Mendime
Adil Fetahu: A po i doni euro apo dollarë?
E diele, 23.06.2013, 08:00 PM
A
• Genjeshtra eshte “virtyt” i shtetarëve serb!
•
Shkruan: Adil FETAHU
Se genjeshtra eshte veti e shtetareve serb te te
gjitha kohërave, kete e dime te gjithe, ndersa e ka pranua edhe vet “babai i
kombit”, akademiku Dobrica Qosiq. Ai qysh heret e ka shpallur genjeshtren per
virtyt serb. Ne romanin e tij “Deobe I” (1961), shkruante: “Genjeshtra eshte
forme e patriotizmit tone dhe vertetim i inteligjences sone te natyrshme e te
bashkelindur. Genjejme ne menyre krijuese, me imagjinate dhe invencion…”. Se
kane veti dhe “virtyt” genjeshtren, kjo eshte problem i tyre, por se po arrijne
ta genjejne tere boten, kjo nuk eshte
problem vetem i tyre. Ata genjeshtren e perserisin sa here t’iu duhet e ta
vleresojne se iu shkon ne favor, genjejne gojarisht e me shkrim, me fe e me
shkence, me media e diplomaci, dhe kur genjeshtra merr dhene me te gjitha
format dhe mjetet, atehere e shesin si te vertete! Genjejne per historine e
kulturen, per krimet dhe viktimat, per
presionet dhe shpernguljet, per pronat dhe padrejtesite, duke e paraqitur veten
si viktime e konspiracionit te bashkesise nderkombetare. Dhe pretendojne qe
genjeshtren ta materializojne e te perfitojne dobi marramendese prej saj!
Genjeshtra e rende 220 miliarde dollare/euro !
Nuk eshte genjeshter e re, por koheve te fundit,
sapo afrohet koha e bisedimeve per tema te natyres ekonomike ne dialogun qe po
zhvillohet ne Bruksel midis Kosoves e Serbise, gjoja per normalizimin e
marredhenieve, eshte shpeshtuar dhe me te madhe po trumbetohet neper media e
gjetke, kinse Serbia eshte pronare e pasurive ne Kosove qe kapin vleren 220
miliarde dollare (nganjehere harrojne ne cilen valute e kane bere llogarine,
prandaj here thone dollare, here – euro!)
Diten e pavaresise se Kosoves (17 shkurt 2008),
gazeta “Politika-press” pat shkruar se, “sipas te dhenave zyrtare te
institucioneve sheterore dhe eksperteve te vendit, vlera e pasurise se
patundshme te Serbise ne “Kosove e Metohi” eshte 220 miliarde dollare”. Per ta
bere genjeshtren sa ma bindese, ate shifer pastaj e shkoqiten ne forma e vlera
te ndryshme te pasurive. Keshtu, thoshte se vlera e pasurive private te ma se
30.000 familjeve serbe “te perndjekura” pas ardhjes se trupave nderkombetare
(1999), eshte me se paku kater miliarde dollare. Gazeta (propaganda serbe)
lamentonte se me shpalljen e pavaresise se Kosoves, Serbise po i pamundesohet e
drejta e posedimit te tokave bujqesore e ndertimore, pyjeve, ndertesave
zyrtare, afariste e banesore dhe objekteve tjera te destinimit te vecante (ushtrise
e policise), nga te cilat vetem aeroporti ushtarak ne Sllatin vleresohet ne 95
milione euro (shih tash: e “konverton” dollarin ne euro!). Duke vazhduar
genjeshtren ne pafund, thoshte se ndermarrjet e Serbise ne Kosove kane 1.358
objekte, ndersa vetem pasuria e EPS (elektroekonomia e Serbise) ne Kosove
vleresohet afro 3 miliarde euro, apo 4,2 miliarde dollare, ndersa vlera e
rezervave minerale, sipas vleresimit te Bankes Boterore, arrine mbi 19 miliarde dollare; rezervat e
bilancuara te qymyrit (lenjitit) eshte 14 miliarde tone; plumbit e zinkut 42,2 milion tone (apo 74,1% te
rezervave te Serbise!), qe vlejne 13,5 miliarde euro dhe mund te sigurojne
punesimin e 35.000 punetoreve; nikel e kobalt 13,3 milione tona; boksit 1,7
milion tone; magnezit 5,4 milion tone. Pervec ketyre, ne Kosove eksploatohen
edhe minerale tjera te rralla, si: argjend, hekur, kobalt, indium, kadmium,
germanium, talium, galium, ar, platine, baker. Genjeshtren e “garnon” me mbi 17
miliarde dollare kinse
Ne media te ndryshme perpiqen te japin shifra sa me
te harmonizuara. Gazeta “Veqernje novosti” e dates 11 qershor 2013, shkruante
se Serbia eshte pronare e 580.000 hektareve toke ne Kosove, nje pjese e madhe e
kesaj toke eshte prone e PKB-se (Kombinatit Bujqesor te Beogradit); e kishte
marre “ne pronesi” token e te gjitha (17) ish-kombinateve e kooperativave bujqesore te Kosoves gjate
periudhes se masave te dhunshme dhe transformimit te prones ne Kosove. Gazeta
me tutje shton se
Trumbetimi i ketyre genjeshtrave eshte
intensifikuar keto dite, per shkak se po afron koha kur ne Bruksel do te
bisedohet per piken 13 te Marreveshjes se lidhur midis Kosoves e Serbise, pike
kjo qe ka te beje me energjetiken dhe telekomunikacionin, sektore keto ne te
cilat Serbia pretendon te “nduke” sa ma shume, ose te pakten dicka prej tyre,
dhe jo vetem prej ketyre por edhe ne te gjithe sektoret e tjere te ekonomise. Sipas pretendimeve serbe,
shteti i Serbise perms Fondit per Zhvillimin e Serbise eshte pronar I te gjitha
subjekteve ekonomike ne Kosove, ndersa PKB eshte pronar i tokave te ish
kombinateve e kooperativave bujqesore ne Kosove.
Pretendimet e Serbise per prona ne Kosovo jane te
pabaza
Apetitet dhe pretendimet e Serbise per prona ne
Kosove nuk kane asnje baze te vlefshme juridike. Ato pretendime i “bazon” ne
ligjet e veta te miratuara gjate periudhes se okupimit te Kosoves (1990-1999),
dhe procesin e transformimit organizativ e pronesor te subjekteve ekonomike dhe
institucioneve tjera, nen regjimin e masave te dhunshme te zbatuara gjate asaj
periudhe. Me akte ligjore e nenligjore Republika e Serbise gjate asaj periudhe
praktikisht ka bere nacionalizimin,
eksploatimin, transformimin, privatizimin dhe plackitjen e pasurive dhe
kapitalit te Kosoves. Pas okupimit te dhunshem te Kosoves nga RS, te gjitha
organet, institucionet dhe ndermarrjet e Kosoves u vune nen masa te dhunshme
(per kete shih librin e te njejtit autor: “Masat e perkohshme – akte te
shkaterrimit te ndermarrjeve ekonomike dhe institucioneve shoqerore te
Kosoves”, Prishtine 1992). Nen regjimin e masave te dhunshme, u shkarkuan
nga pozitat udheheqese dhe u perjashtuan prej pune kuadrot dhe punetoret
shqiptare, e ne vend te tyre u emeruan dhe punesuan serbe te Kosoves, te
Serbise dhe asi refugjate te Kroacise. Organet e dhunshme, te dirigjuara dhe
udhezuara nga Beogradi, bene ndryshime statusore, organizative e pronesore dhe
integrimin e dhunshem, duke e bartur pasurite e subjekteve ekonomike e
shoqerore te Kosoves, ne pronesi te ndermarrjeve dhe subjekteve tjera te
Serbise (per kete shih nga i njejti autor: “Procesi i transformimit dhe
privatizimit – forme e re e kolonizimit te Kosoves”, Bujku, 6.06.1996, dhe
“Transformimi, integrimi i dhunshem dhe privatizimi i kapitalit shoqeror”,
Permbledhje e punimeve nga Keshillimi shkencor i Lidhjes se Ekonomisteve te
Kosoves, 12-13 korrik 1996. Ne librin tim me komente te botuara ne mediat
serbe (“Shtegtimi neper lajme”, fq.230, ne nje koment te botuar ne B=92, me 5
tetor 2010, e kam komprometuar pretendimin e Serbise per pronat e saj ne
Kosove, qe i vlereson ne 220 miliarde dollare).
Ne procesin
e integrimit te dhunshem, ndermarrjet me te medha e me te rendesishme te
Kosoves, u nacionalizuan dhe shnderruan ne ndermarrje te shtetit te Serbise
(EEK, PTT, Hekurudha, Ekonomia e Pyejeve, etj), ndersa kapitali i ndermarrjeve
tjera u bart ne pronesi te ndermarrjeve dhe te Fondit per Zhvillimin e Serbise.
Tere procesi u zhvillua nen regjimin e masave te dhunshme, dhe ishte
krejtesisht i kunderligjshem ne raport me ligjet sistemore (federative) dhe me
ligjet e Kosoves, por bazohej kryekput ne dhunen shteterore. Per zbatimin e
dhunes, Serbia krijoi kornizen ligjore me ligje te rendomta e speciale per t’i
zbatuar ne Kosove, e qe kishin karakter dhe permbajtje diskriminuese, si bie
fjala: a) Ligji mbi kushtet dhe proceduren e shnderrimit te prones shoqerore ne
forma tjera te prones (GZ e RS, nr.48/91, 75/91,51/94; b) Ligji mbi pasurite e
RFJ (GZ e RFJ, nr.41/93); c) Ligji per mjetet ne pronesi te Republikes se
Serbise (GZ e RS, nr.53/95); d) Ligji mbi transformimin e prones (GZ e RS,
nr.32/97), e te mos flasim per ligjet special: ate mbi veprimin e organeve
republikane ne rrethana te vecanta, dhe ate mbi marredheniet e punes ne
rrethana te vecanta.
Prandaj, te gjitha ligjet, vendimet dhe veprimet e
organeve te Serbise pas 23 marsit 1989, sipas te cilave jane bere ndryshime
pronesore ose transakcione te ndryshme me pronen shoqerore te Kosoves, ishin
ligje diskriminuese te regjimit te dhunshem te okupatorit, dhe cfaredo kerkese
a pretendimi qe bazohet ne ato ligje, vendime e veprime, eshte e pabaze dhe
juridikisht e pavlefshme, ndersa
politikisht e pamoralshme.
Qeveria legjitime e Kosoves, qe asokohe ishte ne egzil,
me nje vendim te vetin (“Bujku”, 19.03.1993), i ka shpallur te paligjshme dhe
te pavlefshme te gjjitha vendimet mbi transformimin pronesor dhe te gjitha
marreveshjet e kontratat mbi transakcionet, ristrukturimin ose tjetersimin e
pasurive natyrore ose kapitalit shoqeror te Kosoves, te cilat i kane bere
organet e Serbise me partnere te ndryshem, te brendshem e te jashtem.
Ekipet e “eksperteve” te Kosoves te cilat po marrin
pjese ne dialogun qe po zhvillohet ne Bruksel midis Kosoves e Serbise per
sektore e tema te ndryshme, duhet te “armatosen” mire me argumente te
pamohueshme qe i kane, per t’iu kundervene kerkesave dhe pretendimeve te
Serbise per pasurite e Kosoves. Krahas argumenteve per komprometimin e
pretendimeve te Serbise, nuk eshte e tepert nje pyetje ironike: a i doni euro,
apo dollare ato 220 miliarde?!
-Per ZSh-ne, 20 Qershor 2013-