Mendime
Sami Repishti: Nga Gjermania- nji qytetnim që nderon!
E hene, 15.07.2013, 07:23 PM
Nga
Gjermania- nji qytetnim që nderon!
Nga Sami Repishti
Sot
lexova në faqen “Balkanweb” nji lajm me titull: “Masakra e Borovës pas 70
vje-tëve…”, dhanë nga autorja Enkelajda Skënderasi, të cilën e falënderoj
përzemërsisht.
“Masakra
e Borovës”, nji fshat afër Ersekës, ashtë nji nga “haraçet” e shumëta të luftës
kundër okupatorit nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore, që nji popull krenar
shqiptar do të paguente për arsye të qëndrimit të tij rezistues kundër së
“Keqes së madhe”, nazizmit, që mundonte të gjithë Europën e okupueme. Sot
kujtojmë me dhimbje e mirënjohje viktimët e pafajshme – 107 burra, gra e fëmijë
– që u masakruen barbarisht nga xhelatët nazistë gjermanë, të cilët në atë ditë
fatale të 6 korrikut 1943 dogjën edhe fshatin e Borovës martire.
Por në
këtë përkujtim të përvitëshëm, kësaj radhe mori pjesë edhe nji i huej, gjerman
i paftuem dhe i panjohun, por me ndjenja fisnike e njerëzore të pastërta. Ky i
“huej” ishte qytetari gjerman z. Marcus Burger, i biri i xhelatit nazist Anton
Burger, reparti ushtarak i të cilit ekzekutoi urdhnin e Komandës Gjermane për
masakrën e Borovës më 6 korrik 1943.
“70 vite
ma parë, deklaroi z. Burger, babaj im ka qenë në këtë vend dhe ajo çka ka
ndodhur në 6 korrik 1943 në Borovë, mua më sjellë pamjen e babajt vërdallë. Ai
nuk tregoi kurr për Borovën, nuk fliste zakonisht për luftën shkatërruese, e
cila kishte sjellë shumë dhimbje, dëshprim dhe urrejtje për shumë njerëz në
Europë. Vetëm dy vjet ma parë dhe nji vit mbasi babaj im kishte vdekur, munda
të gjej ditarin e babajt tim, i cili fliste për Borovën. Ishte nji keqardhje
shumë e thellë, dhe nuk mund të përshkruej ndjenjat e mia nga ajo ditë, dhe
veçanërisht sot.
Nuk jam
këtu të zvogloj dhimbjen dhe keqardhjen. E vetmja gjë që unë jam i aftë të bëj
është që të ndaj këto përkujtime me ju dhe t’ju kërkoj falje për atë që ka bërë
babaj im këtu. Kurr nuk do të harroj të kaluemen, por sot së bashku, si
qytetarë europianë, së bashku të ndërtojme urat e miqësisë që janë të
domosdoshme për të ardhmen tonë dhe të fëmijve”, deklaroi Marcus Burger.
Tue lexue
komentet e bame për këtë njoftim, kuptohet lehtë efekti bamirës i aktit çlirues
të qytetarit gjerman Marcus Burger. “Masakra ishte e tmerrshme, falja që kërkoi
djali i gjermanit mendoj se është qytetari”. “Qytetar i vërtetë gjerman.
Bravo!”. “…Nji gjerman që gjen përgjegjsinë e babajt vjen e kërkon falje. Na
mungon civilizim në këto toka!” etj.
Revista
amerikane “TIME” (26 nandor
E pyetun
se çfarë mendon ajo për zonjën Betty Goering, mbesë e ish mareshalit nazist
Herman Goering, që ka vendosë mos me lindë fëmijë, kështu që të shuhet kjo farë
e keqe, zonja K. Himmler përgjegji: “Ka shumë të tjerë fajtorë të krimeve të
tyne në Gjermani që kanë vendosë mos me lindë fëmijë…. Por unë mendoj se nji
mentalitet i këtill influencohet nga ‘teoria e gjakut të pastër’ nazist. Për
mue, tha ajo, ka randësi natyra e edukimit dhe kalimi i përvojës sime te të
tjerët”.
E pyetun
për djalin e saj 13-vjeçar, ajo përgjigjet se ai din gjithçka (nga shkolla),
por nuk ashtë problem i mprehtë për mue. Unë vuej ende!”.
E pyetun
si ndjehet që ka martue me nji izraelit, baba i të cilit ka mbijetue
Holokaustin, ajo u përgjegj: “…Na bisedojmë haptazi për këtë… Prindët tonë, nga
të dy palët, janë mendjehapun dhe tolerantë. Prindët tonë janë miq të mirë. Të
dy familjet tona janë të bindun se nuk ndihmon nji ndamje e botës në ‘të mirë’
dhe në ‘të këqij’ mbas kaq breznishë, por ashtë e nevojshme me komunikue njeni
me tjetrin”.
Gjatë
qëndrimit tim si student në Universitetin Sorbonne të Parisit (1970-1971) kam
pasë rastin të shoqënohem me nji studenteshë gjermane që punonte, ashtu si unë,
në tezen e doktoratit. Le ta quejmë Marlenë. Gjatë nji bisede miqësore, i
tregova se ishe refugjat politik, ish-i dënuem nga regjimi komunist në
Shqipëri. Gjendja e ime rriti kuriozitetin e Marlenës dhe nevojen për bisedë
politike. Marlene me tregoi se ishte largue definitivisht nga familja e
prindëve për arsye të natyrës morale. “Babaj im, më tregoi ajo, ka qenë zyrtar
i naltë civil gjatë regjimit nazist në Gjermani. Ai nuk ka qenë as anëtar i
Partisë Nacional-Socialiste, as në shërbim të policisë së mshehtë naziste.
Atë ditë
kuptova si duhet shkallën e naltë të procesit të de-nazifikimit në Gjermani.
Masakra e
Borovës e 6 korrikut 1943 dhe regjimi diktatorial i PPSH/PPSH për 45 vjet të
gjata në Shqipëri janë dy pamje që përjashtojnë njena-tjetrën: bota e viktimës
së pafajshme nga njena anë, dhe bota e krimit të pajustifikueshëm nga ana
tjetër. Për fat të keq, kjo botë e krimit zgjati shumë; dy brezëni lindën dhe u
rritën nën hijen e katër kalorësve të Apokalipsit komunist: gënjeshtër,
urrejtje, terror dhe vorfëni. Viktimët e këtij absurditeti monstruoz e
megjithatë të dëshiruem, janë akoma gjallë. Dhe akoma ma keq: fajtorët e
krimeve makabre të kryeme nga komunistët në Shqipëri – nëse nuk kanë vdekë –
kanë lanë mbrapa nji brezëni të papjekun dhe të pandërgjegjshme për
përgjegjësinë e krimeve të prindëve të tyne. “Shteti” shqiptar ka dështue
plotësisht në përpjekjen e tij me demaskue nji të kalueme sa të turpshme, aq
edhe kriminale. As krimi, as krimineli nuk janë vue përball ligjit. Asnji masë
edukative nuk ashtë ndërmarrë me nxjerrë në dritë të vërtetën tronditëse, dhe
me riedukue rininë shqiptare me frymën e përgjegjsisë ndaj shoqënisë, dhe
domosdoshmëninë e shtetit ligjor. Shkollat dhe tekstet shkollore, muzeumet,
institucionet kulturore dhe artistike, klubet, shoqënitë e ndryshme nuk kanë
marrë përsipër demaskimin e murtajës komuniste dhe rindërtimin moral të
shoqënisë shqiptare, sot akoma e smurë, ndërsa në Gjermani dënohet me burgim
shpërndamja dhe botimi i materialeve naziste, në Shqiperi kemi pesë parti
politike që përpiqen me ringjallë “të kaluarën komuniste” dhe lejohen nga
ligji. Funerale madhështore mbahen për kryekriminelë. Prandej, shqiptarët janë
sot dëshmitarë të fenomeneve negative të “respektit” për diktatorin dhe
diktaturën, tue vra kështu përfundimisht ndërgjegjen e shqiptarit me dinjitet.
Lënia mbas dore e ish-të persekutuemëve – e sidomos poshtërimi zyrtar i
grevistëve që sakrifikuen jetën për të drejtat e tyne, – janë sjellje
skandaloze dhe të pafalshme. Sot Gjermania ndihmon procesin e pajtimit dhe të
faljes së fajit sepse ka ndërgjegjen e pastër që ka de-nazifikue vendin.
Shqipëria vuen akoma nën peshën e ndjesive të urrejtjes dhe mospërfilljes… pa
shpresë përmirësimi.
Pavarësisht
nga orientimi politik i seicilit nga ne, mendoj se herojt, dëshmorët dhe të
persekutuemit gjatë 45 vjetëve të terrorit të murtajës komuniste në Shqipëri
janë sot heroj të rezistencës antidiktatoriale dhe duhen shikue si “kapitali
moral i shoqënisë demokratike shqiptare”. Ashtu si kanë qenë herojt e
rezistencës kundër okupatorit gjatë pushtimit fashisto-nazist. Ata që mbijetuen
janë bërthama e shëndoshë e nji shoqënie civile shqiptare, elementi ma i
përshtatshëm për ndërtimin e Shqipërisë së re demokratike. Ashtu si janë…
“leckamanë”!
Shtypje e
mjerime të pabesueshme kanë pësue “leckamanët” e sotshëm për 45 vite të gjata:
burra, gra, fëmijë, familje të tana që nuk thyen asnji ligj, që nuk shkaktuen
asnji dam, dhe që kontribuen fuqimisht e në çdo mënyrë në ndertimin e vendit të
tyne, vendit tonë të përbashkët, në mirëqenjen e popullit të tyne, me pranga në
duer, me kamxhik në kurriz dhe me vendosmëninë e patundun me mbrojtë këtë tokë
Nane – që i përbuzi gjatë gjithë jetës së tyne….! Kjo ashtë edhe tragjedia e
tyne!
Sot ata
nuk ndigjojnë fjalën ma fisnike: “Kërkojmë falje!”. Dhe as që do ta ndigjojnë
nga ata që përsërisin: “Nuk e ndiej veten fajtor! Nuk kam ba asnji faj!”. Dhe
mbas pak vitesh, nuk do të mbetet viktimë e gjallë që ta ndigjojë shprehjen
“Kërkojmë falje!”.
Por kjo
mund të arrihet vetëm kur të ndërgjegjsohemi ashtu si populli i qytetnuem
gjerman!