Mendime
Pirro Prifti: A ja vlen te vriten shqiptarët në Siri?
E diele, 11.08.2013, 07:49 PM
A ja vlen te vriten
shqiptarët myslimanë në Siri?
Nga Pirro Prifti
Lufta në Siri po kthehet gjithmonë e më tepër në
një luftë sektare fetare ku syni-të e Al Qaedës nëpërmjet grupit Jabha al Nusra
po përpiqen të cfarosin shia-t dhe kurdët e Sirisë me pretekstin se po luftojnë
rregjimin e Presidentit Bashar.
Sikurse dihet, në
aleancat e cuditshme ku qëllimi justifikon mjetin, po shihen edhe në luftën civile në Siri se
armiqtë perëndimorë të Al Qaedas kanë bërë aleancë me njëri tjetrin -kundër
shia-ve të Sirisë që përkrahen nga
aleati stratgjik
Siria një vënd i fortë ushtarak por me një
president në moshë të re dhe energjik, është i vetmi vënd që po i reziston
ndryshimeve të imponuara nga amerikanët, ndoshta nga që Presidenti Bashar është
më i ri pra dhe më energjik se kryetarët e vjetër të shteteve arabe ku
revolucionet e pranverës arabe kryen ndryshimin.
Mesa duket planet e SHBA u përkrahën në këto vënde
islamike të besimit synii nga grupet e moderuara islamike, për arësye sepse
ndryshimet e ndodhura, praktikisht vendosën në krye pikërisht këto grupe dhe
parti islamike të moderuara të cilat as nuk e kishin menduar më parë se do të
hipnin në fuqi duke patur parasysh se extremistët islamike e humbën fuqinë e
tyre ushtarako-financiare në përplasjen e ashpër me SHBA dhe NATO.
Por kur erdhi puna për të shkaktuar dhe nxitur
ndryshimet në vëndet islamike të sektit Shia, këtu politikat amerikano
–europian perëndimore hasën në një rezistencë të ashpër.
Dy shtetet më të forta shia, Irani dhe Siria, njëri
shtet me rregjim islamik dhe tjetri me
rregjim laik në dukje, po i rezistojnë ashpër ndryshimit të imponuar
artificialisht nga perëndimi.
Nëse Irani me zgjedhjen e Presidentit të ri të
moderuar Hassan Rouhani, mesa duket po i shpëton ndryshimeve demokratike alla
amerikance, Siria si vënd më i vogël dhe me një kufi variabël me Izraelin armik
të betuar, dhe me Turqinë synii-e e cila gjithashtu drejtohet nga një parti
islamike syni e moderuar por me probleme të mëdha me kombësinë kurde të
shpërndarë në tre shtetet (Truqi-Siri-Irak), dhe nga ana tjetër nga një vënd
copë-copë si Iraku, i cili ende pas ndërhyrjes
amerikane është në një luftë civile dhe fetare,- po dërrmohet në një luftë
civile që praktikisht është transformuar në një luftë fetare shia-syni, e
nxitur ashpër nga aktorët e jashtëm
europiano-perëndimorë (më pak SHBA).
Kjo luftë e nisur me pretekstin e zgjedhjeve jo të
rregullta nga opozicioni sirian anti- Bashar al Assad, në fillim me demonstrata
e protesta dhe pastaj e acaruar artificialisht nga europianët perëndimorë dhe
Izraeli (i cili e ka patur shumë problem Bashar al Assad për shkak të këmbënguljen e tij në mbajtjen e Libanit Jugor
të pushtuar , për pranimin e kampeve palestineze afër kufirit me izraelin, për
aktivizimin e organizatës militare shia Hezbollah, për aleancën e ngushtë
ekonomiko-ushtarake me Rusinë e cila ka dhe një bazë në një ishull sirian në
Mesdhe, ) precipitoi në një luftë civile të pamerituar e cila deri tashti ka
shkaktuar mbi 100.000 të vdekur, 1.2 milion të larguar nga vëndi pikërisht edhe
për faj të Presidentit të ashpër e kokëfortë Assad por edhe pë faj të opozitës
siriane e cila lejoj luftëtarët e huaj të Al Qaedës të hyjnë në Siri. Vonnesa e
Konferencës ndërkombëtare të paqes që
duhej të mbahej tani në gusht, po e
rëndon gjëndjen edhe më tepër.
Problemi kryesor për në shqiptarët është sa i
pakuptueshëm aq dhe i rrezikshëm: c`duan shqiptarët myslimanë të Maqedonisë,
Kosovës dhe Shqipërisë,- në Siri?
A mos ata shkojnë për të ndihmuar arnautët e vjetër
shqiptarë që jetojnë në Damask dhe që janë mbi 100.000 njerëz por tashmë të
arsimuar dhe që shumë nga ata janë në postë drejtuese në Siri?
A mos këta shqiptarë myslimanë shkojnë në Siri si
luftëtarë internacionalistë (si dikur shqiptarët në Spanjë) për të mposhtur
diktaturën e Bashar al Assadit?
Apo mos këta shqiptarë shkojnë ashtu sic e kemi
zakon si `mish për top`, thjesht si mercenarë për të fituar ndonjë lek?
Pra, shkojnë për të mbrojtur idealet apo për para?
Sipas analizës time edhe në shkrimin ` Siria – ose
përplasja SHBA me Rusinë për dominim`, të
dt. 22.09.2012, problemet kryesore të shkuarjes vullnetarë të
shqiptarëve myslimanë në Siri (dhe më parë dhe në Afganistan, si protagonist në
disa ngjarje të ashtuquajtura terroriste në Gjermani dhe SHBA të disa viteve më
parë) mund të jenë;
-prania e organizatave vehabiste proarabe të cilat
financojnë fusha të ndryshme në Kosovë në shqiptarët e Maqedonisë, ndoshta dhe
në Shqipëri (sepse është vrarë dhe një shqiptar mysliman nga Shqipëria),
-prania e injorancës dhe e varfërisë në popullatën
rinore të komunitetit e respektuar mysliman shqiptar kosovar dhe maqedonas,
-prania e fanatikëve dhe ekstremistëve islamike në
trojet tona të cilë vazhdojnë të punojnë në heshtje,
- nxitja ndoshta edhe nga individë të europës
perëndimore në Kosove e Maqedoni për të shkuar këta njerëz në Siri dhe
Afganistan qoftë për para, qoftë për të rënë për ideale fetare duke shfrytëzuar
injorancën,
Këtë e faktojnë edhe këto lajmë të mëposhtëme të
cilat na japin një informacion të panjohur për publikun shqiptar por dhe për
rëndësinë e ceshtjes.
Interesi për
shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë e jep dhe një lajm nga www.rt.com (stacion televiziv rus) i dt. 26 prill
2013, i cili kaloi pa ndonjë koment në Shqipëri, kur ky stacion televiziv
informonte se….` një delegacion i opozitës siriane i drejtuar nga Ammar
Abdulhamid (një dissident sirian), qëndroi përkohësisht në Prishtinë në rrugën
e saj për në SHBA, për të mbajtur bisedime dhe për marrë eksperiencë nga
UCK…..` - kështu raprton agjensia Associated press-citon www.rt.com.
Por muajt dhe ditët e fundit, portali informativ shqiptar i Maqedonisë `Almacos` thotë: ….`se është vrarë një
shqiptar nga Shkupi në luftë kundër pushtetit të Presidentit Assad në Siri. Ai
është hoxhë Sami Abdullahu nga Shkupi, që është vrarë gjatë luftimeve në Siri.
‘Almakos’ mëson se hoxha është vrarë nga komuniteti kurd në Siri. Abdullahu ka
qenë hoxhë edhe në
Agjencia franceze AFP, në një reportazh të sajin,
thotë se dhjetëra shqiptarë janë bashkuar me rebelët në Siri, duke dhënë jetën
kundër regjimit të presidentit Bashar al- Asad.“Shumë prej tyre kthehen në
qese trupash pranë familjeve të tyre, të cilat nuk e dinë se ata janë bashkuar
me rebelët në luftë. Migena Maliqaj, një shqiptare, nuk ka dëgjuar gjë nga i shoqi,
Halili, që prej nëntorit, kur ai i tha se do largohej nga shtëpia, në Prush të
Tiranës, për të gjetur punë në Turqi.
Me sa duket prania e injorancës dhe varfërisë po demton Kosoven dhe Maqedonine, krahas te
mires qe ka ne shtimin e popullsise, injoranca vazhdon te demtoje shqiptaret
myslimane te ketyre trojeve sepse ashtu te indoktrinuar me fanatizëm po
humbasin jeten per kauza te deshtuara.
Komentet e shiqptarëve të shtresave të ndryshme të
popullsisë na japin pak a shumë të
vërtetën se përse po luftojnë këta njerëz të thjeshtë:
Mira
-- 7 Gusht, 2013 në 10:33 am. Kosovarët dhe maqedonasit
janë mbrojtësit më të flaktë të xhihadit, shqiptarë vetëm dy kokrra dëgjuam të
vriteshin..!
Nuk është shqetësues fakti i jeniçerëve…., kombi i
Albanistanit e ka në gjak luftën!
@asban. Kur ke një shumicë 60% muslimanë, të cilët
drejtohen nga lidera siç janë Sali Berisha, Bamir Topi, Kreshnik Spahiu ( i
cili agjëron..),ç’do gjë është e mundur…!
Bukuria ose mjeshtëria e kësaj manovre ose qëllimi është se ata do bënin
Shqipërinë e madhe por dhe asgjesimin e pjesës “jo muslimane”…., duke mbajtur
pushtetin “verior”..!Për A.K.-në (Al Kaida), e dinë të gjithë që ajo parti
ishte paterica e Saliut.
http://ëëë.youtube.com/ëatch?v=bG2Gev87VGo
tit qerosi -- 7 Gusht, 2013 në
mund te ken shku per lek gjynofqaret !
Mendoj se problemi mbetet serioz, pavarësisht se
qeveritë përkatëse të të tre vëndeve kanë heshtur për këtë fenomen, duke
shkaktuar sipas mendimit tim tre efekte
negative:
-sepse BE dhe SHBA ndoshta heshturazi e përkrahin
këtë `solidaritet` fetar të shqiptarëve të cilët janë myslimanë dhe si të tillë
duhet të ndihmojnë myslimanët?! (kuptoni se praktikisht në Siri po bëhet luftë
fetare të të dy sekteve kryesore), por kjo shkon në dobi të Serbisë dhe
Maqedonisë të cilët justifikojnë veprimet e kaluara kundër shqiptarëve me
petekstin që janë ekstremistë dhe fanatikë myslimanë,
-sepse
Turqia e përkrah heshturazi `solidaritetin` e shqiptarëve sepse sipas lajmeve
shqiptarët po luftojnë kundër kurdve-armiq të Turqisë (pra prapë
si jenicerë për të
luftuar për Sulltan Erdoganin kundër armiqve të perandorisë),
-sepse indiferentizmi dhe harresa për tu habitur e shqiptarëve ndaj këtij fenomeni po shkakton dhe po përsërit gabimet e të kalurës së hidhur, ku shqiptarët nuk reagojnë ndaj problemeve qofshin ato sociale qofshin ato ekonomike.