Mendime
Nebi Dragoti: Probleme dhe me librin
E shtune, 17.08.2013, 04:15 PM
PROBLEME…PROBLEME
DHE ME LIBRIN
NGA NEBI DRAGOTI
Industria
mediatike kërkon përparësi nga shteti në çdo kohë, kërkon ndihmesën që ajo të
jetë sa më në lartësi, sepse është në shërbim të kombit.Pa u gabuar, shprehem
se mediat duke pasqyruar si të parat informacione artistike, kulturore dhe
politike janë edhe pararoja e jetës së një vendi.Asnjëherë nuk duhet
nënvlerësuar roli i tyre edhe në aspektin psikollogjik e pedagogjik, sepse janë tepër aktive në formimin e një
botëkuptimi sa më të shëndosh për
njeriun.”Ku ka arritur Shqipëria!”.Sigurisht, nuk është fjala për
arritje në këtë fjali habitore e shprehur nga turisti me origjinë shqiptar i
Kosovës, ardhur nga Zvicra ku banon prej vitesh atje.Librashitsi në plazh, ndër
të tjera, i kishte thënë se ishte dhe krijues.Një shprehje e çuditshme e
përzierë me ndjenjën e habisë dallohej
qart në fytyrën e tij.Vlerësimi.respekti për krijuesin në Shqipëri është në
kuotën zero gjatë gjithë këtyre viteve të tranzicionit.Ka pasë e ka Ministri
Kulture, por nuk kuptohet për çfarë ka qënë.Kjo ministri me plot nëpunës me
çelësa zyrash mos ka qënë vetëm për të hapur dhe mbyllur këto zyra duke dredhur
zinxhirin?Shprehje me vend kjo për të thënë se ky shtet kudo ka probleme.Edhe
kur ndihet se është gjallë, ky digaster bën zhurmë sa për t’u dukur.Nuk ka
objektivitet në detyrë, nuk ka përkushtim dhe nuk jep ndihmesë fondesh për
përkrahje dhe inkurajim talentesh.Mbi të gjitha ky problem mbetet i harruar, i
nëpërkëmbur dhe nuk kuptohet drejtë se krijuesi është ambasador i letrave
shqip.Nuk kuptohet se për çfarë gjëjefunksionale është ministër, kur edhe plot
“vasal” të tij vihen me pagesë si rrogëtarë shteti.Nuk kuptohet se ku vete
fondi që i jipet për dispozicion nga Qeveria kësaj Ministrie.Është e qartë se
armata e krijuesëve ka çoroditje.Probleme ka në botimin e veprave nëpër entet e
shumëta botuese , të cilat janë lëshuar si “bagëtitë në kullotë” pa
bari…Botuesi i bie shkurt: merr veprën, i bën proçesin e shtypshkrimit, i merr
lekët dhe veprën autorit ia fut në thes.Me thes në krahë le ta shesi rrugëve, ku
t’i zënë këmbët dhe.Në fakt, ky veprim tregon dobësi, ka moskuptim detyre, ku
krijuesi trajtohet edhe si hamall.Këta botues nuk e kuptojnë që po mos të ishin krijuesët, nuk do të kishin
shtëpi botuese, pra, do të ishin si peshku në zall ose, pas kësaj, të bëheshin vetë shkrimtarë.Në këtë shkrim
edhe pse duket se është vetëm një
problem, gënjehemi keq.Gënjehemi, se brenda këtij problemi ka edhe probleme të tjera.Autori, gjer tani, ka
dalë se bën punë vullnetare, nuk e merr hakun e mundit që ka derdhur.Në të
shumtat e rasteve vepra e tij jepet falas.Të pakët janë ata që Ministria i
mbanë në gji, siç mbante të
përkëdhelurit sistemi i Realizmit Socialist.Sidoqoftë, po të vazhdojmë e të
bëjmë analizë me syrin kritikë, problemet
mund të jenë edhe më të thella.A nuk duhet zgjidhur problem i shitjes duke e
marrë si barrë vetë Shtëpia Botuese?A nuk duhet që vlera e një libri që botohet
t’i jipet krijuesit nga botuesi?A kanë krijuar këta botues fonde të mjaftueshme
për të përballuar problemin në fjalë?Po Ministria përkatëse a i shëndosh këto
shtëpi duke u dhënë fonde sipas nevojave e kritereve etj.etj.?Ç’rregullator
shtetëror vihet në zbatim për zgjidhje të kësaj problematike?Të gjitha këto
pyetje kërkojnë vëmendje për mbarëvajtje të këtij shqetësimi.Pra, këtu kemi të
bëjmë me një proces që kërkon stabilizim dhe jo ecuri rrumpalle.Shtete të
ndryshëm, zgjidhje të ndryshme të vaforshe i kanë dhënë këtij problemi , ku
efikasiteti nuk mungon.Libri është kultura e shkruar e kombit.Në dorën e
popullit merr vlera të paçmuara.U shkatërrua Lidhja e Shkrimtarëve.Godina e saj
u tjetërsua sipas interesave të pushtetmbajtësve.Them sipas interesave cinike
të tyre, se Lidhja e Shkrimtarëve, për nga rëndësia kombëtare që ka qëndron më
lart se interesat që e shkatërruan atë.Krim u bë edhe me mbylljen e gazetës
Drita, ku pasqyrohej fjala e shkrimtarëve gjer në diasporë.Probleme, probleme
ka edhe përzgjedhja cilësore dhe përkthimi për t’ia përcjellë botës letërsinë
shqipe.E, këtë e bën shteti me objektiva
e programime të qarta pikësynimi.Probleme, probleme ka
edhe me ribotimet e autorëve vendas dhe të huaj.E drejta që bëjnë
ribotim nuk dihet nga u vjen.Botohen autorët e Rilindjes sipas qejfit të
botuesit.Vallë botuesët shqiptarë e kanë
kopësht privat këtë autorësi, të cilës i vjelin frutat?Shteti pra, shteti ku
është?Kam lexuar në një gazetë që ishte kundra shitjes së librit në trotuar e
gjetkë, sepse paska shkelje ligjore.Vërtet kështu mund të jetë, por unë mendoj
për më tej:kriza ekonomike e ka diktuar këtë.E, megjithatë, nuk ka asgjë të
keqe veç të mirës që ka:të ketë sa më shumë lexues, sepse kjo pasqyron e rrit
kulturën e dashurisë për librin.Duke gjykuar mbi gjithë këtë panorama, qëndrimi
i mbajtur ndaj këtyre shfaqeve është
tepër skandaloz.Kështu gjen vend kërkesa imediate për të rregulluar sa më
parë këtë çështje me natyrë diskriminuese ndaj forcave të letrave
shqipe.Zëri i këtyre forcave ka qënë i tulatur, i stepur, ndoshta nga trysnia e
pushtetmbajtësve fodullë e mediokërr në këto problemet e shtjelluara në këtë
shkrim.Kjo barrë, që të vihet në rrugë të mbarë, i mbetet Qeverisë së Rilindjes
për ta fokusuar në mënyrën sa më të mirë.