| E premte, 28.06.2013, 06:03 PM |
PUTUR
Shteti
shqiptar, si ai dje dhe ky sot nuk përfaqësojnë
shqiptarët
(në të gjitha trojet etnike shqipëtare) dhe
mendimin e tyre
NË FOKUS
Nga: Ramiz DËRMAKU
Në
Gjermani, Jo rastësisht mediat konsiderohen si arma më e fuqishme pasë bombës
atomike. Qeveria jonë në mënyrë të sofistikuar po bënë përpjekje titanike për
ta shtrirë kontrollin në të gjitha mediet,natyrishtë, jo duke ushtruar dhunë
direkte, por duke i vënë në pozita
gazetarët më” besnik ” të tyre dhe duke i infiltruar ndonjë gazetar aty ku nuk
ka ndikim. Nuk ka dyshim se në shoqërinë tonë demokratike nevojitet një
televizion e radio publike të cilat e bëjnë transmetimin drejtë për drejtë të mbledhjeve të
Parlamentit (kur ato janë të hapura për publikun), të mbledhjeve të komisioneve
dhe mbledhjeve të Qeverisë, si dhe të konferencave eventuale për shtyp
menjëherë pasë atyre mbledhjeve. Kjo garanton që qytetarët të informohen me
kohë për të marrë vendime të rëndësishme kombëtare.
RTK-së në
emisionet e drejtëpërdrejta shikueseve të vetë por edhe popullit – popullit po
i fton apo po i fton njerëz të cilët nuk janë të dëshirueshëm për
familjet
e tyre …,e mos të flasim për popullin. Luftimi i krimit të organizuar,
korrupsionit dhe pasurisë së paligjshme, duhet të ketë bazë ligjore dhe të
luftohet nga të gjithë ne, e sidomos nga shtypi, mediat e shkruara dhe
elektronike.
Dinamika
e jetës që sot është prezente edhe në trojet shqiptare shpesh nuk të lejon pra
thënë shkurtë nuk të jepë, mundësi që të jesh në rrjedha dhe ngjarje të
ndryshme që ndodhin sidomos tek mjetet e ndryshme të informimit.
Në
Republikën e Kosovës ka aq shumë mjete të informimit; të shkruara, vizuele,
faqe interneti sa që njeriut i duhet shumë kohë e lirë ti shikojë e vlerësojë
të gjitha. Siq mësojmë nga burime të ndryshme informative, po flitet në Radio,
televizion, po shkruhet në shtypin tonë ditor apo javorë, se pjesa dërmuese e
këtyre burimeve informative janë vënë
dispozicion – dmth ato i udhëheqin organet dhe institucionet e Qverisë sonë dhe
të një klani politikë e institutocional
pra janë nën mbikëqyrje të Partisë në pushtetë pra PDK-së. Nëse me
ngadalësi dhe seriozitet, përcjellim zhvillimin e shoqërisë në demokraci..,
jetet e informimit pa dyshim konkludon se aty kemi të bëjmë me një diktaturë
komuniste, leniniste, marksiste, titiste, Enveriste .., konkludon se aty kemi
të bëjmë me një diktaturë dhe komunizëm tipik
të kohës kur sundoi Enver Hoxha.shikohen me realitet dhe me qëtësi
mjetet e informimit atëherë vie në konkludim.., se aty kemi të bejmë me një
diktaturë dhe komunizëm tipik
të kohës
së Enveri Hoxhës. Aty çdo gjë është e
kontrolluar nga një grup i interesit të llojit të caktuar Pra aty udhëheqin
grupe të ndryshme të cilat nuk kanë për qëllim që ta zhvillojnë e ndertojnë
shtetin, por vjedhjen e pasurisë së shtetit dhe ne ketë mënaarë pengojnë
zhvillimin e demokracisë dhe ndertimin e
shtetit. Qëllimi i një transmetuesi publik është që ai t’iu shërbejë
nevojave dhe të mirës publike. Për ta përmbushur mandatin e tij, është e
nevojshme që të
garantohet pavarësia e transmetuesit publik, përmesë udhëheqjes pluraliste dhe
të paanshme. E, kontrolli mbi media, thuhet përgjithësisht në traditën
informative, i ndihmon Qeverisë t’i fshehin gjurmët e krimit dhe korrupsionit
të organizuar. Kur flasim për RTK-së pa hamendje themi se RTK-së nuk është më televizion publikë. Televizion
publik e quajnë vetëm gazetarët-et e sajë. RTK- së nuk është televizion publik,
privat e asë shtetëror?! Shtrohet..,pyetja.. ? Pra i kujt është?! Nëse doni ta
dini kush është Radio Televizioni i Kosovës.., pa hamendje themi, se ai është faqja e zezë e Kosovës. Në një
shoqëri të zhvilluar dhe demokratike në njëshoqëri pluraliste, mediumet
elektronike pra edhe televizioni janë faktorë i rëndësishëm në ndertimin,
unitetin, funksionimin dhe zhvillimin e shtetit dhe demokracisë. Pra si në çdo
shtetë edhe tek ne mediumet; radio, televizioni, gazetat, luajnë rol të madhë në
ndertimin dhe zhvillimin e një shteti, ato luajnë rol të madhë në unitetin e
popullit, në zhvillimin e proceseve demokratike,në anën tjetër gjykojnë dhe
dënojnë ashpër dukurit dhe sjeljet negative; Korrupsionin, rrenën,
familjarizmin, karierizmin, demagogjitë, miton,etj. RTK-së akoma edhe sot është në duart
e ndyta të; majtistëve, leninistëve, marksistëve, të socialistëve, nanoistëve,
të hijenave socialiste, dhe të PD-këistëve.Kjo është, pak a shumë, ajo që më së
shpeshti dëgjohet kur të diskutohet RTK-ja në Kosovë. Ose të paktën kjo
dëshirohet të thuhet nga ata që diskutojnë. Aktualisht, në vendin tonë, situata
në këtë fushë,jobefasisht, lë shumë për të dëshiruar në të gjitha nivelet. Por,
si rëndom në diskutimet publiketek ne, më shumë merremi me pasojat sesa me
shkakun. Në këtë rast, shkaku është ekzistenca e (RTK-së) në përmasat aktuale,
kurse pasoja është politika redaktuese, kualiteti i programeve apo
profesionalizmi i punëtorëve të RTK-së, ose edhe kontratat e përfolura si të
dëmshme për RTK-në dhe taksapaguesit. Prandaj, ne duhet ta shtrojmë një pyetje
edhe mëfundamentale: A duhet të ekzistojë RTK-ja dhe nëse.., Po, ç‘- farë
RTK-je na duhet? Si ta qujmë RTK-së, Televizion publik .., kur në emisionete
tij qendrore i jepë hapësirë Bedri Islamit, (i cili derdhë lotë krokodilli)
majtisti dhe emigranti,i edukuar në shkollat e Enver Hoxhës.
Shoqëria e sotme në Kosovë (por edhe në diasporë) ështëthuajse në një krizë të
thellë morale, materiale dhe politike që në dukje të parë të bënë të mendosh se
shërimi i sajë do kërkojë goxha kohë e mund. Sot si kurrë më pare jemi
dëshmitar të tendencës për të manipuluar me të vertetën, ku shpifja është
shëndrruar në instrument politikë për ta denigruar dhe shantazhuar
kundërshtarët politik, dhe në anën tjetër përmes shpifjes dhe interpretimit të
ngjarjeve në periudha të ndryshme kohore. Kosova ndodhet në një situatë
delikate, e sfiduar në veri nga Serbia, me struktuarat paralele dhe me
instrumentalizimin e minoritetit serb duke mos e njohur autoritetin kushtetues
dhe politik të Kosovës,dhe po ashtu ku vet shteti është kapur keq nga nga një
klikë sunduese mafioze dhe ngërqet e shumëta gati në të gjitha sferat që e
karakterizojnë jetën e qytetarit dhe funsksionimin e shtetit, e vetmja gjë që
është duke orvatur ta bëjë partia sunduese, është shpifja dhe shantazhimi për
të gjithë ata të cilët marrin guximin për të kundërshtuar këto grupe të cilat
jetojnë në Kosovën e pasëluftës. Për ta larguar vëmendjen e opinionit nga
gjendje e mjerë në të cilën po kalonë Kosova, partia sunduese (PDK-ke) përmes
mediave
të kontrolluara nga ideolog majtistët, leninistët, enveristët, të kuqët,
etj.., siq ishte rasti më eklatant kur,
karieristi, enveristi, leninisti, Bedri Islami,
na mbante “leksione” nga studioja qendrore e RTK-së e cila kohëve të fundit është shëndërruar në një teatër kukullash, në ekranet e të cilit defilojnë njerëz të korruptuar, njerëz p moral, hajdutë, gëbjeshtarë, intruigantë, bajraktaristrë, leninistë e çka jo tjetër thënë shkurtë njerëz që mbi të gjitha kanë vu interesin personal. RTK-së në emisionet e drejtëpërdrejt ajo po i servon popullit njerëz të cilët nuk janë të dëshirueshëm për familjet e tyre e mos, të flasim për popullin. Luftimi i krimit të organizuar dhe pasurisë së paligjshme, duhet të ketë bazë ligjore dhe të luftohet nga të gjithë.