Mendime
Zejdush Kastrati: 14-të vite që vështirë kompenzohen?
E enjte, 27.06.2013, 08:58 PM
14-të
vite që vështirë kompenzohen?
Mos i fajëso rrethanat,atëherë kur vetë je shkaktar i dhimbjes sate. (D Katon)
Nga Zejdush Kastrati
Disa
shkrime e opinione, te botuara, ne
shtypin ditor, gjatë, këtyre ditëve,e që, i dedikoheshin, kryesisht,
përshkrimit real, të gjendjes, në Kosovë, pas bombardimeve 78 diteshe, të
Nato-së,por edhe luftës së UCK-së, mbi forcat ushtarake e paramilitare sërbe,
para 14-të viteve, më “provokuan”, dhe, edhe unë, si banorë i këtij vendi, dhe
përson, që përjetova shumë rëndë, në veqanti, këtë periudhë gati tre
mujore, dua të përshkruaj dhe prezentoj
, përjetimet dhe përshkrimet reale, të asaj periudhe kohore, dhe atij realiteti, në të cilin, kaloi, qyteti, ku
pata jetuar e punuar, afër 2o vite, dhe,
që më mbetet në kujtesë, për shumë përjetime të mira, por, edhe, për shumë momente të hidhura.
Jo që
mbeta, dhe nuk lëshova Gjilanin, para fillimit, të bombardimeve,atu ku
pata filluar punën, si gazetar ,për shkak të patriotizmit, për të
qëndruar, dhe për të mos lëshuar vendlindjen ,por si shumë të tjerë, edhe mua,
më mbante shpresa, se bombardimet e Nato-së, nuk do të zgjasnin më shumë se
disa ditë, apo eventualisht një javë, dhe meqë raportoja edhe për një medium të jashtëm, isha i bindur, se
mund,sado pak, të kontribuoja,edhe në këtë drejtim.
“Invazioni”
që iu ba qytetit të Gjilanit,më 13 qërshor 1999, vetëm, dy ditë, pasi që, në
këtë qytet, u vendosën, forcat elite
amerikane të marincave,nga ana e shumicës së atyre që mbanin uniforma ushatareke të modeleve
të ndryshme me emblemen e shejte të UCK-së, ishte momenti më gëzueshëm
dhe më mbresëlënës, në atë kohë, për gjithë, ata, që kishin dalur ti pritnin,të
aplaudonin, dhe festonin, për këtë ditë të madhe.
Më
kujtohet shumë mirë.Numri i atyre që mbanin uniformat e UCK-së, dhe që vinin panderprerë,ishte mjaft i
madh.Kishte të uniformuar edhe mjaft
prej tyre, që vinin, drejtëpërdrejti nga Stankoveci dhe qytetet tjera të
Maqedonisë, ku ishin, uniformuar edhe me nga 5o marka gjermane ,por kishte edhe
nga ata, jo vetëm si ushtarë të thjeshtë,por edhe të vetëemëruar, si komandant,
dhe që pata pasur rastin,që gjatë këtyre 78 ditësh bombardimesh, ti takoj disa
herë, nëpër disa lagje periferike të qytetit,atë kohë të veshur me mbathje e
iniformë sportive, si alpinistë,(e tash përngjanin si ushtarak kariere), dhe meqë
përfqësonin edhe disa subjekte të atëhershme,kur i pata pyetur, se pse, nuk po
bashkohen të gjithë,dhe të orientojnë
popullin e hutuar e të friksuar,pata marrë pëgjegjie se “së shpejti presim
veprime dhe instrukcione, dhe se nuk duhet besur LDK-së…” e cila,dorën në
zemër, edhe në ato rrethana, mbante zyrën e hapur në këtë qytet… ?!
Me
ardhjen edhe të forcave tjera ushtarake të Nato-së dhe stacionimit të tyre,pa
hezitm fillova punën në telivizoionin
amerikan NBC, i cili, u pat vendosur, në katin e dytë, të hotelit të
atëhershëm, që atë kohë , quhej “Kristal”,dhe gjatë punës tre mujore, pranë
këtij mediumi, e në veqanti, gjatë gjirimeve dhe filmimeve, por edhe
përshkrimeve e rrëfimeve më rrënqethëse, nga goja e dëshmitarëve të gjallë të
fshatit Cërnicë dhe Llashticë,është vështirë dhe mëkatë të mos i respektosh, e
të mos, solidarizohesh, me këto familje, e të mos bësh të pamundurën, që ti
dalësh në ndihmë, dhe kurrësesi e me kurrfarë cmimi të mos shkelësh, mbi
gjakun, dhe vuajtjet, e këtyre familjarëve dhe viktimave.
Normalisht,
në provincë,njerëzit njihen më shumë mes vedi,dhe që në start,fal focave të KFOR-it amerikan që filloi të
shtrihet në tërë sektorin e Lindjes,e në veqanti në Gjilan,ky qytet nuk
përjetoi ndonjë konfrontim të armatosur me pasoja të mëdha në njerëz,por
emerimet me dekret,(me leje të Bajram Begut) të administratorëve, nëpër kompani
publike dhe shtetërore, nga ana, e disa
njerëzve të UCK-së,rezultoi edhe me shumë vjedhje, plaqkitje e keqëpërdorime
të mëdha ,të të mirave materiale,në veqanti të produketeve finale, nëpër shumë
këso kompani,gjë që rezultoi edhe me krijimin e një frike,dyshimi dhe hezitimi
atë kohë, në sinqeritetin dhe autoritetin e disa liderëve, që thirreshin, në emër të qytetit dhe popullatës ,e që në
realitet, vepronin, si të ishin pirat dhe plaqkitës ordiner.
Në këtë
“gjurullti” sic thot baca Adem,u përzi edhe “maca e kuca” dhe si gjithëkund
tjetër, edhe shumë prej tyre, që në
cilindo sistem të kaluar, qoft ai i kohës së Jugosllavisë së Titos, por disa
edhe të sistemit apsolut të Millosheviqit, pa ndonjë rezistencë të madhe u
akomoduan dhe u “kurorëzuan” edhe me
disa nga këta komandantë,por edhe me disa liderë të tjerë, që u shumuan si
“këpurdhat mbas shiut”,dhe falë
lekëve që i “huazuan”,nuk hezituan të flisnin edhe në emër të luftës ,patriotizmit dhe
atëdhetarrizmit!?
Në
veqanti, me ardhjen, dhe shtrirjen e
UNMIK-ut,si organizata më byrokratike dhe që mendoj se dëmin më të
madhë, që në start, ia ka ba vendit tonë, kyqja dhe sistemimi, që nga niveli më
i lartë në zingjirin komandues, qoft në
segmentin e policisë,e në veqanti në sistemin e gjyqësorit, angazhimi
dhe instalimi i njerëzve me hipoteka të dyshimta,me përsonalitete aprofesionale
e amorale,ishin dhe mbeten devijimet dhe deformimet që edhe tani pas 14-të
vitesh po derivojne me pasoja, që shumë vështirë, do ti mund ti tejkalojmë.
Edhe sot
e gjithë ditën, pra edhe gjatë këtyre 14-të viteve që i lam pas, e që pothuja
nga gjithë ata që erdhën e shkuan nga
pushteti,nga gjithë spektri politik e kastat politike, gjatë kësaj periudhe,pa
përjashtime,por me pompozitet e pa fije turpi,
na folën vetëm për suksese e suksese ,kurse e vërteta është krejt
tjetër, dhe fatkeqësisht,për disa edhe
ky 14-të vjeqar, nuk ka sjell fat e lumturi,dashuri e pasuri, gëzim e
festim,por vuajtje,hidhrim e zhgenjim,por gjithashtu, fatlumësisht,për disa,
kjo periudhë pas lufte, ishte dhe do te mbetet, ndër më të begatshmet, më të
frytshmet dhe më fitimprurëset,sepse,”ata” ia bënë “hyzmetin”,e që ia mundësoi
pushteti,i cili të gjithëve, pa dallime, i favorizoi, gjithë ata, që patën
rastin, të futen mbrenda.(me përjashtime të rralla).
Këto
14-të vite, është një kohë jo edhe e shkurt, e pa ngjarje e zhvillime që reflektojnë ne realitetin e ri
të krijuar,por në veqanti lakmia për pasurim të shpejt, pangopësi dhe
faktorizim me cdo kusht e për të marrë ligjin në dorë,janë fenomenet më
tmerruese dhe më dinigruese, që po na kushtojnë dhe do të na kushtojnë,për cka
fajin nuk mund tia faturojmë askujt tjetër,por,
në radhë të parë, gjithë atyre liderëve, që na udhëhoqën, dhe po na
udheheqin, tani e 14-të vite, me ket shtet,edhe ashtu, mjaft të brishtë.
Ky 14-të
vjeqar, në Kosovën e pasluftës, identifikohet edhe me aso befasiarsh që janë
edhe senzacionale e të pabesueshme,për botën e zhvilluar e demokratike,sepse në
fotelen e presidentit të vendit, zëvëndëskryeministrave, minstrave e
zëvëndësministrave,drejtorëve të digastereve të ndryshem,profesorë universiteti
e ambasadorë,
doktorë
klinikash, e deputet, u ulën, edhe ata, që me mburrje, dënuan në emër të Jugosllavisë së Titos shqiptarë me
vite të tëra,vetëm pse ata kërkuan
Republike, po ,edhe të atillë, që publikisht, ishin kundër Kosovës shtet e republikë,edhe disa që ishin kumar e
jarana edhe me Millosheviqin e iqa tjerë,edhe disa që akuzohen për trafikim
organesh,por edhe që në Rambuje ishin në
palën sërbe,edhe disa….
Pra, Kosova, e këtyre 14-të viteve, ishte vend dhe poligon,edhe i qudirave,edhe i ekseperimenteve ,por edhe i senzacioneve.Por mos të harrojmë ,ishte,edhe , vend, i horrave!