Mendime
Dedë Preqi: Kriminelët në liri
E diele, 07.07.2013, 07:33 PM
PROJEKTLIGJI PËR
AMNESTI KRIMINELËT I
SJELLË NË LIRI
Nga Dedë Preqi
Vështrimet
e këtij rasti të veqantë deri më tani dhe konkluzionet e sjella nga Ministria e
Drejtësisë në Kosovë, nuk janë në përputhje me diçka që mund të pajtohet populli
jonë, veqanarisht ai shqiptarë, kur me Projektligjin për amnesti,
përqindja e njerëzve që kanë bërë krime të rënda dhe të ndryshme, para lufte
dhe pas luftës në Kosovë, amnestia për këtë kategori kriminelësh nuk qëndron e arsyeshme, por e
përkeqëson situatën dhe gjendjen në vend.
Kurdo që
ekziston mundësia për një projektligj të tillë, përpjekjet për ta realizuar
këtë projekt, do të ishin programe dhe ligje dëshpëruese për shoqërinë
demokratike kosovare, e cila praktikë është praktikuar në regjion, por tani si
duket në këtë kohë kur janë në rrugë marrëveshjet Kosovë-Serbi, në mesin e pikave
strategjike dhe shumë kyqe, i është diktuar Kosovës edhe ky rekomandim, i cili
i kushton shtrenjtë popullit dhe shtetit të Kosovës.
Situata
në të cilën gjindet populli i Kosovës, duke e vequar pjesën e varfër, i kalon
kufinjt e normalës njerëzore, duke marrë parasysh gjendjen e varfër ekonomike,
sociale dhe shëndetësore, që klasa politike dhe qeveria nuk e tregon vullnetin
e saj, për ta ndryshuar sado pak jetën e kësaj kategorie në shoqërinë
demokratike kosovare, dhe pse Ministria e Drejtësisë dhe qeveria,
nuk ndërmarr që ta bëjë një projekt ekonomik, që ta zbusë këtë gjendje
të mjerë dhe mos të debatohet e të hargjohet kohë me këto modele jo të
favorshme për popullin, dhe duke synuar
të grumbullojë sëcili
qeveritar kapitale vetiake, në mënyra të ndryshme dhe
korruptive, dhe në forma të ndryshme politike, duke i hyrë në „hatër“
Evropës, në anën tjetër, duke
shfrytëzuar mediumet, se është arritë
„mjaftë“, me asfaltimin e rrugëve moderne dhe të njohura në rajon, duke mos
llogaritë uzurpimet e arave më pjellore
dhe tokat e popullit.
Kështu
është e pa mundur të definohet kuptimi i jetës normale në një shtet të ri
demokratik, i cili ka resurse të mjaftueshme nga tokat e veta, që së paku ti
bëjë bukë vetëvetës, por nëse tokat e Kosovës betonizohen dhe të mendohet se
përmes rrugëve standarte, do të arrihen edhe standartët e jetës së njeriut, kjo
është shumë absurde, duke ditur se çfarë toke pjellore ka Kosova dhe ajo zemra
e saj të shëndërrohet në beton dhe asfalt, ndërsa pjesa e mbetur punohet dhe kultivohet shumë pak,
sepse nuk ka investime të mjaftueshme dhe stimulime të duhura nga Ministria e
Bujqësisë dhe qeveria.
Prandaj,
të gjitha këto forma dhe ballafaqime e dëshpërojnë popullin, e demoralizojnë të qëndrojë në
këmbët e veta, i cili do të ishte i rrethuar dhe preokupuar, si nga gjendja
ekonomike dhe ajo politike, duke ditur se diskriminimet ndaj këtij populli
ishin të pa mëshirshme dhe të
vazhdueshme, duke luftuar me barbarë të ndryshëm dhe në fund, duke menduar se e
larguem edhe barbarin i fundit, të cilit
po i zgjatët bishti, në vend të asaj që duhet t’i shkurtohet dhe të çrrënjosët politika shofeniste e tij, njëherë përgjithmonë.
Pas kësaj
përpjekje të prezentimit të këtij projektligji për amnestinë në Kosovë, i cili
nuk u miratue në Kuvendin e Kosovës, duke i munguar votat e duhura, nga kjo
pikparje reagimet e njerëzve ishin të shumta, jo vetëm kundërshtimet e Lëvizjes Vetëvendosje, por
dhe të shumë Organizatave jo Qeveritare,
të cilat nuk pajtohen me një ligj të tillë, duke u mbështetë në faktet e
njohura, sepse amnestia e njerëzve të inkriminuar, do të sjellë distabilizim në
vend, duke ditur se në pjesën veriore të Mitrovicës, e cila është me shumicë të
popullatës serbe, ka plot njerëz të tillë, të cilët janë që 14 vjet pas lufte,
që kanë bërë vepra të vazhdueshme kriminale dhe autorët e krimit nuk janë
ndjekur dhe dënuar fare, për të cilët Serbia dhe qeveria e saj janë të njohtuar
mirë dhe mu për atë, ky ligj i është sjellë Kosovës në tryezën e bisedimëve, që
të miratohet dhe të aplikohet për herë të parë në historinë e këtij vendi, në
mënyrë që njerëzit e krimit të amnistohen dhe të punojnë të lirë dhe të pa
trazuar në Institucionet e vendit, apo komunat veriore, sepse ata ishin
shërbëtorët kryesor që i dhanë shkas krimëve, me plano-programet e garantuara
dhe të paguara nga Serbia.
Njeriu
mund ti ruaj gjurmët dhe mbeturinat e lirisë shpirtërore, edhe pse mundohet
shpirtligu të ti largojë me mjeshtërinë e vet satanike, sidomos ata që e përjetuan jetën e llahtarshme dhe të
tmershme, duke e mos harruar atë më të
çmuashmën, gjakun e sa e sa dëshmorëve
të lirisë, të cilët na afruan dëshmi të mjaftueshme për lirinë e këtij
vendi, dhe mos të bëhët gjaku i tyre një
lodër e rrethanave dhe politikave të diktuara dhe kundër këtij populli.
Edhe pse
populli nuk mundet i tëri me qenë njohës i ligjeve dhe projekteve ligjore, por
ekzistojnë mjaftë shembuj, që dëshmojnë se populli është shumicë absolute, i cili ka të drejtat e veta
për të vendosë për projektligje të
tilla, sepse duke menduar qeveria e Kosovës që ta lehtësojë marrëveshjen
Kosovë-Serbi, me një ligj të tillë, në anën tjetër mund ta degradojë rendin dhe
jetën e shqoqërisë kosovare, veqanarisht të shqiptarëve, të cilët nuk mund ti
fshehin kurrë plagët e tyre, sepse ato kullojnë akoma nga e kaluara e hidhur,
së cilës po i shtohen edhe shumë riciklime tjera të vrazhda dhe të pa arsyeshme.
Edhe pse
mund të anashkalohet neni (3),që nënkupton ata të cilët janë të ngarkuar me
krime të rënda, prapë se prapë, krimet e llojllojshme që janë bërë në Kosovë
nga serbët, të cilët gjinden shumica në veri të vendit, nuk është bërë në asnjë
vend në Ballkanin e pasluftës, duke filluar me vrasje të shqiptarëve dhe
policëve të Kosovës, me tregëti të paligjshme dhe qenje njerëzore, bartjen dhe
shitjen e drogës dhe narkotikëve të
ndryshme, tregëti me mallëra të pa doganuara, me djegien e doganave në pikat
kufitare, me kontrabanda të derivatëve të ndryeshme, me tregëti të shtazëve të
trasha, me vendosjen e barikadave nëpër rrugët publike, me cenimet dhe
malltertimet e shqiptarëve dhe uzurpimin
e pronave të tyre dhe shumë e shumë krime të tjera, dhe tani të gjithë këta
njerëz mos të ndjekën dhe dënohen për këto vepra penale, është një dëm shumë i
madh që i bëhët këtij vendi dhe këtij populli, njëherazi duke i amnestuar kriminelët e minoritetit
serb, është një cenim i drejtëpërdrejt që i bëhët edhe minoritetëve tjera të
vendit.
A duhej të miratohej ky ligj më
herët?
Një
projektligj i tillë për amnesti është përfolur më herët, por disi kjo fjalë ka
shpëtuar vetëm nëpër dhëmbë, sepse as që ishte i interesuar dikush në vend, që
ta përfillte një ligj të tillë më herët,
ndoshta do të ishte e mundur të kishte qenë në favor të shqiptarëve, për derisa
fushëbeteja po afrohej në bisedimet e fundit Kosovë-Serbi, ky projektligj i mbuloj të gjitha mediumet e vendit dhe të
huaja. Ne e dimë se kohën e fundit
bisedimet me Serbinë janë më
inkurajuese, por gjithherë si mbulesë e tyre po rri Brukseli, duke i ilustruar
ato si të sukseshme, për të dyja palët, por realiteti për Kosovën e tregon të
kundërtën, sepse popullit të Kosovës
vetëm po i mpihen dhëmbët nga një
marrëveshje e tillë, duke mos qenë në gjendje të vendosë për vetëvetën, apo,
thënë ndryshe dhe me troq, qeveria e Kosovës, për ti plotësuar kushtet e
parapara, duhet të tregojë respekt ndaj Serbisë, apo rivalit
të saj, njikohësisht, Kosova për ta
marrë shpërblimin nga Evropa, duhet të ulë kokën dhe të bëhët e
dëgjueshme, me ç’rast shpërblimi i saj po i kushton Kosovës shumë shtrenjtë,
sepse si pjesë e Ballkanit perëndimor, sikur vendet tjera
edhe Kosovës i takojnë të drejtat e saj për t‘iu afruar
Evropës dhe për tu bërë anëtare e saj, të cilin dikush si me qëllim e ka
lënë deri sot të vetmin vend në rajon të izoluar dhe të vequar, apo për t’ia
plotësuar apetitet e Serbisë.
Nëse
flasim në parim të projekteve dhe ligjeve që dalin nga Kushtetuta e Kosovës, ky
ligj nuk e ka burimin nga ky Institucion ligjor, përmes të cilit duhet të
orientohet drejtësia e shtetit ligjor dhe demokratik në Kosovë, por nëse flasim
për ndryshimet e Kushtetutës së Kosovës, për hir të ndërtimit të marrëdhënieve
me Serbinë, nuk mund të premtohet diçka e favorshme dhe prosperuese për vendin
dhe popullin e saj, kur shteti serb nuk e bënë të njëjtin veprim për shqiptarët
në Luginën e Preshevës, atëherë, në rend
të parë Kushtetuta e Kosovës, parashihet dhe çmohet si një lodër e ligjeve të
vendit, dhe ajo që është më e rëndësishmja, projektligji për amnesti, të gjithë
kriminelët do ti nxjerrë në liri.