Mendime
Ramadan Bozhlani: Zanafilla e emigrimit...
E diele, 28.07.2013, 10:10 AM
ZANAFILLA E EMIGRIMIT RËNDON MBI NDËRGJEGJJEN E KËRKUESVE TË BESIMIT NGA POPULLI NËPËRMJET PROCESIT ELEKTORAL
Nga
Ramadan Bozhlani
Rrëqethemi
sa herë kujtojm shpërnguljen e dhunshme të njëmilion shqiptarëve nga trualli
amënor, ku kjo shifër astronomike e të persekutuarve, pas masakrave,
përdhunimeve dhe vrasjeve në rrethana tragjike u bë promotore vendimtare për të nxitur aksionin e NATO-s
ndaj racës ngazëlluese, sepse, ëndërr e moçme e projektuar nga Çubrilloviçi
kishte filluar të realizohej, Kosova po zbrazët nga autoktonët.
Me 12 qerrshor 1999, trumbetoj fitorja mbi
hordhit serbe, ku me duar të gjakosura ikën të zhgënjyer, pavarsisht mundit të
tyre një shekullor me të gjitha metodat çnjerëzore, u detyruan t’i thonë
lamtumirë realizimit të misionit absurd. Shqipëtarët e strehuar nëpër vendet e
ndryshme të botës me aq mirëpritje dhe dashamirësi, filluan t’i braktisin
kushtet e volitshme për t’ju kthyer Kosovës e cila ishte shndërruar në gërmadh
e tymtar, por frymëmarrjen e lirë e kishte filluar. Ky fenomen ishte sensacion
i përbotshëm.
Pas trembëdhjet viteve përsëritje ciklike,
shqipëtarët dyndën drejt Evropës!
Vallë që
gjëmë e madhe e paska goditur Kosovën e posa rimëkëmbur?
Kosova
administrohet nga shqipëtarët, pavarësisht në disa sektore udhëheqës janë
minoritarët, por nën direktivat e shefit shqipëtar. E pushtuar ndjehet vetëm
Mitrovica veriore, por kërkues azilët janë nga të gjitha qytete e Kosovës,
madje edhe nga Shqipëria, Maqedonia dhe Presheva!
Emigrimi i tyre është i vazhdushëm, sa që të
lenë përshtypjen se karavani është i pandërprer prej vendlindjes. Rruga ilegale
i ka dërrmuar gjyshërit, prindrit, grat me barrë, fëmijët dhe foshnjat
shqipëtare, e disa janë të dyfishuar nga maltretimi, sepse, janë zënë duke e
kaluar kufirin e shteteve, e pastaj edhe janë burgosur. Çdo ditë Hungaria burgjet
i mbush me hallexhinjë kosovar.
Nëpër rrugët ilegale prijatarët e turmës së
hallexhinjëve janë shqiptarët me bashkëpuntorët e tyre serb! Hallexhinjët
shqipëtar qëndrojnë dit e net të tëra në shtetin serb, përmes të cilit
emigrojn, ku shumicën dërrmuse të tyre nuk i shqetëson askush! Rasti më tragjik
që ndodhi përmes kalimit të Serbisë ishte në vitin 2006, ndaj dy djemeve
tridhjetëvjeçar, kur ata ishin duke shtegëtuar maleve kapen nga kriminelët
serb, njërin pasi e kishin torturuar e lirojn, e i cili ende sot ndodhet nën
kujdesin e psikiatrit, ndërsa djalin e xhaxhait Njazi Jasharin ja ndalojn për
t’ia masakruar dhe trupin e coptuar për t’ia fshehur në lum, ku pas disa muajve
në bashkëpunim me ndërkombëtaret e gjejn trupin e tij, për t’ia kthyer familjes. Përmes këtij shteti emigrojn edhe ish
Ushtarët Çlirimtar të Kosovës, sepse, edhe këta detyrohen të marrin rrugën
ilegale! Disa prej tyre u identifikuan nga policët serb, pastaj i torturuan
rënd, dhe familjarët e tyre përmes avokatëve të paguar me parat e tokave të
shitura arritën t’i nxjerrin nga burgjet e errëta serbe. Në rrugën ilegale
gjetën vdekjen shumë shqiptarë, siç ishin 18 të mbytur në lumin
Trafikantët po konsiderohen si shpëtimtarë
nga emigrantët, edhe pse shuma që ju kërkohet është 3000 euro për një person.
Vallë si ka mundësi një person që jeton në Kosovë të siguroj këtë shumë të
parave? Kjo shumë e parave mbetet e vogel, për një pakic në Kosovë, si dhe për
ata që shpërdoruan me pozitat dhe ndikimin e tyre, e që u pasuruan për një kohë
të shkurt, sikur t’i prekte shkopi magjik. Mbetemi të gjithë me shpres se një
ditë edhe këta do t’i shohim duke dhën përgjegjësi, se varfëria në Kosovë u
rrit si pasoj e abuzimit të tyre dhe mallkimi rëndon mbi supet e tyre. Sa shumë
të paknaqur me gjendjen aktuale në Kosov, ndjehen të përjashtuar nga vorbulla e
jetës, të diskriminuar, të katandisur edhe e vetmja zgjedhje për një jetë më të
dinjitetshme ju duket rruga e emigrimit. Në hall se si t’i sigurojn parat,
asnjë pasuri përpos shtëpisë së arnuar nga lufta dhe një cop toke e cila ia
mundëson kafshatën e bukës. Prindërit kosovar të shtyrë nga varfëria me
emocione të trazuar vendosin të privohen nga shtëpia, copa e tokës apo gjërat e
tjera qenësore që janë të domosdoshme për mbijetes, për t’ju mësy rrugës së mërgimit me fëmijë.
Këto janë raste që shkaktojn ndjesi të
trishtushme, andaj po e bëj pjesë të këtij shkrimi poezin të marrur nga libri
im ‘Përballë Stuhish’:
RRUGË
MËRGIMI
Pse sot
nuk ndizen dritat në atë shtëpi?
Ku janë
banoret e saj?
As të
lehurat e qenit nuk dëgjohen,
Ata ecin
rrugës së fshehët për mërgim.
As zëri i
gjelit nuk dëgjohet sot,
Vallë
kujt ja kanë shitur?
Edhe
parat e gjelit të shitur,
Dora e
fshehtë i mori për mërgim.
Nënëlokja
që vuante nga njëqind sëmundje,
Kufirin e
mallkuar si do ta kalojë?
Si do ja
ndalojnë qarjen nëpër kufij.
Trafikantët
presin të futën pasmesnatës në Francë , pastaj me ngut dhe nëpër skuta i
zbrazin automjetet e tyre nga kosovarët e drobitur dhe duke ju thën në gjuhën
sërbe e rrallë në gjuhën e tyre këtu është vendi ku mund të regjistroheni azil
dhe ja mbathin me të katërtat. Të
stërmunduar janë, por entuziazmohen nga arritja dhe dehën nga ndriçimi dhe
ndërtimi i qytetit. Kjo gjendje shpirtërore pas pak zëvendësohet me një ankth.
Ku jemi? Nga të shkojmë? Ku të flejm?
Nëpër
gjysmerrësir arrijn t’i gjejn stolat e parkut, ku disa janë të zëna dhe nga to
dëgjohen gërhitjet që ja rritin dozen e ankthit. Disa fillojnë të flasin
përçart dhe aty e kuptojn se edhe ata qenkan bashkëkombës. Ky fakt i gëzon dhe
në të njëtën kohë i dëshpërohen.
Mëngjesi i gjenë pagjumë në sy. Presin që të
zgjohen nga gjumi ata që janë gjysmë të mbuluar nëpër stola, për t’u informuar
se si ta gjejnë zyrën e azilit. Pas udhëzimeve ju drejtohen qendrës së azilit,
dhe e vetmja fjal që janë këshilluar të thon aty është fjala “azil”. Një cop
letre ju ipet e cila përmban datën kur mund të regjistrohen azil, pas 4 ose 5
muajve të vin përsëri në atë qendër dhe të ju nënshtrohen procedures së azilit.
Kjo kohëzgjatje e pritjes i tmerron, sidomos kur e kuptojnë që gjatë kësaj kohe
nuk kanë kurrfar ndihme përpos kafshatës së bukës e cila ju ofrohet një herë në
ditë. Disa shqipëtar me rroba të grisura dhe të ndotura i drejtojnë atje ku
banojnë shqiptarët e të gjitha trojeve, por shumicën e tyre e përbëjnë
kosovarët. Mënyra e jetesës së tyre ju
ngjanë në atë të mesjetë, pa rrymë, pa ujë dhe pa tualet. Dhomat e tyre të
palyera që përmbajnë vetëm dyshek, francezëve ju kishin shërbyer për strehimin
e automjeteve, deri atëher kur disa djelmosha shqipëtar u detyruan t’i thyejn
dhe t’i sistemojn të gjithë azilantët, por ata u arrestuan nga policia, por nuk
u mbajtën edhe shumë, meqense, kishin deklaruar se ne nuk kishim synim të
vjedhim asgjë, por vetëm të strehohemi në garazha.
Shqiptarët janë bër për t’i qajtur me kujë!
Të duken sikur kanë vën makijazh dhe po përgaditën të bëhen pjes e një drame në
teatër. Vetëm penda e Eskilit do të ishte e aftë t’i përshkruante. Kjo lagje,
që të ngjan në atë të ciganve, përbëhet nga të gjitha moshat, duke filluar nga
të posalidurit e deri te pleqët që të duken se janë në agoni. Në mesin e tyre
gjen student si dhe persona me profesione të ndryshme. Rrëfimet e tyre rreth
arsyejeve pse kanë emigruar janë tepër të hidhura. Në këtë mes mbizotron
psikoza e mbijetesës.
Bashkëbisedojn me mall për vendlindjen dhe
këngët që burojn nga celularët i bëjn të përlotur. Disa herë temat e bisedave i
kanë të çuditshme, grinden dhe diskutojn me emocione rreth partive ose ndonj
figure politike, deri sa njëher tregohet kur një burr i moshuar ju kishte thën:
sikur të ishin ata siq i thurni ju lavdata ne nuk kishim pasur nevoj të jemi në
këtë gjendje pa dinjitet. Fjalët e atij burri kishin qenë një dush i ftohët dhe
të gjithë kishin filluar më pas t’i shajn ata që më herët i konsiderojshin si
heronjë. .
Në këto garazha kanë jetuar edhe ata të
cilët tashmë janë të sistemuar nëpër ndërtesa ku banojn azilantët. Banor i
garazhav kishte qenë edhe Fatmiri 21 vjeçar nga Prishtina i cili në muajin mars
të këti viti therret për vdekje me thik nga bashkëmoshatari kosovar, i cili
është penduar thellë dhe jeton prapa grilave.
Kjo ngjarje shokoj të gjitha familjet shqiptare të cilat u angazhuan për grumbullimin e të
hollave, për t’ia kthyer kufomën e djalit familjes së varfër nga Prishtina, ku
kjo rrugë i kushtoj me të njëtin çmim sikurse rruga e emigrimit.
Kjo gjendje e rënd i përshkon të gjithë
shqipëtarët që kanë emigruar në tërë Francën pas viti 2013, por edhe ata që
kanë emigruar më herët e kanë paguar këtë taks të jetës. Shumica e tyre janë
ata që dikur e braktisën Evropën, për t’ju kthyer atdheut të posa çliruar nga
prangat e armikut. Deklarojn se ishin të dehur nga liria, dhe vështërsit
ekonomike nuk i përfillnin. Vazhduam të presim vit pas viti, për një mirëqenie,
por ajo nuk u bë pjesë e jetës sonë edhe atëher kur u ndrrua pushteti politik
në Kosovë. Me demagogji politike jemi ngopur. Situata dita ditës u bënte më e
rrokshme, se ata që na shpërlajshin trurin gjatë procesit elektoral kërkojshin
besimin tonë për t’ia përligjur korrupsionin në korriz tonin. Me stomakun e
zbrazur nuk mund të këndohet himni pa ndërprer, kështu ka thën një i ditur.
Cili do
të ishte kushti qenësor, si shkak për riatdhesimin e juaj?
Të gjithë
një zëri thirrën: një vend pune në vendin tonë.
Zanafilla
e emigrimit rëndon mbi ndërgjegjjen e kërkuesve të besimit nga populli
nëpërmjet procesit electoral.