Mendime
Halil Matoshi: Soraya, klerikët bastard dhe etika
E shtune, 15.06.2013, 01:03 PM
Mirëmëngjesi
Kosovë: Soraya, klerikët bastard dhe etika
Nga Halil Matoshi
Hoxha Irfan Salihu nga Prizreni ka të drejtë të predikojë mbi moralin, pra edhe amoralitetin duke interpretuar Kur’anin – në një shoqëri sekulare, siç është shoqëria kosovare. Qytetari Irfan Salihu nga Prizreni nuk ka të drejtë të fyej e të denigrojë askënd në emër të fesë dhe në emër të asnjë Zoti.
Ekziston
një kod obligues islam që njohësit e Kur’anit e interpretojnë si fjalën e
Zotit, e sipas të cilit “zinaqaren (laviren) dhe zinaqarin (lavirin) t'i
rrahni, secilin prej tyre me nga 100 të rëna”!?
Këtë
mesazh e ka dhënë këto ditë përmes një videoje hoxha nga Prizreni Irfan Salihu.
Ai
thjeshtë ka thirrur në dhunë!
Një cenim
aq i rëndë i grave por edhe burrave ka ndodhur në Kosovë në mileniumin e tretë.
Një fyerje kaq e pështirë ndaj vajzave të reja, ndaj rinisë përgjithësisht nuk
ka ndodhur së voni as në Iranin e Ahmadinexhadit dhe as në Afrikën nënsharaiane
si në Somali etj., ku për çdo vit sipas statistikave reth 150 000 femra bëhen synet
pra gjymtohen përjetë.
Ndaj
kësaj thirrjeje patetike e të turpshme s’e besoj të mbetët dikush normal
indiferent. Secili do të protestojë në mënyrën e tij.
Soraya
Manutchehri ka vdekur në vitet 1980, në një fshat të Iranit.
Ka vdekur
pasi është futur në dhe në mes e poshtë, kurse nga mesi e sipër i është
ekspozuar gjuajtjes me gurë, në emër të Allahut e kinse për tradhti
bashkëshortore të supozuar nga dikush e të dëshmuar rrejshëm nga disa të tjerë,
sipas traditës islamike!
Freidoune
Sahebjam, i biri i një ish ambasadori iranian, ka udhëtuar përgjatë Iranit dhe
ka raportuar lajme për krime monstruoze në emër të fesë islame e me verdiktin e
një ajatollahu apo një kleriku lokal dhe me bekimin e një familjeje thellësisht
injornate!
Një nga
krimet e raportuara nga Sahebjam ishte ai për Sorayan.
Gjatë
udhëtimit të tij, ai takoi hallen e Sorayas, Zahranë nga e cila incizoi
rrëfimin mbi ngjarjen që kishte ndodhur vetëm një ditë më parë.
Para se
të vendoste kaseten për incizim, gazetari thotë: ‘’... e pse duhet që të
incizoj zërin tënd kur Zëri i femrës nuk çon peshë në këtë shtet?’’.
Zahra
përgjigjet: ‘’Dua ta marrësh zërin tim më vete, dua që ta dëgjojë e gjithë
Bota.’’
Ky është
lajtmotivi i filmit ‘’The Stoning of Soraya M.’’ (Gurimi i Soraya M. bazuar në
një ngjarje të vërtetë. Pra filmi është bazuar në librin e gazetarit
iraniano-francez Freidoune Sahebjam (1933-2008).
Hoxha
Irfan Salihu, me një përgjithësim të paluhatur i ka bërë kurva vajzat dhe gratë
e reja shqiptare. Ai do ta nxjerrë tërë këtë duf prej të mallkuari pasi të ketë
lexuar një sondazh i cili flet se në Shqipëri 92% e vajzave të shkollës së
mesme nuk qenkan virgjine! E Kosova është afër, prandaj sipas predikimit të tij
– të gjitha vajzat shqipatre qenkan thjeshtë putane – kurva, sipas gjuhës së
shplarë të hoxhës.
Ai duke
mbajtur një kinse ligjeratë për moralin e ka cënuar rëndë moralin publik
qytetar!
Ai ka
bërë thirrje: “Lëshoni gratë kurva lë të mbesin sokaçeve si meçka...” etj. duke
lënduar përgjithësisht vajzat dhe gratë e reja kosovare, por edhe shumë djem
adoleshent dhe burra të rinj, duke shkelur rëndë thirrjen prej kleriku në një
vend sekular.
Ai pos që
ka thirrur në dhunë (që është vepër e dënueshme sipas Kodit Penal të Kosovës)
ka cënuar rëndë privatësinë - pra fjalori i këtij hoxhe është një synim që të
depërtohet në privatësinë e individëve, femra për ta bastisur jetën e tyre dhe
për të zbuluar nëse ato vajza dhe gra janë virgjine apo jo dhe për të vendosur
pastaj se ku e kanë vendin në shoqëri ato? “Meqkat duhet lënë në sokak” – është
përgjigja e Salihut.
Me këtë
fjalor janë cenuar rëndë të drejtat elementare të njeriut të te gjithë besimtarëve
(xhematit) në atë lutje, i cili, nga sikleti po qeshtte.
Irfan
Salihu është hoxhë me profesion dhe si i tillë ai ka të drejtë të interpretojë
atë që thuhet në Kur’an edhe për imoralitetin, (arabisht: zina) për
virgjinitetin tek femrat e reja dhe për respektin që gëzon “hymeni i ruajtur”
deri në martësë të ligjshme në disa kultura tradicionale, pra deri vonë edhe në
kulturën shqiptare.
Mirëpo
Salihu nuk ka të drejtë të fyej e përdhosë të gjitha femrat shqiptare (dhe ato
kosovare) si “kurva dhe meqka” që duhet të lihen sokaçeve, sepse kjo është
thirrje për linç publik, kjo mund të cenojë rendin publik, konstitucionin
shpirtëror dhe juridik të kësaj shoqërie, jetën dhe shëndetin, si dhe
reputacionin shoqëror të shumë femrave të reja që mund të bëhen caqe të lehta
sulmesh e etiketimesh, pra ato mund të shndërrohen në viktima të këtyre
predikimeve hipokrite.
Ky hoxhë
që është bërë i popullarizuar në rrjetet sociale si një Show Man kur flet mbi
amoralitetin e femrave shqiptare, ai harron se jo të gjitha femrat shqiptare i
përkasin islamit dhe jo të gjitha femrat shqiptare besojnë në mitin e
virgjinitetit, që në thelb është një absurd.
Hoxha nga
Prizreni në një farë mënyre është shndërruar në “inxhinier të moralit fetar e
shoqëror” dhe po kujdestaron mbi moralin publik të grave dhe burrave në një
shtet kushtetues-laik, me fatvatë e tij aq të pështira dhe të egra duke e
kapërcyer kështu shumëfish etikën e predikuesit fetar, pra duke u shndërruar në
njeri përgojues e potencialisht të dhunshëm, të paskrupulla, thjesht në një
njeri të rrezikshëm për ambientin mental.
Irfan
Salihu e ka përçmuar, fyer dhe denigruar publikun kosovar.
Nëse në
"publik" përfshihen njerëzit e feve, etnive dhe kulturave të
ndryshme, pra në ‘publik’ përfshihen edhe ateistët, agnostikët dhe fetarët
joritualistë ose pasivë, si dhe të painteresuarit për fenë, atëherë ky
“inxhinier” i moralit shoqëror e ka ndotur ambientin me fjalë erërënda e me
përmbajtje toksike.
Ai vet
duhet të jetë moralisht përgjegjës për shkatërrimin e mjedisit mental.
Dilema që
shtron miti i virgjinitetit pos një nomosi fetar po shtrohet edhe nga disa
filozofë të moralit, ose thënë më mirë, nga disa sociologë etikë.
Shumica e
njerëzve në kultura të caktuara, p.sh. në Islam, tek hebrenjtë dhe Hinduizëm, e
kanë një fiksim të ngjashëm - duan që partnerja e tyre të jetë e virgjër. Për
ta thënë ndryshe, ata nuk duan që individët të kenë marrëdhënie seksuale
para-martesore.
Por
niveli i kostos sociale dhe privimet njerëzore në islam janë tepër të larta.
Puritanizmi
është pretendimi i pafajësisë pa pafajësi dhe kjo pafajësi është e vetmja gjë
që mund të fisnikërojë mungesën e arsimimit të gratë dhe burrat në disa
kultura, thoshte Friedrich von Schlegel. Ndërsa Simone de Beauvoir thotë se
virgjëria femërore nuk është integritet që magjeps njeriun, por admirimi i tij
për integritetin është ajo që që bën të çmohet virgjëria.
"Folklori
ynë" në lidhje me hymenin – është fundësisht mit dhe mosdije, mosemancipim
dhe mosarsimim.
Madje të
nxitura nga ky folklor mjedisor dhe nga interpretimet si të Irfan Salihut,
shumë gra bien viktima duke iu nënshtruar riparimit kirurgji të cipës së
virgjërisë, që luhat integritetin e njeriut.
Ato gra
thjeshtë e lëndojnë integritetin personal për t’i kënaqur egot e burrave të
tyre.
Etike do
të ishte sikur Salihu të jepte opinionin e tij se si të pajtohet liria e
zgjedhjes dhe sjellja e lirë individuale me moralin publik dhe si të shmanget
dhuna, si të mbijetohen presionet seksuale në shoqëri, si të rehabilitohen
viktimat e dhunës etj.
Por ai ka
zgjedhur një ligjerim joetik.
Pra ai ka
shpifur, si ai kleriku iranian që shpif për Sorayan!
Studjuesja
Virginia Haussegger shkrun se virgjëria është ferri i një dhurate, pra
virgjëria nuk është kurrfar dhurate, është thjesht një absurd fëmijëror.
Virgjëria
merr vëmendje siomos me rritjen e fondamentalizmit islamik - dhe tani Irfan
Salihu e vuri përsëri në agjendën kombëtare!?.
Thua se
kjo shoqëri e ka të vetmin problem madhor këtë çështje.
Shkrimtarja
muslimane dhe ish-deputete holandeze Ayaan Hirsi Ali ishte një nga të parat për
të sjellë këtë çështje në vëmendjen tonë me librin e saj ‘Virgin Caged.’
Ajo
argumenton se për shumë muslimanë, morali ''e shpreh vetveten përmes një
obsesioni me virgjërinë'' dhe se “virgjiniteti është një zotërim i burrave mbi
seksualitetin e grave''.
Nderi i
familjes dhe i mashkullit qëndron me virtytin e grave të tyre, në virgjërinë e
nuseve të tyre. Turpi që sjell humbja e virgjërisë femërore është i pandreqshëm
në këto kultura, në qoftë se marrëdhënia ka ndodhur jashtë martese.
Ndërsa
sulmi seksual dhe përdhunimi i mundshëm nuk siguron alibi për mbrojtje!?.
Irfan
Salihu pos që shan e pështynë nuk ka zgjidhje për këtë kategori!
Hirsi Ali
argumenton se një mënyrë e fuqishme dhe efektive për ruajtjen virgjërisë së një
vajze brenda islamit radikal është duke i mbajtur gratë ''nën arrest shtëpiak,
duke kufizuar rëndë lirinë e tyre të lëvizjes”.
Ky çmim i
virgjërisë, gjithashtu ka detyruar disa gra myslimane që të provojnë mënyra të
dhimbshme dhe të rrezikshme për t’u shtirur si të virgjëra në natën e tyre të
dasmës, vetëm për të kënaqur maninë e familjeve të tyre. Hirsi Ali e ka
përshkruar një praktikë të shëmtuar të te rejave që janë detyruar të fusin
trupa ose objekte të huaja në organet e tyre gjenitale, për të përmbushur
gjakderdhjen dhe për ta dëshmuar sidoqoftë virgjërinë.
Virgjëria
nuk është shuma e virtytit e një gruaje. As nuk është kjo dhurata më e madhe e
saj. Kjo është një gjë private dhe kalimtare.
Kulturat
e ndryshme i sugjerojnë një gruaje që të ''jep'' virgjërinë e saj për dikë si
dhuratën më të madhe, që në thelb i sugjerojnë nënshtrimin seksual dhe
nënshtrueshmërinë në jetë.
Kjo është
skëterra e një dhurate.
Feja,
është plot me hipokrizi, veçanërisht rreth seksit.
Ali vëren
se virgjëria është e vlerësuar sepse gratë trajtohen si pronë.
Ato janë
vlerësuar më pak nëse nuk janë virgjëresha.
Irfan
Salihu e krahason një vajzë jo të virgjër me një gomë të përdorur makine!
Aq i
paskrupull që është.
Këto
kultura primitive si puna e mjedisit kulturor të Irfan Salihut zhvlerësojnë
gratë e vjetra, që janë nënat.
“Njeriu
blen një gomë të re e të papërdorur për makinën...” - thotë Hoxha.
Kjo është
fyerja më e madhe që dikush ndonjëherë i ka bërë gruas ose nënës së tij.
“Që
virgjëria do të mendohet si një virtyt dhe jo pengesë që ndan injorancën nga
dija, kjo është një bestytni infantile e shpirtit të njeriut” – ka shkruar
Voltaire.
Prokuroria
e shtetit ex officio do të duhej ta padiste Irfan Salihun dhe ta penalizonte
për thirrje në dhunë...
Kështu do të ndodhte në secilin vend ku sundon ligji.