fakt – se Presidenti
Rugova ka vdekur.
Sabri
Hamiti: Po më pëlqen se kur kam thënë unë, më keni anatemuar me këto. Jam shumë
i lumtur çka po dëgjoj sot….
Fadil
Geci: Po qiky qitu e ka varrosë Rugovën në Shqipni… Mosni, se është marre… Ta
heqim Nexhat Dacin, turp i madh është ky. Po ju lutet që t’ia jepni edhe një
javë. Qëllimi ynë është që të ecim bashkë. Pse të mos merremi vesh mirë? Naim
Jerliu me u vetë në parti… Mosni se e morët në qafë veten…
Fadil
Geci: Kujt po i ngutet para zgjedhjeve? Kujt, more, po i ngutet?
Fatmir
Sejdiu: Ngadalë, Fadil…
Fadil
Geci: O Profesor Sejdiu, punën e 16 vjetëve të Presidentit Rugova, ta ka
shkërdhy’ para syve ai mjekrra (Rexhep Qosja)… dhe i keni rrahë shuplakë…
Fatmir
Sejdiu: Mos, se nuk është ashtu….
Fadil
Geci: Jo të kemi pa…. Mos kërkoni që të votojmë… e të ndahemi… Jemi një
familje…”
Nga
transkripti shifet kjartë se ma shumë ishte trysnia e Veton Surroit, dhe
ndoshta SHIK ut që të largohej Nexhat Daci sesa kinse nga ambasadat e huaja.
Dihet mirefilli se asaj kohe si nënkryetar i parë i LDKse ishte Z. E. Kryeziu,
i cili kishte 5 vite që nuk fliste me Presidentin Rugova , dhe as që kishte
marre ndonjihere pjese në mbledhje të Kryesise, por me ndihmen e Sejdiut dhe
Hamitit, Z. Kryeziu mori timonin e
partise pa asnji merite dhe filloi fillimin e fundosjese së LDKse. Pas ketyre
përbysjeve, rezultati dihet, LDK ja menjihere në zgjedhjet e radhës humbi
totalishte, nga LDK ja tani më me inatin e Z. Daci u krijua nji parti e re e
cila në fillim dukej e konsoliduar por me kohe kapitulloi sepse nuk e kishte
mundesin te qebdronte karshi LDKse kur dihej se ishin po të të njejtes shtëpi.
Problemi qëndron në atë se pas shkarkimit të Z. Daci nga pozita e Kryetarit të
Kuvendit, grupi i Kryeziut dhe Sejdiut e bëri edhe puçin, dhe katrahuren e
radhës kur në Kuvendin e VI mohoi 46% të
përfaqesuesëve të anetaresise më ne krye perseri me Z. Daci, dhe kësaj radhe u
lanë anash Degët më të organizuara të mergatës,
ato të SHBA se dhe ajo e Zvicrres dhe Gjermanise, dhe kështu grupi apo
klani Kryeziu-Sejdiu e dobesuan LDK ne deri në fundosje. Që pasojat e këtij grupi
përqarës dhe egoistësh të jenë më të mëdha anëtaresise se LDKse me pa dëshire
iu servua koalicioni me ata që ne LDK isteve na quanin tradhetar dhe
udbash, shkurt u bë koalicioni i
panatyrshem vetem e vetem që ky klani i siperpermendur të merrte pozita dhe të
futej në tenderizem për pasurime personale. Gjatë periudhës së këtij koalicioni
ndodhin edhe shumë gjëra që LDK ne e sillnin në pozita të mjerueshme, dhe
shkurt PDK ja luante koqe më vet këta udhëheqesit e LDKse, here me Znazibarin e
here me atë se kur u lexua deklarata Kushtetuese e rishpalljese së pavaresise
që normalishte ate duhej ta bente sipas pozitës presidenti, nuk u lejua nga
Hashim Thaqi duke e lexuar ai vet dhe duke rrah gjoksin se ja une Hashim Thaqi
e shpall Koosven shtet.....?! U desh të thuhën të gjitha këto pëer të ardhur
edhe të disa aspekte me të cilat edhe sot ballafaqohet LDKja edhe pse duket te
jete shumë më mire e organizuar prej se ka ardhur në krye si lider Z. Isa
Mustafa, i cili duhet thëne haptas se nuk pritej asnjihere që Z. Mustafa si ish minister i
Republikes dhe njiherit i kabinetit Bukoshi do të ulej në këtë post, por ja që
rrethanat dhe vet disa paraqitje te tija ato vite kunder PDKse dhe vet H.
Thaqit e krijuan nje opinion se më i mire po del ky njeri sesa disa figura të
forta dhe te njohura te dikurshme si LDK iste. Duke mos dashur te ndalem rreth
vet personalitetei në të kaluarën të Z. Mustafa si ish minister, une dua të
them se momentalishte LDK ja lka nje ecje shume më të mire sesa gjer më sot që
nga tundosjet e saj si pasoje e klanit te asaj kohe te pas Kuvendit te VI, por
edhe në keto rrethana brenda LDKse ende jane aktiv disa figura që e pengojne
shtrirjen dhe ngritjen e numrit të njerezve që duan te jene pjese perseri e
strukturave dhe vet kierarkise si njerez qe e duan me zemer LDK ne rugoviane.
As sot e gjithe ditën nuk po lejohet që të afrohen edhe kuadrot që ishin me Z.
Daci, as sot e gjithë ditën disa ende të fuqishëm nuk po deshirojne që në LDK
t¨üe ketë frymë të vërtet demokratike, duke shantazhuar dhe duke bërë pengesa
të llojsllojshme që mos të futen ekspert
dhe profesioniste me moshë të re që kanë kapacitete , moral dhe besa guxim të
ballafaqohen haptas edhe me kundershtarët polituik të partive të dajakut. Sot
në LDK do duhej të mendohej haptas dhe me ndërgjegje se a ka ardhur koha që
disave tu thuhet haptas se boll kanë qëndrue në LDK, duhet të falenderohen për
angazhimet e tyre te gjertanishme, pro edhe duhet te u thuhet se viteve te
fundit kanë bërë gabime dhe kanë luhatur besimin edhe te anëtaresia e LDKse. Do
sihte vërtet madhore, njerezore, morale dhe shumë e përgjegjëshme qe disa
kuadro të LDKse mos të lejojne vetën të jene më kandidate për zgjedhje të
ardhshme si ato lokale që do mbahen këtë vit dhe sia ato nacionale që munde te
mbahen kur tia dojë qefi H. Thaqit! Shumë simpatizues dhe anetare të LDKse
gjithnji e shtrojne një qështje të diskutuar, dhe janë të prerë në emndime se
asesi nuk duhet lejuar që në lista si kandidateë të gjinden ata apo ato që kane
humbur me radhë në zgjedhjet e kaluar duke lejuar që LDKja të ketë vetëm 5 apo
6 komuna në udhëheqje, por duhet kandiduar ata që kane fituar heren e fundit
dhe duhet caktuar kandidate te rinje, njerez me moshe te re por me përgatitje
profesionale, intelektuale, morale, jo të shantazhuar dhe jo frikacak siç janë
mjreishte shumica e kudrove të sotëm. Do të ishte vërtet e morlashme që kuadrot
e caktuara, pa ua mohuar bagazhin e tyre piolitik dhe kombetar në të kaluarën,
siç janë S. Hamiti, E. Kryeziu, L. Haziri,
N. Jerliu, S. Hyseni, L. Zharku e dosido T. Sahatçija e V. Surroit, dhe disa te
tjere të leshojne rrugën për energji të reja dhe për ripërtirje. Ka nga këta që
fatkeqesishte koheve te fundit janë duke mbjellur pakënaqesi brenda vet Ldkse,
disa sillen si të ishin vet PDK ista, dhe shpesh me sjelljet e tyne po fusin
huti të shumta te rugovistet se athue a janë edne në LDK apo mos e kanë bishtin
dikah tjetër, shkurt ka ardhur koha që gjëtrat te thuhen me emra. Ne sot e duam
një organizim të LDKse për të miren e qytetareve, në LDK duhen njerëz pa etiketa
dhe të pa shantazhuar nga ndonji aferë apo forma të tjera nga të cilat do të
ketë dëme edhe vet ecja e LDKse. Në LDK duhet të fuqizohen dhe duhet të ju ipet
mundesia që të jenë në vendimmarrje ata që fitojne votat, ata që në komunat e
tyre ruajtën me dekada votën deh sot e gjithë ditën janë duke udhëhequr me ato
komuna. Ata të cilët koketojnë me kundërshtarët e egër politik, pra me partite
e tejra që me pas mundësi do e zhbënin nga faqja e dheut LDK ne, ata duhet
vërtet të jenë sa më larg nga LDK ja. Ata që lejojne të jenë pjesmarrës nepër
konferenca, simpoziume, tubime e lloje të tjera të mbeldhjeve ku shahet dhe
fyhet Presidenti Rugova, ata duhet të largohen nga LDK ja. Ka të tillë që
sot dalin edhe kundër forcimit të ligjit
në Kosovë, ka të tillë qe me letra të ndryshme
bëjnë presione mbi EULEX in e KFORIN se kinse po e dëmtojnë drejtesin në
Kosovë duke akuzuar e duke burgosur njerëz që janë të akuzuar për krime dhe
korrupcion, e të tillët duhet te jenë larg dhe jashtë LDKse, nëse aso kohe
kinse qenka dashte te largohej Z. Daci se kundershtonte UNMIK un me plotë
drejte, atehere ata që akuzojne EULEXin se po na e ruan rendin dhe ligjin në
Kosovë ata janë të rrezikshëm. LDK së i
duhet ripërtrirje, i duhet gjenerata e re, i duhet tru i mbushur me ide dhe
dije të kohes, i duhen njerez të kalibrit që sot e kuptojne edhe globalkizimin
boteror e lëre me Kosoven, shkurt ne LDK duhet te kete riformatime dhe
rifreskime të shëndosha, pa këto nuk ka ecje përpara, dhe une i dergoi të fala
Kryetarit Mustafa qe me sa shifet e ka nje simpati dhe nji respekt nga rinia e
Kosoves, që të bëje më shumë në këte drejtim deh mos të legeshtohet nga ata që
nuk po e lejojne apo po e pengojne, perkundrazi edhe ky do ta pësoi si
Daci. Sot mjerishte në LDK ka njerëz që ditën janë kinse në LDK ndersa
gjumin e bëjne në një shtrat me PDK, dua ta ceki për në fundë se pse e thashe
që ata që koketojne me kundeshtaret poltiik duhet vërtet të largohen sa më
parë, ngase e kam ende të frteskët një manifestim kushtuar dëshmorëve që është mbajtur në mars të vitit 2006, pra dy
muaj pas vdekjese së Presidentit Rugova, ku flitej për deshmorete dhe aty ishte
edhe Presidenti i posazgjedhur Z. F. Sejdiu dhe gjithzashtu si referues ishte
edhe anmiku apo ai që ia deshironte vrasjen dhe vdekjen Presidentit Rugova
Rexhep Qosja, dhe kështu pati rrjedhur
ai tubim në Prishtine para kamerave të RTK së:
Citat nga
opinioni i Z. Tanush Aliu: “Derisa Fatmir Sejdiu, presidenti i Kosovë në
ceremoninë përkujtimore për Ditën e Dëshmorëve
me asnjë fjalë nuk e përmendi Dr. Ibrahim Rugovën, në anën tjetër; Rexhep Qosja gjersa e shante, e fyente edhe
për se vdekuri Dr. Rugovën, z Sejdiu i duartrokiste me aq afsh. Ndoshta dikush
do të “arsytonte” se ajo mbrëmje ishte kushtuar dëshmorëve? Po, të gjithë e
dimë se Dr. Rugova nuk ishte asnjëherë
kundër dëshmorëve e as kundër Familjes sëJasharajve. Të gjithë në Kosovë, pa
marrë parasysh qasjet politike, ideologjike, lokaliste, partiake dhe deri tek
qasjet individuale egoiste nuk ka qenë, e as që është kundër familjes Jasharaj.
Gjithë Kosova e trojet shqiptare në tërësi kanë respekt për personalitetin e
Shaban Jasharit me të bijtë Ademin dhe Hamzën. Andaj nuk do të ishte për turp,
e as për t´u frikësuar nëse z. Sejdiu në fjalimin e vet ta përmendte se Dr.
Rugova, si President i Kosovës, Adem Jasharin e ka dekoruar me titullin Hero i Kosovës.
E gjithë
kjo ndodhi jo pa qëllim...Kulmin e një fyerje që ju bë Dr. Rugovës si
personalitet dhe Fatmir Sejdiu si President i Kosovës dhe anëtar i LDK-së,
ishte kur Rexhep Qosja në vend që t´u kushtonte atë mbrëmje fjalimin
dëshmorëve, ai fund e krye kishte shkruar një pamflet për ta shfry mllefin e
tij kundër Dr. Rugovës në veçanti, e kundër LDK-në, në përgjithësi. E gjithë
fyerja, sharja, ofendimet ndodhen në prezencën e Z. Sejdiu dhe disa anëtarëve
të Kryesisë së LDK-së. Çuditërisht, të gjithë e kanë shikuar, pasi edhe
kameramani i RTK-së, jo pa qellim, i drejtonte kamerën Sejdiut që ta shikojnë
të gjithë shqiptarët, e sidomos “komisarët e prrojeve” se me çfarë afshi ai po
i duartroket fyerjeve dhe sharjeve që po ia bëjnë personalitetit të Dr.
Rugovës. “
E pra të
kemi kujdese ne si LDK ista, te kemi edhe trimeri që ta themi të vërtetën, se
përndryshe edhe historine do te na e shkruajne argatet e Rexhep Qosjese, dhe
dihet mirefilli se nese ata e shkruajne historine atehere do ta fusin LDK ne
dhe Presidentin Historik Ibrahim Rugova ne rrethin e “tradhëtareve”, e ne e
kemi për obligim që tu themi disa dallkaukëve të LDK së, mjafte më, mjafte na
shkaterruat, andaj nuk na duheni dhe shkoni sa më larg nga LDK ja...
Në fundë
një mesazh për Kryetarin e LDK se; keni kujdes i nderuar dhe meruni me brumin,
merruni me qështjet që i duhen organizimit dhe strukturimit të LDKse, hapni
dyert për ata që e duan LDKne dhe të ardhmën e mire të gjeneratave tona, ju
ofroni mundësi edhe atyre që po ju presin te dera dhe jane të gatshëm të jenë
argate të LDKse për të miren e saj dhe vet Kosoves, mos i injoroni ata që po ju
dërgojne lutje që të jenë të angazhuaar në LDK. Hapi dyert edhe për të gjithë
ata që me sa u pa edhe nga procesverbali nuk e deshen shkaterrimin e LDKse por
edhe asaj kohe e deshen respektimin e statutit dhe programit, dhe me padeshire
shkuan me Z. Daci, por ka kohë që po presin të ju ipni sinjalin dhe të jene në
shtëpine e tyre të përbashkët, na duhen ata se vërtet kanë mundesi dhe aftesi
të jene edhe atat në ecje me LDK ne, keni kujdese i nderuar Kryetar se nese nuk
ofroni energji te reja dhe profesinaliste në LDK, do të mundë të ju perseritet
skenari i Z. Nexhat Daci, ngase në LDK janë ende të tillët të gatshëm që si
hijenat tia marrin edhe luanit gjahun.........