E shtune, 27.04.2024, 06:34 PM (GMT+1)

Mendime

Luigj Palushaj: Erresirat e vendit tim

E shtune, 15.06.2013, 01:35 PM


ERRESIRAT  E VENDIT TIM

Nga Luigj Palushaj

Një statistikë sa do e vogël por realitet dhe i dhimbshëm  që patem nga  pushtuesi  turk tregon se në vitin 1887 në Shqipëri kishte 3000 shkolla, 1200 ishin turke, 300 ishin serbo- greke, vllahe, bullgare, kurse një shkollë e vetme shqipe me mësues Pandoli Sotirin, ku pas 4 viteve vritet ky mësus dhe mbyllet kjo shkollë. Një ndër luftrat me të mëdha që bëri pernadoria osmane ishte mos hapja e shkollave shqipe e konvertimi në islam me anë të metodave të tyre të forcës e dhunës . ''Njerëzit e errësirës'' së vendit tim  aq lirë shiten sa të mendosh sa vlenë  cmimi i tyre?  Do të  vlejnë sa një  leckë e ndytur e hedhur në mbeturina. Këta njerëz të këtij  lloji pos që janë damtues ata janë edhe matrapaz, gryksa, vjedhës, imitues, dametues të shoqërisë dhe  mjedisit ku jetojnë ku para se gjithash tek ta është veq paraja, shiten, gënjejnë, mjellin prapaganda e urrejtje vetëm e vetëm që të arrijnë  tek paraja,e me këto para ata ushqejnë  fëmijet e famljet e tyre,këta femijë të pafajshëm rriten me këtë kulturë të urrejtjes,frikës, ku ushqim i dytë i tyre është ushqimi djallëzor i predikuar nga këta të shitur. Nga këto po përmbyset e mira,morali edukata,toleranca, merrni e shiqoni ligjeratat e tyre, cka ligjerojnë, ku e dergon një të ri ?, drejt humneres¸, drejt krimit ,drejt urrejtjes,kundër normales.

Nga na erdhi ky sekt?, kush na solli?, askush tjetër  veq armiqëve  tanë të përbetum serbët , qe me këtë besim  bën që të c'rrenjënoset kultura e edukata shqiptare shekullore, toleranca  fetare. Është politika serbe që vendosi këto sekte e që bën cdo gjë për të futur përcamje sa më shumë besa dhe i financon,po ti themi hoxhë  Krasniqit e Irfanit e shumë tjerë  të këti lloji që merrni rroga prej Beogradit,për me mbjellë urrejtje në Kosovë për me prish cdo gjë të krijume  mirë...Kushtëzohen të bëjnë një gjë të tillë pa kulturë, pa shiqim pozitiv,të qoroditur nga faqeja e dheut, të prishur në mendje e zemër,të kundër me edukaten, moralin traditën tonë shqiptare të bindur vetëm në urrejtje e degjenerim,me pamje fizike djallëzore,njerëz me pantolla të shkurtër e mejkër gjatë ngjajshëm me djallin,400€ , 500€ , 600€ , 800€ , është paga e tyre, sa lirë shitet një njeri,me këto para ushqehen ,për të marr urrejtje,jo respekt,për njerëz të tjerë besa as për Zotin, sepse Zoti është veq i tyre ku askush tjetër nuk ka të drejtë  të besoj e të adhuroj Zotin në përjashtim të sektit të dreqit të tyre.

Në Kosovë ka përplotë  organizata arabe ku ndërkombëtarisht shumica prej tyre njihen si terroriste, kurse tek ne njhen si organizata humanitare, ku ushtrojnë  funksionin e tyre mjaft lirshëm e pa pengesa,ballë hapur,ku sipas tyre ata janë njerëzit me të përshtatshëm për rininë ,?elësi i problemeve të rinisë, ushqimi i shpirtit.

Një hoxhë po i këti lloji i quajtur Irfan ligjëron për femrat shqiptare se si e cka... është bërë publike biseda e tij,po kjo është një bisedë publike sa e sa ligjërata bëhen në dëm të shoqërisë  tonë,ka me mija e mija po te ati lloj dëmtues,shkatërrues,fyes etj etj..., ku ne po ju ndihmojmë  me vemëndjen tonë  po ju bëjmë publicitet të madhë, publicitet njerëzve e fjalimeve  të brishta për shoqërinë tonë....

Kush ti ndaloj,policia,qeveria.BIK-u asnjë  hap nga askush këta pse?

As unë e astenjë shqiptarë nuk është kundër fesë islame, islamit shqiptarë,të përtrirë nga të afërmit,prej asaj kohe që e morëm dhe pranuam  islamin, e pranuam si e pranuam është e  jona  tash po bëhen breza që e kemi dhe e kultivojmë,na takon neve,por jo asesi ta pranojm talibanizmin, këtë sekt që mbjellë veq urrjetje,frikë e dhunë, është krim e turp një njeri i ?oroditur talibanesk të flasë shqip.  Këtë gjuhë talibaneske e ndëgjojmë lirshëm nëpër qeverinë, kuvendin e rep. Kosovës, mos të cekim me emra se kemi dhe ministra e depute të krahut të tyre,ku secili në forcen e vet ju ndihmon këtyre ''njerëzve të errët''.

Këta me pagat e tyre të marrura nga armiku po na shkatërrojnë shtetin,të ndërtuar me mund e gjak, vendi jonë po bëhet si klon i Bosnjës, po mendojmë se do gjejmë shpëtim tek Turqia,po i besojmë aq shumë turkut me shumë sa cdo shteti tjetër si të mos ishin këta pushtues 535 vjet, disa po i quajnë edhe vëllezër,si të quhet vëlla pushtuesi,pse disa po dalin dhe e quajnë vetën kopil, duke e thirrur turkun vëlla, ku as fis as gjakë  shqiptarët e vërtet e të paster nuk i lidhë me turkun. Them të jemi fqinjë të mirë por jo asesi vëlla, mora këtë shembull sepse prej këtyre pushtuesve sot ne bartim pasoja si këto të cekura me lartë,talibaneske,arabe, që  nuk po na lejonë ndërtimin e shtetit,  të bazuarë në kulturen tonë të mirëfillt shqiptare, që si popull me i vjetër në ballkan e Europë, kemi  shtetin më të ri..., ku po mbetët  e kaluara e jonë, ku po mbetet mundi dhe sakrifica e atyre që  dhanë jetën për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqipe,ku do mbetemi ne me vëllazrimin e Turqisë, ku po mbeten rrënjët tona ilire,fiset tona,tradita jonë e vëlladashjes,si duket më shumë po na pëlqen urrejtja dhe paraja e disave që nuk duhet të bisedohet për ta në shoqërinë tonë e le më në familjet tona. Pse ne shoqërija civile nuk ngrihemi dhe tu themi stop këtyre shkatërruesve të së ardhmes tonë,t'jau mbyllim derën një herë e përgjithëmonë armikut të popullit i cili me dredhitë e veta po mundohet në gjitha mënyrat që ta përqajë shoqërinë tonë, një shoqëri europiane për të cilen me shekuj kemi luftuar, të mos ju japim hapsirë disa'' krimbave'' të këqijë që po punojnë shumë por që tani per tani nuk po shihen gjurmet e tyre ,por  që në të ardhmen do të jenë  shumë të  rënda sa që as ne vet nuk do e dimë se nga na erdhën.

Ky popull i mjerë qe është në këtë errësirë shpresojmë  të dalë në dritë, të  lirohet nga këta krimba,që kanë arritur pozita në qeveri, në parlament,e në shoqëri.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora