Mendime
Pirro Prifti: UÇK e Drejtuesit e saj përballë Urrejtjes
E hene, 22.07.2013, 09:04 PM
UÇK e
Drejtuesit e saj - përballë Urrejtjes dhe Dis-informimit serbo-francez
Nga Pirro Prifti
Ka dalë
një libër i ashtu quajturi i `zi` i cili përmënd formimin e shtetit të Kosovës
si një shtet mafizoz. Këto janë krijime për qëllime thjesht të një strategjie
të mirë stërholluar për të përbaltur luftën e drejtë të shqiptarëve të Kosovës,
luftën heroike të ushtarëve të UÇK , dhe vetmohimin e drejtuesve të tyre në
këtë luftë, të përkrahur fuqimisht nga NATO, dhe SHBA.
Ky libër
me titull ` Une Guerre juste pour creer
un Etat mafiouz` i botuar nga gazetari
polemist Pierre Pean dhe Sebastian Fontenelle, sapobotuar nga shtëpia botuese
“Fayard” e Parisit, dhe e reklamuar nga
gazeta `Idea` me 21 korrik 2013.
Ashtu si
e ka titullin e librit, aty hidhet baltë
e vrer mbi luftën në Kosovë dhe sic e kanë zakon njerëz dhe gazetarë të tillë
të ngjashëm me analistin tonë e `të lajthitur` Lubonja, përpiqen që nëpërmjet
lajmit-skandal të tërheqin vëmëndjen e njerëzve të zakonshëm të cilët sgurisht
janë të prirur të kërkojnë lajme të
reja, skandale, poshtërsira të ndryshme në mediat e shkruara dhe ekranet e telvizorëve
(http://www.gazetaidea.com/tjeter-liber-i-zi-per-kosoven-nga-shkrimtari-francez-pierre-pean/).
Kundër
akuzat e cuditëshme në dukje kundër Kosovës dhe liderëve të saj nuk janë të
rastësishme po të shohësh edhe mobilizimin e kujdesëshëm të anti-shqiptarëve në
përgjithësi me të cilët janë bashkuar dhe gazetarë apo analistë dhe opinionistë
të cilët janë në kërkim jo të lajmit, se sa të namit.
Ashtu
sikurse thotë dhe fjala e urtë shqiptare `Më mirë syri se nami`, frazë që
tregon maturinë e popullit shqiptar ndaj turpeve që mund ti ndodhin individit,
duke i thënë që kujdes se mos `lesh nam`, sot, shumë njerëz ashtu sikurse dhe
të pa-aftët dhe intrigantët e kanë parë më të arësyeshme që, për të lënë gjurmë në histori nuk mjafton të
lësh vetëm vepra të mira, por qënka më e lehtë të bësh edhe vepra të këqija,
sepse edhe me ato ngel në histori.
Duke qënë
njerëz të vegjel dhe shpirtngushtë, ata nuk e kanë problem të përbaltin cdo gjë
të mirë që kanë bërë dhe bëjnë shqiptarët.
Deri këtu
ka arritur dëshira e këtyrë gazetarëve dhe analistëve, për të lënë nam – që të
ngelin në histori me cdo kusht . Ja me kësi plehurinash po ja arrikërkan qëllimit si gazetari Pierre
Pean dhe Sebastian Fontenelle, po kështu dhe analisti ynë Fatos Lubonja me atë
shkrim të `papërgjegjshëm` si gazetar, por dhe si atdhetar.
Atëhere
po të kalojmë në planin e dytë që është dhe më i rëndësishmi, mund të shohim
një fije të djallëzuar të një strategjie të mirë përpagitur kundër Kosovës, Drejtuesve
të saj në përgjithësi dhe të vecantë, duke vendosur në skalion të parë
francezet; por dihet shumë mirë që prapa tyre janë politika e djallëzuar serbe
e cila kërkon të ulë vlerat jo vetëm të luftës clirimtare në Kosovë nga UCK,
ashtu dhe të krijojë një barrierë negative për Kosovën në të ardhmen në mënyrë
që kur të krijohen mundësitë për Serbinë, shteti serb të ketë justifikimin si
përballë opinionit të vet ashtu dhe përballë ndërkombëtarëve të realizojë dy
opsione , të dyja në favor të saj:
- Vonim dhe mohimin nga ana e saj dhe e
disa shteteve aleate të saj -e njohjes së Kosovës si shtet dhe si Republikë e
vecantë.
- Krijimin e mundësisë për ta rimarrë
Kosovën në një të ardhme jo të largët (sipas tyre) kur të ndryshojnë
konjukturat përkatëse. Këtë qëllim djallëzor ata mund ta arrijnë:
a. duke u përpjekur të sabotojnë
konsolidimin e një shteti kosovar të stabilizuar
b. duke përdorur disinformimin dhe nxirjen si brënda vëndit
ashtu dhe jashtë vëndit të të gjitha figurave heroike dhe serioze të Kosovës,
c. duke përdorur taktikën `përca e sundo`
nëpërmjet aktivizimit të analistëve miopë dhe klientelistë shqiptarë dhe
kosovare për të goditur nga brënda sistemin e vlerave
Ky libër
është faza e parë e përpjekjeve të aleatëve serbë për të nxirë nëpërmjet këtij
libri luftën e Kosovës, Drejtuesit e tij, dhe deformimin e e vlerave duke
përdorur mekanizmat e zakonshme të
shpifjes për të thënë që …`këta njerëz që ju i quani luftëtarë, ata në fakt
janë mafiozë, merren me veprimtari të jashtë ligjëshme, me kontrabandë, me
transplantim organesh, me shpëlarje parash, etj,etj…`, dhe shumë veprime të
tilla që sipas tyre do të ngjallin në sytë e popullit kosovar dhe shqiptar
hijen e dyshimit, por nga ana tjetër në arenën ndërkombëtare do të zhvlerësojnë
Kosovën si shtet dhe si Republikë.
Dihet që
për fat të keq `flamurin për njollosjen` e luftëtarëve të Kosovës e ka marrë
një analist i njohur në Shqipëri i cili duke përdorur fakte apo akuza të
vecanta dhe të hedhura poshtë nga gjykata e Hagës të paktën për z. Ramush Hajradinaj-
i cili është një hero i vërtetë në luftën clirimtare,- po dëmton rëndë dhe për
mendimin tim –ai këtë e bën thjesht për nam por dhe për qëllime klienteliste
(shiko shkrimin tim të ditës së premtë tek gazeta SOT:` Të jetë Lajthitje
e F.Lubonjës?`), e për të treguar analistëve të tjerë se…ja unë gjej
gjëra që ju nuk i shihni e të tjera, mballoma si kjo…`
Problemi
do të jetë më i rëndë nëse vetë shteti i Kosovës dhe politikanët shqiptarë të
mos prononcohen duke e lënë këtë dukuri fillestare të përbaltjes së Kosovës dhe
bijve të saj të agravohet.
Une
mendoj se gjëndja do të rëndohet dhe kjo do t`i shërbejë anti-shqiptarëve dhe
fqinjëve jo dashamirës ndaj Kosovës për të vonuar Kosovën të hyjë në BE, por më
tepër për ta lënë Kosovën si gjysme shtet dhe gjysmë republikë , pra do ta lënë
në një gjëndje që të mos vendosë për fatet e saj- njëlloj ashtu si do të
dëshëronin serbët.
Ka
harruar Serbia se, sipërfaqen e Kosovës dhe popullsinë e saj, po kjo Europë,
nëpërmjet ambasadorëve të saj ja dha si shkëmbim në Traktatin e qershorit të
1878 për ta drejtuar; megjithatë duke qënë se Serbia kishte të njëjtën popullsi
me popullatën e trojeve të Kosovës,së bashku me popullatën e trojeve të
shqiptarëve të Maqedonisë dhe të Malit të Zi, ajo duke qënë e pamundur ta asimilojë,
përdori taktikën e largimit të popullsisë, të dhunës e vrasjeve e të
përdhunimeve por nuk ja arriti qëllimit.
Megjithse
largoi për 120 vite largoi rreth 1 milione shqiptarë, dhe vrau disa mijra, më
në fund me ndihmën e Zotit që është i madh- po kjo Europë, ja shkëputi nga
duart për shkak të shkeljeve të rënda të lirive dhe të drejtave të njeriut, dhe
i la shqiptarët të manaxhojnë vehten e tyre në kujdesin e saj.
Rrymat e
forta nacionalisto –fetare që po lulëzojnë në Kosovë, në fakt janë një shprehje
e të drejtave dhe të lirive të njeriut dhe askush nga ata nuk ka trumbetuar apo
ka kërkuar prishjen e Republikës apo shtetit të Kosovës.
Rrymat
nacionaliste si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri, kërkojnë krijimin e Shqipërisë
natyrale (në vend të asaj të madhe), janë rryma që për fat të keq do të cojnë
ujë në mullirin e urrejtjes dhe të përcarjes, për dy arësye:
- sepse është e parakohëshme të
kërkohet një bashkim i tillë qoftë për shkak të dallimeve ekonomiko-financiare
por edhe sociale dhe administrative, dhe cdo nxitim në këtë ide, do të pengonte
qëllimin sepse një mjekim i parakohshëm nuk ndalon asnjëherë sëmundjen të
përparojë,
- sepse ende nuk është krijuar
(gjithashtu me pëlqimin e BE dhe të SHBA), një Këshill shqiptaro-Kosovar i cili
të marrë në shqyrtim realizimin e kësaj ideje në kuadrin e Globalizmit, por dhe
në zgjidhjen dhe afrimin e ndryshimeve në profilet dhe diferencat
administrative-gjuhësore- ekonomike-sociale-etj, në përputhje me legjislacionin
ndërkombëtar.
Titulli
ogurzi i këtij libri nga 2 francezë të panjohur nga ana ndërkombëtare, tregon
se kanë për të dalë edhe libra të tjerë dhe artikuj të tjerë, kështu që mendoj
se media e shëndoshë kosovare dhe shqiptare, të mbledhë mëndjen e të reagojë
seriozisht ndaj taktikave të reja për të përbaltur fenomenin shqiptar i cili po
konsolidohet dhe po tregon afësi të mëdha shtetformuese duke shqetësuar lobet e
zeza anti-shqiptare për shkak të vitalitetit të inteligjencies shqiptare ,
luftëtarëve të lirisë, por dhe ndaj popullit shqiptar këtu dhe në Kosovë.
Në
historinë e Serbisë, të Greqisë, të Bullgarisë , të Maqedonisë, të Rumanisë dhe
aq më pak të Turqisë, nuk ka dalë një analist apo opinionist që të shajë
figurat nacionale përkatëse të vëndeve të tyre, qoftë dhe duke bërë shaka me
figurat e tyre të ndritura.
Atëhere
del pyetja përse në Shqipëri dhe në Kosovë dalin gjithmonë `kontrapedalë` të
tillë të cilët , në fillim nën maskën e humorit të zi, e më pas, duke i
njollosur figurat shqiptare, duke përfolur jetën e tyre private, dhe tani duke
hedhur aluzione apo dyshime për afera apo ngjarje që nuk kanë lidhje direkt me
statusin që këta njerëz të shquar kanë marrë- kërkojnë të prishin figurat imazh
të heroit, të dëshmorit, të martirit për kombin dhe për vendin?
Përse në
Shqipëri dhe në Kosovë dalin gjithmonë të tillë njerëz që përbaltin figurat me
të cilat nderohet populli shqiptar?
A nuk e
kini vene re se për shumë figura shqiptare dhe Kosovare gjithmone
Cfare
është ky fenomen bastard që shajmë heronjtë tanë/?
Mos është
vallë që heronjtë e krishterë shahen nga myslimanet dhe anasjelltas?
Unë them
se jo.
Megjithatë
vërehen tallje nga ana e disa `plehrave` shqiptarë (ndoshta të
shtyre nga të huajt) për shumë heronj shqiptarë e kosovarë si p.sh: isa
Boletinin- ja dhe ky isa, Qejfli i madh ka qene???!!!Enveri? cope
pederasti???!!! Ismail Beu- turkoshak i qelbur?, Skënderbeu- ee, përcau
Shqipërinë, Ramizi?- boshnjak trap…, ose trimat e Drenices- ishin islamistë….,
Thaci?-I inkriminuar..; dhe këto i thonë shqiptarët dhe kosovarët, …Haradinaj?-
mafioz, Shkurte Vata? Kalama….etj, etj.
Ka ardhur
koha që të jemi të përgjegjshëm për vlerat tona dhe të kombit tonë dhe ti
respektojmë ato.
Nuk
duhen ngatërruar vepra heroike,
trimëria, martirizimi, serioziteti i njerzve që cojnë Shqipërinë dhe Kosovën
përpara drejt integrimit, si dhe të heronjve të Rilindjes Kombëtare, heronjve
të luftës nacional-clirimtare, martirëve të demokracisë,- me jetët e tyre
private të cilat ndoshta s`kanë qënë të përkryera.
Kështu që
nuk duhen baltosur për rrethanë personale apo private, për të cilat ashtu si cdonjëri prej nesh nuk ka
qejf ti zejë me gojë.
Rëndësi
ka vepra e bërë për të cilën është nderuar
Heroi, Martiri, Njeriu; - dhe ashtu duhet të jetë.
I përjetshëm qoftë kujtimi i dëshmorëve të kombit dhe i heronjve të sotëm që cliruan Kosovën. Qofshin mallkuar kalemxhinjtë që e shesin vehten për 500 aspra dhe shajnë heronjtë e vendit të tyre –sepse me këtë veprim ata njollosin edhe vehten e tyre edhe Shqipërinë e Kosovën para syve të botës e cila mund të thotë: `…more këta shqiptarët qënkan pa din e e pa imam- dhe janë grindavece dhe përcarës…..`.