E shtune, 27.04.2024, 04:15 PM (GMT+1)

Mendime

Zenel Çeliku: Kujdes Berisha

E enjte, 18.07.2013, 06:24 PM


Kujdes Berisha,  lufta brënda llojit është e keqe

Nga Zenel Çeliku

Pas humbjes së 23 Qershorit, lideri historic I PD-Sali Berisha, bëri një akt të një politikani profesionist e të moderuar, dha dorëheqej si kryetar partie.Arësyet kryesore që çuan në humbjen e thellë të së djathtën, janë tejzgjatja e pushtetit, ekzagjerimi i pragmatizmit, përqendrimi i pushtetit tek një grup ministrash, kycja e ministrave në strofullat e tyre, një administratë krahinore dhe militantësh, korrupsioni, gjithashtu edhe kriza ekonomike.E vlerësoj garën për pasuesin e Z.Berisha, pavarësisht se më parë duhej të bëhej analiza e zgjedhjeve të humbura, por është shumë e rëndësishme që ne PD po fryen një erë e re shumë positive dhe e moderuar.Por, PD duhet të bëjë kujdes në çdo hap që hedh këto kohë, në të kundërt rrezikon fraksione dhe përcarje.Mirpo, pas këtij aktic qytatar të dorëheqjes së Berishës, si kudo pas largimit të liderit, domosdo  do të zgjidhet pasuesi e liderit të dorëhequr, por në këto moment duhet pjekuri e mature politike.Ky është një ritual  I domosdoshëm në politikë, por  duhet vizion dhe klimë demokratike, sepse në shumë raste, zgjedhja e liderit të ri, hap probleme, grupazhe në parti, dhe gjeneron kriza.Berisha si një lider akoma në fuqi dhe me shumë experiencë, hapi një garë trasparente, të gjërë dhe masive në radhët e PD, ku kishte hapësire dhe mundësi cilido anëtar I PD për të kandiduar për kryetarin e ri të partisë.Berisha me autoritet 20 vjecar në krye të PD, u deklarua se askush, kadidatët në garë për kryetar-Basha dhe Olldashi, gjithashtu edhe përfaqësuesit e lartë të Partisë, të mos ndikojnë duke shprehur përkraje dhe anësi për asnjërin nga kandidatët në këtë garë demokratike, sepse kjo do të jetë shumë e dëmshme per PD.Vërtetë kjo garë ka filluar dhe po shkon drejt fundit mjaft mirë, me pak tonaciane të larta, të cilat janë shprehi emocioanle.Kjo garë duket se realisht është trasparente dhe mjaft demokratike.Perfundimisht, kemi dy kandidat mjaft potent, shumë aktiv dhe me contribute të mëdhaja në PD.Ideja që anëtarësia e PD duhet të zgjedhë njërin prej tyre, do apo nuk do, ka futur të dy kandidatët-Lulzim Bashën dhe Sokol Olldashin, në garë të fortë dhe serjoze për të kapur kreun e PD.Faktikisht kjo garë është mjaft delicate sepse vërejmë se janë angazhuar figura politike, por edhe nga administrata në përkraje të njerit apo të tjetrit kandidat.Mirpo, vërejmë aty këtu se n keto raste kemi konflikt interesi të hapur, sic ndodh me këshilltarin e Bodes I cili është përfshirë në mbështetje të fuqishme ndaj Olldashit, ka fjalë se edhe Topalli është për të mbëshjtetur fuqishem Olldashin por pa u bërë publike, e kështu edhe raste të tjera.Berisha vërtetë si një lider historic dhe me përvoja aspolutisht të madhe, po supervizon këtë fushatë mjaft active, por nga ana tjetër, Lideri historic, me autoritetin e tij populist, duhet të ushtrojeë shumë kujdes dhe vëmëndje që kjo garë të mos përcajë dhe të mos krijohen grupe brënda partisë, sepse PD është pasuri kombëtare dhe e domosdoshme në politikën shqiptare.Për pak dit, cilido nga anëtarësia e PD, do të votojë më të mirin nga dy figurat, duke bërë mirë vlerësimet dhe kontributet e tyre në vite brënda kësaj partie që ka qeverisur vëndin në 8 vitet e fundit.Pa dyshim, të dy kandidatët për kryetar të PD, kanë vënë të gjithë energjitë e tyre intelektuale që PD të rikthehet në një forca politike Nr 1 në vënd.Por në fund të fundit, realisht kërkohet ndryshim rënjësor në riorganizimin e Partisë, sepse mbas një qeverisje të gjatë, ku ministrave përvec të ndenjurave të tyre, edhe kolltuku I pushtetit I dukej së ishte I tyre, e kësisoj u kycën në zurat ku Partia ua dha për të qeverisur hapur e mirë.Në këto rrethana, lideri I ri I PD duhet të iniciojë një ndryshim të madh në riorganizimin e brendshëm të PD, sepse kjo është e vetmja manyrë që PD të rikthehet në pushtet.Duka marë në nalizë kandidatët për kryetar të PD-Lulzim Bashën dhe Sokol Olldashin, si politikenë dhe si pjesë e Qeverisë Berisha në 8 vite, pa dyshim rezultojnë vlerësime objective ku pikët më maksimale, anojnë nga Z.Basha, I cili në postet që ka patur ka qënë gjithnjë I suksesshëm.Mes dy kandidatëve për kreun e ri të PD, mendoj dhe besoj se, më shumë shanse për fitore ka Lulzim Basha, një figre më simpatike dhe më popullore.Por Z.Basha ka edhe një armë të fortë, atë të Bashkisë së Tiranës ku po e drejton mëse miri, mirëqeverisja e të cilës do jetë nje trampolinë për zgjedhjet e ardhsme.Jo për të ulur figurën e Olldashit, por kur njerezit flasin për suksese, Basha qëndron më lart dhe është një figurë që premton me dinjitet për rikthimin e PD në vëndin që I takon, do të jetë një lideri me cileësi të larta, është politikan I moderuar, është vizionar, shumë aktiv, shumë energjik dhe këmbëngules për ta rikthyer PD në pushtet sa më shpejt.Basha është një figure e re në PD dhe me shumë contribute të sukseshme, që shikohet me mjaft simapti tek anëtarët dhe militantet e PD, shikohet me besim dhe simpati edhe nga ndërkombetaret duke u vlerësuar si një yll në ngritje, ndaj mendoj dhe besoj se më 22 Korrik, lideri I ri I PD do të jetë Z.Lulzim Basha.Në fund të fundit, kjo garë demokratike, e fortë dhe trasparente ndërmjet Bashës dhe Olldashit, të cilët bënë një fushtë energjike për të marë kreun e PD, ishte, është dhe po përfundon me nota mjaft positive, ku fitues do të jetë më I miri.



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora