| E enjte, 15.08.2013, 09:05 PM |
KANIBAL
PËR POPULLIN TIM
Nga Begzat RRAHMANI
Nuk më kujtohet se cili vit ishte, por e di se
atëherë isha një djalë fshatar dhe
kryeja shumë punë të rënda fshatare,
por edhe ato më të lehtat. Si më të lehta ishin dërgimi i drekës në arë, por
edhe ruajtja e qengjave, lopëve apo buallicave. Unë më tepër e bëja këtë të
fundit, por shpeshherë ujitja edhe kopshtin, livadhin dhe misrin, atje te Ara e
Madhe edhe atë me një motor për ujitje me benzinë të përzier.
Duke i
ruajtur buallicat atje te kodra mbi varre shpeshherë shikoja ndonjë njeri, më
tepër mësues apo ndonjë punëtorë zyre që i grahnin biçikletat e tyre për të
shkuar në punët e tyre. Rrallëherë edhe ndonjë veturë, por edhe ndonjë motor me
dy e rrallëherë edhe me tri rrota. Muajt e fundit disa herë kisha parë një
njeri me flokë të gjata të lidhura bisht dhe një mjekër të thinjur që grahte
një motor të vogël. Një herë e pamë së bashku me vëllain e madh që prej dy
vitesh ishte çirak te një mjeshtër zdrukthëtarie atje në qytet. Ai më tregoi se
ai njeri është POP. Unë si fëmijë fshati kurrë s’kisha parë dhe menduar se
dikur do të shija një pop, pasi ne ishim edukuar nga hoxha i fshatit në frymën
islame, që unë shumë herë bija në kundërshtim për gjuhën që se kuptoja, por
edhe hoxha disi më jepte të drejt dhe nuk hidhërohej aq shumë.
Një ditë
kur më hija ime arrinte tri këmbë unë i kisha afruar buallicat në afërsi të
varrezave dhe edhe pak do të dilja në rrugë për në shtëpi, dëgjova zhurmën e
një motori, menjëherë më vajti mendja te popi, që do të mundesha ta shikoj për
së afërmi. Me të vërtetë ashtu doli, për pak kohë ai kaloi me motorin me një
shpejtësi mjaftë të ngadalësuar. Edhe unë me buallicat dola në rrugë dhe
fillova të shkoj pas tij. Atje kur për pak hapa do të mbaronte rruga e
varrezave, popi me motorin u ndal dhe më nuk e dëgjoja zhurmën e punës së tij.
Kur u afrova pash se ai me këmbën e tij e shtypte pedalin e motorit por ai
assesi të fillonte të punojë. Unë e përshëndeta kuptohet jo në gjuhën time, por
ai shumë bukur dhe qartë ma kthehu në shqip përshëndetjen dhe unë atëherë ia
pash kryqin e varur në qafën e tij, që ishte hera e parë të shikoj kryq. Unë u habita dhe në ballin e tij pash shumë
pika djerse. I thash të provoj unë, por ai më tha; jo djali im, ti nuk mundesh s’di ç’ dreqin pati që u shua. Mua më vajti
mendja te hoxha edhe ai motorëve dhe limuzinave u thoshte po të njëjtën fjalë,
dreqër, e shejtanë.
Popi duke
prekur pedalin dhe pjesë të motorit i fëlliqi
duart. I thash po të donte do ti sillja një kovë me ujë, që të lante
duart, por edhe po të donte mundej edhe të pijë. Shumë i lodhur tha mirë do të
bënit, biri im. Unë shpejt shkova te shtëpia e afërt e mbusha një kovë dhe
shpejt arrita, ai piu pak ujë dhe më tha:
-Do
kopilë atje në qytet krejt ma paskan harxhuar benzinën. I thash mos u mërzit
unë kam në shtëpi pesë litra benzinë të përzier për motorin që ujis kopshtin
besoj se bënë edhe për këtë pasi para disa ditësh i kam dhënë edhe një fshatari
edhe ai ka një motor si ky i Juaji. Popi mori frymë thellë, dhe tha:
-
Faleminderit bir i im, qenke shumë bujar, ashtu siç është KOMBI JONË. Unë me të
katra u nisa drejt shtëpisë. E mora tubën e benzinës dhe për disa minuta isha
në vendin e duhur. Popi i shtiu sa e mbushi afër gjysmën e rezervuarit dhe e
provoi a do të ndizte motori. Ai me të parën herë ndezi. Popit i qeshi fytyra,
por edhe unë u gëzova, pasi edhe unë njëherë në jetën time bëra një të mirë. I
thash mbushe plotë rezervuarin. Ai qeshi dhe ia hoqi kapakun dhe e mbushi plot
e përplot. Më pyeti sa kushton. Unë e mora tubën dhe i thash, asgjë. Rrugë të
mbarë. Ai e futi dorën në xhepin e pantallonave dhe më tha:
- A beson
në Zot?! I thash se po. Atëherë tha; për hatër të Zotit dhe timin, ti nuk
tregove se sa të bënë haku, do ti marrish këto para pa asnjë refuzim. Dorën në
zemër rashë në pozicion mat i thash mirë do ti marr, por janë shumë, me ato
para unë e mbush dy herë bile edhe pak më shumë këtë tub. Duke qeshur tha:
- Ma ke
borxh një kafe. I thash urdhëro në shtëpinë time, do të pimë kafe dhe do të
hamë edhe drekë, dorën në zemër mendja më vati te hoxha i katundit. I hipi
motorit duke thënë se do ta pinim kafen bile do ta hanim edhe drekën, por ishte
vonuar për meshën e asaj dite të bekuar. Kjo tha do të jetë mesha ime e fundit në këtë anë do të ik diku në
Vojvodinë, nuk mundem të duroj padrejtësitë e këtij shteti që i bënë popullit
tim të krishterë kurse përgjegjësinë përpara Zotit e mbajë unë...
I tregova
babës, që pak para disa ditësh kishte ardhur në pushim vjetor, prej atje afër
ku do të shkonte popi në shërbim fetar. Atje shërbente afër tri dekada, aty afër
ku jetonte njeriu më i mirë në botë, siç e dinim ne dhe shumë të tjerë e në
realitet ai kishte qenë KANIBAL PËR POPULLIN TIM.
Dikur
mësova se ne jemi KOMB me tri fe.
U rrita u
bëra burrë, por edhe qytetar, më nuk
ruaja buallica, nuk bëja punë të rënda në fushë, bile, bile shumë rrallë
vizitoja fshatin tim të lindjes. Disa
herë lodhesha në punë, por më shumë më lodhte politika diskriminuese dhe më
kujtohej fjala- padrejtësi- që dikur e përdori
popi dhe ato të rodit tim që shumë lehtë bashkoheshin me palën që bënte
padrejtësi. Shumë herë më kujtoheshin dhe më kujtohen fjalët e HITLERIT të
madh, nuk e di a do të mundem ti citoj ashtu siç i ka thënë ai; “ Nuk më habit kurrgjë, përveç
atyre që më ndihmojnë të pushtoj vendet dhe popujt e tyre”.
Pas disa
vitesh stazh pune pata nevojë për një vizitë të rangut më të lartë mjekësor,
dhe mjekja e organizatës më këshilloi që të shkoja atje te qyteti i ALFABETIT.
E pranova propozimin, se do ti bëja edhe një vizitë Shtëpisë së alfabetit,
ishte bërë një kohë e gjatë që se kisha vizituar.
Dorën në
zemër mjeku më priti shumë mirë dhe më dha disa receta dhe këshilla. Me ato
raporte në xhep dhe këshillat në kokë mora rrugën në drejtim të Shtëpisë së
Alfabetit U mërzita shumë kur e pash atë Shtëpi të Shenjtë në atë gjendje aq të
mjerueshme, në vend që ajo të ishte përmirësuar prej herës së fundit që e kisha
parë, ajo ishte rrënuar dhe rrënohej e rrënohej dita ditës...?!
Të
nesërmen u paraqita te mjekja e organizatës. Edhe ajo më priti mirë, por si e
hapi udhëzimin e lexoi dhe filloi të më shikojë si e hutuar. Unë u habita duke
menduar se punohej për ndonjë sëmundje shumë serioze, që vërtetë doli ashtu,
por jo për mua dhe sëmundje serioze, por për politikën dhe sëmundjen e shtetit,
politikanët e kombit tim e më shumë për ato të fesë time myslimane. Më shikoi
edhe njëherë dhe më tha:
- Emrin
dhe mbiemrin i shohë në rregull, por kombësia diçka nuk është në rregull. Desha
të di, çka je ti?! Unë as që e kisha vërejt se atje te qyteti i alfabetit më
kishin kryqëzuar-pagëzuar prej SHQIPTARI në MAKEQEDONAS MYSLIMAN, siç na
kryqëzojnë-pagëzojnë dhe i kryqëzojnë-pagëzojnë tash ato atje në PARTALLAMENTIN
e bacës Salë dhe asnjëri nuk bëhet i gjallë të reagojë. Bile një njeri i madh
me trup dhe funksion, por i vogël me tru para pak kohe para ekranit televiziv
tha se ndihet ashtu por pa atë fjalën mysliman. Unë i hapa sytë si bila, por
vërtetë ashtu shkruante. I thash nuk e kam ditur se edhe ju mjekët merreni me politikë të
pistë. Mjekja e revoltuar the se edhe atë janë munduar ta kryqëzojnë-pagëzojnë,
por deri në atë moment nuk kanë pasur sukses, por tha nuk e dijë tash për tash
fatin tim në martesë. Të kombit tim ka këtu plotë të rinj por të fesë time jo.
Në botë tha ka plotë budallenj, por si këto këtu kurrkund në botë nuk ka. Kurse
mua më vajti mendja te takimi atje në shtetin më të rinj në botë në restorantin
“Dubrovniku” me të ndjerin poetin e madh shqiptar dhe shokun e tij Bacën Mate
siç e quante ai. Mjekja ma rikujtoi edhe zhurmën e motorit të popit me flokët e
lidhura bisht, kryqin e varur përqafe dhe shqipen e tij të pastër.
Pak
përpara se të vdis-cofte ai që e shpiku këtë term hëngri dru në kokë edhe atë
atje te fshati më i largët dhe më malor nga qyteti im, më tepër hëngri prej
grave se sa prej burrave. Një kohë bukur të gjatë ky term nuk përdorej, por në
kohën e fundit është ringjallë nga krakëllima e korbave, por jo më me mysliman,
por SHQIPTAR-MAQEDON dhe s’ di kush e shpiku këtë term, ndoshta ndonjë
SHQIPTARUC që përgatitet për çmimin NOBEL, si ai atje për paqe e këtu për
shkencë të pistë dhe atë në dëm të kombit të vet. Do të jetë më mirë që unë të
mos lodhem me këtë, por t’ua lejë; albanologëve, historianëve të mirëfilltë
shqiptarë dhe atyre botëror, assesi atyre që i kanë bërë me titull për termin e lartpërmendur, dhe shkencëtarëve
të shumtë e sidomos atyre politikanëve me plotë kuptimin e fjalës kombëtar.
Unë si
njeri i thjeshtë i kafeneve e jo si intelektual, se nuk jam si ato që mburren
me një titull në letër që e kanë gozhduar në kornizë të argjend, bile disa edhe
në atë të artë. Shumica kanë bërë edhe vizitë karta me titullin e shënuar dhe
ua lëshojnë në dorë njerëzve jabanxhi, duke pritur që edhe ato t’ua japin të
njëjtat. Kjo më ndodhi përpara disa ditësh, atje në kryeqendër në oborrin
universitar kur njëri i dha vizitë kartën e ai jabanxhiu i dhe një libër bukur
të madh. ky i joni ra në pozitë jo të lakmueshme, por mua s’di si mu kujtua dhe
i thash se ky zotëriu kurrë nuk mban në krahë çantë si ju prandaj edhe nuk ka
vepra me vete, por do të takoheni ndonjëherë tjetër dhe ua jep. Ndenji edhe pak
dhe iku, si qenush i zgjebosur me bishtin ndër shalë.
Siç ceka
më lart unë dhe shumë të tjerë jemi njerëz të kafeneve dhe aty pleqërojmë shumë
tema të larmishme. Herë here na bashkëngjiten edhe disa të tjerë të kalibrit
tonë, jo intelektual por me nga disa vepra. Ka edhe prej atyre që duan të na
shkatërrojnë nervat dhe të tregohen, siç thuhet në popull; më të mëdhenj se
papa. Ashtu na ndodhi në kafenenë tonë të preferuar “ELITA”, na u bashkua një
ish komunist, që kishte kryer funksione të larta, por ata miqtë e tij të dashur
dikur i dhanë një njësh të madh dhe e larguan nga puna. Ai si zagar që ishte
dhe është përpiqej që me çdo kusht ti bindi se është më i madh se vetë ata për
SHTËPINË e tyre. Aty dhamë e morëm, por ai assesi të bindet për gabimet që
kishte bërë në dëm të popullit të vet. Dikur u ngritë i revoltuar dhe theu qafën,
kurse ne vazhduam të presim e përcjellim miq të ftuar e më shumë ato të pa
ftuar. Ne duke biseduar dhe duke pirë me shtatëqind qejfe pamë se u hap dera e
kafenesë. Në derë pamë njërin prej atyre
të pa prerëve që kishte bërë dhe bënte shumë dëm, për ne dhe popullin tonë. Ai
si perceptoi tërë kafenenë dhe u drejtua në drejtimin tonë, pa një pa dy si na
përshëndeti me një gjysmë leje u ul. Ne si nikoqirë i porositëm një pije sipas
qejfit të tij. Ai nuk e refuzoi, por si erdhi kamerieri bëri edhe një porosi
për vete dhe na porositi edhe neve, dikush i tha se nuk është ashtu tradita
shqiptare. Ai qeshi dhe na u drejtua të gjithëve, por më shumë atij:
- Ti, por
edhe Ju nuk i dini më mirë se unë traditën tonë bujare edhe atë me një shqipe
jo fortë të pastër, por të ëmbël. Dorën në zemër ne të gjithë u habitëm, prej
kurrë ne atë e njohim ai s’ka thënë asnjë fjalë shqip, por më shumë ai kolegu i
tij gazetar, prej disa vitesh kishin punuar në një zyrë ai jo që s’ka thënë
asnjë fjalë shqipe por i ka përqeshur ata që kanë folur shqip, bile edhe ka
shkruar keq e më keq. Përmendi emra dhe mbiemra dhe njëri që e kishte qafën më
të shkurtër siç thuhet në popull iu drejtua:
- Ti paske bërë krime në popullin tënd! Njëri që ishte më afër meje më shikoi dhe e mori fjalën duke thënë se edhe ne nuk jemi më të mirë se ky vetëm se ne kemi tradhtuar fenë e ky paska tradhtuar kombin dhe gjuhën tonë të ëmbël. Me këto fjalë disi u qetësua situata, por biseda vazhdoi bukur gjatë. Ai jo vetëm që pranoi gabimet e bëra vite me radhë, e jo si ai ish funksionari që iku pak më parë, por disi kërkonte falje dhe një bashkëpunim, por tash në të mirë kombit tonë dhe të vet, pastaj e përmirësoi fesë së vet që priste të dalin njerëz të kalibrit më të madh se sa ishte ai vet...???!!!