Mendime
Pirro Prifti: Një Veprim i Shëmtuar
E shtune, 17.08.2013, 05:41 PM
Një Veprim i Shëmtuar kundër të Drejtave dhe Lirive Fetare të Komunitetit Ortodoks
Nga Pirro
Prifti
Veprimi turpshëm i Përmbaruresveme anë të
nxjerrjes me dhunë jashtë të Priftërinjve
dhe objekteve kishtare ortodokse ka ndodhur
`pa pritur` dje në qytetin e Përmetit,
në Kishën Shën Maria. Kjo kishe është ndërtuar
që në 1938, por Komunizmi ashtu sic ishte, një sistem dikatorial ndërtoi në tokën
e Kishës një Pallat Kulture, që për
nostalgjikët e komunizmit nuk na qënka ndonjë shkelje kur preket prona e
tjetrit dhe sot e kësaj dite edhe pas 52 vjetësh në Shqipërinë që aspiron të integohet
në KE, ndodh një veprim i tillë i turpshëm mesjetar i nxjerrjes me forcë të
prfitërinjve dhe të materialeve të shënjta të Kishës. Edhe turqit osmanllinj do
t`I kishin zili këta xhahilë.
Ky veprim i dhunshëm aspak ligjor dhe
plotësisht në kundërshtim me nenin 10 pika 5 dhe 6 të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë që
thotë:
5.
Marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe bashkësive fetare rregullohen mbi bazën e
marrëveshjeve të lidhura ndërmjet përfaqësuesve të tyre dhe Këshillit të
Ministrave. Këto marrëveshje ratifikohen në Kuvend.
6.
Bashkësitë fetare janë persona juridikë. Ato kanë pavarësi në administrimin e
pasurive të tyre sipas parimeve, rregullave dhe kanoneve të tyre, për sa nuk cenohen
interesat e të tretëve.
Këtu nuk është fjala që çdo kush mund të
thotë në mënyrë naïve: ..përse nuk doni ju të zbatohet një vendim i Gjykatës, përse
e kundërshtoni një vendim të tillë?
Arësyet që ky veprim kundërshtohet me
force janë këto:
1. Gjykata e ka marrë
këtë vendim në mënyrë të paligjëshme dhe klienteliste bazuar në fjalët e disa
nostalgjikëve të cilët e fshehin urrejtjen e tyre ndaj Komunitetit ortodoks,
dhe ndaj feve në përgjithësi pas disa vendimeve të qeverisë komuniste të asaj
kohe, qeveri e cila me anë të diktaturës së proletariatit 6 vite pas inagurimit
të Pallatit të kulturës e shpalli Shqipërinë si vëndi i parë Ateist në botë.
2. Ndryshimi i
Sistemit dhe ardhja e shumë pritur e Demokracisë i dha shpresa të mëha
komuniteteve fetare që të rehabilitonin objektet e tyre të kultit dhe të
rigjalleronin verpimtarinë shpirtërore fetare e cila uu realizua, por pjesërisht,
sepse ndërsa komuniteti Katolik, mysliman i mori dhe po vazhdon të rikuperojë
me të drejtë pronat e veta, Komuniteti Ortodoks është gjëndur vazhdimisht nën
presion dhe është nën repersion të heshtur nga individë të veshur me pushtet
dhe nga qarqe të caktuara anti-ortodokse; për pasojë ky komunitet nuk i ka marrë
pronat e veta dhe është gjëndur e vazhdon të gjëndet në presionin dhe dëmtimet
e vazhdueshme si vjedhje objektesh kishëtare, shaktërrim vlerash kultorore dhe
historiko-fetare madje edhe sot që po flasim
3. Sulmet dhe
mbajtja nën presion e Komunitetit Ortodoks është justifikuar me fobinë-greke,
duke akuzuar K.O.A.SH. dhe Kryepeshkopin e nderuar dhe
Në debatet me njerëz të të gjitha llojeve
këtu në Shqipëri, kam vënë re se Kishës Ortodokse i atribuojnë veprime që nuk i
ka bërë as K.O.A.SH., e as komuniteti Ortodoks, por gjithmnë i hidhen historisë
për të justifikuar urrejtjen e pabazë
dhe patologjike e cila nxitet sigurisht siç e thashë më lart nga individë të
veshur me pushtet brënda dhe jashtë vëndit, të cilat duan një Shqipëri rrumpallë ateiste
dhe radikaliste.
Fakti që Greqia ka reaguar ashpër nuk do
të thotë që Greqia është e keqe sepse `ndërhykërka në punët e brëndëshme të vendit tonë`(?!!)
Shumë mirë ka bërë.
- është një rast i pa-precedent veprimi i
dhunshëm i policisë,
-sepse veprime të tilla na kujtojnë
veprimet e ashpra anti-fetare të qeverisë komuniste të cilat shkatërruan dhe
sekuestruan pronat e kishave dhe të xhamive.
-sepse është veprim i pa-precedent mos dhënia
e pronave të kishës ortodokse në një kohë që këto prona duhej t`I ishin dhënë,
sepse Shteti shqiptar ka trumbetuar me forcë se ne jemi një vënd i lirë dhe me
ligje ku ka liri dhe të drejta fetare, etj,etj,
-sepse verprime të tilla kundër kishës
ortodokse dhe pronave të saj nuk do të rrinë a marrë dënimin e merituar qoftë
nga ana ligjore brënda vëndit qoftë nga ana ndërkombëtare,
-sepse politika hipokrite e realizuar nga elementë në drejtim, klientelistë, ateistë, e radikalistë, vazhdon ta mbajë larg Shqipërinë nga integrimi.
Pak Histori.
Personalisht jam në kundërshtim të hapur
me shkrimin e botuar `Pse Janullatos nuk e respekton gjyqesorin` botuar tek
ballkanëeb (arkivi por datën e kanë vënë gabim ashtu siç kanë bërë shkrimin
gabim: të dt 11/tetor/2013, ?! http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1046937503/titulli/Pse-Janullatos-nuk-e-respekton-gjyqesorin)
Historiku shkurtimisht është ky.
Kisha Shen Maria e Pazarit e qytetit të
Përmetit që sot quhet Kisha e Shën Marisë, e cila sipas historianit Stilian
Adhami u ngrit ne vitet 30 te shekullit XX, ndersa historiani Apostol Kotani
thote se kjo kishe u ndertua ne vitin 1938 dhe ndertesa ishte e pasuvatuar
kishte vetem disa ikona si dhe nje kambaneri. Gurët sipas historianit,
themelite dhe vete ndertesa e Pallatit te Kultures Naim Frasheri nuk jane me
gure te zinj (siç i ka kisha), por me
gure te bardhe marre ky kryesisht ne Gryken e Kelcyres dhe me pak ne Dervican
te Gjirokastres. Kisha Shën Maria e Pazarit dhe trualli përreth saj sipas tapisë
kap sipërfaqen prej
Ky Pallat Kulture u sanksionua me
ligjet dhe rregullat e asaj kohe, dhe përfundimisht pas 1967, kur u shkatërruan
kishat dhe xhamitë, askush nuk u kujtua për këtë kishë. Por kujtesa e
Komunitetit Ortodoks të Shqipërisë nuk harron, që aty ku është Pallati i Kulturës në qytetin e
Përmetit ka qënë kisha e Shën Marisë së Pazarit, dhe bazuar në Kushtetutën e
Shqpërisë kërkoi pronat e veta të
shkatrruara dhe me ndërrim destinacioni nga pushteti komunist.
Gjithsesi, lind një pyetje bazë: përse u
insistua që kjo pronë vetëm
Kërkesa e K.O.ASH.-it drejtuar Komisionit
të kthimit të Pronave pati rezultaet e duhura në fillim dhe Komisioni i K.K të Pronave Përmet, në bazë të ligjit Nr. 7698 datë 15.4.1993
“Për njohjen dhe kthimin e pronave ishpronarëve”, nëpërmjet vendimit Nr. 634
datë 26.5. 1997, vendosi njohjen dhe kthimin e kësaj Kishe Këshillit Kishtar
Përmet, pasi ne t’i paguanim shtetit shumën prej 751. 264 lekë, që përfaqësonin
punimet e kryera nga ana e shtetit, pagesë e cila u krye menjëherë nga ana e
K.O.A.SH. K.O.A.SH, e kundërshtoi përsëri, sepse kërkoi që të i ktheheshin edhe
toka përreth Kishës. Kështu Gjykata e rrethit Gjirokastër me vendimin Nr. 461
datë 10.10. 1997 vendosi pranimin e pjesshëm të padisë sonë duke i kthyer K.O.A.SH.,kthyer edhe sipërfaqen prej
Në këto kushte K.O.A.SH., i U
DREJTUA përsëri Gjykatës së Rrethit Përmet, duke paditur
Bashkinë e Qytetit si dhe
Drejtorinë e Kulturës Përmet, me objekt lirim e dorëzim objekti dhe kjo Gjykatë
me vendimin Nr 30, datë 4.2.1998, ka vendosur detyrimim e të paditurve për
lirimin dhe dorëzimin e objektit të Kishës së Shën Marisë Kishës Orthodhokse
Përmet. Këtë vendim e ka lënë në fuqi dhe Gjykata e Apelit Gjirokastër, me
vendimin e saj Nr 99, dtë 15.7.1998, duke i dhënë kështu këtij vendimi formë të
prerë. Edhe pas kësaj, organet që e përdorin këtë objekt rrefuzojmë zbatimin e
vendimeve gjyqësore dhe objekti ngelet i pushtuar nga organe dhe persona
jopronarë.
Ndaj këtyre vendimeve Bashkia
dhe Drejtoria e Kulturës Përmet kanë ushtruar edhe rekurs në Gjykatën e Lartë
Tiranë, e cila me vendimin e saj me Nr 245, datë 16.4 1999, dhe Gjykata e Lartë
ka vendosur mospranimin e rekursit.
Këto ngjarje u pasuan
pa-pritur me një rifillim të gjyqit nga e para, dhe sipas variantit të
Klientelistëve dhe nostalgjikëve të PPSH, të cilët drejtojnë akoma Përmetin është
ky: Konflikti gjyqesor midis Qendres
Kulturore te Bashkise Permet dhe Kishes Ortodokse Permet filloi me 25 shtator
1997 dhe perfundoi me 5 maj 2004. Te tria shkallet e gjyqesorit Shkalla i me
vendimin Nr. 484 date 10.07.2001 Apeli me Vendimin Nr. 122 date 21.03.2002 dhe
Gjykata e Larte me Vendimin Nr. 1640 date 14.10.2003 vendosen qe Pallati i
Kultures Naim Frasheri ngritur nga themelet nga shteti dhe peruruar me 1962 te
mos tjetersohet e te kthehet ne kishe po te vazhdoje te ngelet e te lartesohet
si tempull i kultures ne zemer te Permetit. Vendimet e te tri shkalleve te
pushtetit gjyqesor te Shkalles i te Apelit e Gjykates se Larte u vleresuan te
rregullta kushtetuese nga Gjykata Kushtetuese me vendimin nr. 66 date
05.05.2004.
Fund e krye një falsitet sepse duket
sikur problem ka filluar më 1997, dhe se problemi qëndrokërka për `tapitë e
dikujt që i janë marrë dikujt tjetër`- dhe fshihet fakti që këto prona kanë qënë
të Komunitetit Ortodoks dhe jo të shtetit shqiptar dhe as të bashkisë së Përmetit,
prona të cilat i janë rrëmbyer Kishës nga Komunizmi. Të mos harrojmë që Bashkia
Përmet e pranon që toka ka qënë e Kishës por vetëm..
Kjo është esenca, dhe jo se në atë Pallat Kulture ka kënduar filani e ka studiuar filani……
Pronat e komuniteteve fetare u kthyen. A
nuk u kthyen të gjitha pronat e
Komunitetit mysliman, komunitetit Katolik, dhe po vazhdojnë të kthehen
dhe të rehabilitohen me të drejtë?
A nuk zbatohen Shqipëri ashtu si dhe në vëndet
e tjera të civilizuara ligjet ndërkombëtarë
për liritë dhe të drejtat fetare?
A nuk duhen zbatuar Kushtetuta e Shqipërisë
apo e kemi vetëm në letër?
Unë po ju jap një fakt të pastër. Për nevojat e ndërtimit të një Hoteli të madh në Tiranë siç është Hotel Trana ose 15 katëshi, PPSH, prishi dhe shkatërroi kishën e vlehëve në qëndër të këtij qyteti, dhe pas 1967, kisha, territory i saj u harrua dhe u quajt si e tjetërsuar që nuk do të kthehet më. Por ja që me rivendosjën e demokracisë me shumë mundime në vënd të atij territori të zënë nga Pallati i Kulturës në qënëdër të Tiranës, u dha një territor tjetër në qëndër të Tiranës në të cilën u ndërtua në mënyrë madhështore Katedralja madhështore sot pranë Ministrisë së Mbrojtjes.
Pra, shihet qartë presioni i për mos dhënien e pronave -Kishës Ortodoksë
por përkundrazi, edhe sot e kësaj dite, kur vëndet perëndimore dhe të
civilizuara respektojnë objektet fetare, komunitetet fetare, pronat e tyre, në
Shqipëri me anë të artificave ligjore
dhe urrejtjes patologjike ndaj komunitetit ortodoks vazhdon persekutimi , persekutim i cili na kujton komunizmin.
Akoma edhe sot e kësaj dite në
Shqipëri, e cila aspiron integrim në BE, nuk u jepet e drejta njërit nga
komuniteteve fetare më të mëdha në vënd (pas komunitetit mysliman), duke
ushtruar me mjete klientelite të veshura me pushtet- artifica ligjore, me qëllim
që të mos u jepen pronat Kishës ortodokse.
Duket qartë se vendimi dhe veprimi ka një fije politike e cila synon prishjen e tolerancës fetare, fije politike që ka për qëllim që të konfliktualizojë komunitetet fetare duke favorizuar njërin dhe persekutuar tjetrin, fije politike të cilat rrezikojnë vëndin nëse qeveria e re, BE, SHBA, nuk merr masat e duhura që jo vetëm të shkojë `haka tek i zoti`, por edhe të integrohemi sa më parë në BE.