Mendime
Bekim Rexhepi: Liria dhe kapadait e vendit
E hene, 22.07.2013, 07:33 PM
Liria dhe
kapadait e vendit
Në gjithë tonet e kapadaive politik ndaj Lubonjës u vërejt se është instaluar “makineria e ndalimit, të mendimit dhe të shkrimit të lirë shqip”.
Nga Bekim Rexhepi
Është
mbase e vërtetë se thjeshtëzimet nuk lënë shqyrtimin të pathemel – po supozojmë
se në këtë debatin që është ngritur nga Lubonja, ka dy lloje
simpatizantësh të kapadaive, ato të
fushës së politikës dhe ato të fushës së shkrimit.
Për këtë
- të vërtetën, nuk duhet vetëm një luftë e shkrimtarëve, e artistëve, të
tjerëve, por edhe e politikanëve. Por kur politikanët të thonë të vërteten ne
do të jemi në “fundin e botës”!. Dikush do të thoshte më mirë të mos e thonë
politikanët kurrë të vërtetën, se sa të vije “fundi i botës”. E në fakt nuk
vije fundi i botës nëse të vërtetën e thonë edhe politikanët. Shkrimtaret tanë
për të vërtetën kanë bërë përpjekje më të mëdha dhe ndofta për këtë ata janë më
të rrallët qe kanë bërë përpjekje ta dëmtojnë atë. E kanë dëmtuar të tjerët
më shumë
se shkrimtaret ndaj unë mbetem një adhurues i shkrimtarëve dhe jo i
politikanëve.
A është
edhe shkrimtari një kapadai ashtu siç është edhe një politikan? Në parim duket
se ka edhe shkrimtar “kapadai”. I tillë është edhe Fatos Lubonja, shkrimtar
(gazetar, analistë, publicistë, e etj). Jo më pa të drejtë ai ka marrë një
itinerar të vështirë dhe ndofta më të vështirin të, vështroi objektin nga këndi
i suficitit. Pse e them kështu, sepse vet Lubonja di të shpenzoi këtë materie
të shqetësimeve tona pa pasur atë frikën e reagimit të nacionit egoist qe mbase
e kanë edhe popujt e tjerë po edhe ne shqiptaret nuk i shpëtojmë.
Shqetësimeve
që ka opinioni shqiptar me rastin e letrës që Lubonja publikoi në mediat e
huaja dhe reagimet me tone militantësh, mbase do të bëhej edhe për mua një
shqetësim dhe s’ka se si të mos reagoi dhe unë. Në gjithë tonet e kapadaive
politik ndaj Lubonjës u vërejt se është instaluar “makineria e ndalimit, të mendimit
dhe të shkrimit të lirë shqip”.
Është e
Lubonja është padyshim një intelektual dhe një mekanikë i vërtetë, i ndërtimit
të mendimit të lirë në demokracinë shqiptare. Në zgjidhjen racionale të këtyre
shqetësimeve, unë do të mbishtesa gjithsesi një shkrimtar para një kapadaiu
politik.
Le ta
kuptojmë jo më ndryshe se kaq se shkrimi i Lubonjës, është një shtytës i
jashtëzakontë qe mbase përpiqet të heq vëmendjen nga pasuria, nga ajo pasuri që
u bë ne emër të luftës dhe të heroizmit. Të ndihmohet populli dhe të shtohen
vlerat e shtetit mbi shoqërinë. Kështu ditë më parë u sulmua edhe një veprimtar
tjetër Veton Surroi, po ashtu nga një kapadai qe udhëheq me neveritshëm më
shtetin.
Ky
kapadai i shtetit, ndërton autostrada dhe populli i “tij” ikën rrugëve të botës
– azil. Kështu është kur edhe turpi flet moral, apo kur morali flet vetëm turp!
Të ndërtosh autostrada kur brenda pak muajsh pjesa më vitale e popullit merr
rrugët e huaja, sepse rrugët “tona” si gjithnjë janë bosh.
Në shtetin-klient edhe vëllazëria e kapadaiut numër 1, majmën me pasuri dhe ligji nuk guxon as ti shoh me sy.