Mendime
Palluqi: Demokracia, më e paqartë se Komunizmi
E premte, 12.07.2013, 06:58 PM
Demokracia
sot, shumë më e paqartë se Komunizmi dje!
Nga Rezart Palluqi, Shkrimtar
Ëndrra
komuniste ishte më e qartë se sa Demokracia sot. E them këtë sepse Diktatori të
paktën bëri mundimin dhe i edukoi filizat e rinj komunistë me veprat e
shpikësve të komunizmit. Atëherë nuk kishte bibliotekë pa veprat e Marksit dhe
Engelsit. Nuk ishin të paktë njerëzit që të recitonin përmendësh formulën bazë
të komunizmit.
Ndërsa
sot, Demokracinë na e prezantuan si një teori abstrakte, duke u përkufizuar tek
fjala dhe prona e lirë. Udhëheqësit tanë, ashtu si Enveri dikur, duhej të na
prezantonin librat bazë të Demokracisë. Të na flitnin me zjarr për shpikësit e
tyre.
Duhet ose
duhej që Shqiperia të zgjedhë për Demokracinë liberale apo Demokracinë
social-kolektive dhe përse?
Duhej pra
të pregatitnin breza të rinj me frymën demokratike. Kjo, për mendimin nuk
ndodhi, prandaj edhe Demokracia në sytë e mi është shndërruar në një përrallë
që flet për liri, paçka se zogjtë nuk dallohen në qiellin e mjegullt. Dhe kjo mjegull do të vazhdojë të davaritet
mbi logjikën tonë, për aq kohë sa bibliotekave tona do t’i mungojnë librat e
shpikësve të llojeve të Demokracisë.
Por
prezantimi serioz teorik nuk mjafton. Sepse Demokracia, ashtu si çdo sistem
tjetër politik apo kulturor, është një lloj këpuce e cila nuk i bën çdo lloj
këmbe. Demokracinë, nëse do ta figuronim me një këpucë, puthitet ndryshe në
këmbën e aziatikut, ndryshe në këmbën e evropianit dhe në rastin tonë këmbën e
shqiptarit. Rrjedhimisht këtu kemi të bëjmë me dy probleme shumë shqetësuese:
1)
Demokracia nuk është kuptuar ende, mbasi ajo nuk po studiohet shkencërisht. 2)
Trashëgimia politike dhe kulturore nuk po merret fare parasysh si faktor shumë
i rëndësishëm për lulëzimin e Demokracisë në djepin e X populli, në këtë rast
popullit shqiptar. Për mendimin tim, duhet studiuar rrënjësisht e kaluara
politike dhe kulturore e shqiptarëve. Pranë këtij studimi duhet vendosur bota
demokratike, më pas duhet parë sa i madh është devijimi i këtyre dy botëve,
asaj shqiptare dhe demokratike dhe në fund duhen bërë përshtatjet e duhura me
qëllim që këta dy trupa ose botë, të mos jenë një trup me pjesë të huaja.
1) Një shqiptari me natyrë orientale do i
tingëllojë si një muzikë metafizike fjala « emancipim i gruas”.
2) Shqiptari i udhëhequr nga prijës despotë
nuk magjepset lehtë nga Demokracia sociale e Kantit, Volterit etjer.
3) Natyra pirate e shqiptarit shërben si një
pasqyrë diellore/flakvënëse kundra anijes sociale të Demokracisë.
Pra, këto
janë trashëgimëni kontrakditore të cilat kur ato përzihen në tenxheren
demokratike vetëm se e luftojnë njëri-tjetrin si kripa shqerin. Kuzhinieri, në këtë rast intelektuali me
udhëheqësin, duhet të bëjnë ca manovra taktike me qëllim që këto elementë
ekstremë të mos e prishin gjellën, përndryshe kemi të bëjmë me një luftë të
brëndshme : ajo që je, dhe ajo që të kërkojnë të bëhesh.
Sepse
huazon një teori politike apo kulturore, nuk përbën ndonjë dëm të madh. Dëmi
lind kur bën tri gabime :
1) E
huazon këtë teori/ëndërr vonë, ashtu si në rastin tonë, me anëtarësimin e
Shqipërisë në Evropë duke përdorur Demokracinë si anije udhëtuese. E them vonë
sepse ëndrra evropiane për shkak të hajdutërisë me natyrë skllavopronare të
bankave evropiane, po e përçan Evropën seriozisht. Endrra e bashkimit është në
prag të vdekjes.
Dhe ne,
që presim si pasagjerë të dëshpëruar në stacionin e trenit evropian me dyer të
mbyllura do t’i hipim trenit kur ai, ka ndërruar destinacionin tonë të
shumë-ëndërruar.
2) Dëmi i
dytë është kur teorinë e sistemit të huazuar nuk e shkoqit në gjuhë popullore
me qëllim që kjo teori- ëndërr të mos shndërrohet në teori elitare, e
kuptueshme vetëm për 2% por jo 98% të popullisë.
Turma do
e përtypë teorinë dhe jo elita. Elita e përgatit atë për t’u ngrënë/përpunuar
mendërisht nga turma.
Duhet
punuar pra me të njëjtën frymë dhe pasion që punojnë dishepujt kur shpërndajnë
ëndrrën e profetit të tyre.
3) Dëmi i
tretë është mosmarrja parasysh e trashëgimisë politike dhe kulturore. Ky hap, i
cili duhet të konsiderohet si i pari dhe jo i treti, është më i vështiri për
popujt që e huazojnë teorinë, aq më keq, për një popull i cili arratiset nga
burgu, si shqiptarët nga burgu i diktaturës. Rreziku këtu qëndron, se ai
popull, pra shqiptarët, nuk kanë durim, dhe pa durim ngatërron rrugën për të
shkuar në shkollë, dhe jo më të marrësh provimin.
Pa dashur
ta nënvlerësoj turmën, ajo nuk ëndërron për Demokraci. Ajo do qartësi, të di se
ku do shkojë. Demokracia është sistem i ndërlikuar. Ajo nuk të ofron siguri të
madhe meqë ajo është shumë fleksibele, e ndryshueshme, përshtatet me
evolucionin njerëzor, dhe ky është makthi i turmës: ndryshimi i vazhdueshëm.
Demokracia
të ofron një pyll me shumë monopate, por turma i ka frikë monopatet, ajo do një
pyll me një monopat të vetëm, rendësi ka që ujku të mos i presë rrugën në
monopatin që ajo shkel.
Në
mbyllje, besoj se është më mirë të jeshë një nxënës i shplarë me teorinë e një
sistemi/ëndrre, sesa një nxënës që llomotit fjalë të mëdha pa ditur se çdo të
thonë ato.
Kjo po
ndodh me ne sot. Kur përpiqemi të mbrojmë pikpamjet tona rreth Demokracisë
përdorim argumente krejt të pabaza, me ngjyrë 100% subjektive. Kjo ndodh ngaqë
nuk njohim teorinë bazë të saj, ndërkohë që dje, një komunist debatonte dhe të mbërthente
me rregullat bazë të komunizmit.
Që të mos
keqkuptohem : Ndryshimi i konceptimit të Komunizmit dhe Demokracisë nga
shqiptarët ishte ky : Në diktaturën komuniste, ai e njihte teorinë, por
pengohej ta zbatonte atë 100% në praktikë.
Ndërsa sot, në Demokraci, ai, pra shqiptari, edhe nuk e njeh teorinë bazë të demokracisë edhe nuk di ose lejohet ta zbatojë atë.