Mendime
Pirro Prifti: Pse nuk ka rritje Pagash?
E merkure, 10.07.2013, 08:33 PM
Programi
i të Majtës- Pse nuk ka rritje Pagash?
Nga Pirro Prifti
Në
Programin e detajuar të së majtës, për shkak të problemeve që ata do të hasnin
kur të merrnin qeverisjen pas fitores së 23 qershorit, nuk ka asnjë paragraph
për rritjen e rrogave në institucionet publike dhe ato buxhetore, dhe aq më pak
nuk bëhet fjalë për një problem të rëndësishëm të vendosjes së pagës minimale të jetesës.
Problemi
i rritjes së pagave është kthyer në një gangrenë për Shqipërinë sepse u bënë 22
vite dhe akoma përdoren indekse dhe më keq, përdoren mentalitete të vjetra dhe
ish-komuniste përsa i përket zgjidhjes së këtij problem në Shqipëri.
Po të
vëresh qeverisjen socialiste 97-2005 nuk janë vënë re rritje të konsiderueshme
të pagave përvecse Ministria e financave
bazuar në programet e qeverive socialiste, nuk janë rritur, por në disa vite
qeverisëse janë indeksuar duke i quajtur si rritje pagash…
Pas
ardhjes së demokratëve në pushtet si në vitet e para 92-96 ashtu dhe në vitet
2005-2013, ka patur rritje të pagave të
cilat kanë ndikuar seriozisht në dy aspekte kryesore të jetesës së punonjësve:
-në
përpmirësimin e nivelit të jetesës
-në uljen
e korrupsionit dhe të mit-marrjes
Gjithashtu
edhe rritja e fundit e pagave e bërë pas 23 qershorit por e miratuar me VKM të
qeverisë në detyrë që në janar të 2013, është një hap përpara në rritjen e
nivelit të jetesës megjithse jo shumë në këto kohë të vështira.
Duke
patur parasysh që asnjë qeverisje, qoftë ajo demokrate qoftë ajo socialiste nuk
ka patur program të mirëfillta të rritjes së rrogave në mënyrë që pagat të
afrohen sa më shumë me vëndet e BE , duke e parapërgatitur vëndin për një
integrim sa më të butë me BE, qeverisjet, sidomos ato të majta , nuk kanë patur
fare në program përvec ndonjë indeksimi vjetor, rritjen bazale të pagave dhe
afrimin e tyre me vëndet e BE.
Sidomos
flagrante ka qënë stanjacioni i pagave në vitet 2001-2005 i cili shkaktoi jo
pak kokëcarje në punonjësit duke ulur artificialisht nivelin e jetesës.
Qeverisja
e djathtë pavarësisht gëbimeve të rënda u vlerësua nga Kryetari socialist Edi
Rami në momentin kur ai deklaroi fitoren
e socialistëve dhe përmëndi z.Berisha
duke thënë…`falenderoj z.Berisha për të mirat që i ka bërë vëndit..`` . Në fakt
ky falenderim ndoshta dhe jo shumë i sinqertë por sidoqoftë e thënë nga një
qytetar
Problemi
kryesor qëndron jo vetëm në rritjen graduale të pagave nëpërmjet indeksimit të
pagave +
rritje reale, por edhe në disa faktorë të tjerë që në fakt do të rrisin nivelin
e jetesës së punonjsve dhe të familjeve shqiptare duke i afruar shumë me BE dhe
këto janë:
-rritja e
pagës minimale qoftë asaj të punonjsve buxhetorë dhe publikë, ashtu dhe të
punonjsve privatë,
-rritja e
pagave të mesme dhe të larta me diferencat përkatëse sipas ligjit duke u
siguruar këtyre punonjësve një jetesë më të stabilizuar dhe një përkushtim më
cilësor në punë,
-ngritja
e një komisioni ekspertësh për të gjetur dhe përgatitur sipas ILO (organizata
ndërkombëtare e punës) për të gjetur minimumin jetik në Shqipëri nëpërmjet të
cilës do të përcaktohen shumë aspekte të gjëndjes reale finaciare dhe ekonomike
qoftë të individëve të vecantë, qoftë të shtresave në nevojë, qoftë dhe
rregullimet përkatëse buxhetore përsa i përket asistencës sociale dhe grupeve
të tjera në nevojë.
Idea e
Kryesocialistit për të patur një INSTAT të pavarur nga egzekutivi është për tu
përshëndetur sepse ka 22 vite që buxhetet e qeverive dhe të qeverisjeve nuk
janë reale për arsye të pasaktësisë së
popullatës dhe grupeve të saj dhe së dyti, përsa i përket pronës dhe pronave,
duke treguar kërshtu gjatë 22 viteve një mosbesim nga ana e ndërkombëtarëve.
Duke mos patur një buxhet mbi baza statistikore reale, i është krijuar një `mundësi e artë` rritjes
së korrupsionit, dhe të të korruptuarve.
Nuk ka gjë
më të thjeshtë për të aluduar për të pasurit e rinj të këtij vëndi, të cilët
janë kryesisht të pasuruar nga postet politike,
Nuk ka
gjë më të thjeshtë për të aluduar se si këta të pasur të rinj kanë krijuar në
shumë raste parti politike dhe janë drejtues të tyre duke përfituar poste të
pamerituara në pushtetet herë pas here, dhe duke nxitur korrupsionin në
qeverisje për shkak të konjukturave politike.
Nuk ka
gjë më të lehtë për të aluduar se si është shkelur ligji dhe vendimet nga
njerëz të veshur me pushtet duke krijuar amulli dhe konfuzion me pronat,
informalitetin financiar, etj,
Nuk ka
gjë më të thjeshtë për të aluduar kur sheh se si punët në qeverisjen qëndrore
dhe atë locale shkojnë keq gjithë këto vite kur sheh se si militantizmi, ka
mundur teknokracinë dhe meritokracinë.
Të gjitha
këto kanë shakktuar mungesën reale të dëshirës së qeveritarëve dhe të
Programeve të tyre për të marrë në konsideratë rritjen e pagave.
Mungesa e
rritjes së pagave është shkaktuar gjithashtu nga rritja artificiale e punësimit
në Shqopëri, duke rritur artificialisht organigramat e punës sidomos në fund
dhe në fillim të zgjedhjeve qofshin ato lokale , qofshin ato qëndrore.
Nuk mund
të mos kesh zili kur sheh se Republika e re e Kosovës ka rritur pagat në mënyrë
të qëndrueshme dhe si shëmbull unë mund të jap -Pagat dinjitoze të pedagogëve
të Universitetit të Prishtinës të cilat janë 1000 euro nga Dr. shkencash lart, dhe me paga minimale dinjitoze pë rata
në nevojë dhe pensionistët.
Sepse
gjithcka i atribuohet luftës politike, futjes në punë artificialisht të njerzve
–njëlloj sin ë kohën e PPSH kur të gjithë ishin në punë por me paga të vogla
dhe me mundësi minimale jetese.
Edhe
këtu, në Shqipëri absurditetet dhe paradokset vazhdojnë duke filluar që nga
pagat e larta të disa sekretareve të bukura në administratën publike, ato
autonome, dhe private, e deri tek skandali i Drejtuesit egzekutiz cek të Korporatës se Energjitikës i cili e kishte pagën 66 mijë
euro/ në muaj!?!?
Këta
anomali janë shkaktuar sigurisht nga një moskokëcarje totale e qeverisjes për
të rregulluar sistemin e rrënuar të pagave në Shqipëri duke lejuar disa ente
dhe duke penguar disa të tjera për të rritur dhe sistemuar pagat, dhe duke
detyruar punonjësit të bëjnë më shumë se një punë për të marrë ndonjë pagë më tepër sepse pagat
janë shumë të ulta.
Shpresoj
se në të ardhmen qeverisja socialist të marrë në konsideratë rritjen e pagave,
dhe të mos fshihet pas gjëndjes së rëndë ekonomiko financiare për të mbajtur
pagat ashtu si janë apo dhe më keq, t`i ulë ato.
Kjo do të
ishte skandaloze.
Dihet që
pavarësisht vështirësive ekonomiko-finaciare, ato që nxisin e konominë, dhe ato
që do të ulnin korrupsionin dhe mit-marrjen
janë:
- Rritja e pagës dhe kontrolli i punës
nëpërmjet `job description`,
- Punësim nëpërmjet teknokratëve dhe
meritokratëve duke lejuar konkurim real
për punë pa praninë e politikës në mes,
- Diferencim real pagash me një pagë
minimale dinjitoze, dhe paga maximale reale.
- Taksa të ulta për biznesin e vogël
dhe të mesëm, taksa normale për biznesin e lartë.
Kjo do të rregullonte dhe diferencimet jo-reale në paga midis gjyqtarëve, prokurorëve, juristëve sepse nuk janë vetëm ata që u duhet rritur paga, porn ë rradhë të parë janë ata që duhen kontrolluar rreptësisht nëse puna e bërë është në rregull apo jo.