E diele, 28.04.2024, 11:41 AM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Shteti shqiptar

E premte, 28.06.2013, 06:03 PM


PUTUR

Shteti shqiptar, si ai dje dhe ky sot nuk përfaqësojnë

shqiptarët (në të gjitha trojet etnike shqipëtare) dhe

mendimin e tyre

NË FOKUS

Nga: Ramiz DËRMAKU

Në Gjermani, Jo rastësisht mediat konsiderohen si arma më e fuqishme pasë bombës atomike. Qeveria jonë në mënyrë të sofistikuar po bënë përpjekje titanike për ta shtrirë kontrollin në të gjitha mediet,natyrishtë, jo duke ushtruar dhunë direkte, por duke i vënë në pozita gazetarët më” besnik ” të tyre dhe duke i infiltruar ndonjë gazetar aty ku nuk ka ndikim. Nuk ka dyshim se në shoqërinë tonë demokratike nevojitet një televizion e radio publike të cilat e bëjnë transmetimin  drejtë për drejtë të mbledhjeve të Parlamentit (kur ato janë të hapura për publikun), të mbledhjeve të komisioneve dhe mbledhjeve të Qeverisë, si dhe të konferencave eventuale për shtyp menjëherë pasë atyre mbledhjeve. Kjo garanton që qytetarët të informohen me kohë për të marrë vendime të rëndësishme kombëtare.

RTK-së në emisionet e drejtëpërdrejta shikueseve të vetë por edhe popullit – popullit po i fton apo po i fton njerëz të cilët nuk janë të dëshirueshëm për

familjet e tyre …,e mos të flasim për popullin. Luftimi i krimit të organizuar, korrupsionit dhe pasurisë së paligjshme, duhet të ketë bazë ligjore dhe të luftohet nga të gjithë ne, e sidomos nga shtypi, mediat e shkruara dhe elektronike.

Dinamika e jetës që sot është prezente edhe në trojet shqiptare shpesh nuk të lejon pra thënë shkurtë nuk të jepë, mundësi që të jesh në rrjedha dhe ngjarje të ndryshme që ndodhin sidomos tek mjetet e ndryshme të informimit.

Në Republikën e Kosovës ka aq shumë mjete të informimit; të shkruara, vizuele, faqe interneti sa që njeriut i duhet shumë kohë e lirë ti shikojë e vlerësojë të gjitha. Siq mësojmë nga burime të ndryshme informative, po flitet në Radio, televizion, po shkruhet në shtypin tonë ditor apo javorë, se pjesa dërmuese e këtyre burimeve informative  janë vënë dispozicion – dmth ato i udhëheqin organet dhe institucionet e Qverisë sonë dhe të një klani politikë e institutocional  pra janë nën mbikëqyrje të Partisë në pushtetë pra PDK-së. Nëse me ngadalësi dhe seriozitet, përcjellim zhvillimin e shoqërisë në demokraci.., jetet e informimit pa dyshim konkludon se aty kemi të bëjmë me një diktaturë komuniste, leniniste, marksiste, titiste, Enveriste .., konkludon se aty kemi të bëjmë me një diktaturë dhe komunizëm tipik  të kohës kur sundoi Enver Hoxha.shikohen me realitet dhe me qëtësi mjetet e informimit atëherë vie në konkludim.., se aty kemi të bejmë me një diktaturë dhe komunizëm tipik

të kohës së  Enveri Hoxhës. Aty çdo gjë është e kontrolluar nga një grup i interesit të llojit të caktuar Pra aty udhëheqin grupe të ndryshme të cilat nuk kanë për qëllim që ta zhvillojnë e ndertojnë shtetin, por vjedhjen e pasurisë së shtetit dhe ne ketë mënaarë pengojnë zhvillimin e demokracisë dhe ndertimin e  shtetit. Qëllimi i një transmetuesi publik është që ai t’iu shërbejë nevojave dhe të mirës publike. Për ta përmbushur mandatin e tij, është e nevojshme që të garantohet pavarësia e transmetuesit publik, përmesë udhëheqjes pluraliste dhe të paanshme. E, kontrolli mbi media, thuhet përgjithësisht në traditën informative, i ndihmon Qeverisë t’i fshehin gjurmët e krimit dhe korrupsionit të organizuar. Kur flasim për RTK-së pa hamendje themi se RTK-së  nuk është më televizion publikë. Televizion publik e quajnë vetëm gazetarët-et e sajë. RTK- së nuk është televizion publik, privat e asë shtetëror?! Shtrohet..,pyetja.. ? Pra i kujt është?! Nëse doni ta dini kush është Radio Televizioni i Kosovës.., pa hamendje themi,  se ai është faqja e zezë e Kosovës. Në një shoqëri të zhvilluar dhe demokratike në njëshoqëri pluraliste, mediumet elektronike pra edhe televizioni janë faktorë i rëndësishëm në ndertimin, unitetin, funksionimin dhe zhvillimin e shtetit dhe demokracisë. Pra si në çdo shtetë edhe tek ne mediumet; radio, televizioni, gazetat, luajnë rol të madhë në ndertimin dhe zhvillimin e një shteti, ato luajnë rol të madhë në unitetin e popullit, në zhvillimin e proceseve demokratike,në anën tjetër gjykojnë dhe dënojnë ashpër dukurit dhe sjeljet negative; Korrupsionin, rrenën, familjarizmin, karierizmin, demagogjitë, miton,etj. RTK-së akoma edhe sot është në duart e ndyta të; majtistëve, leninistëve, marksistëve, të socialistëve, nanoistëve, të hijenave socialiste, dhe të PD-këistëve.Kjo është, pak a shumë, ajo që më së shpeshti dëgjohet kur të diskutohet RTK-ja në Kosovë. Ose të paktën kjo dëshirohet të thuhet nga ata që diskutojnë. Aktualisht, në vendin tonë, situata në këtë fushë,jobefasisht, lë shumë për të dëshiruar në të gjitha nivelet. Por, si rëndom në diskutimet publiketek ne, më shumë merremi me pasojat sesa me shkakun. Në këtë rast, shkaku është ekzistenca e (RTK-së) në përmasat aktuale, kurse pasoja është politika redaktuese, kualiteti i programeve apo profesionalizmi i punëtorëve të RTK-së, ose edhe kontratat e përfolura si të dëmshme për RTK-në dhe taksapaguesit. Prandaj, ne duhet ta shtrojmë një pyetje edhe mëfundamentale: A duhet të ekzistojë RTK-ja dhe nëse.., Po, ç‘- farë RTK-je na duhet? Si ta qujmë RTK-së, Televizion publik .., kur në emisionete tij qendrore i jepë hapësirë Bedri Islamit, (i cili derdhë lotë krokodilli) majtisti dhe emigranti,i edukuar në shkollat e Enver Hoxhës. Shoqëria e sotme në Kosovë (por edhe në diasporë) ështëthuajse në një krizë të thellë morale, materiale dhe politike që në dukje të parë të bënë të mendosh se shërimi i sajë do kërkojë goxha kohë e mund. Sot si kurrë më pare jemi dëshmitar të tendencës për të manipuluar me të vertetën, ku shpifja është shëndrruar në instrument politikë për ta denigruar dhe shantazhuar kundërshtarët politik, dhe në anën tjetër përmes shpifjes dhe interpretimit të ngjarjeve në periudha të ndryshme kohore. Kosova ndodhet në një situatë delikate, e sfiduar në veri nga Serbia, me struktuarat paralele dhe me instrumentalizimin e minoritetit serb duke mos e njohur autoritetin kushtetues dhe politik të Kosovës,dhe po ashtu ku vet shteti është kapur keq nga nga një klikë sunduese mafioze dhe ngërqet e shumëta gati në të gjitha sferat që e karakterizojnë jetën e qytetarit dhe funsksionimin e shtetit, e vetmja gjë që është duke orvatur ta bëjë partia sunduese, është shpifja dhe shantazhimi për të gjithë ata të cilët marrin guximin për të kundërshtuar këto grupe të cilat jetojnë në Kosovën e pasëluftës. Për ta larguar vëmendjen e opinionit nga gjendje e mjerë në të cilën po kalonë Kosova, partia sunduese (PDK-ke) përmes

mediave të kontrolluara nga ideolog majtistët, leninistët, enveristët, të kuqët, etj..,  siq ishte rasti më eklatant kur, karieristi, enveristi, leninisti, Bedri Islami,

na mbante “leksione” nga studioja qendrore e RTK-së e cila kohëve të fundit është shëndërruar në një teatër kukullash, në ekranet e të cilit defilojnë njerëz të korruptuar, njerëz p moral, hajdutë, gëbjeshtarë, intruigantë, bajraktaristrë, leninistë e çka jo tjetër thënë shkurtë njerëz  që mbi të gjitha kanë vu interesin personal. RTK-së në emisionet e drejtëpërdrejt ajo po i servon popullit njerëz të cilët nuk janë të dëshirueshëm për familjet e tyre e mos, të flasim për popullin. Luftimi i krimit të organizuar dhe pasurisë së paligjshme, duhet të ketë bazë ligjore dhe të luftohet nga të gjithë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora