Mendime
Leon Duhanaj: Femra e emancipuar, shoqëria...
E diele, 30.06.2013, 07:57 PM
FEMRA E
EMANCIPUAR, SHOQËRIA E SHËNDOSHË
Nga Leon Duhanaj
Të gjitha
organizimet shoqërore, duke filluar nga me themeloret dhe me të voglat e deri tek shteti si organizim kulmorë
shoqëror kanë si model familjen. E duke qene se në një familje shtylla kryesore
saj është femra (nëna), atëherë mund të
konkludojmë se edhe në organizatat tjera siç është shteti , femra është shtylla
kryesore .
Në një
shoqëri ku femra nuk është e barabartë me mashkullin në të gjitha poret e
jetës, ku femra nuk gëzon të drejtën e shkollimit, apo nuk i mundësohet ajo,një
shoqëri ku femrës i imponohet mënyra e t jetuarit, mënyra e veshjes, daljes,
qëndrimit dhe shprehjes se mendimit të lirë,
një shoqëri ku femra nuk është e përfaqësuar në mënyrë të barabartë në
jetën shoqërore, nga arsimimi i brezave
e gjerë në udhëheqjen e shtetit , pa këto
nuk mund të pretendohet ndonjë shoqëri
apo shtet demoktarik, e i suksesshëm.
Kombi
shqiptar historikisht ka pas ngecje emancipimin dhe integrimin e femrës në
shoqëri, mirëpo në dekadat e fundit
lirisht mund të thuhet se janë bërë përparime të kënaqshme në këtë
drejtim, por jo edhe të mjaftueshme. Tani nuk qëndron fakti qe femra është e
penguar nga ndikimi mashkullorë, por ka ëndë deficit sidomos përsa iu përket
gjeneratave të vjetra dhe asaj të mesme.
Duke qenë
se femra është shtylla e familjes dhe ajo është ekskluzivisht faktori kyç i
edukimit të fëmijëve, atëherë është më se e rëndësishme që ajo të jetë e
shkolluar, dhe që të jetë një shembull i mirë dhe më kompetencë ndaj fëmijëve
të vet në radhë të parë dhe ndaj shoqërisë në tersi.
Tani më
kemi shembuj të mjaftueshëm në shoqëri për femra të suksesshme dhe të zonjat,
si ne arsim, politikë ashtu edhe në sferën e biznesit. Madje nga femrat kemi
edhe shembuj shumë të mire të
bashkëpunimit, siç janë rastet e organizimeve dhe iniciativave të ndryshme nga
gratë politikane, të cilat dinë dhe donë t’i
eliminojnë ndasitë ideologjike
partiake në dobi të shoqërisë dhe të së mirës së e përgjithshme.
Prandaj
është e nevojshme që shoqëria të
sensibilizohet në edukimin masiv të femrës, emancipimit dhe integrimit të plotë
të saj në shoqëri. Kjo duhet të
mbështetët nga të dy gjinitë por posaçërisht nga gjinia femërore, nga
grat të cilat tashme janë të suksesshme, në mënyrë që femra ta gëzoj vendin e
merituar në shoqëri, që të mos behet vegël e kalkulimeve për mes kuotave por të
luftoj me të gjitha mjetet demokratike që të jetë e barabarte në përfaqësim.