E enjte, 10.10.2024, 09:57 PM (GMT+1)

Mendime » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Çento shpëtoi shqiptarin

E hene, 12.08.2013, 10:00 PM


Metodija Andonov-Çento,kryetar i parë i Maqedonisë,

Shpëton shqiptarin nga dënimi me vdekje

Shkruan Reshat Nexhipi

Sqarim

Tekstin në vijim, e kam shkëputur nga  faqet e një gazete në gjuhën shqipe të para disa viteve të kaluar, por, fatkeqësisht, kam humbur emrin e gazetës dhe të autorit, prej të cilëve kërkoj ndjesë. Përndryshe, për ata që nuk e dinë, kryetari në fjalë, kohëve të fundit, është mjaft akual, sepse  ka pësuar nga regjimi komunist, si ithtar i pavarësisë së Maqedonisë nga Beogradi. Pra,fjala është rehabilitimin e   tij nga ana e partisë maqedonase në pushtet, e cila i ka ngritur përmendore  madhështore  në Shkup e gjetiu. Prandaj, me shpresë se ky tekst do të jetë interesant për lexuesit tanë, vendosa ta publikoj  deklaratën e shqiptarit,siç thashë,  me emër të pa njohur për mua, pa ndërhyrë në objektivitetin e  tij..

Ja se ç thotë ky shqiptar

Bullgarët, në Plovdiv, ia kishin dënuar vëllaun me vdekje, për shkaqe që ai nuk i tregon, dhe duhej ta dërgonin në Sofje, ku gjindej Metodija Andonov-Çento. :,,E hypa trenin dhe shkova te ai,, kujtohet shqiptari dhe tregon se  si pasi ia  kishte  zbardhur rastin,  Çentoja  i kishte    thënë  se  kanë mbetur vetëm 8 ditë  për ankim  dhe  se ishte  zotua që  do bëjë çmos për  ta shpëtuar nga vdekja, duke i  gjetur  avokatin më të mirë të atij vendi.

,,Pasi bëmë autorizim, avokati i Sofjes iu drejtua avokatit të Shkupit,i cili i ishte përgjigjur: “Aq shumë u dhembset një shqiptar-gospodin Metodij” përgjigje kjo e cila aq tepër e kishte befasuar dhe nervozuar Çenton sa që  shqiptarit  i paska thënë: “Nëse ta dënojnë  vëllain me vdekje, si mos e vrafsh avokatin, shqiptar s’je”. Më pas, shqiptari vazhdon të tregojë se ,,Sa ke krali Borisi, vëllai na çonte letër. Kur e morën partizanët u ndal. Çentoja si hypi në fuqi u bë kryetar i Maqedonisë.

Si u ndalën letrat, unë shkova te avokati-Bllagoja.. I thashë se situata është kështu. Ai më tha: “Faik duhet t’i bëjsh dy lutje”. Një lutje ta çosh në Beograd e këtë lutje t’ia çosh kryetarit Çento në dorë. Kur u drejtova te ky i dyti, shkova me kapuçin e bardhë. Rroja më ndali, por ai u tha lëshoje.Kur më pa, u ngrit në këmbë, unë s’ja harroi dhe s’ja ha hakun, si trimat më tha: “Sto imash maka be momçe” (Çfarë halli ke djalosh?), unë nuk fola por ia dhash lutjen në dorë, ashtu si më këshilloi avokati.A e di se është gjallë, m’u drejtua Çentoja.

Derisa ishte në pushtet mbreti, merrja letra, i  thash si hyn Partia Komuniste, u ndalën letrat dhe i kam hup lidhjet, iu përgjigja. “Momçe” më tha, nkoft është i gjallë kam me gjet, nkoft ka vdek s’kam si të ndihmoj. Këtë do ta realizoj për 20 ditë, dhe të vish përsëri. Pas 20 ditësh me gëzim më tregoi se vëllai është gjallë, dhe se ai së shpejti do të vijë në shtëpi.

Shqiptari, në burg me Çenton

,,Siç dihet, me 11 vjet heqje lirie u burgos edhe Metodija Andonov-Çento.

Atë, siç thash,edhe më parë e kam njohur, por më mirë e njohta në burg. Familja i kishte dërgu një paketë, edhe mua gjithashtu, aty u takuam dhe i thash: Zoti Çento, a më njeh? Po kanë kaluar shumë vjet, dhe nuk më kujtohet, më tha. Pasi i shpjegova iu kujtua takimi, që e bëmë kur ishte si kryetar. Ky ishte rasti i vetëm dhe i fundit që biseduam, pasi nuk na linin të flasim. Ai ishte i burgosur në “vetmi”. Kësaj rradhe u gjet një polic i mirë, andaj patëm pak kohë për të biseduar”.

Përndryshe, në burg u dergj rreth 10 vjet dhe nga mundimet e mëdha fitoi smundjen më të rëndë, nga e cila edhe vdiq në qytetin e tij Prilep,1957.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora