Mendime » Graciani
Deo Graciani: Behxhet Jashari dhe Turqia “moderne” e Erdoganit
E marte, 18.06.2013, 04:04 PM
Behxhet Jashari dhe Turqia “moderne” e Erdoganit
Nga Deo Graciani
Ka disa
kohë, që Behxhet Jashari, një nga të ashtuquajturit “intelektualë” islamikë të
Maqedonisë, po ndjek me shqetësim të madh ngjarjet që po ndodhin në Republikën
e Turqisë. Sikur të mos mjaftonte gjithë kjo vëmendje e tij për situatën në
Turqi, Behxheti si islamik “i devotshëm” që është, e ka ndjerë për detyrë që
t’i dalë në mbrojtje “vëllait” të tij të gjakut, Erdogan Fatihut, i cili po
përpiqet të rikthejë edhe një herë pas gati 100 vitesh, madhështinë e kalifatit
të dikurshëm osman, që për 500 vite rresht e verboi botën me “shkëlqimin” e
qytetërimit islamik.
Duke mos
dashur të merrem me analizën psikohistorike të shtresëzimeve osmano-islamike të
Behxhetit, që ushqejnë botëkuptimin e tij regresiv, do të përmend shkurtimisht
disa të pavërteta që ai thotë në lidhje me situatën e sotme në Turqi dhe
Erdogan Fatihun, që sipas tij na qenka prototipi i njeriut që ka “modernizuar”
Turqinë.
Shteti
turk, që nga krijimi i tij para pothuajse një shekulli ka kaluar nëpër disa
faza delikate që në njëfarë mënyre kanë formësuar identitetin e tij “modern.”
Edhe ajo pakëz Turqi “moderne” që ekziston sot, është meritë e një shqiptari,
me emrin Kemal Ataturk, që e nxori Turqinë nga haléja osmano-islamike, dhe u
përpoq ta bënte pjesë të botës së zhvilluar. Turqit, asnjëherë nuk do të kishin
krijuar shtet sikur të bazoheshin mbi ligjet e sheriatit, por do të ishin
shpërbërë me kohë. Fatmirësisht për ta, në një moment kritik, doli në skenë një
udhëheqës largpamës si Ataturku, i cili zëvendësoi ligjet arkaike islamike me
ligjet e botës së qytetëruar. Por Ataturku nuk jeton më, dhe si rrjedhojë edhe
idealet e tij filluan të zbeheshin pak e nga pak duke filluar që nga mesi i
shekullit XX.
Megjithëse
Ataturku bëri ndryshime të mëdha në çdo aspekt të shoqërisë turke që nxitën
zhvillimin e saj, përkrahës të halésë së dikurshme osmane kishte akoma në zona
të ndryshme të Turqisë dhe në shtresa të ndryshme të popullsisë, por
çuditërisht, ithtarët më të zjarrtë të kësaj haléje edhe sot e kësaj dite i
gjen me bollëk në rradhët e islamikëve shqiptarë dhe shqipfolës të Maqedonisë,
Kosovës e Shqipërisë, të cilët vajtojnë papushim mbylljen e halésë osmane, dhe
shpresojnë e luten që ajo një ditë të ringrihet përsëri si feniksi, dhe të
përhapë nëpër botë si dikur, kundërmimin e parezistueshëm të “qytetërimit”
osmano-islamik. Një nga këta nostalgjikë, që ndien mall për këtë ish-halé
madhështore, është edhe Behxhet Jashari, një intelektual islamik shqipfolës nga
Maqedonia.
Behxheti,
si një islamik i zjarrtë që është, e lartëson Erdoganin, edhe ky islamik i
zjarrtë si Behxheti, duke e quajtur si njeriun që po e drejton Turqinë drejt
një zhvillimi dhe progresi të paparë ekonomik, një progres që rivalizon vendet
më të zhvilluara të botës.
Behxheti
në shkrimin e tij bombastik arrin deri aty sa të akuzojë Bashkimin Evropian se
ka mashtruar Turqinë në lidhje me anëtarësimin e saj në këtë union. Në fakt,
është krejt e kundërta. Mosanëtarësimi i Turqisë në Bashkimin Evropian, ka të
bëjë me mosplotësimin nga ana e Turqisë të kërkesave themelore që lidhen me
këtë anëtarësim. Dhe faji kryesor bie mbi Erdoganin e sotëm, dhe ata që
qeverisën përpara tij. Bashkimi Evropian nuk është i përsosur, por gjithashtu
nuk është i tillë sa të anëtarësojë vende që nuk respektojnë as minimalisht të
drejtat dhe liritë e individit. Dhe kur bëhet fjalë për të drejtat dhe liritë e
individit, Turqia është pothuajse e fundit. Pra, anëtarësimi në Bashkimin
Evropian nuk varet vetem nga ekonomia e një shteti, siç pretendon Behxheti, por
nga politikat e brendshme dhe të jashtme të atij shteti, trajtimi i
minoriteteve, marrëdhëniet me opozitën dhe respekti i lirive të individit.
Fakti që Turqia nuk është anëtarësuar në BE, nuk ka të bëjë as me përkatësinë
fetare të shtetit turk. Behxheti nuk arrin të kuptojë se anëtarësimi nuk mund
të bëhet pa u vëzhguar sadopak qëllimet dhe politikat e një qeverie. Deklarimi
i politikave të caktuara dhe zbatimi i tyre janë dy gjëra krejt të ndryshme.
Për t’u
bërë pjesë e botës së qytetëruar, qeveria turke duhet të kërkojë fillimisht
falje publike për gjenocidin armen. Gjatë këtij gjenocidi u masakruan disa
miliona armenë. Pas kësaj duhet të kërkojë falje për gjenocidin kundër popujve
të Ballkanit dhe veçanërisht t’i kërkojë falje shqiptarëve, për masakrimin e
dhjetëra miliona shqiptarëve, dhe dëbimin e miliona të tjerëve nga trojet e
tyre.
Përveç
kësaj, qeveria turke duhet të ndalë dhunën e vazhdueshme ndaj qytetarëve turq
dhe të respektojë të drejtat e njeriut. Behxheti ose nuk është i mirëinformuar
për gjendjen e të drejtave të njeriut në Turqi ose bën sikur nuk di gjë. Unë
mendoj se është kjo e fundit sepse duket qartë nga gjuha banale që përdor
Behxheti kur etiketon protestuesit turq, të cilët i quan “pijanecë dhe kurvarë
laikë, që ndotin rrugët e Taksimit dhe xhamitë aty përreth - e me këpucë dhe
birra në dorë futën nëpër xhami, duke shkaktuar kaos.” Nuk është koinçidence që
të njëjtat fjalë, i tha një ditë më përpara edhe Erdogani, “vëllai” siamez i
Behxhetit. Fatkeqësisht, për Erdoganin dhe për Behxhetin, ishte vetë imami i
xhamisë që përmendi Erdogani, i cili e përgënjeshtroi atë. Paturpësia e
Erdoganit që deklaron gënjeshtra të tilla, dhe paftyrësia e Behxhet Jasharit që
përsërit të njëjtat gënjeshtra, janë shenjat e asaj që përkufizohet si
‘solidaritet islamik.’ Në praktikën e ‘solidarietit islamik,’ flliqësisë dhe
pastërtisë, gënjeshtrës dhe të vërtetës, të mirës dhe të keqes, i jepet e
njëjta vlerë, për hir të idealeve të njëjta islamike që ndajnë të solidarizuarit.
Erdogani
me sjelljen e tij, e ka deklaruar haptazi se nuk është i interesuar të
anëtarësojë Turqinë në BE, por të ringrejë edhe një herë kalifatin neo-otoman,
ku Turqia të jetë qendra, dhe koka e kalifatit të jetë Erdogan Fatihu.
Fatkeqësisht, edhe këtë progres ekonomik që Turqia ka arritur me kaq mund,
sidomos këta 10 vitet e fundit, Erdogani ka vendosur ta sakrifikojë për hir të
krijimit të kalifatit islamik. Ai e ka deklaruar edhe publikisht kur ishte
kryebashkiak i Stambollit dhe vazhdon ta deklarojë edhe sot, se ka ndërmend ta
kthejë Turqinë në një vend islamik. Pikërisht nga këto deklarata që pati bërë
në të kaluarën, Erdogani u arrestua për nxitjen e ekstremizmit islamik.
Behxheti,
ashtu si edhe Erdogani, e shumë të tjerë që ndajnë idealet e Fanarit të
Buharës, nuk kuptojnë, se shumë turqve nuk u intereson haléja neo-otomane, por
duan të jetojnë në paqe dhe të lirë, larg nga humbëtira islamike. Turqia e
këtyre dekadave të fundit në aspektin e të drejtave njerëzore, ngjason me
vendet akoma të pazhvilluara të botës së tretë. Erdogani nuk ka bërë asnjë
përmirësim në këtë fushë, dhe madje e ka përkeqësuar atë. Si mundet që Turqia
të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian kur në burgjet turke, njerëzit dhunohen e
torturohen sikur të ishin në
Një tjetër
arsye, është lufta që Erdogani u ka shpallur mediave të lira. Gjendja e mediave
në Turqi, krahasohet me atë të Kinës dhe Iranit. Madje numri i gazetarëve që
dergjen në burgjet turke, është më i më lartë se në
Reagimi i
policisë ndaj protestave të kohëve të fundit ishte tepër i dhunshëm dhe
rezultoi në vdekjen e disa qytetarëve, verbimin e disa dhjetëra të tjerëve nga
plumbat e gomës, plagosjen, gjymtimin dhe arrestimin e gati 10mijë vetave. Jo
vetëm që shumë qytetarë janë arrestuar dhe keqtrajtuar, por është arritur deri
aty sa të mos lejoheshin as doktorët që t’i mjekojnë, por edhe doktorët janë
arrestuar. Ky nuk është shtet evropian dhe as shtet i qytetëruar, por një shtet
me tipare islamike diktatoriale, ku njerëzit keqtrajtohen sistematikisht sepse
nuk pranojnë një sundim otomano-islamik. Vitin e kaluar, mediat zbuluan
përdhunimet sistematike të të rinjve nga moshat 13-17 në burgjet për minorenë
http://www.guardian.co.uk/global-development-professionals-network/2013/jun/10/turkey-history-sexual-violence.
Gazeta turke Dickle News raportoi për dhunën dhe torturat në burgun Pozanti ku
mbaheshin minorenët. Ata ishin abuzuar nga rojet, policia dhe ushtarët, dhe nuk
u ishte lejuar ndihma mjekësore, por përkundrazi, pas torturave dhe abuzimeve
ishin varur me kokëposhtë nga unazat metalike të tabelave të basketbollit. Pas
zbulimit të këtij krimi makabër, fëmijët u dërguan nëpër burgje të tjera.
Qeveria turke, në vend që t’i falënderonte gazetarët që zbuluan këtë krim, i
arrestoi ata duke i akuzuar se ishin të lidhur me organizata kurde.
Sjellja
diktatoriale e Erdoganit i cili kontrollon pothuajse çdo institucion përfshirë
gjykatat dhe mediat, ka kapërcyer kufijtë e paligjshmërisë. Ai është shkaktari
kryesor i protestave në Turqi. Protestat filluan kur policia sulmoi disa grupe
ambientaliste që po qëndronin paqësisht në parkun Gezi, në formë protestë ndaj
vendimit për prishjen e parkut. Erdogani kishte dhënë urdhër që të shkatërrohej
parku Gezi në Stamboll, si pjesë e një “projekti” më të gjerë për përmirësimin
e sistemit urban. Por projekti i vërtetë nuk ka lidhje me përmirësimin e
infrastrukturës, por me zëvendësimin e qëllimshëm të simboleve të Republikës së
Turqisë Kemaliste me simbole neo-otomane dhe salafiste. Plani “urbanistik” i
Erdoganit përfshin rindërtimin e kazermave ushtarake të periudhës otomane dhe
shkatërrimin e qendrës historike kulturore Ataturk. Qeveria e Erdoganit ka bërë
prej kohësh deklarata të dyshimta dhe kontradiktore mbi projektin, dhe këto
kanë rritur irritimin e popullatës, e cila kundërshton zëvendësimin e parkut të
gjelbër të qytetit me ndërtime prej betoni. Turqia është në grahmat e fundit të
lirisë, dhe pakënaqësia popullore është në rritje. Ligjet e miratuara kohët e fundit
nga qeveria e Erdoganit kanë kufizuar në maksimum të drejtat dhe liritë e
qytetarëve turq. Ky është Erdogani që ka “modernizuar” Turqinë. Një ekstremist
islamik që çdo ditë përsërit përpara mediave se “shekullarizmi është një
gënjeshtër.” Ndërsa, mjerani Behxhet Jashari, i cili edhe vetë e urren sistemin
shekullar evropian, akuzon Bashkimin Evropian që nuk e pranon Turqinë si
anëtare të tij.
Dhuna e
autoriteve turke ndaj qytetarëve, i ka trembur investitorët e huaj, të cilët
kanë vënë re se Erdogani po shfaq nga dita në ditë një paqendrueshmëri mendore
edhe në daljet e tij publike, ku pothuajse gjithmonë flet në vetën e parë, unë,
unë dhe vetëm unë, deputeti im, ministri im, policia ime, partia ime, qeveria
ime, etj. Pra kemi të bëjmë me një njeri autoritar, i cili ka arritur tashmë të
burgosë pothuajse çdo kundërshtar të tij politik. Ky njeri rrezikon ta
destabilizojë plotësisht Turqinë, duke nxitur edhe përplasje civile. Nga ana
tjetër, së bashku me fundosjen e të drejtave civile po fundoset edhe ekonomia
turke që ka pësuar rënie nga viti i kaluar, dhe borxhi i jashtëm është rritur
162%
http://www.hurriyetdailynews.com/turkeys-imf-debt-to-be-paid-off-foreign-debt-stock-still-on-increase.aspx?pageID=238&nid=46647.
Në këtë
përballje midis lirisë dhe skllavërisë, demokracisë dhe diktaturës, që po
zhvillohet sot në Turqi, intelektuali islamiko-shqipfolës Behxhet Jashari thotë
se “Gezi parku ishte epiqendër e Perandorisë Osmane prej ku sundohej në më
shumë vise të botës.” Në mendjen e tij, ai e shikon si domosdoshmëri që ky park
të rikthehet në “gjendjen e mëparshme,” që të “sundojë” edhe një herë shumë
vise të botës. Behxhet mjerani harron se sot jemi në shekullin XXI. Fizikisht,
Behxheti ndodhet në vitin 2013, ndërsa mendja e tij në vitin 1434 të kalendarit
islamik. Në imagjinatën e tij, Behxheti do të dëshironte që të gjendej edhe
fizikisht në vitin 1434, kur kalifati osman “ndriçonte shumë vise të botës me
dritën e qytëtërimit islamik” dhe vëllezërit e tij siamezë endeshin nëpër
Ballkan duke përhapur “kulturën” e tyre në një botë që endej në padije.
Pamundësinë e të qënit fizikisht në vitin 1434, Behxheti mund ta kompensojë me
një vizitë në Kosovë tek varri i sulltan Mehmetit dhe në Prishtinë tek xhamia e
Fatihut. Aty do të gjejë mjaft “vëllezër” të tjerë që si ai, ndjehen më pranë
fizikisht dhe shpirtërisht realitetit të vitit 1434.