Mendime
Bekim Rexhepi: Albini, i kuq apo i gjelbër
E marte, 25.06.2013, 07:36 PM
Albini, i
kuq apo i gjelbër
Kur kemi një ndezje të pakontrolluar të atmosferës me deklarata denigruese ndaj kodeve të kulturës shqiptare, tashmë të identifikuara dhe nga grupe të caktuara antishqiptare, të shfaqura viteve të fundit në Kosovë. Albini, nuk hezitoi të provokoi inteligjencën duke lëshuar blof, në shërbim të vetvetes.
Nga Bekim Rexhepi
Nuk do ta
nisja kështu këtë vështrim, por më që gjërat rrjedhin jashtë logjikës politike,
atëherë po qartësohet edhe ardhja e individit në politikë, mbase po bëhet
gjithnjë e më shumë kompleksitet në vetvete edhe për besimin që duhet të ketë
elektorati ndaj tij.
Mua më ka
rënë të kem mendime të shkëputura, të veçuar me një lloj respekti për dy figura
“karizmatike” në jetën politike në Kosovë, por qe personalitet e tyre më kanë
rrëshqitur fare nga karizma, kjo më nuk diskutohet.
I pari
është R. Qosja, më të cilin kam pasur dhe një takim në shtëpinë e tija dhe për
modesti më ka shërbyer dhe me kafe, kemi bërë ca muhabete aktuale të kohës,
veçmas tema politike, e ai sot politikisht ka rënë fare.
I dyti
është A. Demaçi, më këtë s’më ka rënë të takohemi asnjëherë, do të mund të
ndjehesha ca i penduar se pse deri në këtë kohë akoma s’isha takuar por dhe
tani më mirë që s’jam takuar. Më këtë njeri të rezistencës së pushteteve të
mëdha, dhe jo rezistenti i një pushteti fare prej letre (fjala është për
pushtetin e Hashim Thaçit), më këtë pushtet Adem Demaçi, e ka koritë vetveten
dhe gjithë atë “rezistencë” të tijën. Mua se paku kështu më mendohet, dhe do të
doja qe unë më shumë të isha i gabuari.
I treti
është Albin Kurti, ky një ish student rezistent dhe ish sekretar i të dytit
(A.D) në përfaqësimin politik të UÇK-së, i burgosur politik dhe i akuzuar si
terrorist nga një gjykatë qe kishte kriminalizuar gjithçka, por llogarit e saja
kishin një përfundim logjik për të dhënë një vendim që më në fund të lirohet
dhe te kthehet në Kosovë Albin Kurti. Unë nuk paragjykoj më tej lirimin e tij,
fatbardhësisht ai sot jeton dhe përfaqëson një subjekt politik të
“rëndësishëm”, dhe i treti me numërim përfaqësues në zgjedhjet e fundit në
Kosovë. Lëvizja “vetëvendosje”, ishte subjekti politik më i koklavitur në
skenën politike në Kosovë, sepse kësaj skene i solli telashe apo atmosferë
jete. Shqiptaret përpos retorikës politike nga ky subjekt mësuan edhe aksionin
politik të saj dhe të qytetarit aktivë. Me lëvizjen “Vetëvendosje”, politika në
shumë raste morri zhurmime, në shumë raste u përfolën edhe përtej Kosovës
aksionet dhe kritikat e kësaj lëvizje. Ishte pra Albini Kurti, protagonisti më
kryesor, siç ndodh rëndom me të gjithë udhëheqësit, ku është parafytyrimi i
këtij të fundit i lidhur tashmë me mënyrën sesi çdo lider e koncepton vetveten.
Por, në këtë rrugëtim duhet pranuar se aspirata e tij ka mangësitë, të cilat
nuk mund të japin drejtim të duhur konkretes, gjërave qe i duhen Kosovës.
Shfaqja e deritashme e Albinit, në shtetin e ri të Kosovës ka përfaqësuar
dukshëm mosrespektim dhe një qesëndisje antishtetërore duke i prapsu rregullat
e lojës politike. Është tjetër dhe një zgjedhja individuale për shtetin, karshi
normave dhe rregullave të vëna jo vetëm nga një individ, të provosh qe ato të
ndërrohen pa legjitimitetin e domosdoshëm përbënë një qëllim të “errtë” në
dëmtimin e shoqërisë, sepse nga këtu përforcohet atmosfera mendore në të cilën
bije vlerësimi dhe besimi në shtetbërje. Demokracia në të shumtën e rasteve
mbyll deriçkat për zgjedhje të vetme, kur këto synojnë të imponohen jashtë
rregullave të përcaktuara ligjërisht. I vënë në aksion dhe shfrytëzimi i
veprimeve të përveçëm në emër të demokracisë, nuk të japi imunitetin e të
vërtetës. Shenjat e shumta të shfaqura të elementit individual, kanë qenë
objekt dhe subjekt i shumë zhvillimeve qe mbase kanë lëvizur edhe gjëra të
rënda në këto vite. Me gjithë qortimet e ndërkombëtarëve, për rolin e tij në
politikën e Kosovës, Albini ka vazhduar të shpërfaqet i padëgjuar për një kohë
të gjatë. Kjo mënyrë e të zgjedhurit, ati duket se, sikur i ka krijuar dhe i ka
shtuar kësisoj rëndësinë e meritave personale, me çka ai do të mund të
llogaritë-te në krijim të një lidershipi të fuqishëm dhe karizmatik. Albini, ka
vazhduar të joshet si i “kuq” dhe asnjëherë nuk ka shfaqur mendim të kundërt në
lidhje me këtë qëndrim. Ne shumë aksione dhe veprime të tija nuk ka pasur
nuanca dhe ato shpesh kanë qenë të vet kuptuara se kahja e tij është e majtë.
Tash se voni duke përfshi edhe (Partinë Socialiste të Kosovës) PSK-në. Më shumë
se i “kuq”, nuancat e ditëve të fundit, sikur po i shfaqen edhe në të
“gjerbtë”?.
Kur kemi një ndezje të pakontrolluar të atmosferës me deklarata denigruese ndaj kodeve të kulturës shqiptare, tashmë të identifikuara dhe nga grupe të caktuara antishqiptare, të shfaqura viteve të fundit në Kosovë. Albini, nuk hezitoi të provokoi inteligjencën duke lëshuar blof, në shërbim të vetvetes. Unë kam dyshimet e mia, por më duket se ky blof i Albinit, ka zbehur besimin e gjithë inteligjencës, nuk di se a ja vlen tash e tutje të na shfaqët si zhurmues i një politike më kombëtare...