E diele, 28.04.2024, 07:24 PM (GMT+1)

Mendime

Zenel Çeliku: Pashallarët e PD, shkaktarë të humbjes

E enjte, 27.06.2013, 08:32 PM


Pashallarët e PD,  shkaktarë të humbjes së  Berishës

Nga Zenel Çeliku

Zgjedhjet e 23 Qershorit janë pritur me shumë interes nga shqiptarët dhe ndërkombëtarët.Pas 8 vjet qeverisje, kryesisht nga PD me Kryeministrin Berisha në krye, shqiptarët votuan për një ndryshim dhe rotacion politik.Realisht ky rotacion ishte I pritshëm sepse gjatë 8 viteve, pushteti konsumohet, pse jo, edhe komprementohet.Ato që e kanë rënduar më shumë këtë qeverisje, janë korrupsioni, administrata e pa aftë dhe provincial, ngjarjet e rënda që kanë ndodhur në këtë hark kohor, por më shumë është ekonomia e rrënuar e shqiptarëve.Një ndryshim I tillë ndodh kudo në botë, e kështu ndodhi edhe në Shqipëri.Por ajo që duhet të theksoj është se, në këto zgjedhje nuk ka të humbur, sepse këto zgjedhje për fat të mirë të shqiptarëve përmbushën standartet e kërkuara nga ndërkombëtarët, e kështu ne kemi fituar të drejtën morale për të kërkuar me dinjitet statusin kandidat në BE.Gjithsesi, I rikthehemi rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, ku kualicioni I majt fitoi thellë, aq sa nuk pritej.Kjo humbje ka tronditur rëndë kupolën dhe militantët e PD, por mesëshumti, kjo humje tashmë e pranuar, ka rënduar si  asnjëherë, liderin shpirtëror të PD-Sali Berisha, I cili me kurajo civile, me qytetari, me formimin e një politikani të sprovuar, dhe me keqardhje, Ai e pranoi humjen e thellë, dhe njëherazi I uroi  kundërshtarit të tij-Edi Ramës, suksese në detyrën e rëndësishme për të qeverisur vëndin.Edhe pse humbës I rënduar moralisht, Berisha krahas dëshpërimit të madh të lexuar lehtë, gjeti dëshirën dhe forcën për të uruar popullin shqiptar për një jetë më të mira.Akti I një politikiani të përgjegjshëm si Berisha, I ka bërë përshtypje milionave shqiptarëve, ashtu edhe ndërkombëtarëve.Dinjiteti I Berishës bëri që në mënyrë të vetëdijshme, të marrë të gjitha përgjegjësitë  e kësaj hubje të thellë, e për rrjedhojë, Ai deklaroi se do ta japë dorëheqje nga të gjitha funskionet partiake.Në gjykimin tim, deri këtu lideri I PD  Berisha, bëri një veprim shumë dinjitoz, por për një gjë nuk jamë apsolutisht dakord me Z.Berisha, si mundet t’ia faturojë të gjitha përgjegjësitë e humbjes, vehtes së tij, e ndërsa “PASHALLARET” e PD të cilët udhëhoqën fushatën në 12 qarqe të vëndit, nuk paskan asnjë përgjegjësi ???Cfarë bënë ata për një muaj në qarqet ku fushata I përpiu në dreka e darka pashallarësh, dhe në gjumë latergjik?Si mundet Berisha të lërë pa përgjegjësi ekipin e  shtabit të  PD në këtë fushtë shumë të egër  për mbijetesë?Si dhe me sa moral dhe dinjitet politik do të dalin në opinion  Ridvan Bode, Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Arben Imami, Eduard Halimi, Genc Ruli, Genc Pollo, Majlinda Bregu, Myqerem Tafaj, Spiro Ksera, Aldo Bumci, pse jo, edhe ministrant e rinj të cilët nuk mundën të sillnin  asnjë risi ne PD.Këtu Kryeministri Berisha, duhet të mbajë të njëjtin qëndrim, si për vehten e tij, ashtu edhe për këta figura që me të drjete mundet ti quajmë “PASHALLARE në qeverrisje, gjithashtu të tillë edhe në fushatë.Cilido mundet të pyes, kush është përgjegjësia e këtij ekipi që trazmetoi vetëm impulse politike shterp në punën e tyre të përditshme, dhe në fushatë?A nuk paska të paktën një prej tyre që të ndjekë shembullin shumë diniitoz dhe kurajoz të liderit të tyre?Përse ata “PASHALLARE” nuk dalim me kurajo dhe dinjitet që të japin doëheqje nga postet partiake, për këtë hubje të thellë që nga krijimi I PD??????

Z.Berisha, ju jeni nga ata misionar të politikës dhe të qeverisjes, që keni punuar me  mbi 15 orë në ditë, si I tillë nuk duhet të mbani qëndrim me dy standarte, kur ju personalisht jepni dorëheqje, dhe bashkëpunëtorëve të Tuaj, nuk I kërkoni të njëjtin veprim qytetar dhe politik.Z.Berisdha, përse bashkëudhatarëve të Tuaj nuk I kërkoni që të marrin edhe ata përgjegjësitë e humbjes fatale?Ata duhet të largohen perfundimisht nga PD, ata duhet tu kërkojnë falje militantëve të PD, për një hubje historike dhe duhet ti kthejne borxhin Pd ne parlament thejsht si deputet te saje”PASHALLARET”që humbën rendë në këto zgjedhje, duhet ta kuptojnë se, afro 10 % e militantëve të PD, I kanë votuar si të pa dëshiruar dhe të padenjë për ti përfaqësuar demokratët në qeverisje.”PASHALLARET” nëse kanë një fije dinjitet dhe moral politik, duhet ta lënë partnë e tyre që të ringrihet në nivelin që I takon, por me njerëz dhe figura të reja, të moderuar, dinjiroz, të pastër moralisht, democrat në shpirt, e të perkushtuar.Në PD duhet të ofrohen njerez me integritet dhe të mos e shikojnë politikën si biznesin më të mirë, por si një detyrë atdhetare.Ndaj, si prijës I kësaj Partie ku Ju Z.Berisha keni dhënë dhe kontribuar 22 vjet radhazi, ju sugjeroj që ti kërkoni edhe “PASHALLAREVE”, detyrimisht që të ndjekin modelin tuaj politik të moderuar të dy ditëve më parë.

Si gazetar me përvoje të gjatë, nuk mund të qëndroj indiferent për disa qëndrime në dy ditët e fundit, në lidhje me humbjen e PD ne këto zgjedhje.Ka shumë qëndrime rradikale personalisht ndaj Z.Berisha.Të gjithë atyre që shprehen me nota mjaft negative dhe fyese për një figurë që ka përfaqesuar vëndin e tyre, në cilësinë e Presidentit, të liderit të  opozitës, si dhe të Kryeministrit, u thmë se, nuk është etike, nuk është e drejtë, nuk është aspak vlerësim dhe as qytetari, kur ulet një figurë sic është Berisha, edhe pse sot është I humbur.Le ti referohemi fituesit Edi Rama, I cili në dekleratën e tij u shpreh shumë qartë, duke theksuar se “e respektoj dhe vlerësoj atë kontribut që ka dhënë kundërshtari im politik në vite, dhe I uroj një jetë të qetë e të mirë”.E pra, nuk ka kuptim dhe as logjikë që ti hedhim helm hidhërimit të një humbesi I cili ka bërë histori në politikën shqiptare.Le ti lëmë kohë që Berisha të reflektojë e të dalë me konkluzione të qarta, konkrete për faktorët që e cuan PD në këtë humbje kaq te thellë, te cilët unë me të drejtë I kamë quajtur ”PASHALLARE”.Duke dashur ta përfundoj qëndrimin dhe gjykimin tim, shpresoj se Berisha do të mbajë të njëjtin qëndrim edhe ndaj  bashkepunëtoret e tij të kësaj humbje, duke larguar të keqen brënda PD, e këta,  janë “PASHALLARET” tashmë të heshtur.Berisha duhet ta bëjë këtë akt sepse është detyra  e tij, një ore e me pare duhet ta marë këtë vendim sepse kështu do të gjejnë qetësi dhe reflektim militantët e PD, por edhe një përgjegjësi morale për kupolën e re të PD.Pa dyshim, ky moment do të jetë një shprehje domethënëse dhe përgjëgjësi më e madhe në të ardhmen per figurat e reja të PD.Nga ana tjeter, si gazetar dhe qytetar, duhet ti hedh urimet më të mira për Edi Ramën dhe Ilir Metën, për fitoren e tyre spektakolare, sepse ky urim shkon drejtperdrejt në interest të zhvillimit të vëndit.Uroj nga zemra që rruga dhe misioni shumë i vështirë  që ata kanë marrë mbi supe, ta përmbushin me sukses, sepse në fund të fundit, ky është edhe kuptimi I këtyre votimeve dhe I kësaj fitoreje të thellë që ata morën.



(Vota: 6 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora