Mendime
Ismet Uka: Veteranet e luftës të nëpërkëmbur
E hene, 24.06.2013, 07:44 PM
Veteranet
e luftës çlirimtare të Kosovës të nëpërkëmbur dhe të nënçmuar.
Nga Ismet Uka
Kemi shumë kujtime të ndryshme,të rëna e të lehta
që nga pas lufta anti fashiste ku edhe ajo luftë i pat luftarët e vet ku në
mesin e tyre pati dëshmor dhe veteran ,që shoqëria ishte komuniste ashtu
ndoshta si neve shqiptarëve në Kosovë nuk na përshtatej por e tillë ishte forca
e jon dhe nuk kishim ndikim të vendosim se çfarë rendi shoqëror do të vendosim
në Kosovë .Prandaj në Kosovë e gjetiu në ish jugosllavi pushteti shtetëror u
udhëheq nga partia komuniste e cila parti u përkujdes që të rregullohet vendi
dhe risku i secilit qytetar të saj duke filluar nga fëmija,plaku dhe
plaka,nxënësi dhe studenti,punëtori dhe punëtorja veterani i luftës anti
fashiste si dhe familjarët e dëshmorëve të asaj lufte.
Pra
veteranet e luftës anti fashiste në shoqërinë komuniste kishin kujdes respekt
dhe trajtim shumë të veçante sepse veteranet
e asaj lufte ju kishin nënshtruar rreziqeve të mëdha derisa e kishin
perzan edhe ushtarin e fundit të Gjermanisë fashiste nga trojet e ish Jugosllavisë
por edhe të Kosovës së sotshme.
Respektin
e merituar e kanë gëzuar edhe familjet e dëshmorëve të asaj lufte dhe kujdesi
ndaj familjarëve të dëshmorëve ka qen kujdes shumë i veçante ku në shoqërinë
socialiste për familjaret e dëshmorëve nuk ka pas institucion me dyer të
mbyllura sepse ata konsideroheshin si familje të shenjta që kanë qen në gjendje
ti flijon edhe më të dashurit e tyre për lirin e vendit .Në meset ku hynin veteranet dhe familjaret e
dëshmorëve priteshin me respekt të posaçëm edhe nga qytetaret e thjesht,kurse
nga vet pushteti çështja e tyre sociale ka qen e rregulluar me ligj dhe,për ta
skamja dhe ballafaqimi me varfrin ka qen i pa pranuar për atë shoqëri që sodë
shumë kush po e kritikon atë sistem që dhamë shumë mund dhe viktima për ta
rrënuar ne vet shqiptaret .Pra lufta anti fashiste kishte plot luftuar shqiptar
nga Kosova që ishin edhe ata të
vetëdijshëm se çlirimi nacional me të përfunduar të luftës anti fashiste për
shqiptar të Kosovës por edhe të viseve tjera në jugosllavi nuk dot ndodh,por aq
ishte nja e mirë që pjesëmarrja në ketë luftë shqiptarëve ua la rrugën e trasur
me plot të drejt që ta zhvillojnë një luftë politike për barazinë,sociale
e nacionale në Serbi dhe jugosllavi
.Tani lufta e fundit e cila u zhvillua për çlirimin e Kosovës,nga Serbia edhe
kjo luftë i ka dëshmoret veteranet dhe familjet e tyre por fatkeqësisht
pushtetarët kosovar aq me pa kujdesi të madhe janë sill ndaj tyre që sodë shumë
prej tyre kanë kaluar neper fazën e nënçmimit,sa që të shumë luftar të UQK-ës
veteran lufte ky nënçmim ka shkaktuar mos durim dhe nënçmimin e ber shumë prej
këtyre luftarëve emocionalisht nuk kanë mujt me duru dhe kanë ber vetëvrasje.
Qa po ndodh me neve si popull e komb kur të flasim për mbrojtjen e vlerave të
luftës respektimin e lirisë dhe sovranitetit njerëzor,kolektiv dhe individual
kjo vlerë e luftës mbrohet duke i trajtuar veteranët e luftës familjaret e tyre
fëmijët e dëshmorëve në mënyrë njerëzore dhe rregullimin e jetesës normale ne
aspektin social e material,duke pasur kujdes se jetesa e tyre të jetë sa më e letë
sepse edhe veteranet e luftës të sotshëm qen në një istikom me dëshmoret e ranë
për lirin e Kosovës por edhe në luftë ekziston një fat edhe shyqyr që ekziston
në një vend luftohet por disa bin në frontet e luftës e besa shumë edhe prej
luftarëve shpëtojnë .Prandaj dihet që lufta sjell viktima në njerëz e mase
tepërmi bin ushtaret që ballafaqohen me frontet e luftës,prandaj luftëtarët e
gjallë duhet të respektohen dhe duhet të mendojnë që institucionet e Kosovës
një pjesë nga ta për meritat në frontet e luftës ti shpallin hero lufte për së
gjalli .Tu rregullohet secilit veteran lufte trajtimi material social dhe i
banimit sepse është e pa kuptimtë dhe fyese për vlerat e shoqërisë kosovare kur
dikush veteranet e luftës ton çlirimtare i shef me krye në kontenjera të
mbeturinave për të kërkuare diçka me ngrënë,është e pa kuptimtë kur veterani i
luftues ton nuk ka para për ta trajtuar fëmijën e vet në aspektin
shëndetësor,arsimor e shumë fëmijë të veteranëve të luftës çlirimtare sodë kanë
mbet pa shkollim adekuat e pa punë,sepse prindërit e tyre si veteran lufte i
hodhëm si leckat e mbeturinave në rrugë ,posa e çliruan vendin pa u përkujdes
kush për problemet e tyre Pjesë e madhe e veteranëve të luftës kanë qen të pa
arsimuar,dhe nuk kanë pas mundësi të futen në rrjedhat politike e
institucionale por koleget e tyre që arritën ta kanë pushtetin qe tetë vjet nuk
u dashtë ndaj atyre që e pan vdekjen me sy për lirin e Kosovës në frontet e
luftës kundër Serbisë ti lan në kit gjendje sepse secili veteran i luftës kosovare
e meriton që ekzistenca e ti sociale e materiale ti sigurohet nga ana e
shoqërisë kosovare sepse nëse dikund ekzistojnë njerëz të shenjt ata mund ti
gjejmë te djemtë e Kosovës që vendosen të pa barabartë me asgjë të ballafaqohen
me ushtrinë Serbe për lirin e popullit të Kosovës.
Ne fund nuk po gjej shprehje adekuate për ta përfunduar ketë shkrim por unë një gjë e di që një shoqëri që sillet ndaj veteranëve te vet të luftës çlirimtare ne meny kaq nenqmuse si po sillen institucionet tona edhe ne si popull,jam i bindur se nuk e meritojmi lirin.
Nga Ismet
Uka ish punëtor i Trepçës tani pensionist.
Me datën 22.06.2013, Vushtrri