Mendime
Halit Bogaj: Sali Berisha dhe Kosova
E enjte, 18.07.2013, 07:54 PM
SALI
BERISHA DHE KOSOVA
Nga Halit Bogaj
Humbja e
Sali Berishës në zgjedhjet e fundit në Shqipëri dhe shkuarja e tij nga skena
politike është një ngjarje e papritur për shqiptarët e Kosovës.
Së pari, Sali Berisha ishte ai i cili e mposhti një
regjim totalitar stalinist që ua kishte pirë gjakun gati gjysmë shekulli
shqiptarëve .Pra si të tillë, Berisha
dhe lëvizja studentore ishin gjigantë të
paparë që shpërthyen një ditë edhe në Shqipëri, si në vendet e bllokut komunist.Me fjalë të
tjera, paraqitja e Berishës me Partinë e tij demokratike ishte një ogur i
bardhë edhe për ne, ngase Shqipëria
atëherë e tutje do të përpiqej dhe mundohej të fliste në një zë me Kosovën
Së dyti, ajo
që u bë më e nevojshme se gjithëçka tjetër, e sidomos për vendin tonë, ishte
Autostrada, si kryevepra më madhështore e ndërtuar për ta lidhur Kosovën me
Shqipërinë, një ëndërr e kahmotshme e Presidentit tonë historik Ibrahim Rugova
e cila me krenari të madhe e mban emrin e tij, Sot nëpër atë rrugë kalojnë qindramijra
udhëtarë, sudomos nga Kosova, Maqedonia etj.por edhe popujt të tjerë që duan ta vizitojnë
Shqipërinë për t’i përjetuar bukuritë e saj të rralla natyrore dhe detin e
bukur, të pastër dhe të ngrohtë
Së treti,
Berisha e donte pa hile Kosovën edhe mikun e tij të dashur Rugovën, me të cilin
ishin takuar disa herë .Dhe kudo që shkonte lëvizte nga një gurë për ta ngritur
edhe më lartë çështjen e Kosovës.Por, ashtu siç na donte ai, e donim edhe ne, prandaj edhe humbja e tij e
fundit na habiti shumë sepse nuk e kishim menduar një diçka të tillë, aq më
tepër pas të gjitha atyre zhvillimeve aq të mëdha që ia ka bërë Shqipërisë..
Së
katërti, Sali Berisha , që nga dita e
ardhjes së tij në pushtet, gati në mënyrë pompoze, arriti të krijonte marrëdhënie
madhështore me Turqinë e cila /krahas shteteve të tjeratë NATO-s/ do t’i
gjendet shumë afër Kosovës për pranimin e Pavarësisë së saj.Me fjalë të tjera
Berisha ndikoi pozitivisht edhe në lidhjet vëllazërore turko-kosovare, siç
është shprehur disa herë kryeminstri turk me rastin e vizitave të tij në
Kosovë.Shikuar në këtë aspekt, është mirë të kthehemi prapa dhe t’i kujtojmë
edhe angazhimet e parreshtura të Turqisë tek shtetet e tjera islamike për ta
njohur Pavarësinë e Kosovës, kur e dime
se pjesa dërmuese e tyre, thuajse në
mënyrë të verbër, kishin qenë më tepër të lidhura me Beogradin se sa me
Kosovën/ta kujtojmë vetëm maniakun Gadaf, për ta kuptuar se çfarë hajri do të
mund të kishim prej tij!!!