Mendime
Gani Qarri: Edhe ne jemi Amerikë, z. Reeker
E marte, 09.07.2013, 08:06 PM
Edhe ne
jemi Amerikë, z. Reeker
Nga Gani Qarri
Zotëri,ani
pse nuk kemi shtetësi dhe pasaporta amerikane,edhe ne jemi Amerikë,jemi populli
më pro-amerikan-në Ballkan e Evropë,dhe i duam SHBA-të, sa vet banorët autokton
e dashamirës të saj.
Megjithatë
në vendin tonë të vogël, dhe pa vëlla të madh pranë,këto ditë çdo gjë
zhvillohet si në ëndërr dhe në mënyrë jotransparente, me shumë fshehtësi për
opinionin dhe në formë imponimi gati gjysmë ilegal,pa u ditur mirë përmbajtja
as hollësitë e përfituesve të mundshëm nga një projektligj i propozuar për
amnistin e personave që kan kryer
krime,miratimi i të cilit kërkohet nga ne.
Presionit
për miratim,kohët e fundi i është shtuar edhe një trysni më tepër,si ajo e
z.Reeker , një zëvendës i plotfuqishëm" i një zëvendësi-tjetër nga
zëvendës-ministrat e SHBA-së, i cili gjithë fuqinë e tij, ka zgjedhur ta
zbarkoj mbi shpinën e bërë varr të Kosovës,nga kompromiset e pafund, ani-pse
ajo edhe tek ai si amerikan-shihte një fije shprese.
Por,derisa
në njërën anë paralajmërohet se Projektligji për Amnisti,në ditët që vijnë pritet
të shqyrtohet edhe një herë në Kuvendin e Kosovës, për miratimin e të cilit
duhen dy të tretat e votave të deputetëve, shoqëritë civile kanë nisur një aksion për nënshkrimin e një
peticioni, kundër këtij projektligji.
Megjithëse
kohë më parë,marrëveshja me Serbinë qe miratuar nga Kuvendi i Kosovës,asnjëherë
nuk u tha saktë dhe qartë,se përse na doli tani kaq i domosdoshëm edhe ky
Projektligj i famshëm, dhe cilët janë keqbërësit potencial,përveç kriminelëve
serb në veri,që mund të përfitojnë në mënyrë të padrejtë nga kjo Amnisti të
cilën bëhet presion që ta miratojnë shqiptarët.
Ndaj, pas
refuzimit në mbledhjen e fundit nga deputetët e Kuvendit të Kosovës,besoj se me
të drejtë shoqëria civile shprehet e vendosur në përdorimin e të gjitha mjeteve
demokratike për kundërshtimin e serishëm të tij,për ç`shkak, KIPRED më 8 Korrik
të vitit 2013,në mënyrë simbolike zgjodhi orën 11:55, si kohë (e fundit 5
minuta para orës 12-të) për nisjen e nënshkrimit të një peticioni
gjithëpopullor.
Organizimi
i mbledhjes së nënshkrimeve,para ndërtesës së Ministrisë së Kulturës, Rinisë
dhe Sportit,pranë sheshit “Nëna Terezë” në Prishtinë, me gjithë trysnit publike
të Reekeri-t,dhe thirrjeve të tij "trishtuese", se kundërshtuesit e
marrëveshjes me Serbinë dhe projektligjit për amnisti, sipas tij- na qenkan
edhe kundër Amerikës, vazhdon pa reshtur.
Madje ato
nuk u ndalën as sot,për kundër thirrjes së përsëritur nga ai për miratimin e
amnistisë,me shpjegimin e pakuptueshëm se gjoja edhe deputetët që herën e
kaluar,kanë votuar kundër amnistisë e cila liron shumicën e kriminelëve nga
përgjegjësia “qenkan të painformuar si duhet” dhe nuk e paskan lexuar mirë
projektligjin e paraqitur.
Edhe nëse
kjo apo ndonjë marrëveshje tjetër me Serbinë, mund të konsiderohen të shenjta
nga z.Reeker,nëse para vendorëve,ai nuk i bënë të njohura arsyet, nuk donë të
thotë-patjetër, se edhe nga shqiptarët ajo duhet të pranohet si e tillë,ngase
kompromiset janë tonat dhe për çdo devijim të mundshëm, dhembjet i ndjejmë ne.
Një
amnisti e tillë e pa shoshitur mirë dhe si duhet, më tepër dëmton sesa ndihmon
Kosovën, zbehë perspektivën e banorëve shumicë dhe kërcënon të ardhmen e
tyre.Serbia edhe ashtu nuk njihet si zbautese e mirë e ndonjërës nga
marrveshjet që ajo i ka nënshkruar vet.
Ndaj
është e pakuptueshme se si z.Reeker, vetëm pse atij i pëlqyeka ky
projektligj,kërkon nga ne të bëjmë "vetëvrasje" kolektive,me
miratimin e amnistisë për lirimin nga çdo lloj përgjegjësie penale dhe
juridike, të cilit do vrasës dhe kriminel serb a shqiptar,sipas detyrimit-le ose
merr, me arsyetimin banal se kush është kundër marrëveshjes me Serbinë- qenka
edhe kundër Amerikës.
Jo zotëri
Reeker,kjo nuk është e vërtetë. Dashurinë e shqiptarëve ndaj Amerikës nuk
provoi t`a kushtëzoj askush, deri më tani, ndaj as ju nuk keni të drejtë të
silleni kështu,edhe nëse Kosova nuk mund
ti aprovoj "bash" të gjitha projektligjet dhe marrëveshjet me
Serbinë.
Kushtëzime
të tilla nuk "pijnë ujë" edhe për arsyen se ka jo pak politikan të
lart amerikan të cilët i kundërshtojnë hapur marrëveshjet e tilla me shtetin
serb, ndaj lëreni trysnit, dhe kthejuni arsyes,para se ti akuzoni edhe ata si
keqdashës të Amerikës.
Përndryshe,
është e vetëkuptueshme se dashuria e Kosovës së vogël ndaj Amerikës së madhe,
nuk mund tu dedikohet njerëzve,të cilët i vejnë kushtëzime popullit të saj që
kurrë nuk pushtoi as rrezikoi askënd,por nga ai edhe në vend të vet, pa të
drejtë kërkohen kompromise të mëdha e të njëpasnjëshme të cilat,shihet se janë
bërë të tepruara dhe nuk mund ti qojë, pa u rrëzuar edhe vet për tokë.
Trysnia
juaj-këtë herë bëhet në adresë të gabuar ndaj ajo edhe do të kundërshtohet, e
nëse megjithatë ju mendoni se shqiptarët mund të qajnë,sepse mjaftuaka që ju të
kënaquni dhe qesheni për ne,kjo sjellje është e padrejtë, nuk është e denjë as
e pranueshme për një popull qoftë ai edhe i vogël dhe me halle të mëdha- si ky
i yni zotëri.
Më në
fund, duhet edhe Ju ta kuptoni se lëshimet e njëanshme të cilat edhe për hir
tuaj, i ka bërë Kosova deri më tani - mjaftojnë. Ato duhet ta kenë një kufi.
Është
koha të na kuptojnë të gjithë,përfshi edhe juve z.Reeker, se ne nuk mund të
pranojmë miratimin e amnistisë edhe në rastet kur rrezikojmë vendin dhe të
ardhmen e fëmijëve tanë,kur dihet se me miratimin tuaj, qeveria mban sot e sa
vite në pozita udhëheqëse, njerëz të korruptuar dhe të përfshirë në afera të
ndryshme kundërligjore, të cilët u pasuruan vet për ta varfëruar deri në fund
Kosovën dhe vrarë ardhmërinë e saj. Ku jeni ju? Pse heshtni para këtyre
fakteve?!.
Ju edhe
në këtë drejtim duhet të jeni të pakompromis dhe të ngritni zërin fort dhe si
duhet,si kundër dukurive negative edhe kundër keqpërdoruesve të njohur për ju
dhe DASH,i cili na bën me dije edhe neve se cilët persona apo grupe, po
shkatërrojnë vendin tonë, e jo të mjaftoheni vetëm me atë, që ata nga halli i
tyre personal,t`u shërbejnë juve pa kundërshtime, duke pranuar marrëveshje dhe
miratuar projektligje e amnisti, edhe në dëm të vendit, sipas diktimeve të
Serbisë.
Nëse nuk pushojnë trysnitë e tilla të papresedan për lidhje të detyruara marrëveshjesh pa kontroll as fund me Serbinë dhe miratim projektligjesh e amnistish edhe për kriminel serb e shqiptar, përmbajtjet e të cilave për popullin shumicë vazhdojnë të mbeten të panjohura, ndoshta në një të ardhme të afërt, edhe Hashim Thaqin një ditë do të veni para aktit të kryer, dhe detyroni ta fus poshtë gishtin e madh, e në vend të shprehjes,"Krenohuni me Kosovën", t`ua "fus"-pardon,ngritë lartë shqiptarëve gishtin e mesëm,dhe përshëndes me parullën, "krenohu me Serbinë", kundër së cilës ne sikur luftuam dhe menduam se u çliruam njëherë.