| E enjte, 27.06.2013, 08:32 PM |
Pashallarët
e PD, shkaktarë të humbjes së Berishës
Nga Zenel Çeliku
Zgjedhjet
e 23 Qershorit janë pritur me shumë interes nga shqiptarët dhe ndërkombëtarët.Pas
8 vjet qeverisje, kryesisht nga PD me Kryeministrin Berisha në krye, shqiptarët
votuan për një ndryshim dhe rotacion politik.Realisht ky rotacion ishte I
pritshëm sepse gjatë 8 viteve, pushteti konsumohet, pse jo, edhe
komprementohet.Ato që e kanë rënduar më shumë këtë qeverisje, janë korrupsioni,
administrata e pa aftë dhe provincial, ngjarjet e rënda që kanë ndodhur në këtë
hark kohor, por më shumë është ekonomia e rrënuar e shqiptarëve.Një ndryshim I
tillë ndodh kudo në botë, e kështu ndodhi edhe në Shqipëri.Por ajo që duhet të
theksoj është se, në këto zgjedhje nuk ka të humbur, sepse këto zgjedhje për
fat të mirë të shqiptarëve përmbushën standartet e kërkuara nga ndërkombëtarët,
e kështu ne kemi fituar të drejtën morale për të kërkuar me dinjitet statusin
kandidat në BE.Gjithsesi, I rikthehemi rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, ku
kualicioni I majt fitoi thellë, aq sa nuk pritej.Kjo humbje ka tronditur rëndë
kupolën dhe militantët e PD, por mesëshumti, kjo humje tashmë e pranuar, ka
rënduar si asnjëherë, liderin shpirtëror
të PD-Sali Berisha, I cili me kurajo civile, me qytetari, me formimin e një
politikani të sprovuar, dhe me keqardhje, Ai e pranoi humjen e thellë, dhe
njëherazi I uroi kundërshtarit të
tij-Edi Ramës, suksese në detyrën e rëndësishme për të qeverisur vëndin.Edhe
pse humbës I rënduar moralisht, Berisha krahas dëshpërimit të madh të lexuar
lehtë, gjeti dëshirën dhe forcën për të uruar popullin shqiptar për një jetë më
të mira.Akti I një politikiani të përgjegjshëm si Berisha, I ka bërë përshtypje
milionave shqiptarëve, ashtu edhe ndërkombëtarëve.Dinjiteti I Berishës bëri që
në mënyrë të vetëdijshme, të marrë të gjitha përgjegjësitë e kësaj hubje të thellë, e për rrjedhojë, Ai
deklaroi se do ta japë dorëheqje nga të gjitha funskionet partiake.Në gjykimin
tim, deri këtu lideri I PD Berisha, bëri
një veprim shumë dinjitoz, por për një gjë nuk jamë apsolutisht dakord me
Z.Berisha, si mundet t’ia faturojë të gjitha përgjegjësitë e humbjes, vehtes së
tij, e ndërsa “PASHALLARET” e PD të cilët udhëhoqën fushatën në 12 qarqe të
vëndit, nuk paskan asnjë përgjegjësi ???Cfarë bënë ata për një muaj në qarqet
ku fushata I përpiu në dreka e darka pashallarësh, dhe në gjumë latergjik?Si
mundet Berisha të lërë pa përgjegjësi ekipin e
shtabit të PD në këtë fushtë
shumë të egër për mbijetesë?Si dhe me sa
moral dhe dinjitet politik do të dalin në opinion Ridvan Bode, Jozefina Topalli, Astrit Patozi,
Arben Imami, Eduard Halimi, Genc Ruli, Genc Pollo, Majlinda Bregu, Myqerem
Tafaj, Spiro Ksera, Aldo Bumci, pse jo, edhe ministrant e rinj të cilët nuk
mundën të sillnin asnjë risi ne PD.Këtu
Kryeministri Berisha, duhet të mbajë të njëjtin qëndrim, si për vehten e tij, ashtu
edhe për këta figura që me të drjete mundet ti quajmë “PASHALLARE në qeverrisje,
gjithashtu të tillë edhe në fushatë.Cilido mundet të pyes, kush është
përgjegjësia e këtij ekipi që trazmetoi vetëm impulse politike shterp në punën
e tyre të përditshme, dhe në fushatë?A nuk paska të paktën një prej tyre që të
ndjekë shembullin shumë diniitoz dhe kurajoz të liderit të tyre?Përse ata
“PASHALLARE” nuk dalim me kurajo dhe dinjitet që të japin doëheqje nga postet
partiake, për këtë hubje të thellë që nga krijimi I PD??????
Z.Berisha,
ju jeni nga ata misionar të politikës dhe të qeverisjes, që keni punuar me mbi 15 orë në ditë, si I tillë nuk duhet të
mbani qëndrim me dy standarte, kur ju personalisht jepni dorëheqje, dhe
bashkëpunëtorëve të Tuaj, nuk I kërkoni të njëjtin veprim qytetar dhe
politik.Z.Berisdha, përse bashkëudhatarëve të Tuaj nuk I kërkoni që të marrin
edhe ata përgjegjësitë e humbjes fatale?Ata duhet të largohen perfundimisht nga
PD, ata duhet tu kërkojnë falje militantëve të PD, për një hubje historike dhe
duhet ti kthejne borxhin Pd ne parlament thejsht si deputet te
saje”PASHALLARET”që humbën rendë në këto zgjedhje, duhet ta kuptojnë se, afro
10 % e militantëve të PD, I kanë votuar si të pa dëshiruar dhe të padenjë për
ti përfaqësuar demokratët në qeverisje.”PASHALLARET” nëse kanë një fije
dinjitet dhe moral politik, duhet ta lënë partnë e tyre që të ringrihet në
nivelin që I takon, por me njerëz dhe figura të reja, të moderuar, dinjiroz, të
pastër moralisht, democrat në shpirt, e të perkushtuar.Në PD duhet të ofrohen
njerez me integritet dhe të mos e shikojnë politikën si biznesin më të mirë, por
si një detyrë atdhetare.Ndaj, si prijës I kësaj Partie ku Ju Z.Berisha keni
dhënë dhe kontribuar 22 vjet radhazi, ju sugjeroj që ti kërkoni edhe
“PASHALLAREVE”, detyrimisht që të ndjekin modelin tuaj politik të moderuar të
dy ditëve më parë.
Si
gazetar me përvoje të gjatë, nuk mund të qëndroj indiferent për disa qëndrime
në dy ditët e fundit, në lidhje me humbjen e PD ne këto zgjedhje.Ka shumë
qëndrime rradikale personalisht ndaj Z.Berisha.Të gjithë atyre që shprehen me
nota mjaft negative dhe fyese për një figurë që ka përfaqesuar vëndin e tyre, në
cilësinë e Presidentit, të liderit të
opozitës, si dhe të Kryeministrit, u thmë se, nuk është etike, nuk është
e drejtë, nuk është aspak vlerësim dhe as qytetari, kur ulet një figurë sic
është Berisha, edhe pse sot është I humbur.Le ti referohemi fituesit Edi Rama, I
cili në dekleratën e tij u shpreh shumë qartë, duke theksuar se “e respektoj
dhe vlerësoj atë kontribut që ka dhënë kundërshtari im politik në vite, dhe I
uroj një jetë të qetë e të mirë”.E pra, nuk ka kuptim dhe as logjikë që ti
hedhim helm hidhërimit të një humbesi I cili ka bërë histori në politikën
shqiptare.Le ti lëmë kohë që Berisha të reflektojë e të dalë me konkluzione të
qarta, konkrete për faktorët që e cuan PD në këtë humbje kaq te thellë, te
cilët unë me të drejtë I kamë quajtur ”PASHALLARE”.Duke dashur ta përfundoj
qëndrimin dhe gjykimin tim, shpresoj se Berisha do të mbajë të njëjtin qëndrim
edhe ndaj bashkepunëtoret e tij të kësaj
humbje, duke larguar të keqen brënda PD, e këta, janë “PASHALLARET” tashmë të heshtur.Berisha
duhet ta bëjë këtë akt sepse është detyra
e tij, një ore e me pare duhet ta marë këtë vendim sepse kështu do të
gjejnë qetësi dhe reflektim militantët e PD, por edhe një përgjegjësi morale
për kupolën e re të PD.Pa dyshim, ky moment do të jetë një shprehje domethënëse
dhe përgjëgjësi më e madhe në të ardhmen per figurat e reja të PD.Nga ana
tjeter, si gazetar dhe qytetar, duhet ti hedh urimet më të mira për Edi Ramën
dhe Ilir Metën, për fitoren e tyre spektakolare, sepse ky urim shkon
drejtperdrejt në interest të zhvillimit të vëndit.Uroj nga zemra që rruga dhe
misioni shumë i vështirë që ata kanë
marrë mbi supe, ta përmbushin me sukses, sepse në fund të fundit, ky është edhe
kuptimi I këtyre votimeve dhe I kësaj fitoreje të thellë që ata morën.