E shtune, 27.04.2024, 10:00 PM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Shqipërisë i duhet PD-ja

E hene, 17.06.2013, 12:35 PM


SHQIPËRISË I DUHET PD-ja DHE SALI BERISHA EDHE 4 VITE TJERA

Nga Xhevat Rexhaj

Kongresisti amerikan Dana Rohrbacher në Kongres me 14.06.2013 tha kështu: “Në këto kohë të pasigurta është e rëndësishme të dini se cilët janë miqtë tanë. Kryeministri  Berisha, ju falënderoj që jeni mik besnik i Amerikës”.

“Zhvillim mbresëlënës i Shqipërisë”  “Në mënyrë të veçantë, nisur nga ajo histori e dhimbshme që populli shqiptar ka lënë pas vetes, shikojmë me shumë kënaqësi se çfarë është e mundur të arrihet brenda një periudhe të shkurtër sikurse është kjo e 20 vjetëve të fundit“, tha  kryeparlamentarja zvicerrane Zonja  Graf 2013.

Më kujtohen edhe sot e gjithë ditën disa pamje të kohës së diktaturës enveriste, e kam fjalën për kohën kur duhej nji anëtare i familjes të qendronte mbi kulmin e shtëpisë dhe ta mbante antenën me duar ngase te ne në Istog frynë erë e forte dhe e luhatëte antenen, andaj duhej mbajtur me duar për të dëgjuar lajmet e asaj kohe të TVSH-së. Ato lajme na ofronin „mrekullitë“ e Shqpinisë enveriste, prodhimi dhe korrja e të mirave arrinte gjerë me 120% , na u tranojshim nga gëzimi duke thënë ja ky është shteti ynë amë, ja këtu ka mireqenje dhe ka zhvillim dhe përparim të madhë?! Të gjitha këto qefe ia bënim vetes ngase dashuria për Shqipërin ishte e madhe, por në realitet ne nuk kishim asnji mundësi ta dinim gjendjen e vërtet të atij shteti, të atyre qytetarëve që kishin pas jetuar në ankth, në burg të përgjitheshëm të diktatorit Enver Hoxha, për të cilin edhe shumë shqiptarë në trojet e pushtuara nga sllavët hajshin burgje me vite e dekada duke bërtitur emrin e nji diktatori stalinist e bolshevik, për të tjerat mësuam ma vonë atëher ukur me zor edhe në Shqipëri rinia dhe populli e shemben për toke diktaturën e marrezishme shqiptare.

I thashë këto në fillimj vetëm për nji arësye që të kem një pasqyre para vetës gjrsa do të shkruaj këtë opinion timin për momentumin nepër të cilin po kalon sot Shqipëria, ngase mu këto ditë do të zhvillohen edhe zgjedhjet e radhës për Parlamentin dhe pushtetin e ardhëshëm shqiptarë. Pas viteve të 90 ta kur përfundoi sistemi diktatorial, të gjithë ne shqiptarët sidomos ne të trojeve jashtë Shqipërise së Versajes, menduam dhe shtrënguam duart se më në fundë ky shtet do të ecën forte, drejte dhe shpejtë për të zanë hapin me popujt e tjerë të Evropës duke patur parasysh pasurit njerëziore dhe natyrore që Shqipërise i kishte dhuruar Zoti e natyra. Në këtë zhvillim ngjarjësh ne disi nuk kishim qenë të përgatitur të pranonim apo edhe as të e ëndërronim një gjë, se megjithatë edhe pas shüembjese se komunizmit më të egër të Evropës, nëpo atë shtzet do të riforcohej partia që kishte nderruar vetëm emrin, pra nga parti e punës në parti socialiste, dhe me këtë ne nuk kishim paramenduar se mu kjo parti kinse e transformuar do të ishte mu ajo e xhaxhit Enver, vetëm se tani me presonazhe të tjera por me die të njëjta. Me vite të tëra kjo tragjikomedi e kësaj partie e dërmoi skenën shqiptare, duke mos lejuar me të gjitha mjetët e psiat ecjen e shpejte dhe të drejte të Shqipërise¨për në integrimet evropiane. Shqipëria me mundë të madh ishte i pari shtet nga ish shtete komuniste që kishte hapur dyert për në Nato, dhe ishte i pari ne nismën e partneritetit për paqe, por me vonë me pengesat e PS –së edhe kjo nisme u bllokua ngase PS ja përgatitit katrahurën e madhe të viti 1997 kur ato vite të marrëzisë shqiptare u vranë nga falangat e krimit të kuqaloshave me mijëra shqiptare në mes vetes. Dhe kështu Shqipërisë iu thye kurrizi tani më në demokraci të brishtë. Pas vitit 1997 pushtetin e uzurpuan bijtë dhe bijat e hoxhistëve, dhe kështu ngadale e shëndrruaN Shqipërinë në nji shoqëri dhe shtet të krimit dhe të vrasjeve, apo thënë shkurt Shqipëria u kthye edhe disa dekada përmbrapa, si rezultat e falangave të PS-së. Pa u ndal shumë në periudha të caktuara pas atyre viteve, fal Zotit dhe fal  qytetarise shqiptare PD ja e rimori veten dhe në vitin 2005 fitoi përseri votat e qytetarëve shqiptare, me këtë akt filloi edhe konsolidimi më i duhur i shtetit, Sali berisha tuboi rrethe vetës njerëzt me moral dhe kombëtarizëm, me intelekt dhe profesionalizëm që të bëjne të pamundurën të mundur dhe ta rungrisin ekonomine dhe shoqërinë shqiptare në të gjitha fushat e jetës, dhe fatmiresishte kjo edhe do të ndodhi gradualishtë. Pas ardhjës në pushtzet te Z. Berisha Shqipëria filloi të marri frymë më lirshëm, dhe filloi një zhvillim i paparë ekonomik dhe demokratik, filloi të lulëzoi sektori privat, filloi të lulëzoi ekonomia në të gjitha sferat e saja, dhe çka është shumë e rëndësishme bregdeti shqiptarë filloi të joshi miliona turistë, kjo ishte madhështia që i duhej Shqipërisë për bregdetin e gjate 427 km, me pamje dhe me plazhe të pashfrytëzuara ndonjihere. Që ecja e Shqipërisë të jetë edhe më e prekshme ndihmë të madhe përseri dhanë SHBA ja, dhe në vitin 2007 për herë të parë Sali berisha solli në tokën arbnore-shqiptare-kastriote Presidentin e SHBA-së djalin e mikut personal të Berishës G. Bush seniorit Georg W. Bushin, ardhja dhe shkelja në tokën tonë e G.W. Bushit për mendimin tim do jetë suksesi dhe krenaria e jonë kombëtare për këtë shekull, pra ngjarje historike ngase ardhja e Presidentit amerikan, do të ketë edhe një mesazh aq të madh e aq të fortë për shqiptarët saqë askush ansjihere nuk do mundë të e mohoi. Me 10 qershor mu në tokën e Gjergj Kastriotit G. Bushi do të deklaroi: „ Kosova duhet te jetë e pavarur…“, dhe se : „ Shqiperia do te hyj në NATO“. Me këto fjali Z. Bush e vulosi ardhmërine e shqiptareve e vulosi deshirën tonë të madhe që të jemi pjese e civilizimit ku ishim edhe me shekuj perpara.

Më vonë pasuan dhe u vulosën fjalët e Bushit, Kosova formalishte u njoh nga shtete e botes si shtet i pavarur, vullnet dhe angazhim i të Madhit Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova që e krijoi apo e rifreskoi kiqesin dhe aleatizmën me SHBA ne, dhe po atë vit Shqipëria do të pranohet në NATO, eh kështu dy procese historike përfunduan me punën dhe me angazhimin e madhë të dy shqiptarëve të kohe¨rave Ibrahim Rugovës dhe Sali Berishës. Në vitet në vazhdim qeveria shqiptare e udhëhequr nga Z. Berisha do të bëj reforma të mëdha të nduarduarshme, do ta forcoi ekonomine shqiptare dhe do rrise eksportin, do fuqizoi bizneset dhe do ketë të arrituar të mëdha në fushën e bujqësisë, në ngritjen e shumë hidrocentrallëve dhe në zvogëlimin e administartes publike, duke krijuar kushte që të rrisë buxhetin. Qeveria shqiptare do të rrisë për çdo vit rrogat dhe pensionet, do të koncesiuonoi biznese dhe veprimtari në bujqesi, doo zvogloi taksat dhe shumë ngarkesa të tjera për ata që deshirojnë të krijojne firma për të punesuar njerëz dhe për të prodhuar prodhime vendore. Sali Berisha qysh në mandatine  parë do të realizoi shumë premtime të tija, dhe më madheshtore do jetë ajo e ndërtimit të rrugës së kombit, autostradës që ishte dëshire dhe kërkesë e Ibrahim Rugovës qysh në qershor të vitit 1994 kur kishte thënë se shteti shqiptarë duhet të ndërtoi rrugën për në Kosovë, këtë e realizoi Sali berisha, pasi që qevritë socialiste para të pas 19997 kishin mbledhur  parat ë gatshme nga qytetarët dhe biznmeset se kinse do nisin rrugën, por atë nuk e bënë duke vjedhur dhe pastruar paratë e popullit, ja kjo është partia socialiste.Shqiptarët kudo ishin iu gëzuan pa masë autostradës, rrugës që tabni më do lish dy kryeqytetet shqiptare për 3 orë, po kjo është mrekulli e madhe shqiptare. Sali berisha n¨4 mandatin e tij të dytë përmbushi përseri premtimet e tiaj dhënë votuesve shqiptare, ai investoi në terë Shqipërin, ai nuk e dalloi veriun me jugun e as lindjen me perendimin, jo ai tregoi se është Kryeminsiter i te gjithë shqiptarëve, bile edhe shumë i ne shqiptarëve jashtë shtetit shqiptarë. Në mandatin e dytë Sali Berisha përfundimishte Shqipërine e mbuloi të tëren me rrymë elektrike, sot Shqipëria gradualishte po shënderrohet në fuqi që edhe do të eksportoi energji ngase në punim e sipër janë edhe hidrocentralët ME INVESTIME MILIARDESHE QË DO E BËJNE Shqipërin qende¨r të rajonit për energji elektrike. Sot Shqipëria është një shtet normal, sot Shqipëria është e mbuluar me rrugë moderne, sot asnji qytet shqiptare nuk ështe jashtë rrjeteve të modernizuara të asfaltit, edhe fshatrat kane marre tjeter pamje, jane zbukurue duke treguar fytyren e natyres si rezultat e rrugëve të asfaltuara, këto jane projekte miliardëshe që ka investue qeveria Berisha, prej jugut e gjerë ne veri të saj.

Këto le të jenë vetëm disa nga sukseset dhe të arriturat e qeverise shqiptare nën udhëheqjen e Z. Berisha, ngase ka aq shumë rezultate të tjera si në punesim, ashtu edhe në infrastzrukturën e të gjitha fushave ku Shqipëria tani më duket si nje shtet perëndimor. Ka ende shumë për tu bërë dhe për tu punuar, ngase projekti për statusin e vendit kandidat për ne BE iu mohua Shqipërise, jo nga Evropa por nga neokomunistat e Rames, nga PS-ja, të cilët gjithnji e sakatuna ecjene e frote te Shqipërise, socialistet e penguan Shqipërin duke lejuar qe edhe serbia e Maqedonia të ecnin përara saj kah integrimet evropiane, po këtu duhet ta kuptojne shqiptarete dhe votuesit atje se nuk duhet dhane votën socialistëve asesi, ngase ata ende promovojne programem e Tadiqin dhe Papandreun, me ARMIQET E POPULLIT SHQIPTARE.

Të dielën me 23 qershor në Shqipëri do të votohet, dhe do të dali një parlament i ri me një qeveri të re, dhe tani është detyrë e çdo votuesi që të ndaloi mednjen e vet për vetëm nji minutë dhe të pyes; po si ishte Shqipëria deri me 2005-dhe si është sot, pse gjerë ne vitin 2005 në Shqipëri kishte vetëm afër 200 000 turistë, duke llogaritur vet ne shqipatreve, dhe pse vitin e kaluar në shqipëri kishte 3,5 milon turistë, nga e gjithe Evropa dhe më gjerë, e këtu qëndron edhe përgjigjja ngase këtë e bëri të mundur një qeveri demokratike në kyre me Sali Berishën që me munde dhe investime e me lidhje rrugore e bëri të pamunduren të mundur dhe hapi detin shqiptare për të gjithë botën. Sot shqiptarët duhet të pyetën, se a e përmbushi Sala premtimin e dhënë për liberalizim vizash; Po e përmbushi, e nuk e përmbushën socialistët, ka shume¨pyetje qe votuesi shqiptarë duhet  ti bëje vetes dhe përgjigjen do ta marrë nga vet gjendja në Shqipëri, ku edhe mundë të preken të gjitha të arriturat e derisotme. Duhet, pra edhe kësaj radhe të i ipet mundesia PD-së dhe Z. Berisha edhe për një mandat qeveritar, e gjitha kjo për hir të vet Shqipërise dhe vet qytetarëve te saj, ngase projektet e tjera do të realizohen nga vet Berisha dhe stafi i tij, jo me socialistet nuk ka ecje përpara, ende jo ngase ende kanë të meta dhe ato më të mëdhat janë ideologjia e tyre enveriste e staliniste, shkurt Shqipërise i duhet edhe nji mandat Z. Berisha, ngase e meriton si rezultat i asaj se çfarë ka bërë gjerë më tani. Në demokraci shpesh thuhet se pas dy mandateve ka mundesi të keqpërdoret mandati i tretë, por këtë e themi vetëm ne ballkanasit duke menduar se të gjitha qeverite ne këtë mes do korruptoohen me dy mandate, ka gjasa që kjo të ndodh edhe me qeverine Berisha të thuhet se jane shumë tri mandate, por une jam i mendimit se pa marre parasysh ballkanizmat e tona, Z. berisha ka vizion dhe ka force që mos ta korruptoi vetën dhe ta përparoi Shqipërine, shkurt une votoi për Sali Berishën, se alternativa e kundershtarit të tij politik mbetet jashtë normalës, ose thënë më drejte të krahasohet truri i Z. Berisha me trurin e E. Ramës janë sikur dy botëra, Sala është nji vlerë në krahasim me anti vlerën që perfaqëson kundershtari i tij…

Sot fatmiresishte nuk e kemi më problemim me antena mbi kulme, sot të gjithë ne e prekim dhe e vizitojme me dëshire Shqipërin, ku për çdo ditë shef ndryshime pozitive, sot nuk ka prodhime dhe tejkalime normash enveriste me 120% , por ka zhvillime të hovshme shoqerore e ekonomike kudo në çdo cepë Shqipërije, faleminderit o Sali Berisha dhe une kësaj radhe e kam një kërkese ; luteni që mos të koketoni shumë me arabo-turqit ngase ata përmes kinse investimeve po deshirojne me na u perzie në identitein tonë të Kastriotit, pra jo turrje islamike, dhe sukses me 23 qërshor për fitore në zgjedhje.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora