Mendime
Sadik Vrajolli: Kosova në rrezik
E hene, 17.06.2013, 09:05 PM
Kosova në
rrezik prej vetëvetes dhe prej Serbisë
Nga Dr.
Sadik Vrajolli,
Edhe pas
2000 vjetëve robëri nuk u
vetëdijësuam ta bëjmë një shtet
demokratik e funksional.
Sipas Platonit shteti përbëhej prej tre niveleve: nivelin e parë e përbënin fuqitë prodhuese që në atë kohë përbëheshin nga bujqët, zejtarët dhe tregtarët; nivelin e dytë e përbënin mbrojtja shtetrore e nga rreziku i brëndshëm dhe ai i jashtëm dhe nivelin i tretë e përbënte intelegjenca që udhëheq shtetin ose aristokracia mendore.
Vallë sot
mbas 2500 vjetëve të lashtësisë sonë në këto treva a kemi këto mekanizma, vlera e struktura?!
I kemi dhe si kemi?!
Aspekti
ekonomik: 90 përqind importojmë nga shtete fqinjët, përkundër faktit që në
shumicë kemi resurse për prodhime vendore.
Mbrojtjen
e shtetit e kemi dhe se kemi: e kemi më në fund një FSK-ë të tranformuar për së treti, gjërsa
NATON dhe EULEX-in mirë që i kemi e kemi por
ato nuk janë nën komandën tonë.
Trurin
apo inelegjencën e shtetit në krahasim
me rajonin: kurrë nuk kemi pasë më shumë politikanë inkompetent, sepse një pjesë e tyre as nuk
janë konformë me kohën dhe kërkesat e as nuk kanë përgatitje profesionale dhe
as përvojë politike.
Shteti sot është shumë më i komplikuar sesa shteti i Platonit, sepse nuk përbëhet vetëm prej tri nivele të cekura nga Platoni por edhe prej shumë shumë mesniveleve të decentralizuara organeve të tjera shtetërore si për shembull: arsimi, shkenca, teknologjia, shëndetësia, bujqësia, urbanizmi, industria, infrastruktura, administrata, mbrojtja, organet e sigurimit, bashkëpounim i ndërkombëtar (politika e jashtme) ambienti, shërbimi informativ, ushtria, diplomacia etj.....
Në vend
që e gjithë at energji të akumuluar ndër
shekuj për liri demokraci e shtet të
shfrytëzohet për një ideal shtetror-
funksional, krijohet përshtypja se, si në maxhi ndryshuam përnjëherë pa e
menduar as imasgjinuar fare, u harruan perspekutimet, masakrat.,
burgosjet, shkatërrimet, dhunimet djegjet dhe luftat që kishin për qëllim shfarosjen e
gjithëçka çka ishte shqiptare dhe pushtimin e stilit “Toka e djegur”dhe sillemi
si të dalur nga një katarzë e papritur, e pa merituar dhe e panevojshme duke
mos ditur se ku shpin rruga e tillë.
Për të
mos hyrë në çdo detal ti shohim disa gabime tonat që rrezikojmë vetveten. Pas
luftës arsimi ishte në gjendje të mjerueshme sepse dhjetë vite të okupimit
mësimi zhvilohej në shkolla-shtëpi private që edhe ka lënë defekte të pariparueshme. Në vend se ato
defekte të riparohen nga shteti me mësime plotësuese dhe punë praktike, me më
shumë kabinetee laboratorë të munguar, u kriua një avaz i ri i themelimit edhe
më tepër Universiteteve, tani private që dolen edhe më të dobta se ato që
ishin. Ish shkollat dhe Universitetet e podrumeve u zëvendësuan me universitete
private dhe krijuan divizione të analfabetëve modërn. Ish akademikët e
mirëfilltë u pensionuan, u nëpërkëmbën dhe përvoja e tyre nuk u shfrytëzua dhe
nuk u pasurua me ekspërtiza të reja që na ofron bota moderne, por disi edhe ata
ndryshuan dhe iu përshtatën ambientit të ri duke shukatë dhe duke ’’fjetur
dathë’’. Kësaj kotësie iu bashkangjitën akademikët e rinjë me plagjiatura e
TRANSPLANTE DITURIE gjë që ata
’’akademik’’ u shëndrruan në zvarranik
që ’’nuk iu ha palla’’ për asgjë, përveç
udhëheqëse partiake ose shtetërore, duke mos këthyer sas shiqimin asnjëherë në problemet madhore kombëtare, si p.sh problemi i gjuhës standarde ku janë paraqitë zëra me e ndarë në gegënishte dhe në toskërishte të cilën as Tito nuk e ka bërë por e ka bërë vetëm Rankoviqi i cili kishte thënë që të dallohen shqiptari dhe albanci!
Këta
“akademikë” nuk reagojnë kur trillohet një komb kosovarë, duke mos dalluar
kombin politik dhe at nacional që, për inelektualet e politicientet paraqet
turp, ofendim, veçmas për çdokend që ka gjak shqiptari.
Problemi i administratës, sistemi juridik, zhvillimi urbanistik, toka punuese, shëndetësia, infrastruktura janë jashtë çdo kontrolle, gati se anarki e plotë. Kurse prona shtetërore, si pronë e çdokujt dhe e askujt, është shndërruar në zhvatje e uzurpime të vazhdueshme..
Çdo shtet
organizohet përmes partive politike të cilat përveq programit partiak dhe
ideologjik kanë program të mirëqenies së popullit dhe organizimin e shtetit.
Partitë tona janë të ndara në dy grupe të mëdha dhe një grup të vogël.
1. Parti
politike pacifiste në krye me LDK-dë e disa parti të vogla
2. Parti
e krahut të luftës PDK
3. VV
Këto dy
partitë e mëdha e akuzojnë njana tjetrën përmes mediave edhe në biseda private
me ta.
Krahu i
luftës shprehet me këto akuza: e akuzon
LDK-në si parti e mbeturinave titoiste, Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë
të cilët i shërbenin interesave të
Jugosllavisë ku disa ish funksionarë na quanin nacionalista, iridentista,
plehna të Kosovës bile na lypnin birën e minit për 300 grosh, kurse gjykatësit
dhe inspektorët shqipfolës na i torturonin djemtë dhe vajzat nëpër burgje vetëm
e vetëm pse kërkonim të barazoheshim me popujt tjerë të ish-Jugosllavisë siç
ishin rastet kur i torturionin të burgosurit deri në vdekje. Kështu u veprua me
atdhetarët Fazli Grajqevcin, Metush
Krasniqin dhe Hilmi Rakovicën dhe shumë e shumë të tjerë që kaluan në këto burgje famëkeqe me te gjitha llojet e
torturave prej dhunës fizike, psiqike dhe torturave me elektro- shok. Kurse familjet tona na i
izolonin dhe na i trishtonin me kërcënime dhe të tillët luftën çlirimtare na e
shtynë skajshmërisht dhe UÇK-në e quanin një grup patriotësh lokal që i japin
alibi Serbisë për represalje. Për krahun e luftës LDK-ja është parti e
dështuar, e hargjuar e korruptuar pa kurrfarë vizioni dhe ide të reja.
Kurse
krahu i paqës- LDK-ja e akuzon PDK-n si
parti vazhdimësi e së majtes enveriste dhe që qëndron vrasje politike, kërcënime, uzurpime të
pronës shtetërore etj.. Këta njerëz të malit, të paditur, sipas LDK-së pronën
shtetërore e konsiderojnë plaçkë lufte kurse popullin që nuk kanë marrë pjesë
në luftë e konsiderojnë si rob lufte duke i qitë haraç dhe kanë të drejtë ti
trajtojnë si të duan dhe që PDK-ja i përdorë organet shtetërore
vetëm për
interesta e veta e assesi për interesat e shtetit të Kosovës. PDK-ja i
keqpërdorë jo veq luftën po edhe nderin e krenarinë e martirëve të kombit duke
i konsideruar krejt si pjesëtar të tyre bile edhe ata që nuk kanë patur kurrë
orientim politik as parti politike si Salih Çekun e Adem Jasharin.
Për këta
dy heronj kanë pretendim të dy partitë se janë të tyre. Kurse sipas meje jo
vetëm këta dy por të gjithë luftëtarët e lirisë që flijuan jetën janë bijtë e
këtij populli dhe janë të pavdekshsëm, meritojnë respekt si dhe janë shembull
dhe inspirim i pashtershëm për të gjitha brezat dhe të gjitha kohërat.
Vetëvendosja
konsiderohet prej dy krahëve partiak
PDK-së e LDK-së si parti rebele dhe vandaliste, rrugaçe, nga se edhi përmes
rrugës e jo përmes rrezistenceës paqësore apo luftarake dhe për çdo gjë që
bëjnë dy partitë e para ata vetem janë KUNDËR, KUNDËR dhe asgjë tjetër.
Këto
akuza dhe kundërakuza sa janë të vërteta le ti gjykojë vetë populli sepse janë
produkt i këtij populli që edhe ua ka dhanë votën vetë. Unë mendoj se fajin e
kemi vetë si popull që kemi ra në këtë nivel aq të ulët sepse sikur të kishim
qenë popull i ngritur me siguri do të
kishim liderë dhe parti shumë ma shtetformuese dhe shtet më funksional e nuk
Përveq
këtyre problemeve që partitë tona dhe qeveria jonë nuk qajnë hallet, kemi edhe
një borxh ndaj Luginës së Preshevës që as Shqipëria e as Kosova kurrë nuk u
muarën me to. Mjerisht një pushtetar nga Kosova e akuzon Preshevën që nuk qe në
gjendje me e mbrojtë përmendoren kurse vetë harron se dy traktora zall në urën
e Ibrit nuk guxon me i hjekë as me ndihmën e EULEX-it e as të KFOR-it kurse
doganierët i duhet me ia transportue KFORi me helikopter. Mjerisht
Disa organizata destruktive të OJQ-ve dijnë me protestue kundër heqjes së shamive e i harrojnë 20.000 gra të dhunuara gjate luftës në Kosovë; dijnë me protestue kundër hajnisë së KEK-ut, por harrojnë me protestue që dhjetë vite një pjesë e madhe e popullit e kanë vjedhë rrymën, vjedhje e stërvjedhje mes popullit dhe KEK-ut.; dijnë me kërkue ndihma kundër regjimit të ASAD-it të Sirisë, por nuk i intereson apo nuk protestojnë për vëllazërit e motratt tona në Luginën e Preshevës; për të zhdukurit gjatë luftës; as për shitjen e Trepçës nga ana e Serbisë një firme amerikane. Këta destruktivë duan ta ndërrojnë pushtetin me dhunë.
Simbas
meje është me rëndësi të ndërrojmë mentalitetin e skandalit e ta zëvendësojmë
me dituri, shkencë, edukatë, humanizëm që do të ketë energji të mjaftueshme për
formimin e shtetit funksional.
Pra
Mjerisht ne paralufte nuk patëm platformë të përbashkët veprimi e as nuk patëm Qerqill, një strateg të nivelit të tij i cili në fushat para zgjedhjesh popullit anglezë ju përmetoi djersë, lot dhe gjak sepse ashtu e kerkonte momenti. Mjerisht nuk patëm as De Gol pas luftës për të arrijtë pajtimin e ndalur vëllavrasjet dhe armiqësitë mes vetes.
Nëse para
lufte ka qenë konspiracion thirrja për
çlirimin e atdheut sot është kushtrim që na si popull të shfrytëzojmë çdo
minut, çdo orë,çdo ditë, çdo muaj, çdo vit, për dituri dhe shkencë të nivelit
botëror dhe të formojmë shtet funksional që Serbia do të kishte respekt sikurse
për Kroacinë që nuk ka shansë më
kurr me destablizue .
Pra,
rreziku kryesor tani kur jemi shtet i pamvarun vjen nga vetja e jonë dhe pastaj
nga
P.S.
Metush
Krasniqi ka ishte një ndër strateget më
i madh i kombit tonë për çlirimin e trojeve shqiptare që nuk i përkistë asnjë
ideologjie. Metush Krasniqi ka qenë vetëm shqiptar dhe shpirtin e gjakun e ka
pasë vetëm shqiptar pa kurrfarë ideologjie. Ky njeri gjakun e vertetë e kisht e të kuq shqipar e
flamurin kuq e zi. Këto ishin emblemat e tija.