Mendime
Florim Zeqa: Jemi apo s'jemi të pavarur?
E premte, 12.07.2013, 07:15 PM
Jemi apo
s'jemi të pavarur?
Nga Florim Zeqa
Askush
nuk ka pritur më gjatë dhe sakrifikuar më shumë së shqiptarët e Kosovës për
lirinë dhe pavarësinë e tyre.
Rruga
deri të pavarësia ishte gjatë dhe mundimshme. Shqiptarët mbi supet e tyre i
provuan të gjitha; rrahje e maltretime, burgosje e helmime, vrasje e dhunime,
mbyllje shkollash dhe largim nga puna, djegie shtëpish dhe dëbim nga trojet e
veta!
Përkundër
gjithë kësaj katrahure, shqiptarët asnjëherë nuk hoqën dorë nga identiteti,
traditat, gjuha dhe simbolet kombëtare.
Nocionet
liri dhe pavarësi i bashkuan shqiptarët pa dallim ideologjie apo religjioni,
rajoni apo territori, fshati apo qyteti, intelektuali apo punëtori.
Akti i
shpalljes së pavarësisë së 17 shkurtit është akti më i lehtë i ndodhur
ndonjëherë në historinë e shpalljes së shteteve sovrane!
Pavarësia
e 17 shkurtit, për më tepër erdhi si rezultat i konsensusit ndërkombëtar në
njërën anë dhe kompromisit të dhimbshëm vendor në anën tjetër, por jo si
përmbushje e vullnetit të popullatës shumicë shqiptare në vend.
Që nga
dita e parë e pavarësisë, politikbërja kosovare rrëshqiti vazhdimisht mbrapa
nga pavarësia...
Pas çdo
veprimi kriminal të Serbisë, politika kosovare i dhuronte diçka serbëve të
Kosovës; serbët vrisnin shqiptarë në veri të Mitrovicës, serbëve në brendi të
Kosovës ju ndërtoheshin shtëpi, dhuroheshin traktorë!
Pas çdo
ndërmjetësimi ndërkombëtar, serbët shkëputin nga një pjesë të sovranitetit të
shtetit tonë...
Të gjitha
të arriturat e serbëve në Kosovën e "pavarur", janë dhurata të
marrura nga pushtetarët aktual të cilët në dëm të së ardhmes së shtetit mbrojnë
në mënyrë të turpshme pushtetin e tyre.
Mirëpo
fajtorë jemi të gjithë nga pak, pse po lejojmë të ndodhin këto prapësira
politike! Sjellja indiferente e një popullate të tërë para një rrëshqitje
drastike të pavarësisë së vendit po ndodhë si pasojë e identifikimit të shtetit
më një qeverisje të keqe.
Nuk duhet
shikuar atdheun me sy të keq shkaku i maskarenjve, sikurse nuk duhet shikuar
shtetin më sy të keq shkaku i një qeverie të keqe.
Sjellja
indiferente e popullatës karshi maskarenjve e horrave, hajdutëve e kriminelëve,
përfituesve dhe shpërdoruesve të luftës e paqes, ka bërë që pushtetarët aktual
shtetin e ri të Kosovës ta katandisin në një situatë të rëndë politike,
ekonomike e financiare, por mbi të gjitha në një krizë të rëndë morale; të
mungesës së përgjegjësisë së liderit, drejtuesit e nëpunësit ndaj institucionit
shtetëror.
Ligji për
amnistimin e kriminelëve, i ardhur si produkt i marrëveshjes Thaçi-Daçiq, e
dëmton rëndë sistemin juridik të vendit dhe përkeqëson gjendjen e sigurisë në
vend.
Ligji për
amnistimin e krimineleve, është fyerje ndaj gjakut të dëshmorëve, viktimave të
luftës e pasluftës,... është nxitje për hakmarrje, hapje e derës një
gjakderdhje të re në Kosovë.
Pse gjaku
i qeveritarëve është bërë ujë, gjaku i të vrarëve dhe familjeve të tyre nuk
tjetërsohet kurrë.
Liderët
politik që në pushtet erdhën duke u thirrur në emër të meritave të të tjerëve,
në emër të gjakut të dëshmorëve, sot nuk ua përmendin as emrin (familjes
Jashari)..."turpërohen" nga miqësia e tyre më serbët apo i kanë
fshirë fare nga kujtesa?!
Atë që e
bëri SHBA-ja për nxjerrjen e Kosovës nga kthetrat e Serbisë, është duke e
minuar Brukseli (BE-ja) përmes të ashtuquajturit "dialog politik",
duke e kthyer pjesë-pjesë sovranitetin e Serbisë mbi Kosovë.
E nisën
më trashëgimin kulturore (kishat) serbe, vazhduan më decentralizimin etnik më
krijimin e komunave serbe dhe së fundi përmes dialogut politik krijuan
Asociacionin e atyre komunave serbe, si organ më kompetenca legjislative dhe
juridike, i miratuar së fundi edhe në kuvendin e Republikës së Kosovës!
Asociacioni
i komunave serbe, ju mundëson serbëve të sillen si vargonjtë në qafën e Kosovës
(veri), për ti ngushtuar frymëmarrjen e lirë të shtetit në brendinë e tij,...i
cili nesër do të jetë sfidë e rëndë dhe e papërballueshme për ruajtjen e
tërësisë territoriale të Kosovës.
Kudo në
vendbanimet më shumicë serbe në Kosovë valojnë flamujt bashkë më mbishkrimet e
shtetit serb, që janë e kundërta e pavarësisë së Kosovës.
Përderisa