E diele, 28.04.2024, 05:36 AM (GMT+1)

Mendime

Begzat Rrahmani: Kanibal për popullin tim

E enjte, 15.08.2013, 09:05 PM


KANIBAL PËR POPULLIN TIM

Nga Begzat RRAHMANI

Nuk  më kujtohet se cili vit ishte, por e di se atëherë  isha një djalë fshatar dhe kryeja shumë punë të rënda   fshatare, por edhe ato më të lehtat. Si më të lehta ishin dërgimi i drekës në arë, por edhe ruajtja e qengjave, lopëve apo buallicave. Unë më tepër e bëja këtë të fundit, por shpeshherë ujitja edhe kopshtin, livadhin dhe misrin, atje te Ara e Madhe edhe atë me një motor për ujitje me benzinë  të përzier.

Duke i ruajtur buallicat atje te kodra mbi varre shpeshherë shikoja ndonjë njeri, më tepër mësues apo ndonjë punëtorë zyre që i grahnin biçikletat e tyre për të shkuar në punët e tyre. Rrallëherë edhe ndonjë veturë, por edhe ndonjë motor me dy e rrallëherë edhe me tri rrota. Muajt e fundit disa herë kisha parë një njeri me flokë të gjata të lidhura bisht dhe një mjekër të thinjur që grahte një motor të vogël. Një herë e pamë së bashku me vëllain e madh që prej dy vitesh ishte çirak te një mjeshtër zdrukthëtarie atje në qytet. Ai më tregoi se ai njeri është POP. Unë si fëmijë fshati kurrë s’kisha parë dhe menduar se dikur do të shija një pop, pasi ne ishim edukuar nga hoxha i fshatit në frymën islame, që unë shumë herë bija në kundërshtim për gjuhën që se kuptoja, por edhe hoxha disi më jepte të drejt dhe nuk hidhërohej aq shumë.

Një ditë kur më hija ime arrinte tri këmbë unë i kisha afruar buallicat në afërsi të varrezave dhe edhe pak do të dilja në rrugë për në shtëpi, dëgjova zhurmën e një motori, menjëherë më vajti mendja te popi, që do të mundesha ta shikoj për së afërmi. Me të vërtetë ashtu doli, për pak kohë ai kaloi me motorin me një shpejtësi mjaftë të ngadalësuar. Edhe unë me buallicat dola në rrugë dhe fillova të shkoj pas tij. Atje kur për pak hapa do të mbaronte rruga e varrezave, popi me motorin u ndal dhe më nuk e dëgjoja zhurmën e punës së tij. Kur u afrova pash se ai me këmbën e tij e shtypte pedalin e motorit por ai assesi të fillonte të punojë. Unë e përshëndeta kuptohet jo në gjuhën time, por ai shumë bukur dhe qartë ma kthehu në shqip përshëndetjen dhe unë atëherë ia pash kryqin e varur në qafën e tij, që ishte hera e parë të shikoj kryq.  Unë u habita dhe në ballin e tij pash shumë pika djerse. I thash të provoj unë, por ai më tha; jo djali im, ti nuk mundesh  s’di ç’ dreqin pati që u shua. Mua më vajti mendja te hoxha edhe ai motorëve dhe limuzinave u thoshte po të njëjtën fjalë, dreqër, e shejtanë.

Popi duke prekur pedalin dhe pjesë të motorit i fëlliqi  duart. I thash po të donte do ti sillja një kovë me ujë, që të lante duart, por edhe po të donte mundej edhe të pijë. Shumë i lodhur tha mirë do të bënit, biri im. Unë shpejt shkova te shtëpia e afërt e mbusha një kovë dhe shpejt arrita, ai piu pak ujë dhe më tha:

-Do kopilë atje në qytet krejt ma paskan harxhuar benzinën. I thash mos u mërzit unë kam në shtëpi pesë litra benzinë të përzier për motorin që ujis kopshtin besoj se bënë edhe për këtë pasi para disa ditësh i kam dhënë edhe një fshatari edhe ai ka një motor si ky i Juaji. Popi mori frymë thellë, dhe tha:

- Faleminderit bir i im, qenke shumë bujar, ashtu siç është KOMBI JONË. Unë me të katra u nisa drejt shtëpisë. E mora tubën e benzinës dhe për disa minuta isha në vendin e duhur. Popi i shtiu sa e mbushi afër gjysmën e rezervuarit dhe e provoi a do të ndizte motori. Ai me të parën herë ndezi. Popit i qeshi fytyra, por edhe unë u gëzova, pasi edhe unë njëherë në jetën time bëra një të mirë. I thash mbushe plotë rezervuarin. Ai qeshi dhe ia hoqi kapakun dhe e mbushi plot e përplot. Më pyeti sa kushton. Unë e mora tubën dhe i thash, asgjë. Rrugë të mbarë. Ai e futi dorën në xhepin e pantallonave dhe më tha:

- A beson në Zot?! I thash se po. Atëherë tha; për hatër të Zotit dhe timin, ti nuk tregove se sa të bënë haku, do ti marrish këto para pa asnjë refuzim. Dorën në zemër rashë në pozicion mat i thash mirë do ti marr, por janë shumë, me ato para unë e mbush dy herë bile edhe pak më shumë këtë tub. Duke qeshur tha:

- Ma ke borxh një kafe. I thash urdhëro në shtëpinë time, do të pimë kafe dhe do të hamë edhe drekë, dorën në zemër mendja më vati te hoxha i katundit. I hipi motorit duke thënë se do ta pinim kafen bile do ta hanim edhe drekën, por ishte vonuar për meshën e asaj dite të bekuar. Kjo tha do të jetë mesha ime e  fundit në këtë anë do të ik diku në Vojvodinë, nuk mundem të duroj padrejtësitë e këtij shteti që i bënë popullit tim të krishterë kurse përgjegjësinë përpara Zotit e mbajë unë...

I tregova babës, që pak para disa ditësh kishte ardhur në pushim vjetor, prej atje afër ku do të shkonte popi në shërbim fetar. Atje shërbente afër tri dekada, aty afër ku jetonte njeriu më i mirë në botë, siç e dinim ne dhe shumë të tjerë e në realitet ai kishte qenë KANIBAL PËR POPULLIN TIM.

Dikur mësova se ne jemi KOMB me tri fe.

U rrita u bëra burrë, por edhe  qytetar, më nuk ruaja buallica, nuk bëja punë të rënda në fushë, bile, bile shumë rrallë vizitoja fshatin tim të  lindjes. Disa herë lodhesha në punë, por më shumë më lodhte politika diskriminuese dhe më kujtohej fjala- padrejtësi- që dikur e përdori  popi dhe ato të rodit tim që shumë lehtë bashkoheshin me palën që bënte padrejtësi. Shumë herë më kujtoheshin dhe më kujtohen fjalët e HITLERIT të madh, nuk e di a do të mundem ti citoj ashtu siç i  ka thënë ai; “ Nuk më habit kurrgjë, përveç atyre që më ndihmojnë të pushtoj vendet dhe popujt e tyre”.

Pas disa vitesh stazh pune pata nevojë për një vizitë të rangut më të lartë mjekësor, dhe mjekja e organizatës më këshilloi që të shkoja atje te qyteti i ALFABETIT. E pranova propozimin, se do ti bëja edhe një vizitë Shtëpisë së alfabetit, ishte bërë një kohë e gjatë që se kisha vizituar.

Dorën në zemër mjeku më priti shumë mirë dhe më dha disa receta dhe këshilla. Me ato raporte në xhep dhe këshillat në kokë mora rrugën në drejtim të Shtëpisë së Alfabetit U mërzita shumë kur e pash atë Shtëpi të Shenjtë në atë gjendje aq të mjerueshme, në vend që ajo të ishte përmirësuar prej herës së fundit që e kisha parë, ajo ishte rrënuar dhe rrënohej e rrënohej dita ditës...?!

Të nesërmen u paraqita te mjekja e organizatës. Edhe ajo më priti mirë, por si e hapi udhëzimin e lexoi dhe filloi të më shikojë si e hutuar. Unë u habita duke menduar se punohej për ndonjë sëmundje shumë serioze, që vërtetë doli ashtu, por jo për mua dhe sëmundje serioze, por për politikën dhe sëmundjen e shtetit, politikanët e kombit tim e më shumë për ato të fesë time myslimane. Më shikoi edhe njëherë dhe më tha:

- Emrin dhe mbiemrin i shohë në rregull, por kombësia diçka nuk është në rregull. Desha të di, çka je ti?! Unë as që e kisha vërejt se atje te qyteti i alfabetit më kishin kryqëzuar-pagëzuar prej SHQIPTARI në MAKEQEDONAS MYSLIMAN, siç na kryqëzojnë-pagëzojnë dhe i kryqëzojnë-pagëzojnë tash ato atje në PARTALLAMENTIN e bacës Salë dhe asnjëri nuk bëhet i gjallë të reagojë. Bile një njeri i madh me trup dhe funksion, por i vogël me tru para pak kohe para ekranit televiziv tha se ndihet ashtu por pa atë fjalën mysliman. Unë i hapa sytë si bila, por vërtetë ashtu shkruante. I thash nuk e kam ditur  se edhe ju mjekët merreni me politikë të pistë. Mjekja e revoltuar the se edhe atë janë munduar ta kryqëzojnë-pagëzojnë, por deri në atë moment nuk kanë pasur sukses, por tha nuk e dijë tash për tash fatin tim në martesë. Të kombit tim ka këtu plotë të rinj por të fesë time jo. Në botë tha ka plotë budallenj, por si këto këtu kurrkund në botë nuk ka. Kurse mua më vajti mendja te takimi atje në shtetin më të rinj në botë në restorantin “Dubrovniku” me të ndjerin poetin e madh shqiptar dhe shokun e tij Bacën Mate siç e quante ai. Mjekja ma rikujtoi edhe zhurmën e motorit të popit me flokët e lidhura bisht, kryqin e varur përqafe dhe shqipen e tij të pastër. Po ashtu unë atëherë se kuptova për padrejtësitë që i bëheshin kombit të tij dhe largimin e tij prej këtij vendi që të mos merrte përgjegjësinë përpara Zotit.

Pak përpara se të vdis-cofte ai që e shpiku këtë term hëngri dru në kokë edhe atë atje te fshati më i largët dhe më malor nga qyteti im, më tepër hëngri prej grave se sa prej burrave. Një kohë bukur të gjatë ky term nuk përdorej, por në kohën e fundit është ringjallë nga krakëllima e korbave, por jo më me mysliman, por SHQIPTAR-MAQEDON dhe s’ di kush e shpiku këtë term, ndoshta ndonjë SHQIPTARUC që përgatitet për çmimin NOBEL, si ai atje për paqe e këtu për shkencë të pistë dhe atë në dëm të kombit të vet. Do të jetë më mirë që unë të mos lodhem me këtë, por t’ua lejë; albanologëve, historianëve të mirëfilltë shqiptarë dhe atyre botëror, assesi atyre që i kanë bërë me titull  për termin e lartpërmendur, dhe shkencëtarëve të shumtë e sidomos atyre politikanëve me plotë kuptimin e fjalës kombëtar.

Unë si njeri i thjeshtë i kafeneve e jo si intelektual, se nuk jam si ato që mburren me një titull në letër që e kanë gozhduar në kornizë të argjend, bile disa edhe në atë të artë. Shumica kanë bërë edhe vizitë karta me titullin e shënuar dhe ua lëshojnë në dorë njerëzve jabanxhi, duke pritur që edhe ato t’ua japin të njëjtat. Kjo më ndodhi përpara disa ditësh, atje në kryeqendër në oborrin universitar kur njëri i dha vizitë kartën e ai jabanxhiu i dhe një libër bukur të madh. ky i joni ra në pozitë jo të lakmueshme, por mua s’di si mu kujtua dhe i thash se ky zotëriu kurrë nuk mban në krahë çantë si ju prandaj edhe nuk ka vepra me vete, por do të takoheni ndonjëherë tjetër dhe ua jep. Ndenji edhe pak dhe iku, si qenush i zgjebosur me bishtin ndër shalë.

Siç ceka më lart unë dhe shumë të tjerë jemi njerëz të kafeneve dhe aty pleqërojmë shumë tema të larmishme. Herë here na bashkëngjiten edhe disa të tjerë të kalibrit tonë, jo intelektual por me nga disa vepra. Ka edhe prej atyre që duan të na shkatërrojnë nervat dhe të tregohen, siç thuhet në popull; më të mëdhenj se papa. Ashtu na ndodhi në kafenenë tonë të preferuar “ELITA”, na u bashkua një ish komunist, që kishte kryer funksione të larta, por ata miqtë e tij të dashur dikur i dhanë një njësh të madh dhe e larguan nga puna. Ai si zagar që ishte dhe është përpiqej që me çdo kusht ti bindi se është më i madh se vetë ata për SHTËPINË e tyre. Aty dhamë e morëm, por ai assesi të bindet për gabimet që kishte bërë në dëm të popullit të vet. Dikur u ngritë i revoltuar dhe theu qafën, kurse ne vazhduam të presim e përcjellim miq të ftuar e më shumë ato të pa ftuar. Ne duke biseduar dhe duke pirë me shtatëqind qejfe pamë se u hap dera e kafenesë. Në derë pamë  njërin prej atyre të pa prerëve që kishte bërë dhe bënte shumë dëm, për ne dhe popullin tonë. Ai si perceptoi tërë kafenenë dhe u drejtua në drejtimin tonë, pa një pa dy si na përshëndeti me një gjysmë leje u ul. Ne si nikoqirë i porositëm një pije sipas qejfit të tij. Ai nuk e refuzoi, por si erdhi kamerieri bëri edhe një porosi për vete dhe na porositi edhe neve, dikush i tha se nuk është ashtu tradita shqiptare. Ai qeshi dhe na u drejtua të gjithëve, por më shumë atij:

- Ti, por edhe Ju nuk i dini më mirë se unë traditën tonë bujare edhe atë me një shqipe jo fortë të pastër, por të ëmbël. Dorën në zemër ne të gjithë u habitëm, prej kurrë ne atë e njohim ai s’ka thënë asnjë fjalë shqip, por më shumë ai kolegu i tij gazetar, prej disa vitesh kishin punuar në një zyrë ai jo që s’ka thënë asnjë fjalë shqipe por i ka përqeshur ata që kanë folur shqip, bile edhe ka shkruar keq e më keq. Përmendi emra dhe mbiemra dhe njëri që e kishte qafën më të shkurtër siç thuhet në popull iu drejtua:

- Ti paske bërë krime në popullin tënd! Njëri që ishte më afër meje më shikoi dhe e mori fjalën duke thënë se edhe ne nuk jemi më të mirë se ky vetëm se ne kemi tradhtuar fenë e ky paska tradhtuar kombin dhe gjuhën tonë të ëmbël. Me këto fjalë disi u qetësua situata, por biseda vazhdoi bukur gjatë. Ai jo vetëm që pranoi gabimet e bëra vite me radhë, e jo si ai ish funksionari që iku pak më parë, por disi kërkonte falje dhe një bashkëpunim, por tash në të mirë kombit tonë dhe të vet, pastaj e përmirësoi fesë së vet që priste të dalin njerëz të kalibrit më të madh se sa ishte ai vet...???!!!



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora