Mendime
Adil Fetahu: Skleroza kriminale e Serbisë
E marte, 25.06.2013, 08:50 PM
SKLEROZA
KRIMINALE
-Kuvendi i Serbise i gjykoi krimet ndaj Hungarezeve te Vojvodines, por “i harroi” krimet ndaj Shqiptareve te Kosoves dhe Gjermaneve te Vojvodines-
Shkruan: Adil FETAHU
Para
dy-tre diteve (21 qershor), Kuvendi i Serbise miratoi nje Deklarate me te cilen
i gjykon aktet e krimeve kunder popullsise civile te Hungarezeve te Vojvodines,
te kryera gjate dhe pas Luftes se Dyte Boterore (1944-45). Per cudi, deklaraten
e “sponzoruan” Partia Liberal-Demokrate e Hungarezeve te Vojvodines, dhe Partia
Perparimtare Serbe e Nikolliqit, respektivisht Vuciqit. Dhe deklarata u miratua
me vetem 10 vota kunder, pa treguar se kush ishin ata, por mund te merret me
mend se kane qene radikalet e Sheshelit e te Koshtunices.
Per te
treguar haptas se Deklarata ishte e motivuar qe ta fitojne perkrahjen e
Hungarise ne kerkesen e Serbise per caktimin e dates per negociatat per
integrim ne Bashkimin Evropian, nuk munden ta fshehin mentalitetin e tyre prej
shteti terrorist, duke vertetuar ne Deklarate se kjo nuk do te thote revidim i
historise, por do te sherbeje ne marredheniet e ardhshme midis dy popujve e dy
shteteve (Serbise e Hungarise). Kjo praktikisht do te thote se Serbia nuk eshte
penduar per krimet e kryera, por se ne kete moment po i nevojitet nje deklarate
e tille formale ne konjukturen nderkombetare.
Pas afro
shtetedhjete vjeteve, tash i ra ndermend Serbise te beje nje deklarate te
tille, kinse i gjykon krimet e kryera ndaj Hungarezeve. Me mire vone se kurre,
do thoshte dikush. Po, sikur qellimi te ishte i sincerte, mirepo nuk eshte
ashtu. Perse nuk miratuan nje deklarate te tille edhe per krimet me te
tmerrshme dhe gjenocidin e kryer ndaj Shqiptareve gjate gjithe shekullit te
kaluar, dhe ndaj Gjermaneve te Vojvodines qe kryen gjate dhe pas Luftes se Dyte
Boterore. Ndonese per viktimat e asnje nacionaliteti nuk ka te dhena te sakta,
per shkak se ato jane kryer haptas e fshehtas, dhe se shteti i ka fshehe te
dhenat, per viktimat e Hungarezve te Vojvodines, jane shkruar e botuar shume
punime e libra, dhe ne njefar menyre eshte fiksuar numri i viktimave ne 20.000.
Natyrisht, edhe po te ishte vetem nje viktime e pafajshme, eshte krim. Por, ne
krahasim me Gjermanet e Vojvodines, dhe sidomos me Shqiptaret e Kosoves, kjo
shifer eshte shume me e vogel.
Ne raport
me Shqiptaret, mosmiratimi i nje deklarate te tille, apo te kerkimfaljes, mund
te shpjegohet me inatin dhe raportin e
forcave midis nesh e Serbise, ndersa ne raport me gjermanet e Vojvodines mund
te shpjegohet vetem me inatin ndaj shtetit te Gjermanise.
Shteti i
Hungarise asnjehere nuk e ka heshte ceshtjen e krimeve serbe te kryera gjate
viteve 1944-45 kunder Hungarezeve te Vojvodines. Kete ceshtje e ka ngritur here
pas here, varesisht nga raportet midis dy shteteve. Ne shkurt te vitit 2012, dy
deputet te Parlamentit te Hungarise (Ishtvan Apati dhe Gjergj Silaxhi), kishin
ngritur kallezim penal ne Prokurorine e shtetit kunder ekzekutoreve te
panjohur, per veper penale te gjenocidit mbi Hungarezet e Vojvodines, te kryer
ne dimrin e vitit 1944/45. Tash, qe Serbise i nevojitet perkrahja e Hungarise
per t’ia caktuar daten e fillimit te negociatave per integrim ne BE, Serbise
“iu kujtua” se para afro 70 vjeteve paska bere krime ndaj shtetasve te vet, te
perkatesise hungareze. Si ta quajme kete deklarate: drejtesi e vonuar, drejtesi
bajate, pjekuri politike, apo skleroze
kriminale? Sido qe ta quajme, e dime se politika reale e Serbise eshte proruse,
ndersa ajo proevropiane eshte e rrejshme dhe e motivuar nga interesi material
(fundja: politika edhe eshte interes, e jo dashuri e sincerte).
Po krimet ndaj Shqiptareve – u
harruan, apo nuk kishte?!
Krimet me
monstruoze, me te tmerrshme e te lemeritshme dhe gjonocidin ndaj Shqiptareve
Serbia i ka bere pothuajse gjate gjithe shekullit te kaluar, madje edhe me
heret, duke filluar prej vitit 1877-78, pastaj gjate lufterave ballkanike
(1912/13), gjate Luftes se Dyte Boterore (1941-45), deri me luften e fundit
(1999). Me elaborate, plane e programe te shtetit, te kishes e te Alademise se Shkenave e te
organizmave tjera, me gjithe arsenalin dhe potencialin ushtarak e civil, Serbia
eshte perpjekur ta zhduke nga faqja e dheut popullin Shqiptar, jo vetem ne
Kosove por ne tere Ballkanin. Krimet qe ka bere me rastin e shpernguljes se
dhunshme te Shqiptareve nga rajoni i Toplices (1877/78), pastaj gjate lufterave
ballkanike, kur e okupoi dhe aneksoi Kosoven dhe okupoi edhe gjysmen e
Shqiperise se sotme. Golgoten e vitit 1915, gjate ikjes per ne Korfuz, masakrat e vitit 1921 e tutje, shpernguljet
per Turqi dhe kolonizimin e Kosoves, krimet e kryera gjate dhe pas Luftes se
Dyte Boterore ne Drenice e ne gjithe Kosoven, Masakren e Tivarit, aplikimin e
gjendjes se jashtezakonshme dhe regjimit ushtarak, aksionin e mbledhjes “se
tepricave” dhe ate te mbledhjes se armeve, riokupimin dhe rianeksimin (1990),
perjashtimin e Shqiptareve nga puna dhe nga jeta publike e shteterore, masat
dhe integrimet e dhunshme ne ekonomi e ne institucionet tjera, gjykimet,
burgosjet, vrasjet, rikolonizimin me refugjate serbe nga Kroacia e Bosnja,
terrori policor dhe civil mbi popullsine autoktone per t’i disiplinuar e
frikesuar shqiptaret, me qellim te largimit nga vendi, deri te lufta e fundit
(1999), kur me bisht nder kembe u detyrua te largohet nga Kosova.
Per te
gjitha krimet njeshekullore dhe gjenocidin, ka prova te pamohueshme qofte ne
arkivat e vet shtetit te Serbise, qofte ne arkivat dhe publikimet boterore te
kohes, madje edhe te shteteve mike te Serbise.
Per krimet e kryera me rastin e okupimit dhe aneksimit te Kosoves, me
1912-13, do te mjaftonte libri i austriakut Leo Fendlich: “Golgota shqiptare –
akuze kunder shfarosesve te popullit Shqiptar”, ne te cilen paraqiten skena
lemeritese te vrasjes, therrjes dhe djegejes se ma se 25000 shqiptareve.
Gjenerali Bozhidar Jankoviq (emri i te cilit akoma e felliq Hanin e Elezit!), u
kishte dhene urdher ushtareve te vet “per t’i bere rrafsh me toke 27 fshatra te
rrethit te Lumes, dhe per t’i shfarose te gjithe banoret e tyre, duke i lidur
grate e femijet per mullare te sanes dhe duke ua vure zjarrin para syve te
burrave e prinderve”(Daily Telegraph).
Keso krime shteti i Serbise ka kryer ndaj Shqiptareve gjate gjithe
shekullit te kaluar. Numri i viktimave Shqiptare te Vilajetit te Kosoves nen
pushtimin/aneksimin e Serbise gjate viteve 1912-1913, llogaritet ne 120.000
(Kosta Novakoviq). Nje nder qellimet e ketij gjenocidi ishte ndryshimi i
struktures etnike e pastaj manipulimi me te dhena statistikore para se fuqite e
medha t’ua caktonin kufijt shteteve te Ballkanit (Londra 1913). Po masakrat
tjera ne vazhdimesi, gjate ikjes se ushtrise serbe per ne Korfuz, pastaj
masakrat e “yrfijes” (1921), terrori ne kohen e Jugosllavise se Pare, ne
periudhen e Luftes dhe te pasluftes se Dyte Boterore, shpallja e gjendjes se
jashtezakonshme dhe regjimit ushtarak, Masakra e Tivarit, pushkatimet “me gjyq e pa gjyq” dhe
konfiskimi i pasurive, reforma “agrare” dhe kolonizimi, mbledhja e “tepricave”
dhe e armeve, shpernguljet per ne Turqi, etj. etj. Per masakrat dhe gjenocidin
ne luften e fundit (1999); vrastjet, dhunimet, djegejet, shkaterrimet,
plackitjet, ndjekjen dhe deportimin e
afro nje milion Shqiptareve jashte vendit (shenimet e UNHCR-it japin shifren
prej 862.979 veta te ndjekur e deportuar). Po bartja e kufomave dhe hedhja e
tyre ne ujerat e Danubit (Klladove, 86) e ne Liqenin Perucac (48 trupa, dhe ka
akoma te panxjerrur), varrosjen ne varrezat masive edhe neper poligone te
policise (Batajnice 980 trupa), ne Petrovo sello (77 trupa), Rashke (250),
djegejen ne furrnaltat e Trepces, te Borit e te Mackatices,- per t’i meshehur
gjurmet e krimit. Masakrat ne: Cirez, Prekaz, Lubeniq, Abri, Recak, Rogove,
Krushe e Madhe, Suhareke, Bellacerke, Rezalle, Paklek, Cikatove, Meje,
Vushtrri, Dubrave, etj.etj. Humbja pa shenj dhe akoma te pagjetur edhe 1700 e
sa te zhdukur. Per te gjitha keto krime
te luftes se fundit ekzistojne te dhena te verifikuara ne Fondin per te Drejten
Humanitare, te Natasha Kandiqit, por shume sosh i ka vertetuar edhe Tribunali i
Hages gjate procesit te gjykimit te kreut shteteror, ushtarak e policor te
Serbise, veprimin e te cileve e ka kualifikuar si “ndermarrje e perbashket
kriminale”. Keshilli per Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive te Njeriut ne
Kosove ka shumicen e te dhenave per krimet e luftes se fundit. Instituti per
Krime te Luftes, besoj se gjithashtu duhet te kete prova e fakte per keto
krime, por eshte pyetje se per cilen periudhe.
Nuk eshte
cudi qe shteti i Serbise “i ka harruar” keto krime e kete gjenocid qe vet ne
vazhdimesi, te gjitha qeverite dhe te gjitha regjimet i kane kryer ndaj
Shqiptareve, por eshte cudi se si ne vet po i leme ne harrese e nuk po ngrisim
procedura te duhura ne gjykatat kompetente. Kete ua kemi borxh per pietet te
viktimave dhe satisfaksion per pasardhesit e tyre. Per ngritjen e procedurave
ka probleme te natyres juridike dhe praktike, por per kete duhet angazhuar
ekipe specialistesh te fushave te ndryshme, madje edhe agjenci te specializuara nderkombetare qe merren me
pune te kesaj natyre. Duhet te shfrytezohet pervoja e te tjereve.
Gjenocidi serb mbi “Folksdojceret”
e Vojvodines
Vojvodina
deri me 1918 ka qene pjese e monarkise se Austrohungarise. Pas Luftes se Pare
Boterore i eshte aneksuar Jugosllavise. Deri ne Luften e Dyte Boterore ne
Vojvodine popullsi shumice kane qene Gjermanet dhe Hungarezet. Sipas te
dhenave, vertetohet se ne vitin 1939 ne Vojvodine kane jetuar 524.000 Gjermane,
dhe perafersisht aq Hungareze. Nderkaq, ne vitin 1950 kishin mbetur gjithsejt
37.000 (apo 7%) nga numri i pergjithshem i vitit 1939 i popullsise gjermane.
Gjate luftes (1941-45) kane rene viktime, ca ne lufte e shumica nga terrori
serbo-rus 117.000 deri 120.000 gjermane. Ne kohen kur Gjermania naziste e kishte pushtuar
Jugosllavine, e ka mobilizuar popullsine per nevojat e ushtrise se vet. Shume
gjermane te Vojvodines i ka perfshire ne formacionet ushtarake, ndersa te
tjeret ne pune te detyrueshme. Natyrisht
se mund te kete pasur “folksdojcere” vullnetar ne ushtrine naziste. Nje pjese
(diku rreth 230.000 gra, femije e pleqe) e popullsise gjermane te Vojvodines
gjate luftes jane evakuar. Pas luftes,
pushteti jugosllav, i dominuar nga Serbia, duke i konsideruar si qytetare
jolojale te pushtetit te ri, i ka
shpallur bashkepunetore te okupatorit dhe armiqe te popullit pothuajse te
gjithe pjesetaret e nacionalitetit gjermane (sikurse ka vepruar me shume
shqiptare kudo ne Jugosllavi), ua ka
mohuar te drejten e shtetesise dhe te drejtat civile e politike, shume i ka
pushkatuar “me gjyq e pa gjyq” dhe ua ka konfiskuar e sekuestruar pasurine, te
cilen ua ka ndare kolonisteve serbe e malazeze.
Burime te
ndryshme konstatojne se afro 30.000 “folksdojcere” kane vdekur ne lufte, dhe
poaq jane derguar me dhune ne pune te dhunshme ne Siberi te Rusise, ndersa nja
110.000 jane derguar e shperndare ne kampe e llogore per t’i shfrytezuar ne pune te detyrueshme brenda vendit. Kushtet
ne kampe e llogore ishin jashtezakonisht te renda dhe ne to kane qendruar deri
ne mars te vitit 1948, kur prej tyre kane dalur 96.769, prej te cileve 19.953
ishin pleqe mbi 65 vjece, dhe 24.403 femije. Ndonese ne Buletinin e Entit
Federativ te Statistikes (Buletini nr.2, 1992) nga regjistrimi i popullsise ne
vitin 1991, nuk jepet kurrefar shifre per gjermanet e Vojvodines, ne disa
publikime tjera thuhet se ate vit ne Jugosllavi (kryesisht ne Vojvodine) kane
qene 5.387 pjesetare te nacionalitetit gjerman. Do te thote rreth 1% e numrit
qe kane qene ne vitin 1939. Organizata te ndryshme te gjermaneve te Vojvodines
tash kerkojne kethimin, respektivisht kompenzimin e pronave te konfiskuara e
sekuestruara pas luftes.
Kuvendi i Serbise, me rastin e miratimit te Deklarates per gjykimin e akteve te krimit kunder Hungarezeve, “ka harruar” krimet qe Serbia i ka bere kunder Shqiptareve dhe kunder Gjermaneve. Po, nese Serbia “i ka harruar” krimet qe ka bere, ne nuk duhet t’i harrojme, por duhet te kerkojme gjithmone gjykimin e krimeve e gjenocidit dhe kompenzimin e demit material e jomaterial. Serbia nuk mund te lirohet nga pergjegjesia, duke thene se krimet nuk i ka bere regjimi i tashem. Sepse, nderrimi i qeverive e regjimeve nuk e liron shtetin nga pergjegjesia per krimet qe kane bere ushtrite, policia dhe formacionet e tjera te qeverive e regjimeve te meparshme. Nese Serbine e tashme e ka kape skleroza kriminale, ne duhet t’ia perkujtojme krimet e bera dhe obligimin e pageses se cmimit per to.