Mendime
Pirro Prifti: Keqqeverisja e LSI me PD...
E premte, 05.07.2013, 09:11 PM
Keqqeverisja
e LSI me PD- një këmbanë alarmi për PS
Nga Pirro Prifti
Fitorja e
padiskutueshme e së majtës ishte një përgjigje ndaj keq-qeverisjes se
maxhorancës PD+LSI.
Paradoksi
i largimit të menjëhershëm të LSI nga Koalicioni me PD, shkaktoi mjaft habi dhe
shqetësim në popull dhe në elektoratet përkatësse, sidomos kur u njoftua
se largimi i LSI nga maxhoranca e PD
ishte e rekomanduar nga internacionalja socialiste (dikush tha se- vetë krerët
e LSI i kishin kërkuar kësaj
internacionaleje që të dërgonin një letër për të mundësuar dhe justifikuar
largimin absurd - pikërisht nga fajësia e keq-qeverisjes 4 vjecare), për të
siguruar fitoren e së majtës ndaj një maxhorance e cila e kryesuar nga Berisha-
ishte pothuajse e pathyeshme qoftë nga shkaku i përparësisë së të qënurit në
qeveri, qoftë sepse karizmatiku Berisha
me aftësitë e tij demagogjike, manaxhueseapo edhe manipuluese ndaj popullit.
Le ti
lëmë fituesit të festojnë fitoren por të shohim se cdo të bëhet në të ardhmen
duke analizuar të kaluarën e afërt dhe të tashmen.
Përse LSI
u largua (në dukje) papritur nga PD duke prishur koalicionin kaq shumë të
reklamuar nga vetë ata si një `risi` në politikën shqiptare, ku ujku i djathtë
dhe dhelpra integruese e majtë mund të bashkëjetonin pa problem?
Mos
vallë version biblik i bashkëjetesës së
grabitqarëve me shtëpiaket po bëhej realitet këtu në Shqipëri?
Aspak të
nderuar lexues.
Llogaritjet
dashakeqe të integruesve të majtë për të ndenjur në pushtet me të djathtën, nën
justifikimin e idese se `për hir të integrimit në BE bëjmë koalicion me të
djathtën`, u dukën ashiqare që ishin llogaritje thjesht për të fituar
pushtet+pasuri+ elektorat; dhe ashtu ndodhi, por.. në dëm të qeverisjes 4
vjecare, keq-qeverisje e cila shkatërroj jo vetëm administratën e republikës në
ato vënde ku qeverisi LSI por dëmtoi në rradhë të parë respektin ndaj ligjit i
cili u shkel dhe u neglizhua. Këtu përgjegjësia më e madhe i bie PD si parti e
maxhorancës e cila do të kishte bërë mirë që të qeveriste vetëm ose të bënte zgjedhje të parakohëshme sesa ta
pësonte në këtë mënyrë sic e pësoi më 23 qershor.
Gabimi i
dytë i rëndë i PD menjëherë pasi iku LSI papritur, ishte qëndrimi artificial në
pushtet me anën e tre deputetëve të PS, në vënd që të shpallte zgjedhje të
parakohëshme. Ndoshta kjo mund të ishte zgjidhja e vetme për një humbje
dinjitoze.
Në
vazhdën e keq-qeverisjes 4 vjecare të LSI (së bashku me PD, sepse ishte PD që
lejoi LSI të shkelë ligjin, për shkak të frikës së saj të pamundësisë së
qeverisjes) mund të përfshihen këto gabime:
-Nuk i
duhej dhënë LSI nëpërmjet marëveshjes të përvehtësimit të 25% të administratës,
pa asnjë respektim ligji në punësimi dhe
shkarkimet nga puna,
-Nuk
duhej punësuar jashtë organikës në shumë institucione publike dhe shtetërore
duke shkaktuar kështu një `punësim artificial`, dhe një dëmtim të rëndë
të buxhetit shtetëror.
-Nuk
duhej `fshatarizuar` administrata shtetërore dhe publike e aq më pak nuk duhej
drejtuar administrate me drejtuesa pa asnjë lloj kriteri dhe hierarkie , pra me
një fjalë qeverisja nuk u administrua dhe manaxhua nga hierarkia teknokrate dhe
meritokrate,
LSI mban
përgjegjësi të rëndë për gjëndjen në Ministritë ku ajo ka drejtuar, por sidomos
në gjëndjen katastrofike në shëndetësi, në keqmanaxhimin në energjitike, etj,
Pavarësisht
fiitorës spektakolare të kalicionit të majtë dhe marrjes së 16 mandateve për
deputet nga na e LSI , të cilët për mendimin tim janë mandate të formulës se sa
mandate të vërteta; kjo për arësye se po të ishte LSI jashtë koalicionit, po me
atë numur elektorati nuk mund të merrte më shumë se 4-5 deutetë, dhe kjo mund
të vërtetohet me FRD e Topit e cila mori 30 mije vota dhe – asnjë deputet.
LSI e
cila sipas Olldashit qënka `cetë financiare për ..para`, mund të jetë variant
më i keq i të majtës që merr vota të majta. Ky paradoks mund të spjegohet nga
dy argumenta:
- Ose LSI ka shkëmbyer para për
vota (duke shkelur ligjin),
- Ose LSI është një parti thjesht
klienteliste që do të humbi rëndësinë e saj pas integrimit, sepse deri tani LSI
ka qëndruar në qeverisje kryesisht për shkak të nevojës së dy partive të
mëdha për të mbajtur koalicionet e tyre
në fuqi me cdo kusht, në vënd që për hir të bërjes shtet të sakrifikonin
pushtetin. Kjo sentencë e fundit do të vlejë edhe për PS e cila do të qeverisë
në të ardhmen.
Në përfundim mund të theksoj që: nëse Edi Rama do t`i qëndrojë fort idesë së `bërjes shtet`, nëse Edi Rama do të integrojë Shqipërinë në BE, nëse Edi Rama do të qeverisë bazuar në teknokracisë dhe meritokracisë, nëse Edi Rama nuk do të bëjë gabimet e Berishës ndaj lëshimeve për LSI, si shkeljet e ligjit dhe të Kodit të Punës për punësimet, vendosjen e militantëve në posted he punë, si dhe në drejtim të `punësimit artificial` duke fryrë organigramat, -atëhere PS do të qeverisi gjatë, dhe LSI do të normalizojë gjëndjen e brëndëshme të saj duke nxjerrë elementët më të ndershëm për të qeverisur , duke mundur të vërtetojë se edhe nga ferrat e egra dalin trëndafila.