Mendime
Skënder Buçpapaj: Vota parandaluese
E premte, 28.06.2013, 07:55 PM
VOTA
PARANDALUESE
NGA SKËNDER BUÇPAPAJ
Duket
qartë se 23 Qershori ishte një revoltë qytetare e shprehur me votë, parathënie
e heshtur e një zgjimi të vrullshëm të pritshëm qytetar ndaj sistemit të
vendosur në Republikën e Shqipërisë nga klasa politike aktuale. Ndëshkimi u bë,
kësaj radhe, me përzgjedhje, kundër partisë që qeveris vendin në tetë vitet e
fundit.
Shkrimi
im i sotëm është rimarrje e një eseje të filluar muaj më parë, atëherë me
titullin "Shqipëria - ana e prapme e Greqisë". Ishte në jehonë të
drejtpërdrejtë të shkrimit "Oligarkia e kalbur e Greqisë", të
gazetarit grek Kostas Vaxevanis, botuar më 6 janar 2013 në gazetën New York
Times.
"Demokracia
është si biçikleta: nëse nuk di ta ngasësh, atëherë bie. Mjerisht, biçikleta e
demokracisë greke ka kohë që është prishur. Pas kolapsit të juntës militare më
1974, Greqia krijoi vetëm një formë hibride, krejt të zbehtë të demokracisë. Ti
mund të votosh, mund t'i përkasësh një partie dhe të protestosh. Në thelb,
megjithatë, një klikë e vogël ushtron të gjithë pushtetin e mirëfilltë
politik," e fillonte shkrimin e tij Vaxevanis.
"Nga
e gjitha çfarë është thënë për krizën greke, shkruan ai, shumë është lënë pa
thënë. Kriza është bërë një shesh beteje mes interesave dhe ideologjive. Në
pyetje është roli i sektorit publik dhe pasuria e shtetit.
Por
problemi real me sektorin publik, sipas gazetarit grek, është elita numerikisht
e vogël e biznesmenëve të cilët e quajnë veten "sipërmarrës". Ata i
korruptojnë politikanët për të marrë kontrata të majme qeveritare, rëndom me
çmime shumë të ulëta. Ata gjithashtu kanë në pronësi shumë media të vendit, çka
ua bën të mundur që veprimet e tyre të blindohen me heshtje. Vaxevanis i
krahason ata me lordin e drogave Pablo Escobar të Kolumbisë dhe me liderin
paramilitar të Serbisë, Arkanin.
Për
thellimin e krizës, gazetari fajëson Evangjelos Venizellosin, më herët ministër
i financave dhe pastaj kryetar i PASOKut, për politikat e tij të taksave dhe
për ligjin grek që iu jepte imunitet të gjerë ministrave. "Hile të tilla
vazhdojnë prej dekadash. Publiku është i privuar nga informacioni real,
përderisa televizionet, gazetat dhe faqet online të lajmeve janë të
kontrolluara nga elita ekonomike dhe politike."
Lexuesit
ia kujtoj se Kostas Vaxevanis është gazetari që u arrestua nga qeveria greke
pasi botoi në revistën e tij mujore "Hot Doc" (dokumente të nxehta)
listën e 2000 qytetarëve grekë të cilët shmangnin pagimin e taksave dhe
tatimeve në vendin e tyre, duke i depozituar në Zvicër paratë e tyre të fituara
në Greqi. Bëhej fjalë për të ashtuquajturën Lagarde List, të cilën më 2010,
Christine Lagarde, asokohe ministre franceze e financave, më vonë Presidente e
Fondit Monetar Ndërkombëtar, ua dorëzonte zyrtarëve grekë, personalisht
Venizellosit, i cili nuk ia dorëzoi askujt listën. Arsyeja pse e bëri këtë
ishte se Lista Lagarde "implikonte një grup të korruptuar që flet në emër
të demokracisë edhe kur e rrënon atë: zyrtarë me kompani offshore, miq dhe të
afërm të ministrave, bankierë, botues dhe të tjerë të përfshirë në tregun e
zi", siç shkruan Vaxevanis. Për arrestimin e tij media greke heshti
plotësisht. Vetëm jehona e mediave të huaja e detyroi qeverinë greke të
zbrapsej nga vendimi.
Konkluzioni
i Vaxevanis është se "populli grek duhet ta riparojë biçikletën e tij të
demokracisë duke kërkuar që t'iu jepet fund hileve dhe korrupsionit. Gazetarët
duhet t'i rezistojnë manipulimit dhe t'iu rikthehen detyrave të tyre të
profesionit. Dhe qeveria duhet të ringjallë trashëgiminë e lashtë demokratike
greke - në vend që të vrasë lajmësin."
Venizellos
ishte ministër i financave në qeverinë e Jorgo Papandreut. Ky i fundit, në krye
të PASOK vinte në pushtet pasi populli rrëzoi me votë qeverinë e Karamanlisit.
Ishte një votë që shprehte revoltë ndaj së djathtës greke. Një votë që i jepte
shans së majtës së atjeshme të çrrënjoste sistemin e kalbur disadhjetëravjeçar
të oligarkisë greke.
Jorgo
Papandreu, kur vinte në pushtet, ishte tërësisht i vetëdijshëm për realitetin
me të cilin i duhej të përballej ai dhe qeveria e tij. I mundur dy herë nga
Kostas Karamanlis, ardhur në pushtet falë një vote proteste ndaj Karamanlisit,
i cili nuk ishte i aftë të përballej me krizën ekonomike dhe ta pastronte
partinë e tij nga korrupsioni, Papandreu propozonte një plan 3 miliardë eurosh
për të ringjallur ekonominë nëpërmjet investimeve, 'zhvillimit të gjelbër' dhe
mbrojtjes së konsumatorëve duke i financuar me një reduktim të shpenzimeve
shtetërore dhe një rishpërndarje fiskale të arritur nëpërmjet taksimit të të
pasurve dhe kishës.
Jorgo A.
Papandreu, në një shkrim të tij, të botuar në "International Herlad
Tribune" dhe media të tjera kryesore amerikane më 10 mars 2010, me rastin
e vizitës së tij tek presidenti amerikan Barack Obama, katër-pesë muaj pas
ardhjes në pushtet, pra i ri në detyrë, shprehte vendosmërinë e tij për t'u
përballur me problemet e krizës dhe për aftësitë e vendit të tij për të arritur
ringjalljen ekonomike, ndonëse ai thekson se kur erdhi në postin e tij, nuk e
dinte shkallën e vërtetë të rrënimit ku ishte zhytur Greqia. Me masat e tij
energjike, ai mëtonte të kapte nivelet e Bashkimit Evropian brenda vitit 2012.
Shkrimi i
tij titullohej "Greqia nuk është një ishull" dhe Papandreu theksonte
se kriza greke ka ndihmuar të hedhë dritë mbi realitetin evropian. "Por
sikurse Greqia nuk është një ishull, as Evropa nuk jeton në izolim. Ne jemi të
gjithë pjesë të një sistemi financiar të ndërtuar keq që duhet të ndreqet
urgjentisht." Kështu përpiqej të bënte Odisenë, duke shpërndarë fajin dhe
përgjegjësinë ndaj Evropës dhe sa më gjerë përtej saj: "Unë jam në
Uashington për ta takuar Presidentin Obama me një mesazh nga Evropa: Sfida me
të cilën përballemi nuk është thjesht greke apo evropiane; është edhe
amerikane, dhe së bashku ne duhet të gjejmë një zgjidhje." Vetë
kryeministri grek pranonte ndërkaq se sistemi grek disadhjetëravjeçar ishte i bazuar
në ryshfetin në të gjitha sferat e shoqërisë, por kërkonte që pa vonuar, pa
debate shterpë të triumfojnë ndaj peshkaqenëve financiarë të cilët e kanë
pasuruar veten, ndërkohë që qytetarët e rëndomtë kanë humbur punët, shtëpitë
dhe pensionet e tyre.
Papandreu,
megjithatë, nuk e kuptoi se vota që e solli në pushtet ishte thjesht një votë e
cila përkohësisht parandalonte një revoltë të gjerë popullore, e cila nga një
revoltë ndaj një force politike do të shndërrohej në një revoltë ndaj një klase
politike. Ai nuk arriti t'i mbante pemtimet, sepse partia e tij vetë ishte e
zhytur në korrupsion, madje vetë ministri i financave, pasuesi i tij në krye të
partisë, Venizellosi ishte dhe mbeti një kupolë mbrojtëse për korrupsionin
socialist dhe për korrupsionin grek në përgjithësi. Në fund të shkrimit të tij,
Papandreu kërkonte parandalimin e një krize të re që mund të shndërrohej në
epidemike. Edhe këtu ai pati të drejtë, por sikurse ai as kolegët e tij
gjithandej nuk mundën ta bënin një gjë të tillë, sepse i patën dhe i kanë duart
e tyre të lidhura nga korrupsionet e veta.
Peshkaqenët
financiarë të Papandreut janë pikërisht oligarkët e kalbur të Greqisë të
Vaxevanisit. Prandaj titulli "Oligarkët e kalbur të Greqisë" mund të
përshtatej në "Oligarkët e kalbur të Shqipërisë". Këtë realitet e
pranon për herë të parë në Shqipëri, në një intervistë të djeshme në Zërin e
Amerikës, gazetari Fatos Lubonja. E pamundur që gazetarët e tjerë,
intelektualët e tjerë të mos e kenë parë realitetin e vendit të tyre, por ata,
si kolegët grekë, janë pjesë e problemit, nuk janë aspak pjesë e zgjidhjes.
Lubonja
është i vertëdijshëm se zgjedhjet e 23 Qershorit nuk i tundën fare forcat
oligarko-mafioze. Ai thotë se filtrit të votës i shpëtoi Ilir Meta, të cilin
gazetari ynë e sheh si simbol të korrupsionit dhe klientelizmit, sepse vota u
adresua kryesisht si ndëshkim ndaj Sali Berishës, madje, për paradoks, duke e
shpërblyer Metën, meqë duke sfiduar aleancën me Berishën, ai mundësoi goditjen
e autoritarizmit të tij, goditjen e sistemit të pandëshkueshmërisë së krimit.
"Klasa jone? politike noton ne? nje? pande?shkueshme?ri te? madhe. Ne?se
do te? kishte shtet te? se? drejte?s shume? nga ke?ta politikane? qe?
pe?rmendim ne sot mund te? ishin edhe ne? burg pe?r shkelje ligjore te? re?nda,
pe?r de?me te? me?dha ndaj prone?s publike etj. Shqipe?ria nuk ka be?re? asnje?
hap, madje ne? ke?te? aspekt ka be?re? hapa prapa, sepse sa me? shume? e?shte?
ne? pushtet kjo klase? politike, aq me? shume? kjo korruptohet, aq me? shume?
kjo lidhet me krimin e organizuar dhe be?het klientelare. Ne? ke?te? aspekt,
shteti i se? drejte?s e?shte? ne? fillimet e veta ne? Shqipe?ri. Shteti i se?
drejte?s do te? thote? arbite?r nde?rmjet ke?tyre dy pale?ve ose midis tre
pale?ve, nde?rkohe? qe? ke?ta jane? edhe lojtare? dhe arbite?r," përfundon
Fatos Lubonja.
Edhe Edi
Rama, kryeministri në ardhje, duke biseduar me gazetarët mbrëmë në Top Story të
Sokol Ballës, e pranoi se vota e 23 Qershorit 2013 ishte një revoltë e heshtur
ndaj Berishës dhe sistemit 23 vjeçar të Shqipërisë.
Duke u
kthyer tek titulli i shkrimit, mund të them se termi "parandaluese"
nuk është pa konotacion mjekësor. Votën e 23 Qershorit unë e shoh edhe si një
masë parandaluese, si një gojë oksigjen për klasën politike, një dhënie afati
për t'i thirrur mendjes. Përndryshe hapi tjetër, pa shumë vonesë, do të jetë
kundër gjithë klasës politike. Nëse e majta në pushtet do të arrijë të
bashkërendojë klasën politike dhe të gjithë faktorët e tjerë për të dalë nga
sistemi 23 vjeçar i olgarkëve-mafiozë, atëherë vota e 23 Qershorit ia ka
arritur qëllimit dhe Shqipëria ka shpëtuar. Nëse jo, atëherë Shqipëria do të
shndërrohet përfundimisht, me plot kuptimin e fjalës, në një anë të prapme të
Greqisë.