E diele, 28.04.2024, 05:48 AM (GMT+1)

Mendime

Krist Gjinaj: A do të mbetet në kujtesë Salih Berisha?

E diele, 30.06.2013, 09:02 PM


A do të mbetet në kujtesë Salih Berisha?

Nga Krist Gjinaj

Pas humbjes në votimet e ketij viti, ish kryeministri Berisha deshiron që të mbetet në kujtesë të popllit shqiptarë dhe simbas tij , duhet që ketij në të ardhmen të i ndertojmë një permendore.

Ky njeri e ka treguarë dhe deshmuarë turpin e vetë në cdo hap sepse ky njeri , qoftë në anen kombetare ose ekonomike ka qenë një dam për Shqiprin.

Në deklaratat e tij dhe ne fjalime, një njeri si Sali Berisha, e ka ul aq poshtë identitetin kombetar shqiptar saqe edhe e ka perzier edhe me gjakë turku dhe  e ka quajtur sundusin osman si një miqesi të madhe me polllin shqiptarë, duke harruarë se shqiptaret nën sundimin osman siq dihet, nuk gëzonin as të drejten elementare e sidomos atë të shkollimit në gjuhen shqipe.Krakpërkrah me udheheqesit turq, fotografit e Sali Berishes sa vinin dhe shtoheshin me shumë, e për fajlimet e tij , tashme të njohura, për këto dihet boterishtë se cka dhe si foli.

Në hapin e tjeter, ish kryeministri shkeli mbi figurat më të medhaja kombtare duke i përbuzurë e duke mos u´a ngritur të pakten një bust.Ky njeri i shitur, ngriti bustet e Ahmet Zogut dhe i bëri nderë, duke shkelur mbi Hasan Prishtinen, Luigj Gurakuqun, Bajram Currin e shumë figura të tjera që janë lavdi e popllit që i kishte si bij të vetë dhe krenohet që i kishte bij të vetë.

Ish presidenti i Kosoves i ndjeri Dr Rugova , nuk kishte aspak kontakte me Sali Berishen sepse ai i njofti këtij dredhitë dhe dhelperit dhe për ketë kërkoj nga Sali Berisha që ky të mos perzihet ne politiken kosovare dhe të mos flasë për shqiptaret e Kosoves, kur dihej se po ky Salih ,i shiste tuba të derivateve Serbisë në kohen kur trimat shqiptarë vdisnin për Atdhe dhe poplli i Kosoves shtypej deri ne maximum.

Të mbetsh në kujtesen e popllit do të mbetesh, por dot ë mbetesh vetem te ata që në synim kishin lekur dhe jo shqiptarinë, edhepse, me lejen e juaj Shqiperia u mbushë me plot wehabistë dhe fundamental islam ,dhe në po atë Shqiperi kishte vu rranjë edhe Al-Kaida e cila ishte aktive dhe e lirë të bente ashtu si donte.

Në progilin e juaj proarab dhe proturk, mund të zbulojmë cdo gjë që ka të bejë me një antishqiptarë, dhe per Ty , suksesi i juaj ( simbas jush ) paska qenë ndertimi i rruges se kombit, cka në fakt, meriten për këtë e ka dikush tjeter dhe jo ju, lekun e dha diksuh tjeter e jo ju.

Shqiperia ka mbeturë e harruarë vetem nga sundimi i juaj dhe udheheqja e juaj , sepse në humbjet e fundit, për shkak të lekut, ti e kalle Shqiperin flakë vetem e vetem që të e mbashë karrigen për vete dhe të përfitosh lekun ashtu si e perfitove.

Une nuk e kuptoj se cilat janë meritat e tua në kohen e renjes se komunizmit, aq sa edhe nuk e kuptoj se ju si një dorë e djathtë e Enver Hoxhes , u fshehet pas perdes duke e thirrur veten si një demokrat dhe antikomunist –cka në fakt nuk është e nuk ishte aspak e vertet.Ju  i harruatë demonstruesit e Shkodres dhe martiret e parë demokrat që ranë në protestë kunder diktatures komuniste dhe negociatat e tua me Ramiz Alinë nuk ishin një qeshtje demokrat-komunist apo kërkesë e juaja për liri por ishin vetem një bisedë shoqerre që ju kishit prej kohes me komunistet e nder ta edhe me Ramiz Alin.

Ti, me dy gishta përpjetë arrite që të e mashtrosh popllin e vujtur dhe të shtypurë, gjoja se Ti je një nga demokratet me të medhenjë që ka njohur historia shqiptare, por në anen tjeter, ti nuk denove deri me sot asnjë komunist që kishte berë masakra te papara dhe të papershruara ndaj pollit  shqiptarë e sidomos ndaj klerit katolik shqiptarë.

Jo, nuk i denove sepse ata ishin shoket dhe bashkpuntoret e tu.

Shqiperin e shite ashtu si deshte sikur ajo të ishte një pronë e jotja , njejtë sikur që vepron edhe sot Hashimi në Kosovë, dhe tokat shqiptare i fale ashtu si deshte edhe  në bregdet por edhe jashtë bregdetit.Ti nderove edhe greket e renë dhe vorresat e  tyre, po i nderove ata që kishin masakruarë popllin shqiptarë me vite, e cka me shumë??

Ka shumë e shumë të shkruhet për vepren tende të marrë e cila veper nuk quhet tjeter përpos një marri në dem te Shqiperisë nanë.

Edhe ty, dikur do t´a ndertojnë një permendore, dhe edhe ty do të kujtojnë njejtë ashtu si ti e kujtove dhe e nderove Ahmet Zogun , Ali Pashë Tepelenen e shumë si ata që sot mbahen si heroj të shqiptarizmes, e në fakt ishin tradhetaret me të medhenjë që i njef hstoria e jonë  deri me sot.

Êshtë shumë habites fakti se si ka mundesi të dalesh sot e të i mbyllesh syt popllit se Ti dhe vetem Ti ke qenë një njeri që e ka zhvilluarë dhe ndertuarë Shqiperin , por për fund, do të shkruaj  se ishe Ti ai që e ngece Shqiperin drejt rruges Evropjane, drejt ekonomisë dhe zhvillimit dhe ishe po ti që e arabizove dhe e turqizove të mjeren Shqiperi duke ndertuarë në cdo hap xhamia e duke mos inaguruarë askund asnjë kishë.

E kujtojmë mirë fjalim tend në ditlindjen e profetit Muhamed kur ti shprehesh se :

" lindi i dërguari i Perëndisë, Profeti Muhamed, që me mësimet e Zotit ndriçoi mendjen, rrugën e njeriut dhe njerëzimit." e në takimet tjera ti shprehesh se : "Kurrë ndonjëherë shqiptarët nuk e kanë vlerësuar dhe nderuar më me dinjitet dhe më bukur se sot, Profetin Muhamed"

Prapavija e jote , ishte që të behesh musliman i fortë, të i fitosh zgjedhjen me përkrahjen e muslimanve por harrove se shqiptaret vendosen në rend të parë kombin dhe të ardhmen e tyre e pastaj islamin , e ata fundamentalet mbeten tash pa baben e tyre të devotshem, pa një hoxhi që nuk i shifej terrlemja.

S´do mend se  Ti i ndihmove shumë politikes serbo-greke për të identifikuarë  token shqiptare si një tokë islame, cka në fakt , në vitin 1992 e fute edhe Shqiperin si anëtare të shteteve islame ,  njejtë sikur Zogu që e identifikonte poashtu.

Ti kërkoje dhe flisje për një Shqiperi Evropjane , e në anen tjeter merreshe me islamin dhe lidheshe ngushtë me Erdoganin, cka për disfaten e juaj dhe për përkatesin bindese islame, as Ti e as Erdogani e as Hashimi nuk mund të futen në Evropë si musliman sepse Evropa është një tokë e krishterë -mos ke harruarë??!!

Ke kërkuar ndryshimin dhe ri-shikimin e historis sikur të ishte ti një historian , sepse Erdogani e ka kërkuar nga Ti pasi ti  e kishe atë si vëlla ose babë.

Orjentimi i juaj drejt një plitike neo-otomane dhe proanadollake mori fund me humbjen e juaj  dhe besoj e shpresoj që pasuesit pas teje , nuk do të kenë ide si të juajat që do të quhej Ideja kombtare demokratike.



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora