Mendime
Arbana Xharra: Ikja e madhe nga zori i madh
E shtune, 13.07.2013, 11:14 AM
Ikja e
madhe nga zori i madh
Nga Arbana Xharra
Zoti
kryeministër, para disa muajve në faqet e kësaj gazete të patëm pyetur nëse
rastësisht e dini sa kushton një kilogram bukë. Sipas të gjitha gjasave kjo
pyetje nuk hyn në mesin e brengave tuaja, të cilat nuk kanë të bëjnë me brengat
e qytetarit të rëndomtë. Sot kemi një pyetje tjetër. A e dini ju zoti Hashim
Thaçi që çdo natë vetëm nga stacioni i autobusëve të Prishtinës nga pesë
autobusë mbushen përplot me burra, gra, fëmijë.
Nuk
shkojnë në det këta njerëz, siç mund të mendoni ju, rastësisht. Ata ia mësyjnë
Beogradit dhe prej atje, prej kryeqytetit të Serbisë, vazhdojnë udhën drejt
vendeve perëndimore. Këtë rrugë të mundimshme, plot rreziqe dhe ilegale këta
njerëz e marrin nga zori i madh në të cilin gjenden, e marrin këtë rrugëtim për
shkak të gjendjes së keqe ekonomike, për shkak të varfërisë, në të cilën i keni
hedhur me politikat tuaja aspak serioze ekonomike.
Shumë
shqiptarë të Kosovës edhe 5 vjet pas pavarësisë s'po shohin ardhmëri në shtetin
e tyre. Ata po kalojnë kodra e male me fëmijë në duar, duke paguar banda
kontrabandistësh, të cilët herë i hedhin përtej kufijve të Schengenit, herë i
lënë në breg të Danubit dhe në mëshirën e fatit. Ndoshta, z. Thaçi, qeverinë
tuaj e kanë njoftuar miqtë tuaj të rinj në
Ata
bredhin fushave të Vojvodinës duke kërkuar lidhje për të dalë në Hungari, një
vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe zonës së Schengenit. A thua z. Thaçi e
dini sa shqiptarë largohen nga Kosova brenda një muaji, nëse vetëm nga
Prishtina çdo mbrëmje nisen nga 5 autobusë "drejt Evropës", drejt
"parajsës së premtuar". A ka qeveria juaj, z. Thaçi, të dhëna se sa
shqiptari ka përfunduar në burgjet e Hungarisë, pasi është arrestuar nga
policia e këtij vendi?
Hidhjani
një sy fotove të botuara sot në gazetën “Zëri”, shikoni fëmijët e prindërve të
rinj shqiptarë që po i mbushin autobusët për në
Këta po e
lënë Kosovën e kapur nga hajnia e krimi, ku përpara syve të tyre çdo ditë u
sillen milionerë të pasuruar nga plaçkitja e shtetit. Këta po e lënë Kosovën me
shpresë se do të gjejnë një vend pune diku nëpër Evropë. A ju kujtohet tetori i
vitit 2009 z. kryeministër? Tragjedia në lumin
Duket se
asgjë nuk ju kujtohet, sepse jeni i zënë duke bërë propagandë se si Kosova po
përparon. Katër vjet nga ajo tragjedi, si asnjëherë më parë që nga mbarimi i
luftës në Kosovës, kosovarët janë duke ikur nga shteti të cilin e sundoni ju
dhe e qeverisni për interesa të klientëve tuaj.
Ju mund
të dilni në televizionin tuaj personal që punon me paratë tonat dhe të recitoni
e premtoni se do të hiqen vizat për zonën e Schengenit. Ju mund të dilni dhe ta
intervistoni veten në RTK, por gjendja nuk do të ndryshojë fare.
Varfërimi i skajshëm i popullsisë dhe pasurimi ekstrem i rrethit tuaj janë pasqyrë e qeverisjes suaj aq të dëmshme për Kosovën.