Mendime
Gani Qarri: Ç`po ndodhë në Kosovë ?!
E enjte, 11.07.2013, 06:41 PM
Ç`po
ndodhë në Kosovë ?!
Nga Gani Qarri
Qenka
tejet trishtuese kur njeriu sheh në këtë gjendje popullin e vet. Një popull të
tërë që nga skamja dhe mjerimi i padurueshëm,ka mësy të ikë dhe një orë e më
parë ta lë atdheun e tij, nën mallkimin që i sollën ata që nuk do duhej.
Ndoshta u bë mjaft për këta njerëz të cilët padrejtësisht, që sa kohë ushqehen
me dezinformata zbukuruese,kurse gjërat nuk shkuan asnjëherë në rrugën e duhur
dhe drejtimin në të cilin shqiptarët
besonin.
Atyre
tanimë,nga zhgënjimet e njëpasnjëshme,mjerisht u është bërë i pamundur qëndrimi
në atdhe. Vrojtimi indiferent ndaj korrupsionit, nepotizmit keqpërdorimit të
demokracisë,pasurimit marramendës të pushtetarëve dhe varfërisë trishtuese të
popullsisë kanë filluar ta kërcënojnë jetën e tyre dhe sigurinë tonë kombëtare,
e cila i detyron njerëzit e dëshpëruar në ikje të pakthim.
Se kjo
gjendje do të shkoj kaq larg dhe deri në këtë ditë sa të kërcënoi me zbrazjen e
vendit dhe ç`shqiptarizimin e atdheut,këtë nuk e ka pritur askush. Mirëpo të
vazhdoj edhe më tej,që ky vend i sjellur në këtë skamje marramendëse dhe
varfëri të skajshme deri në vdekje klinike, të udhëhiqet nga pushtetar milioner
dhe deputetë të katapultuar
AKSIDENTALISHT në Kuvend me vota të vjedhura,kurse shqiptarët -në shenjë
proteste- ta lëshojnë tërësisht të
heshtur - vendlindjen e tyre, fatkeqësi më të madhe për këtë popull nuk mund të
ketë.
Jo vetëm
pushtetarët por as opozitarët, nëse ka të tillë në Kuvendin e Kosovës,që sa
vite shihet se nuk janë aty për të shpreh zërin e votuesve të zhgënjyer, por
për votimin pa kundërshtime të të gjitha planprogrameve të qeverisë, ashtu siç
ajo i do dhe paraqet para tyre.
"Përfaqësues"
të tillë keqpërdorin në mënyrë mjeshtërore sinqeritetin dhe durimin e këtij
populli, duke punuar me hile në emër të tij, dhe pa asnjë përkushtim për
interesin e vendit dhe aspiratave të atyre që ranë për lirinë e Kosovës.
Sjellja e
tillë është edhe çështje e identitetit kombëtar, dinjitetit personal dhe
edukimit njerëzor jo vetëm të deputetëve por edhe votuesve të heshtur që nuk
bëzajnë para asnjë padrejtësie ndaj tyre dhe vendit ku jetojnë, madje as para
përpjekjeve të fundit antikombëtare, për amnistimin në "paket" të të
gjitha krimeve, kriminelëve dhe të inkriminuarve, në çfarëdo vepër penale.
Më kotë
shqiptarët shpresuan gjatë gjithë kohës se gjërat do të ndryshonin për të mirë.
Fatkeqësisht as pas 14 vitesh çlirimi,nuk ka kthim nga e mbara.
Përkundrazi,vendi po mbytet nga korrupsioni, skamja ,varfëria dhe pasiguria
totale,ndaj edhe njerëzit kanë marrë arratinë duke ikur me "cuc e me
mic" me krejt çka kanë dhe si munden, nga varfëria tmerruese që
pushtetarët dhe të gjitha partitë politike bashkë-ditën ti sillnin atdheut, e
cila po thellohet përditë e më keq.
Asnjë
vend në botë nuk mund të ecë përpara,nëse pushtetarët e tij nuk njohin zanat më
të mirë sesa gjatë gjithë kohës së qëndrimit në pushtet të mbjellin korrupsion
dhe prodhojn varfëri e skamje, i cili po ia zë frymën këtij vendi dhe dëmton me
të madhe imazhin e Kosovës, gjë që shihet se fare nuk është breng e tyre, siç
nuk bregosen për dhjetra autobusët e mbushur me shqiptarë hallexhinj, që brenda
dite largohen nga Kosova.
Qytetarët
e Kosovës kanë kaluar nëpër periudha të vështira të dhunës dhe diskriminimit,
plagët e të cilëve janë ende të hapura,duke shpresuar se me çlirimin e
vendit,të paktën do tu mundësohej mbijetesa në atdheun e vet. Por ata nuk mund
ta fshehin më zhgënjimin e tyre ndaj sot janë më të dëshpëruar se kurrë më parë me pushtetarët
dhe opozitarët, pothuajse në masë të njëjtë
Frustrimi
më i madh vije nga qëndrimet e së ashtuquajturës "Opozitë" nga
flirtimi politik dhe praktik i kastës së konsumuar që moti të udhëheqësve të
LDK-s, të cilët pas dështimeve të një pas njëshme në zgjedhje dhe politikë,nuk
hezituan të tradhtonin edhe votuesit e tyre duke hyrë në martesë të fshehtë me
pozitën,nga veprimet e të cilëve, me të
drejtë elektorati ndihet thellësisht i zhgënjyer dhe tradhtuar rëndë.
Ndaj,
është momenti më i artë për ta, dhe koha e
fundit për politikanët e inkriminuar,që të pensionohen sa më parë dhe ti
thonë lamtumirë politikës në këtë vend, një herë e përgjithmonë.
Kurse,grupit
të prirë nga Sabri Hamiti,Isa Mustafa, Ismet Beqiri e Lutfi Haziri, nuk u ka
mbet më fije "yndyre",për tu zbavitur edhe më tej me politikë.
Ata, u pa
qartë për disa vite,se nuk janë në gjendje ta mbajnë dhe ushtrojnë fer e si
duhet këtë detyrë,ndaj dhe mbeten përfundimisht të paaftë për zanatin e
politikbërjes. Ky grup fatkeq,jo vetëm se dështuan disa herë në punën e tyre
por edhe janë konsumuar aq shumë sa që askush, bile as optimistët më të
pandreqshëm, nuk mund të shpresojnë më se me këta në krye, do të ketë opozitë
të njëmendët apo parti me perspektiv ndonjëherë.
Zotërinj,
ju jeni prapambetja vet, moszhvillimi dhe humbja e përditshme, fatkeqësia e pështirë
e këtij vendi. Sa më gjatë që ta shtyni avazin e nisur,aq më keq jo vetëm për
partinë (nëse mund të quhet e tillë edhe nën udhëheqjen tuaj)por edhe për
shtetin dhe gjithë shqiptarët, sepse ju jeni bërë shkas edhe i të mos pasurit
Opozitë të mirfillt që disa vite në Kosovë.
Nën
udhëheqjen tuaj, nga opozitë fiktive u kthyet në bashkëshorte të dëgjueshme dhe
besnike të partisë në pushtet,duke bërë aminin për çdo gjë. Madje,ndoshta duke
qenë edhe vet të zhytur thellë në
korrupsion e vepra tjera penale, ju asnjë herë nuk e ngritët zërin kundër
çfarëdo keqpërdorimi në Kosovë.
Për fat
të keq,dikush nga grupi juaj përmendet si bashkëpunëtor i UDB-së,tjetri si
"I zoti" i një shoferi që kishte për "hobi" transportin e
lëndëve narkotike nëpër Serbi,tjetri për inkriminim në vrasje brenda partisë së
vet, kurse një tjetër kohët e fundit ka nisë të shkruaj edhe letra të përbashkëta "dashurie" me
buzhalinjët,drejtuar EULEX-it.
Zotërinj,kështu
nuk zhvillohet politika as udhëhiqet partia. Është e pakuptueshme se ku e gjeni
ju gjithë këtë luks flirtimi derisa bashkë me pozitën, e keni sjellë një popull
në zgrip të jetës dhe detyruar të lë vendin e të ikë natën nga sytë këmbët.
Gjendja që pozitë dhe opozitë krijuan ,duke detyruar pjesë të tëra të një
populli në shpërngulje,është diversion kombëtar,shkatërrim i identitetit të një
populli dhe pjesë e strategjisë së antishqiptarizmit në këto troje.
Ndaj, për
hir të Kosovës dhe njerëzve të këtij vendi, ikni sa më shpejt ,ikni më se
mjaft,shkoni në shtëpi dhe hani pensionet dhe pasurinë e grumbulluar në mënyrat
që vetëm ju i dini,të cilat uroj ti hani ashtu siç i keni fituar. Por
përfundimisht ikni. Ikni sepse është koha dhe ky popull nuk mund t`ua falë
përgjithmonë çdo mëkat që keni bërë në
kurriz të tij dhe vendit që i takoni. Pra zotërinj- fajtorë, cilët-do
qofshit,më mirë shkoni dhe me ikjen tuaj-krijoni mundësi, që shqiptarët
përfundimisht ta shohin dhe kuptojnë se ç`po ndodhë në të vërtetë me atdheun e
tyre,sa s`është bërë vonë për të gjithë.