Mendime
Dedë Preqi: Kosova, kur do arrijë përspektivën
E hene, 12.08.2013, 09:37 PM
KOSOVA SI SHTET KUR DO TË ARRIJË PËRSPEKTIVEN E VET
Nga Dedë
Preqi
Është
interesant me e ditë se sa afër
qëndron lidhja në mes gjendjes së
mendjes dhe njeriut, e cila e para e bënë të kuptojë të dytën, që ta mbajë
guximin dhe shpresën, apo mungesa e tyre mund të ketë efekte shkatërruese për
njeriun si qenje biologjike, por besimi i tij në ardhmërinë nuk mund të paralizohet,
sepse ndryshimi thelbësor i qëndrimit ndaj jetës, e mëson vetëvetën dhe të
tjerët, nga se nuk është me rëndësi të presim diçka të gatshme nga jeta, por
ajo pret nga ne diçka konkrete.
Nganjëherë
njerëzit trillojnë ëndërra dëfryese për të ardhmën e tyre, mirëpo nëse gjërat i
shikojmë në dritën e diellit, ëndërrat na sjellin bjerrakohën, dhe nuk
qëndrojnë afër realitetit, por lënë gjurmët e veta, dhe për njerëzit që vonë
këndellën, dikur harrojnë ti mbledhin kujtimet e tyre, duke trilluar parafytyrime
të ndryshme dhe rrënqethëse, nëpërmes soditjes së imazhit që ata mbajnë në
mendje, që të arrijnë ndjenjën e kënaqësisë,ose të kundërtën e saj.
Shpeshherë
njerëzit e thërrasin zotin kur u ngushtohen rrugët, dhe gjunjëzohen duke i
përsëritë fjalët disa herë, por disa njerëz nuk mund të drejtohen nga e
vërteta, sepse dikur kishin bërë keq dhe pasojat mund të dyfishohen nga
deformimi i karakterit individual të tyre, sepse iu dha mundësia për të arritur
madhështinë e tyre me djersen e popullit, një arritje e tillë të cilën nën
rrethana të zakonshme ata kurrë nuk do ta realizonin.
Të gjithë
u gëzuam pas përfundimit të luftës në Kosovë, dhe në brendinë e shpirtit
shqiptarë ndihej një lehtësim e krenari,
me shpresë dhe besim të bazuar në ditë më të mira, që duhet të vijnë për këtë
popull, që impuls të rëndësishëm këtij angazhimi i dhanë fuqitë e botës, në
krye me SHBA-të, të cilët e ndanë hallin tonë si përjetime tragjike të një
populli të vuajtur, dikur epik dhe vatër e civilizimit ilir, i rënë gjithherë
në kthetrat e mbeturinave ndëshkuese bolshevike, dhe përpjekjet e shqiptarëve
për ti mbrojtur të drejtat e tyre elementare, sidomos në kohën e Mesjetës dhe
Rilindjen evropiane, mendjet e ndritura u nëpërkëmbën, edhe pse dihej se ato
ishin „të drejta natyrore“ të një
populli.
Tejkalimi
i situatës tragjike në Kosovë, dukej se u arritë pas largimit të okupatorit të
fundit serb, duke filluar ndërtimi dhe
demokratizimi i vendit, si bazë e formimit të shtetit të ri demokratik
të Kosovës, dhe në bazë të vullnetit politik të popullit të saj formohet
qeveria e re e Kosovës, e përbërë nga disa parti të ndryshme, njëra ndër ato që
printe ishte LDK-ja, e Ibrahim Rugovës, e njeriut më të madh të kombit dhe
paqës që njeh historia shqiptare deri më tani, mirëpo vdekja e tij, ndikoj aq
rëndë në ngritjen e moralit dhe prestigjit të LDK-së, dhe nivelit qendror të
shtetit, të cilin ai e krijoj, dhe imazhin e rangut më të lartë të
burrështetasve botëror.
Tani sa
vjet pas çlirimit të Kosovës, akoma populli shqiptarë i këtij vendi, nuk është
i kënaqur me të ardhmën e vet, i cili është i preokupuar me gjendjen e
mjerushme sociale, ekonomike, arsimore , shëndetësore dhe politike, duke pasë
parasysh edhe shkallën e lartë të papunësisë së përgjithshme dhe të rinisë, e
cila në kohën e fundit ka bërë që të humbas besimin, duke marrë në sy rrugët e
Evropës dhe botës, për të gjetë një jetë pakëz më të mirë dhe më të begatshme.
Gjatë
luftës së fundit që i shkakëtoj Serbia popullit të Kosovës, e cila shkakëtoj
humbjen e mijëra njerëzve, dëbimin e shqiptarëve dhe shkatërimin e 70% të objekteve të banimit dhe kulturës, ajo
edhe sot e kësaj dite nuk e ndal represionin e saj armiqësor në pjesën veriore
të Mitrovicës, duke e mbajtë peng popullin e saj, për të penguar zhvillimin dhe
proceset e integrimit të shtetit të Kosovës, ndoshta deri te një marrëveshje e
mundshme me Serbinë, që ndërmjetëson BE
dhe Bashkësisë Ndërkombëtare, të cilat duhet të jenë garant i
marrëveshjeve të tilla, por në realitet edhe niveli i faktorit ndërkombëtarë
bie në shkallën e asaj që nuk të kënaq dhe nuk jep rrezulltate të duhura, për
ti pajtuar palët njëherë e përgjithmonë dhe në mënyrë të pa anëshme.
Në
Kosovën e pasluftës, përveq asaj që dominuan pasojat e mëdha të luftës, ky vend
nuk u lirua nga tërbimet e klaneve dhe
shërbëtor të armikut, të cilët shkakëtuan trazira tjera brendashqiptare, duke i
vra njerëzit në pusi, vetëm përshkak të fjalës së lirë dhe përkatësisë së tij
politike, veqanarisht përkrahësit e Rugovës, duke hapë plagë të reja në
„Kosovën e lirë“, të cilat akte kriminale nuk janë zbuluar deri me sot, duke e
vënë në dyshim llojin e tillë të kësaj demokracie të brishtë dhe udhëheqjen e
saj, njëherazi dhe Instuticionet Ndërkombëtare, të instaluara në Kosovë, të
cilat nuk e luajtën rrolin e tyre të sinqertë dhe pozitiv, sipas ligjeve dhe
përgjegjësive përkatëse.
Shikuar
në përspektivë Kosova sot, në vend të asaj që të jetë shembull i rajonit në
zhvillimet ekonomike dhe politike, të rreflektoj në krijimin e kushteve për një
jetë më të mirë të qytetarëve të saj, të respektoj ligjet dhe Kushtetutën e saj
të re, të vlerësoj gjakun e dëshmorëve dhe martirëve të kombit, të respektoj
edhe miqtë ndërkombëtarë, si edhe ndihmën e tyre, të nderoj dhe afroj
bashkëatdhetarët e vet, të cilët e dhanë kafshatën e gojës, si edhe shumë të
tjerë ranë në altarin e lirisë për çlirimin e Kosovës, dhe shumë e shumë
aspekte të tjera në të mirën e vendit, Kosova sot, po e pasqyron të kundërtën e
të gjitha këtyre përspektivave, duke i dhënë shkas krimit të organizuar edhe
brenda institucioneve të saj, korrupcionit si dukuria më shëmtuese dhe e
rrezikshme e të gjitha pasojave dhe kundër zhvillimit ekonomik, tregëtia e
drogës dhe substancave narkotike i gjason vendeve më më ndikim dhe të njohura
të narkomanisë në rajon, që përdorimi i saj shkon deri të fëmijët e shkollave
fillore e më gjerë, klanizmi dhe „akraballëku“ në Instuticionet kyqe të
qeverisë, revanshizmi dhe bajaraktizmi partiak, si pjesë e vetëqeverisjes dhe përfitimitimëve
marramendëse të shumave kapitale të njerëzve në pushtet, ndërsa popullata në
fukarallëk shtriejnë duart në sokak për një metalik dhe një kafshatë bukë, si
edhe përçudshmërisht kohëve të fundit është rritë ekstremizmi fetar, si një
dukuri shqetësuese brenda shqiptare, si rrjedhojë e një politike ekstremiste
për shpartallimin e shqiptarëve përmes religjionit, përmes kësaj forme të
ndieshme dhe koinçidence të çuditshme interesash dhe pozicionesh të njerëzve të
caktuar.
Mëtutje, si rrjedhojë e kësaj politike në këtë qeverisje, në këto kushte të papërshtashme dhe të papërgjegjëshme për popullin dhe shtetin e Kosovës, kërkohet një rrugëzgjidhje, e cila e lehtëson gjendjen, si një dukuri absulute, në mënyrë që populli mos të degradohet me këto çmime të pamerituara, me arsyen e thjeshtë se, çdo qytetarë i Kosovës, të trajtohet i barabartë sipas Kushtetutës së vendit, të bindur me një realitet të ri, për të jetësuar aspiratat dhe objektivin e synimëve në favor të paqës, lirisë njerëzore, demokracisë dhe mirëqenjes së vet, si elemente dhe projekte sublime për qytetarët e vet pa dallim etnie dhe religjioni, si parakushte të hyrjes në Evropën e bashkuar, përndryshe Kosova si shtet, me një qeverisje të tillë, kurrë nuk mund të arrijë përspektivën e vet, duke mos e ndryshuar kursin e saj politik e strategjik dhe duke mos bërë ndryshime në strukturën e saj qeverisëse, me zavendësimin e strukturave të reja dhe funkcionale, në mënyrë që ky vend mos të përjetoje kriza edhe më të thella, që do ta rëndojnë dhe vështirësojnë jetën e qytetarëve në përgjithsi.