E diele, 28.04.2024, 02:27 PM (GMT+1)

Mendime

Enver Robelli: Hoxhë Irfani dhe kërcënimi...!

E marte, 18.06.2013, 07:30 PM


Hoxhë Irfani dhe kërcënimi me prerje koke!

Nga Enver Robelli

Pas “hoxhë” Irfanit po flasin ithtarët e tij. Njëri kërcënohet se “do ta presim kokën si pulës”, tjetri “do ta presim kokën si derrit”.

Të tjerët çirren me kërcënime me vrasje e therje me thikë. Në të gjitha kërcënimet nuk mungojnë fjalët më vulgare, të cilat s’e kanë vend këtu, në debat publik. Kur i pyes këta ndyracakë nëse mund të prezantohen me emër në mënyrë që t’i lajmëroj në polici, i rrok paniku, ndonjëri madje shpejt e shpejt ndërron emrin në Facebook.

Kështu jeni ju fashistë të vegjël dhe të blertë që në emër të një feje që në thelb predikon tolerancën dhe paqen kërkoni gjakderdhje duke iu referuar “imam” Irfanit, një mashtruesi, që në shtete normale do ta kishte vendin në burg. Në Kosovë ky e ka vendin në xhami, sepse kështu dëshiron mashtruesi tjetër Naim Tërnava. Ne vërtet jemi çliruar nga çetnikët serbë, por ende jo edhe nga çetnikët pseudomyslimanë të Naim Tërnavës, të cilët nxisin urrejtje dhe thërrasin për dhunë dhe tregojnë përralla të pafundme. “Hoxhë” Irfani në “ligjëratat” e tij e sulmon një kompani telefonike kosovare, sepse po organizuaka lojëra shpërblyese dhe i kërcënon njerëzit, duke ju thënë se është haram të luash me telefon, sepse “të çoj m’u përzhit atje, piqesh si qebapat në skarë, kish, kish, kish...”.

Merreni me mend: Irfan mashtruesi e merr rolin e përfaqësuesit të Allahut në tokë dhe e shpallë veten përgjegjës për Kosovë dhe vendimmarrës se kush shkon e kush nuk shkon në parajsë. Irfan matrapazi, që për fat të keq është punësuar nga Bashkësia Islame e Kosovës, madje në kryeqytetin e nacionalizimit mbrojtës shqiptar, në Prizren, atakon fabrikën e birrës në Pejë, bile po të pyetej ai do të ndalohej edhe prodhimi i birrës në Kosovë, sepse, siç thotë ky me gjuhën e tij të fekaleve, “urinë me pi nuk e ki gjynahun më të madh te Allahu se me pi alkool...”.

Një shoqëri e lirë duhet të mbrohet nga të tillët si Irfan Salihu, një tip në kajde t’insanit, i cili nxjerr jashtë dhëmbët e verdhë kundër “veshjes franceze” në Kosovë, kundër civilizimit perëndimor, kundër kulturës perëndimore, kundër emancipimit, kundër zgjedhjes së lirë. Me këtë diskurs punëtorët e Bashkësisë Islame po krijojnë bomba me dy këmbë, xhihadistë që shkojnë në Siri për të luftuar jo për popullin e Sirisë, por për umman, për bashkësinë myslimanë dhe gjithëbotërore, po krijojnë përbindësha që në emër të fesë rrëzojnë çdo vlerë humane dhe duan të hapin burgje për ata që nuk i nënshtrohen “moralit të tyre mesjetar”, një “moral” që krahas fjalëve kërcënuese vringëllon shpatën me gjak dhe gënjen se u dashka femra të bart shami dhe përjetësisht t’i nënshtrohet “vullnetit” të burrit, atyre burrave si “hoxhë” Irfani, i cili në një nga predikimet e tij apokaliptike dhe qesharake ankohet se në Kosovë ka shumë “erotizëm” dhe apelon që të rinjtë të mos këqyrin ndonjë pamje të tillë në kompjuter, sepse mund t’u verbohen sytë!

Mbase dëshira e thellë e “hoxhë” Irfanit mund të ketë qenë “profesioni” i pornostarit në ndonjë film me deve! Predikues të tillë po e largojnë nga feja gjeneratën e myslimanëve shqiptarë, të cilët fenë e kanë parë përherë në shërbim të kombit dhe jo në shërbim të ummas, të revolucionit të kamikazëve antiamerikanë dhe antiperëndimorë, të cilët i duartrokasin krimeve të Bin Ladenit. E keqja është që prej lirisë dhe vlerave perëndimore po përfitojnë edhe ndotës ambienti si “hoxhë” Irfani... Dhe Kosova e mirë dhe evropiane po hesht, sepse është nënshtruar nga krimi i organizuar dhe korrupsioni. PS. E kam shumë të qartë se brigadat urrejtëse e kuazimyslimanëve sërish do të kërcënohen, por vetëm njëherë, herën tjetër këtë shans nuk do ta kenë.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora