Mendime
Zejdush Kastrati: Për luftën, kapucin, për hajnin drynin
E premte, 26.07.2013, 09:03 PM
Për
luftën, kapucin, për hajnin drynin
Pastro zemrën nga lakmia, ke cliruar këmbët nga zinxhirët. (Proverb arab)
Nga Zejdush Kastrati
Nëse, edhe
vetëm nje orë, kanë mbajtur armën dhe kuptohet kanë qenë në shërbim të vendit e
popullit gjatë luftës së fundit, dhe i
kanë rezistuar armikut tone shekullor, i
cili, sic dihet, me metodat më barbare, afër një shekull, pikësynim, kishte, shfarosjen e elementit shqiptarë nga trojet e
tyre, atëherë pa fije dyshimi, mendoj, se të gjithë ata, meritojnë, respektin më të madhë , apo sic thuhet në
popull, në shenje respekti, duhet tia “heqim kapuqin”.
Botërisht
dihet se lufta sjell pasoja, viktima e momente të cilat vështirë edhe mund të
harrohen e sanohen, por, poashtu, është e kuptueshme, dhe fakt i pamohueshëm, se në luftë, nuk mbillen lule e organizohen ahengje e
vikende dëfrimi, por, pos luftës
frontale, e me strategji e veprime tjera
luftarake, për të mundur kundërshtarin, shënohen, e ka raste dhe momente, kur, edhe
tejkalohen e shkilen, edhe
rregullat e normat etike , që parshihen, edhe me
ligjet, e konventat ndërkombëtare.
Kjo ka
ndodh, edhe në shumë vende ku ka pasur
konflikte e zhvillime lutarake, si në
Irak, Afganistan… e shtete tjera, dhe ate, nga ushtri
të rregullta dhe nga shtete me reputacion të fuqishëm ndërkombëtarë, andaj edhe Kosova,
nuk mund, të përjashtohet, nga këto fenomene.
Pra, ata që e bën
luftën deri në qërshor të vitit 1999, për ne kosovarët, e dashëm apo jo, që të vetmin atdhe e kemi këtë Kosovë e këtë
vend, kontributi dhe sakrifica e gjithë
atyre që koontribuan për largimin e një regjimi kriminal, duhet të mbetet udhërrëfues dhe periudhë e
lavdishme që nuk guxon as të harrohet e më së paku të nënqmohet apo
të nëpërkëmbet.
Ndërkaq, për
periudhën pas qërshorit 1999, ka vend e hapsirë të mjaftueshme e të diskutueshme, që në vend, që në
shenje respekti, duhet, tia “heqim kapuqin”, janë pikërisht, shumica e atyre, që e
bënë edhe luftën, e që më së tepërmi poashtu e dëmtun e njëllosën , këtë luftë, dhe ate, pa kurrfarë hezitimi, herë-herë edhe me dhunë
e forma më brutale, ndaj , është
mirë , që tia blejmë dryrin, dhe tia tregojmë vendin që meritojnë, me cka do të tregonim, se kur është në pytje shteti e vendi, atëherë, nuk ka pardon dhe nuk na dhimbsen fare, me cka,
edhe mesazhi dhe refeleksioni, karshi, gjithë atyre, që na përcjellin e na vëzhgojnë, por edhe
monitorojnë, do të ishte, tjetër fare, dhe më bindës, se sa, është
krijuar gjatë kësaj periudhe.
Periudha
pas 1999, identifikohet me shumë defekte e mangësi të cilat tashmë janë bërë
pjesë e një realiteti të hidhur por
fatkeqësisht faktik, që ka reflektuar
me akumulim të energjive
negative tek një pjesë e madhe e popullatës, e që është, në një masë edhe produkt i neglizhencës, paditurisë, injorancës, papërvojës dhe papjekurisë politike, por edhe apetiteve për të gllabëruar e
keqëpërdorur skajshmërisht e pa kurrfarë kriteri, pronën dhe paranë publike, e që bartës dhe protagonistë kryesorë të
këtyre fenomeneve , shumica e tyre, janë
ish komandantë e eprorë të lartë të UCK-së.
Këto
veprime, të cilat, edhe një pjesë e
madhe faktorit ndërkombëtarë, me
perfiditet, vetëm i ka vëzhguar, regjistruar dhe në momente të duhura edhe po i
zbaton, por me format dhe metodat më perfide, për të arritur qëllimet e një politike, për të krijuar paraspeshë apo një ballancim
ngjarjesh, që herë herë, po tejkalojnë suazat e një angazhimi korekt dhe miqësor, por me të
drejtë, edhe po iritojnë, e krijojnë, edhe mosëbesim, e dyshime të bazuara për veprime tendencioze, në
veqanti për akuzat ndaj vlerave të luftës.
Poashtu, një pjesë e faktorit ndërkombëtar, së bashku
edhe me elemente që janë instaluar që në
kohën e Unmik-ut, por edhe nga strukturat tjera kosovare, në kontinuitet, ( Pothuaj gjitha Institucionet ) që nga
paslufta e këndej, e që kanë qenë , pothuaj,
gjithnjë pjesë, e cdo sistemi e regjimi, që nga
koha e Jugosllavisël së Titos, e
tash, janë edhe pjesë e Presidencës, edhe Kryministrisë, edhe e Parlamentit , e të mos flasim për gati gjithë ministritë, gjyqësorin e policinë, andaj nuk është për tu
habitur e zhgënyer, se një kategori përsonash, qoftë nga vendorët, e pse jo edhe nga ndërkombëtarët, kjo gjendje”ngreh e mos këput” pas lufte, u ka konvenuar dhe po u konvenon, dhe me
siguri, sllogani më preferuar për ta
është “zgjate zot…”
Fillimisht,
cdo njeri kur lind, ka fizikum të ndryshëm në raport me të
tjerët.Edhe fëtyrën e ka, që dallon nga
fëtyrat e të tjerëve, por me kohë, gjatë gjithë periudhave kohore dhe të
zhvillimit, poashtu, cdo individë, ka për obligim, të mbroj, autoritetin dhe përsonalitetin e vet, me veprime konkrete gjatë gjithë jetës, pra edhe fëtyrën e
vet.Disa përsona, në momentet më të
duhura treguan se mbi të gjitha janë disa vlera që i respektuan dhe u rreshtuan
në rrugën e lavdishme që rezultoi me autoritet e respekt, por fatkeqësisht, pas
lufte, para lakmisë e interesit, nuk
hezituan, që të ndryshojnë dhe të
konvertohen, në aso pozita, që rrallëkush u ka lakmi, e që me
kalimin e kohës, edhe vet, me siguri, janë bindur, se kanë gabuar, por tashmë është vonë.
Fatkeqësisht, si kolektivitet, të tillë jemi gati të gjithë, andaj nuk kemi me cka të mburremi, sepse nuk meritojmë më shumë!