Mendime
Pirro Prifti: Të jetë Lajthitje e F. Lubonjës?
E enjte, 18.07.2013, 09:02 PM
Të jetë
Lajthitje e F. Lubonjës?
Nga Pirro Prifti
Skandali i rradhës së analistit F.Lubonja ka të
bëjë me akuzën ndaj Ramush Haradinajt si vrasës i sërbve (por dhe i shqiptarëve
tradhtarë) i botuar në shkurt të 2013 (4 muaj përpara), e jep jehonën tani
nëpërmjet Revistës `SÜDOST EUROPA Mitteilungen` me artikullin e tij: `The Acquittal of Ramush
Haradinaj and its perception in the Albanosphere` 02/2013, në faqen 80, të
Revistes`SÜDOST EUROPA Mitteilungen`
muaji 02 viti 2013, Nr. revistes
53. Jahrgang.
Ky skandal pason komentet e tij jo-normale të disa
muajve më parë për Skënderbeun në përkrahje të të studiuesit Schmid, dhe në përgjithësi
duke deformuar dhe kritikuar figurat kombëtare edhe duke i cvlerësuar qoftë për
atdhedashrinë e tyre ashtu dhe për nga ana morale. Kjo është e palejueshme për
një analist plot mllef të trashëguar nga diktatura nga i cili u
Në konceptin e z. Fatos ngre krye që cdo vrasës
është i keq dhe se duhet dënuar ligjërisht. Ai hedh dyshimin se akuzat e Hagës
ndaj Ramushit janë të drejta se..` në vitet 1998–1999, dhe veçanërisht pas
bombardimeve të NATO-s, njerëzit e UÇK-së, që Haradinaj ka drejtuar, kanë
rrëmbyer serbë, romë, shqiptarë, ndër ta edhe gra, të cilët janë mbajtur në
kushte çnjerëzore robërie në burgje të improvizuara, janë torturuar,
përdhunuar, vrarë; se ka një numër jo të vogël të zhdukurish, ndër të cilët
edhe shumë shqiptarë kosovarë, që janë ndër ata që UÇK i konsideronte tradhtarë
apo jo mbështetës të saj; dhe se Haradinaj është çliruar nga këto akuza ngase
ai apo njerëzit e tij kanë frikësuar dhe vrarë dëshmitarë`.
Atëhere le të provojmë të nisemi nga llogjika e
thjeshtë se përse ndodhën këto gjëra që akuza e Hagës deklaron me emfazë? Duhet
t`i kujtoj z. analist se gjatë asaj periudhe, ushtria serbe pushtoi
ushtarakisht Kosoven dhe vrau rreth 30.000 vetë, deportoi në Shqipëri 840.000
vetë, përdhunoi rreth 2000 gra e vajza, dogji dhe shkatërroi fshatra dhe lagje
të tëra qytetesh për ta mbajtur Kosovën si territor të sajin. Kjo bëri aq bujë
sa edhe SHBA dhe NATO u detyrua të ndërhyjë ushtarakisht duke larguar pas tre
muajsh forcat serbe dhe duke cliruar Kosovën së bashku me UCK, nga një zgjedhë e padrejtë që prej vitit 1878, zgjedhë e cila ndau
trojet shqiptare, deportoi në Turqi brënda 100 e ca viteve rreth 1 milion
shqiptarë të trojeve kosovare. Atëhere
mund të kërkojmë tek Fatos Lubonja këto
elemente baze të së drejtës njerëzore dhe të drejtës për tu mbrojtur,
dhe për të luftuar për liri:
Kë quani ju Fatos Lubonja Luftë Për liri dhe kë quani Luftë pushtuese?
Sipas definicioneve ndërkombëtare, lufta për liri
bëhet edhe gandiste, edhe me armë në dorë. Bëhet për të larguar pushtuesit të
cilët kanë limituar liritë dhe të drejtat e popullsisë vëndase, duke vrarë,
plackitur, dhunuar dhe përdhunuar. Kjo quhet luftë për liri. Personat që
luftojnë me armë në dorë quhen luftëtarë të lirisë dhe heronj.
Por Këta luftëtarë sipas konceptit Lubonja, janë
vrasës dhe duhen dënuar. Gabim i nderuar Lubonja; Këta luftëtarë që vrasin
pushtuesit dhe tradhëtarët që kanë pushtuar vëndin –vrasin por quhen heronj në
cdo vend të botës.
Kurse pushtuesit që vrasin vëndalinjtë dhe
ushtrojnë dhunë duke shkelur liritë dhe të drejtat e njeriut në vëndin pushtues
quhen vrasës.
Pra dallimi midis një vrasësi dhe heroi nuk është
vrasja, se të dy palët bëjnë vrasje por tek Motivi -i nderuar Lubonja: njeri
vret ushtaret armiq dhe tradhëtarët për të shpëtuar vëndin e quhet Hero, tjetri
vret njerëz të pafajshëm dhe dhe
clirimtarët dhe quhet- Vrasës.
Ky është koncepti i nderuar Lubonja. Nëse ju
mendoni gjithashtu se luftrat e Skënderbeut, lufta nacional-clirimtare dhe
aleanca me fuqitë e mëdha SHBA, UK, BRSS, në luftën e dytë botërore nuk ishte
luftë clirimtare dhe të vrarët u quajtën heronj e dëshmorë, kursë të vrarët
armiq u quajtën vrasës, atëhere- i nderuar Lubonja, këtu kemi të bëjmë më një problem në
vetëdijen tuaj dhe me personalitetin tuaj i cili vuan nga sindroma e
negativizmit dhe e nihilizmit social e cila duhet mjekuar.
Argumentet e z. Lubonja në këtë artikull janë skandaloze . Ai përmënd: “Kjo hipokrizi
kaq kurajoze mund të shpjegohet me faktin se ky qëndrim ka të bëjë me
mbisundimin e ideologjisë nacionaliste me të cilën vazhdojnë të punojnë në
Shqipëri dhe Kosovë sistematikisht elitat politike dhe kulturore për t’u
shpëlarë trurin njerëzve. Ashtu si në kohën e komunizmit, shqiptarët vazhdojnë
të ushqehen me idenë se ata janë asgjë, si qenie individuale, përpara
interesave të kombit, se ata duhet të sakrifikojnë veten për atdheun dhe të mbyllin
sytë ndaj çdo krimi të kryer në emër të tij. Në sajë të kësaj shpëlarjeje trush
ata vazhdojnë të jetojnë në mënyrë skizofrenike midis glorifikimit të heronjve
të lavdishëm që sakrifikojnë veten për kombin dhe mjerimit të maskarenjve që i
vjedhin, madje edhe i vrasin ata – gjithë duke qenë po ata heronj të
glorifikuar”. Kjo frazë është frazë thjesht sofiste për tu dukur
inteligjent përpara botuesve të revistës për të thenë që…`une Fatos Lubonja jam
ndryshe nga shqiptarët e tjerë sepse e ve gishtin mbi plagën e shqiptarëve….`.
Gabim i nderuar Lubonja, nuk shtrohet kështu
problemI që kanë shqiptarët me pushtuesit dhe dëshira që kanë shqiptarët për të
patur një mbështetje të fortë ndërkombëtare, me qëllim për të shmangur fatkeqësi të tjera kombetare.
Kurse ju afrimin e quani Hipokrizi???
Nuk është e vërtetë që ka klane që punokërkan në
Kosovë për të mbajtur pushtetin ashtu si në kohën e Turqisë me sinore dhe
pashallëqe. Sot në Kosovë madje dhe në Shqipëri integrimi është duke zbutur
qëndrimet ekstremiste të shqiptarëve dhe urrejtjen shekullore të tyre ndaj fqinjëve dhe pushtuesve që i kanë shaktuar
kaq gjakderdhje, fatkeqësi, emigrim të
detyruar, dhunë, etj, etj.
Atëhere si mendoni ju Lubonja, si pjesë e këtij
populli të vuajtur, dhe meqënëse Ramush Haradinaj na paska vrarë serbët, na
paska vrarë disa tradhëtarë , paska dhunuar sipas teje femra serbe (kjo është
për tu verifikuar), duhet dënuar nga gjykata e Hagës?
Pjesa ku ju shkruani-: …`Pra, se Ata e dinë se
raporti i Këshillit të Europës i vitit 2010 e ka cilësuar gjendjen e mbrojtjes
së dëshmitarëve në Kosovë si më të keqen në Ballkan edhe për shkak se vendimi i
vitit 2008 i iCTY, që e nxori të pafajshëm Haradinajn herën e parë, nënvizonte
vështirësitë për t’i bindur dëshmitarët nga Kosova të shkonin në Hagë dhe të
dëshmonin. Ata e dinë se në gjyqin e fundit dhe përfundimtar dëshmitarët
refuzuan të flasin ose ndryshuan versionin e tyre të ngjarjeve. Ata e dinë, po
ashtu, se e njëjta gjë ka ndodhur edhe në gjyqin e një heroi tjetër të UÇK-së,
Fatmir Limajt” “Ironia është se të gjithë politikanët e lartë që celebruan të
shfajësuarin kanë informacion të mjaftueshëm, në mos për të qenë të bindur, për
të pasur dyshime serioze se akuzat e Hagës ndaj Haradinajt janë të vërteta?!!!.
Sipas tij, është e pabesueshme se si shqiptarët i glorifikojnë këto personazhe.
Kjo ndodh, sipas tij, sepse jemi një komb skizofrenikësh`.
-është një argument bajat dhe fyes, i cili dëmton
rëndë moralin e shqiptarëve, familjet e tyre, dhe procedurat gjyqësore të
huaja, dhe tregon edhe njëherë se sa larg mund të sahkojë një personalitet për
të ruajtur Famën e tij apo Nami-n e tij, sepse nuk ka asgjë reale në këto
pasazhe të shëmtuara
Atëhere, përse gjykata e Hagës nuk fut në burg
gjithë ushtrinë serbe e cila ushtroi genocide nda Kosovës?
Përse Gjykata e Hagës nuk i kërkon qeverisë dhe
shtetit serb – të kërkojë falje ndaj Kosovës për genocidin e ushtruar
sistematikisht për 10 e ca vite?
Përse gjykata e Hagës, nuk merret me vrasësit por
merret me heronjtë?
Ta them unë përse. Sepse ka njerëz si puna jote që
nuk janë atdhetarë dhe koherentë në idetë dhe pikpamjet se komvbi shqiptar
duhet të mbijetojë dhe të integrohet sa më parë në BE, që të mos ndodhin më
gjera të tilla të turpshme si ky artikull që keni shkruar në këtë revistë
presitgjioze.
Ae dini ju i nderuar Lubonja se serbët qeshin me
ato që thoni ju, duke përmëndur se.. `ja dhe një shqiptar idiot që flet kundër
vëndit të tij, dhe rrofshin këta tipa
shqiptarësh që shajnë vehten e tyre…`.
Së fundmi mund t`ju them se edhe Konti Ciano kur
erdhi në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore, u habit kur gjatë bisedës me
të ashtuquajturin Kryeministër shqiptar,
erdhi një shqiptar tjetër dhe i tregoi
kryeministrit se… filani i kishte thënë kështu e kështu filanit për ju…
Konti u habit nga serioziteti i Kryeministrit shqiptar dhe e pyeti: cfare tha
zotëria? Jo, jo, hic gje, më tha se cfarë kishte thënë filani. –
- Jo u përgjegj Kryeministri, erdhi vete e më
tha.
- Cudi – u habit Konti Ciano, vetëm ketu në
Shqipëri po gjej spiune falas (që s`kërkojnë shpërblim).
Kjo është pasqyra e këtij shkrimi ofendues e bërë nga një analist anormal.